Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 Këshilla Për Të Qenë e Mrekullueshme

10 Këshilla Për Të Qenë e Mrekullueshme


Jeni të apasionuara pas modës, zgjidhni gjithnjë veshjet me ardhjen e sezonit të ri dhe kërkoni gjithnjë të jeni perfekte. Për të arritur përsosmërinë duhet të dini se çfarë nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj, cilat janë veshjet dhe ngjyrat që ju shkojnë më shumë, me të cilat do të ndjeheni më mirë.

Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, këmisha e bardhë, çanta prej lëkure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzëkuqi. Dëshironi të jeni në çdo çast e mrekullueshme? Ja çfarë duhet të ketë gardëroba juaj:

1. Mund të jenë ndërthurje e pantallonave me xhaketë, fund me bluzë, një fustan apo një kostum. E rëndësishme është që të jenë të ngushta. Gjithsesi mundohuni që të thyeni ngjyrat, dhe të mos jeni një ngjyrë. Përveç ngjyrës së zezë që gjithnjë është klasike dhe shik. Asnjëherë nuk duhet që në veshjen tuaj të kenë më shumë se dy elemente të zeza apo të të njëjtës ngjyrë. Për shembull, këpucët duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë, apo nuancë, me veshjen. Në këtë rast, çanta duhet të bëjë thyerjen. Përjashtim këtu bëjnë kombinimet e veshjeve dhe aksesorëve që janë të të njëjtës copë. Janë shumë të këshillueshme getat në ngjyrë mishi që të japin idenë e këmbës nudo.

2. Takat e larta mbeten gjithnjë në modë dhe klasike. Për këmbët e shëndosha nuk janë të këshillueshme rripat te kavilja, pasi japin idenë e skive.

3. Femrat që nuk janë të gjata asnjëherë nuk duhet të përdorin veshje me spaleta, kopsa të mëdha, karre voluminoze si dhe veshje shumë të gjata. Këshillohet monopet për të pasur një efekt fantastik.

4. Këmisha e bardhë është ideale dhe e mrekullueshme. Do t'ju tregojë gjithnjë në formë. Por nuk duhet të harroni se nuk këshillohet që nën këmishën e bardhë të vishni reçipeta shumë të bardha, vetëm nëse do të dukesh. Për të pasur një mapje më diskrete përdorni nuancat e mishit. Për të pasur një imazh të plotë jaka duhet të jetë me majë dhe e gjatë.

5. çantat janë aksesorët që nuk duhet të mungojnë asnjëherë. Evitoni çantat që hidhen në kurriz apo ato sportive me xhaketa të buta dhe elegante, pasi krijojnë një pamje jo estetike. Nëse jeni e gjatë një çantë e vogël do t'ju bëjë edhe më të fuqishme, ndërkohë që e kundërta ndodhë me femrat me shtat të shkurtër. Një femër e shkurtër me një çantë të madhe do të duket qesharake.

6. Golfi apo bluza prej kashmiri do t'ju japin një pamje sensuale dhe femërore. Por mos harroni që në një rast të tillë të mos vishni asnjëherë të brendëshme shumë të ngushta, me qepje të trasha. Sa më të buta, holla dhe të thjeshta të jenë reçipetat, duke krijuar iluzionin e të padukshmes, aq më bukur do të duket golfi apo bluza juaj e kashmirit.

7. Si çdo vit xhaketat dhe palltot nuk kanë si të mungojë në gardërobë. Ato janë gjithnjë në modë dhe fshehin një femër të bukur. Të kombinuara në mënyrën e duhur dhe duket qenë gjithnjë sipas modës së fundit janë të domosdoshme.

8. Fundet dhe fustanet shprehin tërë feminilitetin tuaj. Janë të përshtatshme për të gjitha raste ndaj mos hiqni dorë nga to.

9. Xhinset janë gjithnjë të këshillueshme, por janë jashtë mode ato në ngjyrë të zezë. Por gjithashtu duhet të tregoni kujdes me gjatësinë e shtratit të tyre. Mos bini në kurthin e xhinseve me shtrat shumë të shkurtër, pasi sa herë që do të uleni do të 'tregoni'shumë gjëra. Për të qenë perfekte zbatoni këto rregulla: xhinse me gjatësinë e duhur, pak të gjëra në fund në këmbëve, shtrati mesatar, xhepat superklasik dhe prerja sipas vitheve.

10. Buzëkuqi është ai që kurrë nuk duhet të mungojë. Por kujdes, një shenjë e tij te dhëmbët nuk është ndonjë pamje e bukur. Për të qenë të mrekullueshme ndiqni nuancat që janë tendencë.

zeriyt
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back