10 kontrollet shëndetësore që mund t’i bëni vetë
Flokët
Shihni krehrin për t’u siguruar se nuk keni probleme me tiroidet apo mangësi zinku, hekuri dhe biotine që mund të shkaktojë rënien e flokëve. Flokët e rënë tregojnë edhe për sëmundje tiroideje. Nëse keni lindur së fundmi një fëmijë, ose keni përjetuar një ndryshim domethënës të hormoneve, rënia e flokëve për tre muajt e parë është normale.
Sytë
Kontrolloni të bardhën e syve për të parë nëse keni alergji, herpes apo infeksion. Nëse të bardhat e syve ju kanë ndryshuar papritur ngjyrë në të verdhë, mund të jetë sepse keni kaluar një kohë të gjatë në diell pa mburojën e syzeve. Ekspozimi më tepër se ç’duhet ndaj rrezeve ultravjollcë, shkakton veshjen e syrit me një membranë. Nëse sytë ju kanë marrë ngjyrë të kuqe, kjo mund të jetë shenjë e problemit me enët e gjakut në sy dhe mund të ketë shumë shkaqe të tjera.
Përgjithësisht vjen prej gjumit jo të mirë ose dëmtimit nga objektet e jashtme. Sytë e kuq mund të jenë gjithashtu simptomë e alergjisë, syve të tharë dhe infeksionit bakterial.
Hundët
Shfryni hundët për të kontrolluar nëse keni alergji apo të tjera probleme. Normalisht, mënyra më e shëndetshme për të marrë frymë është hunda, pasi ajo e filtron ajrin. Edhe problemet më të vogla si alergjia, gripi, sinusi i dëmtuar e të tjera si këto, shkaktojnë pasoja jo të mira. Shumë prej nesh jetojnë me 30 për qind të hundës të bllokuar, kjo do të thotë se marrin 30 për qind më pak oksigjen dhe për të marrë sasinë e duhur të oksigjenit, duhet të merrni frymë më shpejt.
Thonjtë
Ekzaminoni thonjtë për kancer lëkure, sëmundje veshkash, myk dhe të tjera. Gjendja natyrore e thonjve tuaj duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e tejdukshme. اdo ndryshim prej këtyre do të thotë një sëmundje e mundshme. ثshtë e vështirë të gjendet se çfarë mund të jetë saktësisht, sepse thonjtë tregojnë deri në 300 sëmundje të ndryshme; që nga mungesat e vitaminave, mineraleve apo proteinave, e deri te anemia, problemet e tiroideve apo ato hormonale.
Dhëmbët
shendeti1Duhet të përdorni çdo ditë fije për të pastruar mbetjet në dhëmbë. Nëse ky zakon i sugjeruar nga dentistët po ju sjell gjakosje të mishrave të dhëmbëve, atëherë kjo do të thotë se keni një infeksion bakterial dhe se duhet të vazhdoni t’i pastroni dhëmbët me fije. Mishrat e dhëmbëve mund të tregojnë për sëmundje zemre.
Urina
Nëse ka diçka që nuk shkon me urinën tuaj, kjo mund të jetë infeksion, sëmundje mëlçie ose diçka më tepër. Zakonisht urina është e pastër ose me një lloj ngjyre të verdhë. Nëse ngjyra errësohet, kjo do të thotë se ose jeni dehidratuar, ose keni një infeksion në traktin urinar. Mund të jetë gjithashtu shenjë e mëlçisë të sëmurë, ose e gurëve në veshka apo kancerit të fshikëzës.
Peshohuni
Sa herë që peshoheni mund të zbuloni një problem shëndetësor të lidhur me diabetin, sëmundjen e zemrës ose të ngjashme. Përveç abuzimit me ushqimin, pesha e tepërt mund të jetë e lidhur me shumë probleme shëndetësore, që nga diabeti tek artriti, presioni i lartë i gjakut dhe depresioni. Nëse kontrolloni çdo ditë peshën tuaj, kjo do t’ju ndikojë për mirë.
Lëkura
Kontrolloni shpesh lëkurën për t’u siguruar se nuk keni kancer lëkure, i cili është lloji i dytë më i përhapur i kancerit te femrat nga mosha 20 deri në 29 vjeç dhe te gratë nën të dyzetat. Brenda këtyre 30 viteve, kanceri i lëkurës është trefishuar. Mos harroni se sa më shpejt ta diagnostikoni, aq më të larta janë shanset ta hidhni pas krahëve.
Lëkura e thatë mund t’ju bëjë të ndiheni jo mirë dhe të keni krruarje veçanërisht pas dushit. Kjo mund të jetë shenjë e infeksioneve, mungesave në të ngrënë etj. Lagështia i bën mirë trupit dhe e kundërta ju sjell probleme me shëndetin. Kontrolloni dietën tuaj për të parë nëse po konsumoni diçka që ju dëmton ose nëse keni infeksione të caktuara.
Beli
Kontrolloni belin për të mësuar nëse keni sëmundje zemre, presion të lartë gjaku e të tjera si këto. Bëjeni këtë veprim çdo ditë. Disa lloje shëndoshjesh janë më të dëmshme se të tjerat, sepse lidhen me dhjamëra që mund të rrethojnë organet tuaja në mënyra të rrezikshme. Shëndoshja në zona të caktuara të trupit tregon për sëmundje zemre, diabet, presion të lartë gjaku dhe disa lloje kanceri
Matrix medical research