10 femrat më të pushtetshme sot në Shqipëri

Love

βeℓℓe â๓e
Shprehja “nëse do që diçka të bëhet mirë, jepja ta bëjë një femër”, i korrespondon më së miri kupolës femërore që sot po qeveris Shqipërinë. Jo vetëm që në krye të shtetit shqiptar ka femra që dinë të qeverisin, por për më tepër ato kanë treguar që dinë të jenë kurajoze dhe ndoshta të mbizotërojnë edhe mbi gjininë mashkullore. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shembulli më i mirë për të demonstruar këtë rast. Masat ndëshkuese të Kryeparlamentares ndaj deputetëve që i drejton për më shumë se shtatë vitesh, tregojnë sërish se edhe legjislativi ka një dorë të hekurt në krye. Listës së femrave të cilat zotërojnë në duart e tyre pushtet nuk i përkasin vetëm fushës së politikës. Vjollca Hoxha, pronarja e kompanisë Top-Media është padyshim femra më e suksesshme shqiptare në këtë sektor, vepra e saj sot është kthyer në një shembull për tu ndjekur jo vetëm nga femrat shqiptare por edhe më gjerë. Kësaj liste mund ti shtohen edhe një sërë emrash të tjerë të femrave të cilat sot në Shqipëri kanë në duart e tyre pushtet. Në ditën e 8 Marsit, që është dita që simbolizon luftën e grave për të drejtat dhe liritë e tyre, gazeta boton emrat e dhjetë grave më të fuqishme që drejtojnë Shqipërinë.

jozefina-topalli-177x300.jpg


1. Jozefina Topalli
Kryetare e Kuvendit

Kryetare e Kuvendit për të dytën herë, por drejton një Parlament të cilësuar si “jofunksional”. ثshtë një nga besniket e kryeministrit Berisha dhe udhëton në të njëjtën gjatësi valësh me këtë të fundit. Ka influencë në Parlamentin shqiptar si gjatë mandatit të kaluar dhe këtë aktual. Në mjaft raste ka debatuar me opozitën dhe në rastin e deputetit socialist Taulant Balla nxiti truprojat ta nxirrnin përjashta me frazën e famshme në dialekt “Nxirreni prej zhelesh këtë”. Megjithatë Topalli nuk është kufizuar vetëm me aktivitetin e një Kryeparlamentareje, por në mandatin e parë ajo nisi edhe një tur intensiv diplomatik për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE. Pas Berishës, është edhe njeriu më i fuqishëm në Partinë Demokratike.

2. Vjollca Hoxha
Pronare e Top-medias

Vjollca Hoxha është pronare e kompanisë më të fuqishme mediatike në vend, “Top-Media”. Kjo perandori mediatike ka një ndikim të fuqishëm tek shqiptarët, ku televizioni “Top-Channel” është kthyer një televizionin numër 1 në Shqipëri, jo vetëm nga programacionet e shumta, informacioni dhe edhe linja editoriale. Një media që për nga ndikimi dhe hapësira që mbulon cilësohet si mbarëshqiptare. Më shumë se një kompania, media që ajo drejton është një institucion mbarëshqiptar dhe nëse mund të flitet për ndikim, “Top-Chahnnel” e ka nisur prej kohësh “bashkimin” e shqiptarëve nga të gjitha trojet. Programet e saj ndiqen në gjithë hapësirën shqiptare në rajon, çka e bën edhe më të rëndësishëm ndikimin që ka numri një i saj. Kjo perandori e ngritur nga vizionari Dritan Hoxha, po çohet edhe më tej nga bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha.

3. Liri Berisha
Bashkëshorte e kryeministrit Berisha

Liri Berisha u lind në Tiranë, më, 5 korrik, 1948. Diplomohet në mjekësi në vitin 1971. Po këtë vit martohet me Sali Berishën, një nga mjekët me të njohur në vend. Liri Berisha është “First Lady” e parë në historinë e Shqipërisë demokratike gjatë viteve 1992-1997, gjatë së cilës kohë u dallua për përfshirjen në jetën publike dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë. Liri Berisha drejton dy Fondacione: Presidente e Fondacionit të Fëmijëve, fondacioni Shqiptarë “Domenick Scaglione”, i cili ka në qendër të vëmendjes fëmijët që vuajnë nga probleme të gjakut, kanceri dhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe Presidente e Fondacionit Kulturor “Nëna Terezë”. Organizata prestigjioze ثIN, ثashington DC, i ka akorduar znj. Liri Berisha në vitin 2009 çmimin “Gruaja e Vitit” me motivacionin “Për përkushtimin e saj për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë dhe të gjithë qytetarët”. Liri Berisha qëndron larg jetës politike në vend.

4. Linda Basha
Bashkëshortja e kreut të PS

Bashkëshortja e liderit të opozitës, është një ndër femrat më me ndikim në vendin tonë. Edi Rama nuk e ka vetëm grua, por edhe një partnere, shoqe dhe këshilltaren më të mirë. Ai vetë ka deklaruar shpesh herë që Linda e ka ndryshuar atë, dhe që i merr asaj mendim në çdo fushë. Linda Basha ka një karrierë të pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqërisë civile. Jeta e Linda Bashës ka një vëmendje maksimale nga mediat, edhe pse ajo edhe pse nuk preferon të marrë pjesë në jetën publike. Së fundi emri i saj ishte në qendër të politikës së ditës për shkak të një pallati të familjararëvë të saj, por që Partia Demokratike e akuzon se është i saji.

5. Odeta Nishani
Zonja e Parë e Shqipërisë

Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani është nëna e dy fëmijëve Fiona dhe Ersi si edhe vajza e Shegushe dhe Ali Kosovës. Babai i saj vjen nga një familje tregtarësh nga Kosova, të vendosur në qytetin e Durrësit në vitin 1905, ndërsa nëna vjen nga familja Karaosmani, gjyshi i së cilës ishte një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë. Zonja e Parë, Odeta Nishani u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës si “Inxhiniere për Ndërtime Civile dhe Industriale” në vitin 1993. U martua me zotin Bujar Nishani në vitin 1994. Znj. Nishani e nisi karrierën e saj profesionale në Akademinë Ushtarake si Drejtuese Investimesh duke vijuar më tej në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve, si Inxhiniere Ndërtimi dhe Konstruktore për një periudhë 10-vjeçare. Profesionalisht statusi i Zonjës së Parë e gjen Znj. Nishani në fushën e Zhvillimit të Turizmit, në detyrën Drejtore e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në MTKRS. Ndërkohë që Odeta Nishani, është më e pasura ndër Zonjat e Para që ka pasur Shqipëria. Deri tani ajo ka qëndruar larg jetës politike.

6. Shpresa Beçaj
Kryetare e Gjykatës së Lartë

Për hir të postit të rëndësishëm të saj, Shpresaj Beçja hyn tek gratë më me ndikim në Shqipëri. Më datë tetor 2008, ajo është emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë. Mban, për shkak të detyrës, postin e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës dhe Kryetar i Bordit të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Beçaj ka marrë pjesë shpesh herë në debatet për drejtësinë në vend.

7. Monika Kryemadhi
Sekretare organizative e LSI-së

Njihet se femër rebele dhe mjaft e shkathët. E kemi parë shpesh të bëjë fushatë për LSI-në, duke e mbështetur atë si forcë dhe po ashtu bashkëshortin e saj si drejtues të LSI-së. Po ashtu, Kryemadhi ka qenë mjaft aktive edhe gjatë grevës së urisë të përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në prill të vitit të 2008-ës kur u bënë ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë. Monika Kryemadhi është dhe drejtuese e LSI-së për Tiranën dhe do të ketë mjaft punë për menaxhimin e zgjedhjeve parlamentare në 23 qershor.

8. Majlinda Bregu
Ministre e Integrimit, deputete e PD-së

Megjithëse e re në moshë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka mundur të fitojë besimin që i dha kryeministri Sali Berisha. Ndodhet edhe për një mandat tjetër në krye të Ministrisë së Integrimit dhe ka bërë një punë të paqme për proceset integruese të vendit. U ka qëndruar në gatishmëri vizitave diplomatike dhe ka lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por nuk mund të lihet pa përmendur edhe fushata e ndërmarrë për liberalizmin e vizave. Shpesh herë gjendet në epiqendër të akuzave të opozitës, por deri tani u ka bërë ballë më së miri.

9. Valentina Leskaj
Deputete e PS-së dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar të PS

ثshtë e vjetër në politikë dhe me një begraund mjaft të pasur. Tashmë ajo mban postin e kryetares së Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Mandatin e kaluar, Leskaj ka qenë kryetare e Grupit Parlamentar të PS-së. Njihet si bashkëpunëtore e kreut socialist, Edi Rama dhe shpeshherë përfaqëson grupin socialist në fjalën e saj në poltronin e Kuvendit. Edhe me kreun e mëparshëm të Partisë Socialiste, Fatos Nanon, Leskaj ka patur marrëdhënie mjaft të mira. Në vitin 2003, Leskaj ka qenë ministre e Punës dhe e اështjeve Sociale. Gjithashtu, ajo njihet si femër më mjaft autoritet brenda Grupit të PS-së.

10. ARTA DADE
Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS

Njihet si grua e fortë dhe mjaft kurajoze. Nga ato femra që fjala i peshon shumë. Arta Dade është një ndër figurat më të rëndësishme në Partinë Socialiste dhe aktualisht mban postin e Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, dhe deputete e kësaj force. Dade është bashkëpunëtore e ngushtë e kryesocialistit Edi Rama dhe ngre zërin për gjithçka që i duket e padrejtë. Deputetja socialiste ka dhënë mbështetje edhe në proceset ndërkombëtare, gjithashtu ka dhënë mendime e këshilla për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Ajo është deputete prej disa mandatesh dhe ka treguar se ka ditur të përballojë mjaft situata, edhe në kohën kur ka qenë ministre Kulture.
TO
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: 10 femrat më të pushtetshme sot në Shqipëri

lol lol lol sepse kam iden mungon njera qe fillon emri me A...apo ajo eshte personi qe ka bere listen lol lol lol
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: 10 femrat më të pushtetshme sot në Shqipëri

Po sikur mendova se vajza e Sales hynte ketu..
 
A

Alltini

Titulli: 10 femrat më të pushtetshme sot në Shqipëri

Shumicen e ktyre grave,,i beka burri te pushtetshme
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 10 femrat më të pushtetshme sot në Shqipëri

e cili eshte motivi i k'tyre qe te bejne ti ndjekesh nga pas :S
Asgje pozitive , kane arritur aty me korrupsion
 

ZHIGO

Stumblin' in
V.I.P
Titulli: 10 femrat më të pushtetshme sot në Shqipëri

te thuash kiji inatin foli hakun , nuk shkon ne ket rast...sepse duhet te ishte dhe zonja e doktorratures (argita , te keqen nona se kullon nershmeria posht tangave ) , qe prishet me kedo nese ky i fundit nderhyn ti prish argita's ruls .

kto jane qe dihen , po sa luftohen...na dalin te ndershëm.


ja te jap dhe nje rast te arta dades (qe mos kujtoni se i mbaj ison ps) , djali...sot biznesmen . aksioner (pronar) tek telebingo shqiptare. sot punojn pa kurrfar nipti sekondar per pikat qe zoterojne ne gjithe shqiperine duke i joshur shitsat e kioskave me ato 10% te xhiros totale . dmth nje " fair play " i papare . I gjithe ky doreleshim, falë " pushtetit " te mamit?

tani po vjen "austriaku" me llotarine kombetare , si do vejë? te shikojm , si ato telenovelat tek telenorba me çelesten ne krye .


ndoshta si teme kishte tjeter qellim , por kam pershtypjen qe te ngrihet dikujt lapidar qe eshte i perlyer me mut deri ne fyt , eshte t'ja besh vetes bam .
 
Top