10 lumenjte me ne rrezik ne bote

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Alarm i Wwf: brenda 20 vjetësh do "vdesin", faji i klimës dhe digave.

Lumi i Verdhë po bëhet një pus ujërash të zeza në mëshirë të fatit. Danubi ka humbur gjithë habitatët fillestarë të brigjeve të tij. Murray Darling në Australi po bëhet dëshmitar i një ndryshimi jo të zakonshëm. Të gjitha speciet karakteristike për të po zëvendësohen me të tjera agresive dhe të rrezikshme. Ujërat e "Rio Grande" po pakësohen gjithmonë e më shumë e po bëhen më të kripura, sikur të ishte det. Në fakt, këto janë vetëm pak nga shembujt e lumenjve më të rëndësishëm në botë që po përjetojnë një situatë të tillë. Në të vërtetë, lista e hartuar nga Wwf shkon deri në dhjetë dhe raporti titullohet "Dhjetë lumenjtë më në rrezik në botë". Pesë prej tyre ndodhen në Azi, një në Evropë, një tjetër në SHBA, një në Afrikë, një në Australi dhe i fundit në Amerikën Latine. "Kriza e këtyre lumenjve shkaktohet nga mungesa e madhe e ujit që po godet zona të mëdha të planetit dhe problemi është po aq i rëndësishëm sa i ngrohjes globale", ka shpjeguar David Ticket, përgjegjës i programit për ujin e degës së Wwf angleze. Në të vërtetë, një lum mund të quhet në "gjendje kritike", ose "nën stres" kur ndryshohet tërësisht gjendja e tij natyrale, një situatë që mund të bëjë që lumi të "vdesë brenda pak vitesh". Po ashtu, një lum mund të quhet i "vdekur" jo vetëm kur nuk përmban më ujë, por edhe nëse ky i fundit, edhe pse mund të rrjedhë me furi, është i ndotur deri në atë pikë sa nuk arrin të mbijetojë dot flora dhe fauna brenda tij, ose kur infrastrukturat (portet apo digat) ndryshojnë tërësisht rrugën e tyre natyrale.Duke iu referuar raportit të Wwf, nuk ekziston një kurë e përbashkët për lumenjtë në rrezik, sepse secili prej tyre "vuan" në mënyrë shumë të ndryshme nga tjetri. Kështu, Nusalween që rrjedh nga Tibeti në Kinë, një nga lumenjtë më të gjatë të planetit për momentin, nuk ka diga dhe është reduktuar dukshëm në këto dhjetë vitet e fundit. Kësaj i shtohet edhe fakti se Kina, Burma dhe Tailanda kanë projektuar tashmë ndërtimin e 16 digave. Por nëse ato do të ndërtoheshin, do të shkaktonin fundin e njërës prej tyre, që UNESCO e ka dekretuar mes zonave më të rëndësishme për sa i përket biodiversitetit. Pikërisht "vdekja" e biodiversitetit është edhe problemi kryesor për Murray, ku jeta është thuajse e përbërë tërësisht nga specie aliene, si për shembull krapi evropian, i ardhur rreth 30 vjet më parë, që ka shkatërruar faunën e lumit. Indi (nga i cili ka marrë emrin edhe India), një nga lumenjtë më të "shenjtë" mbi tokë, vuan për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe për më tepër i ushqyer nga akujt e Himalajave që dalëngadalë po pakësohen për shkak të ngrohjes globale, duke sjellë një reduktim të madh në prurjen e ujit për këtë lumë. Një "qiri" duhet ndezur edhe për Danubin që është një nga lumenjtë më të njohur dhe më të rëndësishëm të botës. Për shumë prej tyre Danubi është burimi kryesor për industrinë, agrikulturën, transportin dhe energjinë. Shumë shtete të madha të botës si: Vjena, Bratislava, Budapesti dhe Beogradi e përdorin atë për nevoja nga më të ndryshmet. Në brendësi të tij jetojnë më shumë se 100 lloje peshqish, ku shtatë lloje janë unike në botë, megjithatë vetëm 6% e rrjedhës së ujit është e mbrojtur. Për të ardhmen gjithmonë e më shumë po flitet për infrastruktura të reja. Mendohet të ndërtohen tetë diga dhe sisteme mbrojtëse kundër përmbytjeve. Më pas Ticket nënvizon: "Sot më shumë se 41 për qind e popullsisë botërore jeton përgjatë lumenjve që janë në rrezik të madh. Nëse nuk do të ndërhyhet brenda një kohe të shkurtër prej rreth 20 vitesh, do të mund të shohim fundin e shumë prej tyre".

Harta

Pesë prej tyre gjenden në Azi. Përgjatë brigjeve të tyre jetojnë qindra miliona njerëz

1/ Rio Grande-Bravo
riogrande.gif

Gjatësia:

3033 km

Popullsia:

10 milionë

Rreziku: tharja e basenit për shkak të mungesës së ujërave

2 Danubi
Shiko fotografinë 1725578
Gjatësia

2780 km

Popullsia

81 milionë

Rreziku: infrastruktura të reja për lundrim

3 Nili
the-nile-river0.gif

Gjatësia 6695 km

Popullsia

360 milionë

Rreziku: ngrohja globale dhe rritja e vazhdueshme e popullsisë

4 La plata
plata_big.gif

Gjatësia: 4030 km

Popullsia

100 milionë

Rreziku

Janë parashikuar infrastruktura të reja për lundrim dhe 27 diga

5 Yangtze
Yangtze_River_Map.png

Gjatësia

6300 km

Popullsia

430 milionë

Rreziku

Ndotja nga industria dhe agrikultura

6 Mekong
Shiko fotografinë 1725579
Gjatësia

4600 km

Popullsia

57 milionë

Rreziku

Peshkimi ilegal dhe shfrytëzimi hidrik pa kriter


8 Murray Darling
Shiko fotografinë 1725580
Gjatësia

3370 km

Popullsia

2 milionë

Rreziku

Specie "pushtuese", kanë mbijetuar vetëm 10 për qind nga ato të fillimit


9 Indi
India_topo_big.jpg

Gjatësia

2507 km

Popullsia

200 milionë

Rreziku

Pakësimi i ujit, është parashikuar ndërtimi i 14 digave


10 Gang

Gjatësia

2900 km

Popullsia

178 milionë

Rreziku

Ngrohja globale dhe pakësimi i ujit nga akullnajat e Himalajës
 
Te gjithe keto probleme vijne nga keqperdorimi I resurseve natyrore nga njeriu dhe mosnjohja e bazes ekologjike nga nje pjese e madhe e popullesise te cilat kane pasoje ngrohjen globale e shkaterrimin e ketyre lumenjeve
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top