10 foto që kanë shkatërruar karriera

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Njerëzit e famshëm të cilët kanë hequr dorë nga jeta publike prej skandaleve

Nga modelja Kate Moss, këngëtari Chris Brown e sportisti Michael Phelps

Fotografitë mund të jenë një prej objekteve që na pëlqejnë më shumë e shërbejnë për të kujtuar, por mund të jenë dhe diçka që do donim të mos kishte ekzistuar kurrë. Këtë e dëshmojnë më së miri një sërë personazhesh publike, karriera e të cilëve është shkatërruar për shkak të fotografive. Mike Dukakis ishte guvernator i Massaçusets nga 1975-1979 dhe kandidat për president demokrat në vitin 1988. Gjatë garës Dukakis u kritikua se ishte shumë i butë në mbrojtje. Për të provuar se ai e merrte mbrojtjen e vendit shumë seriozisht dikush kishte idenë e ndritur ta fotografonte atë në një tank. Mirëpo fotoja s’pati efektin e duhur dhe nuk arriti të bëhej imazhi i duhur për fushatën pasi ishte shumë agresiv dhe nuk përcillte mesazhin e duhur. Në vitin 2002 Shane Gibson ishte anëtar i partisë Progresiste Liberale dhe u zgjodh në Bahamas si ministër i Emigracionit. Në shkurt 2007 pas vdekjes së Anna Nicole Smith gazetat publikuan fotografi të modeles dhe Gibson në krevat së bashku. Edhe pse ata ishin të dy të veshur fotot ngjallën shumë debate duke qenë se Nicole Smith kishte aplikuar për rezidencë të përhershme në Bahamas në atë kohë. Gibson u detyrua të jepte dorëheqjen. Michael Phelps konsiderohet shpesh si notari më i mirë dhe më i madh i lojërave Olmipike. Ai fitoi 14 medalje të arta, më shumë se çdo lojtar tjetër. Në vitin 2009 një foto e tabloidit britanik “News of the World” shfaqi Phelps duke pirë marijuanë. Pas publikimit Phelps nuk u gjykua për mungesë të dhënash, por gjithsesi ai u pezullua nga konkurset për tre muaj dhe kompanitë nuk i rinovuan kontratat publicitare me të për shkak të dëmtimit të imazhit. Phelps kërkoi falje publike, por kjo s’e ndihmoi. Milliard Tydings ishte një senator demokrat nga SHBA nga viti 1927-1951. Në vitin 1950 senatori Joseph McCarthy akuzoi se kishte ndërhyrje komuniste në qeveri dhe ushtri. Tydings u përgjigj në një senacë dëgjimore. Pas seancës doli që akuzat për ndërhyrjet komuniste ishin shpikur nga McCarthy. Por kur Tyding kandidoi sërish stafi i McCarthy-t manipuloi një foto të Tydings ku ai shfaqej me Earl Browder, ish-lider i partisë Komuniste amerikane. Edhe pse fotoja s’ishte e vërtetë ajo e bëri dëmin. Në vitin 1983 Vanesa Williams u bë afrikano-amerikania e parë që kurorëzohet Miss Amerika. Dhjetë muaj pasi ajo kishte marrë kurorën e bukurisë mori një telefonatë anonime që i thoshte se ishin gjetur disa foto nudo të saj. Fotot ishin bërë nga fotografi Tom Chiapel, kur ajo punonte si asistente për artistin e grimit, Mount Kisco. Williams mendonte se fotot ishin zhdukur, por kur u botuan në revistë ajo u detyrua që të kthente mbrapsht titullin e bukurisë. Kate Moss është një supermodele britanike e cila është shfaqur në më shumë se 300 kopertina revistash. Në shkurt të vitit 2005 revista “Daily Mirror” kishte një foto të sajën në faqe të parë teksa merrte kokainë në një studio regjistrimi. Moss e mohoi se po merrte kokainë, por pas kësaj fotoje kontratat e saj me studiot e modës u prishën dhe kompanitë e veshjeve nuk pranuan të kishin si imazh të tyre për shumë kohë.
Chris Brown është një këngëtar mjaft i njohur amerikan. Në mars të vitit 2009 Brown u akuzua për sulm dhe kërcënime kriminale. Policia nuk e dha emrin e femrës së përfshirë në incident, por shumë shpejt doli se ishte e dashura e tij dhe këngëtarja e famshme Rihanna. Fotografia e saj e goditur nga Brown bëri xhiron e botës dhe këngëtari u gjend shumë shpejt para refuzimit të studiove diskografike dhe publikut gjithashtu. Gjeneral Nguyen Ngoc Lone u shfaq në një foto të fotografit Eddie Adams, i cili fitoi çmimin Pulitzer. Fotoja gjithashtu konsiderohet si një ndër 15 fotografitë historike më të famshme. Njeriu në foto që shfaqet duke ekzekutuar një të burgosur është komandanti i policisë kombëtare të Vietnamit të Jugut, gjeneral Lone. Pas vrasjes gjenerali shkoi drejt fotografit dhe i tha, “Këta njerëz vrasin njerëzit tanë dhe mendoj se Buda do më falë”.

Mike Dukakis
I dëmtohet karriera politike
Mike Dukakis ishte guvernator i Massaçusets nga 1975-1979 dhe kandidat për president demokrat në vitin 1988. Gjatë garës Dukakis u kritikua se ishte shumë i butë në mbrojtje. Për të provuar se ai e merrte mbrojtjen e vendit shumë seriozisht dikush kishte idenë e ndritur ta fotografonte atë në një tank. Mirëpo fotoja s’pati efektin e duhur dhe nuk arriti të bëhej imazhi i duhur për fushatën pasi ishte shumë agresiv dhe nuk përcillte mesazhin e duhur.

Shane Gibson
I dëmtohet karriera politike
Në vitin 2002 Shane Gibson ishte anëtar i partisë Progresiste Liberale dhe u zgjodh në Bahamas si ministër i Emigracionit. Në shkurt 2007 pas vdekjes së Anna Nicole Smith gazetat publikuan fotografi të modeles dhe Gibson në krevat së bashku. Edhe pse ata ishin të dy të veshur fotot ngjallën shumë debate duke qenë se Nicole Smith kishte aplikuar për rezidencë të përhershme në Bahamas në atë kohë. Gibson u detyrua të jepte dorëheqjen.

Michael Phelps
I dëmtohet karriera sportive
Michael Phelps konsiderohet shpesh si notari më i mirë dhe më i madh i lojërave Olmipike. Ai fitoi 14 medalje të arta, më shumë se çdo lojtar tjetër. Në vitin 2009 një foto e tabloidit britanik “News of the World” shfaqi Phelps duke pirë marijuanë. Pas publikimit Phelps nuk u gjykua për mungesë të dhënash, por gjithsesi ai u pezullua nga konkurset për tre muaj dhe kompanitë nuk i rinovuan kontratat publicitare me të për shkak të dëmtimit të imazhit. Phelps kërkoi falje publike, por kjo s’e ndihmoi.

Millard Tydings
I dëmtohet karriera politike
Milliard Tydings ishte një senator demokrat nga SHBA nga viti 1927-1951. Në vitin 1950 senatori Joseph McCarthy akuzoi se kishte ndërhyrje komuniste në qeveri dhe ushtri. Tydings u përgjigj në një senacë dëgjimore. Pas seancës doli që akuzat për ndërhyrjet komuniste ishin shpikur nga McCarthy. Por kur Tyding kandidoi sërish stafi i McCarthy-t manipuloi një foto të Tydings ku ai shfaqej me Earl Browder, ish-lider i partisë Komuniste amerikane. Edhe pse fotoja s’ishte e vërtetë ajo e bëri dëmin.

Vanessa Williams
Dëmton karrierën në fushën e spektaklit
Në vitin 1983 Vanesa Williams u bë afrikano-amerikania e parë që kurorëzohet Miss Amerika. Dhjetë muaj pasi ajo kishte marrë kurorën e bukurisë mori një telefonatë anonime që i thoshte se ishin gjetur disa foto nudo të saj. Fotot ishin bërë nga fotografi Tom Chiapel, kur ajo punonte si asistente për artistin e grimit, Mount Kisco. Williams mendonte se fotot ishin zhdukur, por kur u botuan në revistë ajo u detyrua që të kthente mbrapsht titullin e bukurisë.

Kate Moss
Dëmton karrierën si modele
Kate Moss është një supermodele britanike e cila është shfaqur në më shumë se 300 kopertina revistash. Në shkurt të vitit 2005 revista “Daily Mirror” kishte një foto të sajën në faqe të parë teksa merrte kokainë në një studio regjistrimi. Moss e mohoi se po merrte kokainë, por pas kësaj fotoje kontratat e saj me studiot e modës u prishën dhe kompanitë e veshjeve nuk pranuan të kishin si imazh të tyre për shumë kohë.

Chris Brown
Dëmton karrierën si këngëtar
Chris Brown është një këngëtar mjaft i njohur amerikan. Në mars të vitit 2009 Brown u akuzua për sulm dhe kërcënime kriminale. Policia nuk e dha emrin e femrës së përfshirë në incident, por shumë shpejt doli se ishte e dashura e tij dhe këngëtarja e famshme Rihanna. Fotografia e saj e goditur nga Brown bëri xhiron e botës dhe këngëtari u gjend shumë shpejt para refuzimit të studiove diskografike dhe publikut gjithashtu.

Gary Hart
Dëmton karrierën politike
Gary Warren Hart është politikan dhe avokat nga Kolorado. Ka kandiduar në vitin 1988 për president, por u detyrua të ndërpriste fushatën për shkak të një skandali. Në janar të vitit 1987 ai ishte kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 1988. Ndërkohë që Hart thoshte mohonte zërat për marrëdhënien "Herald Miami" arriti të siguronte disa foto, ku modelja 29-vjeçare Donna Rice qëndronte e ulur në prehrin e Hart, 50 vjeç.

Edison Chen
Dëmton karrierën në fushën e spektaklit
Edison Chen, një aktor e këngëtar kinezo-kanadian me banim në Hong Hong u përfshi në një skandal seksual në vitin 2008. Fotot e tij dhe disa aktoreve të tjera qarkulluan në internet pasi ishin marrë në kompjuterin e tij nga një teknik elektronik. Rreth 1300 foto aktoresh qarkulluan dhe u panë nga gjithë vendi. Në fillim Chen pretendoi se nuk dinte gjë për këto foto në një konferencë për shtyp, por më pas, i mbetur pa rrugë shpëtimi ai deklaroi se do tërhiqej menjëherë nga bota e spektaklit.

Gjeneral Nguyen Ngoc Lone
Dëmton gjithë karrierën
Gjeneral Nguyen Ngoc Lone u shfaq në një foto të fotografit Eddie Adams, i cili fitoi çmimin Pulitzer. Fotoja gjithashtu konsiderohet si një ndër 15 fotografitë historike më të famshme. Njeriu në foto që shfaqet duke ekzekutuar një të burgosur është komandanti i policisë kombëtare të Vietnamit të Jugut, gjeneral Lone. Pas vrasjes gjenerali shkoi drejt fotografit dhe i tha, “Këta njerëz vrasin njerëzit tanë dhe mendoj se Buda do më falë”.

tirobserver​
 
Titulli: 10 foto që kanë shkatërruar karriera

Hahaha kto jan te papame , por do duhen futur edhe te divorcet me te shtrenjta besoj ..

---------- Post added at 19:57 ---------- Previous post was at 19:55 ----------

Hahaha kto jan te papame , por do duhen futur edhe te `Karriera` me te shtrenjta besoj
Na falni per gabimin teknik , po njerin sy ne tv njerin ne pc , njerin nga njora ...ktu qe spo me le rehat :D
 
Titulli: 10 foto që kanë shkatërruar karriera

vertet per te ardhur keq ....
 
Titulli: 10 foto që kanë shkatërruar karriera

Fotot i kapen ne flagrance :D imagjino te ishin 10 foto do duhej gjysma forumit :P
 
Titulli: 10 foto që kanë shkatërruar karriera

Hahaha kto jan te papame , por do duhen futur edhe te divorcet me te shtrenjta besoj ..

---------- Post added at 19:57 ---------- Previous post was at 19:55 ----------


Na falni per gabimin teknik , po njerin sy ne tv njerin ne pc , njerin nga njora ...ktu qe spo me le rehat :D



sa sy ke ti re,se une deri me tani numerova 3:P:P LOL

mire e kan,gjith at lek qe kan fituar ne vite pune,ka ardhur koha ta shpenzojne:D:D
 
Titulli: 10 foto që kanë shkatërruar karriera

ore fotot ku jane
 
Titulli: 10 foto që kanë shkatërruar karriera

Appprrrrrriiiiiiiiiiiiiiiillllllllllllllllllllllllllllllliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiilllllllliiiiiiiiiii
 
Back
Top