10 misteret e trupit tone

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nese keni menduar qe trupi i njeriut eshte i jashtezakonshem, tani do te bindeni edhe me shume per kete gje. Trupi i njeriut eshte mrekulli e vertete.
-Njerezit shkelqejne ne erresire
Hulumtuesit japoneze kane zbuluar me kamera shume te ndjeshme qe trupat tane leshojne sasi te vogla te drites, te cilat jane shume te dobeta per t’u regjistruar nga syri njerezor. Edhe pse dihet qe moti qe qeniet njerezore prodhojne sasi te vogla te drites, si pasoje e reaksioneve kimike ne qeliza, shkencetaret japoneze per here te pare kane arritur ta regjistrojne ate drite.
-Trupi prodhon aspirine
Konsumimi i pemeve dhe i perimeve mund t’i ndihmoje trupit te njeriut per ta krijuar aspirinen e vet. Nje hulumtim ka treguar qe trupi yne nga acidet e pemeve dhe perimeve krijon acidin salicik, komponent kyç i cili aspirines i jep vetite antiinflamatore kunder dhembjeve.
- Eshte mire te beni nje sy gjume ne pune
Nje sy gjume prej 20 minutash mund te permiresoje vigjilencen e pergjithshme, forcoje disponimin dhe rrise produktivitetin. Uilliam Antoni, autori i librit “Arti i dremitjes ne pune” thote qe ndikimi pozitiv i dremitjes se shkurter mund te zgjase edhe deri disa ore. Keshtu qe nese shefi juaj ju gjen duke fjetur ne vendin e fundit, permendjani kete fakt!
- Ne mengjes jemi me te gjate
Ndoshta eshte me mire qe basketbollin ta luani ne oret e mengjesit, sepse trupat tane jane mesatarisht per nje centimeter me te shume sesa ne mbremje. Ndoshta tingellon çuditshem, por gjatesine e shtuar na e jep sasia e lengut ne mes disqeve te kurrizit, i cili perterihet gjate nates derisa fleme.
- Orgazma nxit teshtimen
Disa meshkuj pas ejakulimit ndiejne dhembje koke dhe ndonjehere edhe teshtijne. Aktiviteti i rritur ne sistemin nervor gjate orgazmes mund te jete fajtor per dhembjen e kokes, ndersa shpjegimi i mundshem per teshtimen eshte afersia e qendrave ne tru per orgazem, hapje te gojes dhe teshtime.
- Edhe gjuha ka gjurme unike
Ashtu si dhe shenjat e gishtav edhe gjurma e gjuhes eshte e ndryshme te secili njeri. Per shkak te veçantise se formes dhe tekstures fiziologjike te çdo gjuhe, ajo eshte e dobishme gjate vertetimit te identitetit.
- Lekura me e trashe eshte ne shpute
Lekura eshte me se shumti e trashe ne shuplaka dhe ne shputa, ndersa trashesia e saj ne keto pjese te trupit eshte kater milimetra. Po ashtu, lekura ne keto pjese ka me se shumti gjendra te djersitjes.
- Zorra qorre nuk eshte krejt e padobishme
Per nje kohe te gjate eshte konsideruar organ i padobishem, por zorra qorre ne fakt ka funksionin e vet. Ajo ne fakt paraqet “shtepi te sigurt” per bakterete dobishme, te cilat jetojne ne stomakun njerezor dhe nxisin tretjen.
- Pozita e turpit ndikon ne kujtese
Nuk mund te kujtoni daten e pervjetorit te fejeses? Provoni te peruleni ne gjunje. Nje studim i cili ka studiuar kujtesen ka zbuluar qe njerezit kujtohen me mire se kur ka ndodhur diçka nese qendrojne ne poziten ne te cilen kane qene ne momentin e ngjarjes.
- Biondet kane me shume floke
Nuk e dime a jane me shume argetuese, por shkenca thote qe kane me shume floke. Ngjyra e flokeve, zbulon nje hulumtim, percakton dendesine e saj. Floket mesatar te njeriut kane 100.000 rrenje te qimeve ku secila mund te prodhoje 20 fije individuale floku gjate tere jetes. Biondet kane mesatarisht 146.000 folikula, ndersa njerezit me floke te zinj rreth 110.000. Dendesine me te vogel te flokeve e kane njerezit me floke te kuqe, me me pak se 100.000 folikula.

gazetajone
 
Pe: 10 misteret e trupit tone


- Ne mengjes jemi me te gjate
Ndoshta eshte me mire qe basketbollin ta luani ne oret e mengjesit, sepse trupat tane jane mesatarisht per nje centimeter me te shume sesa ne mbremje. Ndoshta tingellon çuditshem, por gjatesine e shtuar na e jep sasia e lengut ne mes disqeve te kurrizit, i cili perterihet gjate nates derisa fleme.

Do filloj te luaj basketboll une atehere ne mengjes mase zgjatem dhe ca LOL
 
Titulli: 10 misteret e trupit tone


- Pozita e turpit ndikon ne kujtese
Nuk mund te kujtoni daten e pervjetorit te fejeses? Provoni te peruleni ne gjunje. Nje studim i cili ka studiuar kujtesen ka zbuluar qe njerezit kujtohen me mire se kur ka ndodhur diçka nese qendrojne ne poziten ne te cilen kane qene ne momentin e ngjarjes.

gazetajone

kte e dija :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top