Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 gjëra që ndodhin gjithnjë në filma, por kurrë në jetën reale.

Gjatë historisë 130 vjeçare të kinemasë janë bërë rreth 6.5 milionë filma, prandaj s'është fare habi që pas tyre fshihen një mal me hile dhe gjëra të tjera që në fakt s'ndodhin fare në realitet.

Për çfarë e kemi fjalën?

1. Përshembull, e keni vënë re se si në një ishull të vetmuar gratë nuk shfaqen kurrë me qime të rritura, por mjekra e burrave rritet kaq shpejt!

Sikur të ndodhte vërtet kështu!

2. Kur prindërit flasin me fëmijët e tyre përkulen gjithnjë!


Psikologët thonë se kur qëndron në të njëjtin nivel me fëmijët, të rriturit janë më të besueshëm para tyre. Në jetën reale, ky rregull nuk ndiqet nga të gjithë prindërit, ndryshe nga ç'ndodh në filma.

3. Nëse gjatë një funerali nis shiu, të gjithë janë të përgatitur dhe nxjerrin çadrat e tyre të zeza.

Në jetën e vërtetë, jo të gjithë kanë çadra, aq më tepër identike me gjithë njerëzit përreth gjatë një funerale.

4. Njerëzit në club-e e dëgjojnë njëri-tjetrin për mrekulli edhe nëse muzika është në stratosferë!

Muzika e lartë s'është kurrë problem për aktorët, por për ne të tjerët është një tmerr. Ti mezi dëgjon një fjalë e jo më të bësh biseda apo të japësh deklarata aq të rëndësishme si ato që dëgjojmë shpesh nëpër filma.

5. Personazhet që puthen sapo zgjohen nga gjumi

Njerëzit e zakonshëm zgjedhin që fillimisht të shkojnë në banjë, të lajnë dhëmbët dhe pastaj të kthehen për t'u puthur. Në filma, ata të gjithë mbajnë aromë lulesh sapo zgjohen!

6. Të rinjtë në filma kanë të gjithë para për të marrë me qira një apartament

Në filma, të rinjtë që mbarojnë shkollën dhe bëjnë një punë të zakonshme nuk mendohen 2 herë para se të marrin një apartament të lezetshëm me qira. Fatkeqësisht, nuk ndodh kështu në jetën reale.

7. Në filma, fëmijët e bullizuar nuk i tregojnë asgjë prindërve

Kur fëmijët në filma abuzohen nga të tjerë, ata s'i tregojnë prindërve të tyre. I zgjidhin vetë, ose prindërit e mësojnë kur situata e tyre emocionale është përkeqësuar. Në jetën reale, fëmijët e bullizuar flasin me prindërit, ashtu siç në fakt duhet të ndodhë!

8. Sapo zhvendosen në një vend të panjohur, gjejnë një shok të ri


Të gjithë duan t'i takojnë, të flasin e të dalin me to. Në realitetin tonë në fakt, nuk ndodh kështu.

9. Në filma nuk e gjejnë dot kush është dikush i mbuluar me maskë.


Praktikisht, injorojnë ecjen, zërin, gjestet, trupin dhe gjithçka tjetër.

10. Kur dikush është në makinën dhe e ka me nxitim, makina nuk ndizet


Ose çelësat humbasin, ose thjesht makina s'do të ndizet dhe personazhi nuk e nget dot!

Burimi: Bright Side
SHKRUAR NGA ANABEL

29 NËNTOR 2020
 
epo normale filmat jane perralla te bukura. :p
jo gjithmone.
 
Kur prindërit flasin me fëmijët e tyre përkulen gjithnjë!


Kte e praktikoi un cdo here tek mbesa dhe nipat e mi...dhe nje psikologe kam degju se eshte mir,kur flisin me femijet te perkuleni ne gjunje.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Në fakt mua më ka ndodh diçka që ndodh në film. Lindja e parë. Filloi tre javë para terminit. Atë mbrëmje isha e ftuar në festë dhe plot makijazh që nuk arrita ta heq, nga që filloi procesi i lindjes.
Më thot mamia duke qeshur. Ke lind fëmijën si në film
?????
 
Te gjitha sndodhin me .. ku ndodh si ne film qe Julia Roberts te puth Richard geer e .. dhe ai gjith lezet del nga nje limousine.. ku ee vetem ne Bollywood ?

Nejse thiäone se historite me te cmendura i shkruan jeta .. dhe eshte e vertet.
 
Unë kom fiksim shpërthimet edhe çohen sikur s'ka nodh asigjo,
unë i herë jom rrëzu prej gamori kur kom qen i vogël edhe hala se kom mor veten ??
 
...dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone.
 
  • Haha
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back