10 makinat më seksi të të gjitha kohërave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Cila është makina më tërheqëse e botës? Lamborghini? Rolls Rois? Kadillaku? Apo një më agresive si Ferrari? Ndoshta një më elegante si Lotusi? Asnjëra prej këtyre.
Sipas revistës angleze “Top Gear Magazine” një ndër revistat më prestigjioze automobilistike, në majë të klasifikimit të makinave që e bëjnë “tërheqës” atë që e nget, është një Fiat, edhe pse mund të jetë i ngadaltë apo trupngjeshur.
Pikërisht kështu, “Fiat 500” i ka mundur të gjitha yjet me katër rrota, duke marrë vlerësimin e plotë të mijëra personave që i ngasin këto makina në rrugë, por dhe i admirojnë nga larg.
Firma torineze ka një stil të pastër e të thjeshtë dhe personat e të gjitha moshave mbi timonin e këtij mjeti duken më “tërheqës” se kurrë. Në vend të dytë është “Aston Martin DB5” e James Bond. Ka mbetur në mendjen dhe zemrën e të gjithëve pas debutimit të tij tek “Mission Impossible”.

1- Fiat 500

fiat-500.jpg


Mund të jetë i ngadaltë dhe trupngjeshur, por “Fiat 500” është kaq i dobishëm, sa ky fakt e bën makinën më tërheqëse në botë. Jo më kot është cilësuar si makina më e preferuar nga revista automobilistike “Top Gear”. Ky “Fiat” e bën atë që e nget një person “që nuk ka pse të përpiqet për asgjë”. Kjo makinë nuk reklamon asgjë veç të zotit. Gjithkush, që nga luleshitëset e murgeshat, pavarësisht nga mosha apo bukuria bie në sy mbi këtë automjet të thjeshtë.

2- Aston Martin DBS

Aston-Martin-DBS.jpg



Makinat e para të kësaj marke janë dizenjuar në vitin 1967 nga William Towns dhe që nga ai vit e më tej kanë ndryshuar në përmasa dhe parametra. Kjo makinë ka ruajtur të njëjtin motorr me gjashtë cilindra nga DB6-ta. Disa vite më vonë se ajo datë kësaj makine iu shtua dhe një motorr V8, kur filloi të merrte pjesë në garat “Lolas”. Ky model ka mbetur në zemrat e të gjithëve edhe për shkak se është ngarë nga James Bond.

3- Maserati Quattroporte

Maserati-Quattroporte.jpg


Kjo veturë e bollshme ngjason më shumë me një “Ferrari” me katër dyer se sa një jaht tradicional luksoz. Një shprehje e rafinuar e stilit “Pininfarina”, “Quattroporte” do t’ju ngjallë plot emocione, madje edhe duke e parë. Jo më kot është më e preferuara duke zënë pozicionin e tretë ndër makinat më tërheqëse në botë. Nga brenda është e kompletuar me pajisjet e fundit elektronike pa harruar dhe sigurinë e lartë.

4- Chevrolet Camaro

Chevrolet-Camaro.jpg


Fillimet e automjetit “Chevrolet Camaro” (dhe motra e tij “F-car,” “Pontiac Firebird”) nuk kanë pasur asnjë nocion origjinal të vetat, por janë përshtatur nga modeli “Ford Mustang”. Por vetëm se është i vjedhur nuk do të thotë se është ide e keqe. Me gjithë pamjen agresive, jo më kot edhe kjo makinë zë vendin e katërt ndër makinat më tërheqëse në botë.

5- Citroen C6

Citroen-C6.jpg


Nëse mendoni se të gjitha BMW-të janë të mërzitshme dhe të gjithë Mercedes-at duken njëlloj, mbi cilën tjetër makinë duhet të hipni nëse kërkoni një makinë që t’jua garantojë se do të dalloheni nga bota? Citroen pretendon se e ka përgjigjen. Citroen C6 do të tërheqë vëmendjen sikur të jetë një anije kozmike në miniaturë. Forma e tij për t’ju shmangur erës ju premton se nuk do të ketë asgjë tjetër në rrugë si ai.

6- Lincoln Continental

Lincoln-Continental.jpg

Ky automjet prej dy tonësh është i përkryer për udhëtime në dimër, nuk e di se çfarë është lavazhi dhe mund të gjejë gjithmonë vend në garazh. Lincoln Continental është emri i një modeli që është përdorur shumë herë nga kompania “Ford” për linjat e automjeteve luksoze dhe kjo e ka një arsye. Vlerësimin e japin vetë ata që qëndrojnë në timon dhe ju sigurojnë se më mirë se mbi këtë makinë nuk do të dukeni mbi asgjë tjetër.

7- Bentley Continental S1 Fastback


Bentley-Continental-S1-Fastback.jpg


A nuk ju ngjason trupi i kësaj makine me një luan? Ky është stili tradicional i këtij modeli i cilësuar nga specialistët si një formë e përkryer dhe pa të meta. Mendoni si do të dukeni ju mbi këtë makinë klasike kur të udhëtoni në qendër të qytetit. Revista “Top Gear” e ka pozicionuar në vend të shtatë, në bazë të intervistave të mijëra personave, që nga adoleshentët dhe deri tek të moshuarit, që nuk do ta ndërronin me askënd tjetër.



8- BMW M1

BMW-M1.jpg

Mes viteve 1978 dhe 1981, kishte vetëm 455 BMW M1 të prodhuara nga “BMW Motorsport”. M1-shi, me motorin me 6 cilindra dhe stilin e mrekullueshëm e bën me lehtësi një makinë të dashur. Meqë kjo makinë nuk është prodhuar që nga viti 1981, është e vështirë për t’u mbajtur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për pak individë në botë që ende garojnë me to. Shumë nga M1-të janë tërhequr nëpër muze megjithëse shumë prej tyre ende shëtisin në rrugë.

9- Rolls-Royce Phantom

Rolls-Royce-Phantom.jpg


Megjithëse makinat kanë zëvendësuar njerëzit në ndërtimin e automjeteve, kryevepra më fine mund të arrihet vetëm me dorë. Nëse i kombinojmë që të dyja, cilësinë e ndërtuar me dorë dhe inteligjencën e aparateve elektrike, do të kemi një makinë të ndërtuar me dorë. Kjo është një nga arsyet që bëjnë “Rolls-Royce Phantom” një automjet të veçantë. E ndërtuar me përbërje alumini, trupi i saj peshon vetëm 550 kg, dhe është një kombinim i peshës së vogël dhe forcës ekstreme.

10- Porsche 911

Porsche-911.jpg


“Porsche 911 Carrera” e vitit 2006 është një makinë me dy dyer për katër persona. Një makinë luksoze 100 për qind sportive e cila mund të jetë edhe e hapshme. Modeli i këtij viti është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Ky automjet i vogël me forcë motorri prej 355 kuaj fuqi qëndron në vendin e dhjetë të paradës së automjeteve më tërheqëse të preferuar nga të gjitha moshat. Forma sportive dhe ngjyrat e larmishme duhet të jenë arsyet pse kjo makinë pozicionohet në këtë vend.
t.observer
 
Titulli: 10 makinat më seksi të të gjitha kohërave

Fiat 500 me shume makine per femra.

Porsche 911 makine me te cilen ja vlene me e humb koken.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top