Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 gjërat që duhet të bësh, nëse personi që do vuan nga ankthi…

10 gjërat që duhet të bësh, nëse personi që do vuan nga ankthi…

Screen-Shot-2018-09-14-at-16.00.49.jpg

ثshtë e lehtë të duash dikë kur gjithçka shkon mirë, por jo gjithmonë do të jetë kështu. Nëse personi që do, fillon të vuajë nga ankthi, atëherë mbaji parasysh hapat e mëposhtëm për t’i kaluar këto kohë të vështira bashkë.

Vlerësoji për aspektet e tyre të mira të personalitetit.
ثshtë e lehtë ta bësh dikë të ndihet akoma më keq, nëse ai është duke u ndjerë tashmë keq. Por nuk është kjo mënyra e duhur se di t’i trajtojmë personat që duam. Bën mirë t’i kujtosh atyre çdo gjë me vlerë që kanë në karakterin dhe personalitetin e tyre, në mënyrë që ata të ndihen sapopak më mirë.

Mos i nxit shumë.
Duhet të kuptosh se një person në ankth, është gati të të kthehet ashpër në çdo moment, ndaj mos e shty atë person tejmase për të bërë me patjetër diçka që ti po kërkon. Lëri ata të hedhin hapa sado të vogla, por të ndihen mirë me to dhe jo më tepër të stresuar nga sa janë.

Kuptoje situatën, në të cilën ndodhen.

Vetëm nëse vuan prej ankthit, mund ta kuptosh se sa e vështirë është. Ndaj, bën mirë të jesh aty sa herë që personi që do, të ketë nevojë për ty. Mundet edhe të lexosh më tepër për këtë çrregullim psikik për të kuptuar sa i rëndë është, në mënyrë që edhe vetë të ndërgjegjësohesh.

Dëgjoji ata.
Ndonjëherë gjithçka që duan persona të tillë, është të jenë të dëgjuar, ndaj dëgjoji ata. Bëhu veshi që ata po kërkojnë, në mënyrë që t’i dëgjojë dhe t’i kuptojë ata. Ndieje dhimbjen e tyre. Ata kanë shumë mendime që u kalojnë në mendje, ndaj thjesht dëgjoji, edhe kur mendimet e tyre mund të jenë të ngatërruara.

Mos i pyet nëse ndihen mirë, kur ti e di se nuk ndihen aspak mirë.
Ti e di se si ndihet një person që ti do, ndaj nuk ke nevojë që ai person të ta konfirmojë këtë gjë. Përpiqu t’i inkurajosh ata dhe kur të kërkojnë t’i lësh të qetë, lëri. Largohu për pak kohë prej tyre. Kjo s’do të thotë se ata nuk kanë nevojë për ty, thjesht kanë kuptuar se janë përballë një beteje që duhet ta përballojnë të vetëm.

Qëndroji pranë.
ثshtë e vështirë të përballesh me ankthin përditë. ثshtë e vështirë për ty që nuk përballesh me të, imagjino se si është për personin që ti do. Ndaj, ti vërtet ke bërë shumë duke i qëndruar pranë deri tani, por duhet të vazhdosh t’i qëndrosh pranë, sepse dashuria nënkupton të qëndrosh pranë personit që do në ditë të mira dhe në ditë të këqija.

Kuptoji se ata po përpiqen tejmase të përmirësohen.

Mos e mendo se kjo është një betejë që po e kalon vetëm ti. Edhe personi që të do, e sheh sakrificën që po bën dhe padyshim po përpiqet të ndryshojë. Besoje këtë gjë, pasi është e vërtetë, edhe pse ata mund të mos e shfaqin.

Mos mendo se po të injorojnë.
Ndodh shpesh që personat, të cilët vuajnë nga ankthi, t’i injorojnë ata që duan. Mos e mendoni se diçka të tillë ata e bëjnë me qëllim. Shpesh ata ndalen të mendojnë gjithçka që ti u thua dhe në këto momente duan të jenë në vetmi, duke të të shmangur edhe ty. Bën mirë t’i kuptosh gjithsesi.

Shikoji gjërat nga një perspektivë tjetër.
Ankthi vërtet ta shpif, por ai mundet ta bëjë dikë një person më të mirë. Ai mund t’i bëjë njerëzit ta shohin botën vetëm me një këndvështrim dhe kur ata njerëz fillojnë të ambientohen me këtë situatë, atëherë kjo tregon se ka ardhur koha kur edhe ti të ambientohesh me këtë gjë.

Duaje atë person më tepër.

Mund të mos jeni në situatën më të mirë për momentin, por kjo ngjarje mund ta forcojë akoma më shumë marrëdhënien tuaj. Me partnerin tënd që po vuan prej ankthit, kjo është mundësia më e mirë për ty për të treguar dashurinë për të. Nëse ti e do shumë atë person gjatë kohëve të vështira, kjo do të thotë se do ta duash shumëfish më tepër gjatë kohëve të mira.
b.bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2018-09-14-at-16.00.49.jpg
    Screen-Shot-2018-09-14-at-16.00.49.jpg
    44.2 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2018-09-14-at-16.00.49.jpg
    Screen-Shot-2018-09-14-at-16.00.49.jpg
    44.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back