10 lajmet më të rëdësishme që nuk u botuan kurrë

fshatari

Anetar
bca4ede208f46d603715def9849c35ce.jpg


Ngjarjet e rëndësishme globale që s’e kanë parë dritën e botimit Nga kalimi i ri detar e deri tek sistemi i sigurisë së pasaportave amerikane

Nganjëherë janë ato lajme që mbeten në “A4” dhe nuk e shohin dritën e botimit, ose që publikohen vetëm në bloge, të cilat tregojnë për atë që ka ndodhur vërtet në një vit të caktuar. Që nga aleanca detare që do zhvendoste balancën ushtarake të pushtetit në dy kontinente, një hendek sigurie në sistemin e pasaportave amerikane e deri tek një rrugë e re kalimi detare janë lajmet që s’kanë marrë vëmendjen që meritonin në vitin 2009, por që mund të jenë pikërisht këto ngjarje ato që do dominojnë diskutimet e vitit që vjen. Kalimi mitik verilindor na ngjall akoma kureshtje, por këtë shtator dy anije gjermane bënë histori duke u kthyer në anijet e para tregtare që udhëtojnë nga Azia lindore në Evropën perëndimore nga kalimi verilindor ndërmjet Rusisë dhe Arktikut. Më parë akulli e bënte kalimin të pamundur, por falë ngrohjes globale tashmë kalohet aty. Me median ndërkombëtare të fokusuar në Kabul, thuajse çdo lajm nga Bagdadi është shkurtuar këtë vit. Por edhe pse dhuna e përgjithshme ka rënë në Irak, konflikti qëndron diku tjetër. Që nga sulmet e vazhdueshme në qytetet e mëdha, 2.7 milionë imigrantët e brendshëm e deri tek mungesa e pajtimit politik në Bagdad, Iraku ka shumë pika të nxehta që kërcënojnë tentativat e progresit. Linjat direkte mes liderëve botëror, si linja legjendare Moskë-Uashington e krijuar pas krizës së raketave kubane, janë të krijuara për të parandaluar që keqkuptimet apo keq-komunikimet mes fuqive bërthamore të kthehen në konflikte bërthamore. Kina dhe SHBA e kanë një të tillë. Po kështu dhe India e Pakistani. Këtë vit liderët e Kinës dhe Indisë ranë dakord të krijojnë një linjë të tillë mes Nju Delhit dhe Pekinit. Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar pasaporta të teknologjisë së lartë që prej vitit 2007, të cilat përmbajnë pulla kompjuterike për të ndaluar vjedhjen e të dhënave. Fatkeqësisht, sipas një raporti të marsit të përftosh një pasaportë të tillë me të dhëna false nuk është aq e vështirë dhe nuk kërkon aftësi të veçanta, duke qenë se një hetues arriti të bënte një pasaportë me të dhënat e një njeriu të vdekur në vitin 1965.

Kalimi verilindor hapet për biznes

Kalimi mitik verilindor na ngjall akoma kureshtje, por këtë shtator dy anije gjermane bënë histori duke u kthyer në anijet e para tregtare që udhëtojnë nga Azia lindore në Evropën perëndimore nga kalimi verilindor ndërmjet Rusisë dhe Arktikut. Më parë akulli e bënte kalimin të pamundur, por falë ngrohjes globale tashmë kalohet aty.

Pika e re e nxehtë e Irakut

Me median ndërkombëtare të fokusuar në Kabul, thuajse çdo lajm nga Bagdadi është shkurtuar këtë vit. Por edhe pse dhuna e përgjithshme ka rënë në Irak, konflikti qëndron diku tjetër. Që nga sulmet e vazhdueshme në qytetet e mëdha, 2.7 milionë imigrantët e brendshëm e deri tek mungesa e pajtimit politik në Bagdad, Iraku ka shumë pika të nxehta që kërcënojnë tentativat e progresit.

Linjë direkte për Kinën dhe Indinë

Linjat direkte mes liderëve botëror, si linja legjendare Moskë-Uashington e krijuar pas krizës së raketave kubane, janë të krijuara për të parandaluar që keqkuptimet apo keq-komunikimet mes fuqive bërthamore të kthehen në konflikte bërthamore. Kina dhe SHBA e kanë një të tillë. Po kështu dhe India e Pakistani. Këtë vit liderët e Kinës dhe Indisë ranë dakord të krijojnë një linjë të tillë mes Nju Delhit dhe Pekinit.

Një krizë e re shtëpive?

Më shumë se çdo faktor tjetër, shkak i krizës globale ishte spekulimi mbi pronat e patundshme në SHBA. Por, edhe pas krizës që shkaktoi efekte dramatike në gjithë ekonomitë e botës, pronarët amerikanë të shtëpive mund të jenë duke filluar të bëjnë sërish të njëjtat gabime. Pas rënies më të madhe në histori, çmimet e shtëpive në Amerikë filluan të rriten sërish në Maj. Duke qenë se ato priten të rriten sërish ekziston frika e një krize të re.

Vala civile

Në nëntor 2007, sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates mbajti një fjalim në universitetin e Kansasit, ku ai përmendi faktin se “suksesi ushtarak nuk është i mjaftueshëm për të fituar” luftëra si ajo e Irakut dhe Afganistanit duke bërë thirrje për rritjen e fondeve për Departamentin e Shtetit. Në strategjinë e tij për Afganistanin, duke se administrata e Obama-s po ndjek të njëjtën politikë duke bërë thirrje për “valë civile”.

Aksi detar Pekin-Brazil

Qëkur Kina bleu disa anije transporti të vjetra sovjetike në vitet ’90 planet e saj ambicioze detare kanë qenë subjekt spekulimi nga analistët ushtarakë. Në mars, ministri kinez i Mbrojtjes, Lian Guanglie konfirmoi se Kina ka në plan të të zhvillojë një program të madh të ndërtimit të aeroplanmbajtësve dhe vendi më i mundshëm për të ofruar bashkëpunimin është Brazili.

I vdekuri merr pasaportë

Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar pasaporta të teknologjisë së lartë që prej vitit 2007, të cilat përmbajnë pulla kompjuterike për të ndaluar vjedhjen e të dhënave. Fatkeqësisht, sipas një raporti të marsit të përftosh një pasaportë të tillë me të dhëna false nuk është aq e vështirë dhe nuk kërkon aftësi të veçanta, duke qenë se një hetues arriti të bënte një pasaportë me të dhënat e një njeriu të vdekur në vitin 1965.

Vrasjet çeçene

Bota u shokua në korrik të këtij viti nga vrasja e aktivistes të të drejtave të njeriut, Natalya Estemirova në اeçeni. Dyshimet u drejtuan nga Ramzan Kadyrov, një shënjestër e vazhdueshme e hetimeve të Estemirova-s. Por, ajo s’ishte e vetmja nga kritikët e Kadyrov që u vra. Në janar, truproja e tij u vra në Austri dhe ai kishte ngritur padi kundër Kadyrov-it. Një tjetër ish-luftëtar i rezistencës, Ali Osayev u vra në Stamboll dhe Sulim Yamadayev, i cili kishte komanduar fraksionin rebel që konkurronte me Kadyrov-in u vra në Dubai.

Amerika i bashkohet luftës civile të Ugandës

Në Janar “New York Times” shkroi se ushtria amerikane kishte ndihmuar dhe financuar një sulm ushtarak ugandan kundër grupit famëkeq rebel “LRA” në lindje të Kongos. Sulmi u ekzekutua dobët, duke u dhënë mundësi liderëve rebele të grupit të arratiseshin dhe të vrisnin 900 civilë në shenjë hakmarrje. Ishte hera e parë që SHBA mori pjesë direkt në një aksion kundër “LRA”.

Spiunët e rinj

Për të kultivuar një brez të ri spiunësh në kushtet e kërcënimeve të reja globale, CIA dhe agjenci të tjera inteligjence amerikane kanë propozuar krijimin e një programi për të gjetur dhe trajnuar agjentë potencialë nga sfonde të ndryshme kulturore dhe etnike. Ky program trajnimi “ROTC” ka në fokus kolegjet dhe universitetet amerikane, ku kërkon amerikanë të brezit të parë dhe të dytë, të cilët kanë njohur kritike gjuhe dhe kulturore për t’i trajnuar.
 
Back
Top