10 falimentimet më të mëdha të bankave në histori

*deliza*

VIP
V.I.P
10 falimentimet më të mëdha të bankave në histori

Imagjinoni një sekuencë të filmit “Titanic”, ku edhe pse është e qartë se anija gjigande do mbytet, procesi duket se zgjat një jetë të tërë. Pas shtatë orësh tragjedie, ju duhet të shihni një tragjedi pas tjetrës, pasagjerët që vrapojnë me sendet e tyre të çmuara, të cilat nuk i mbajnë varkat e shpëtimit.

Mjerimi rrjedh më shumë nga fakti se nuk dihet se kur kjo panoramë dhimbjeje do marrë fund. Tashmë, kriza financiare më e madhe në SHBA, që pas Depresionit të Madh ka hyrë në vitin e dytë dhe ka shkatërruar institucionet e shquara financiare globale.

Ajo ka lënë një gjurmë të madhe në thesarin amerikan, ka destabilizuar sistemin botëror financiar dhe në fund të tunelit nuk duket akoma dritë. “Lehman Brothers Holdings Inc.”, një ndër bankat më të mëdha të investimeve në SHBA, u zhyt në krizat e hipotekave duke krijuar kështu falimentimin më të madh në histori. Firma 158-vjeçare, e cila u ka mbijetuar falimentimeve hekurudhore të vitit 1800, Depresionit të Madh të vitit 1930 dhe rënies së Menaxhimit të Kapitalit Afatgjatë para një dekade, ka aplikuar për Dekretin 11 në Gjykatën e Falimentimeve Amerikane në Manhatan, më 15 shtator. Rënia e “Lehman”, e cila kishte më shumë se 613 miliardë dollarë borxh, i bën të duken më të vogla paaftësitë për të paguar të “WorldCom Inc.” në vitin 2002 dhe dështimin e “Drexel Burnham Lambert” në vitin 1990.

“Lehman” u detyrua të shpallte falimentimin, pasi “Barclays Plc” dhe “Bank of America Corp.” braktisën bisedimet për ta marrë përsipër dhe kompania humbi 94 për qind të vlerës së saj të tregut. “Ka gjasa që të jetë efekt domino, pasi dhe firma të tjerë dhe individë që janë mbështetur tek “Lehman” për çështje financiare do ta ndiejnë efektin”, u shpreh Charles Tatelbaum, një avokat falimentimi.

Dokumentet e falimentimit të “Lehman” u bënë nga avokatët e firmës me bazë në Nju Jork, “Weil Gotshal & Manges”, me në krye avokatin Harvey Miller.
Bankat rivale kanë mbajtur një sesion për organizimin e një rrjeti kontakti për transaksionet e të ardhurave me “Lehman”, për të reduktuar pasigurinë në atë treg. Ndërkohë pasiguria ekonomike dhe frika për atë që do vijë më pas vazhdon

Banka: Lehman Brothers Holdings Inc.

Viti: 2008

Asetet para falimentimit: 639 miliardë dollarë


“Lehman Bros Holings Inc.” ka bërë zyrtarisht dokumentimin e falimentimit më të madh në histori, më 15 shtator 2008. Banka e investimeve është bërë kompania e fundit financiare, e cila ka rënë pre e krizave aktuale ekonomike në vend. Sipas “Bankruptcydata.com”, asetet e Lehan përpara se të përgatiste dokumentet për falimentim ishin gjashtë deri në shtatë herë më shumë se asetet e falimentimit të dytë më të madh në histori në vitin 1980.

Kompania: WorldCom, Inc.

Viti: 2002

Asetet para falimentimit: 104 miliardë dollarë


Një muaj pasi skandali financiar u shfaq në të gjitha mediat, kompania e telekomunikacioneve, dikur agjencia e transportit në distancë, e dyta më e madhja në SHBA, aplikoi për falimentim. Shumë ekzekutivë të kompanisë “WorldCom” u shpallën fajtorë pas akuzave për mashtrim, së bashku me drejtuesin Bernard Ebbers, i cili u dënua me 25 vite burg. Kompania doli nga falimentimi në vitin 2004 me emrin “MCI Inc.”.

Kompania: Enron Corp.

Viti: 2001

Asetet para falimentimit: 66 miliardë dollarë


Kompania e energjisë e nivelit të lartë, kishte bërë miliarda dollarë në tregtinë e shkëmbimit të aksioneve të fshehta, derisa personat e brendshëm vunë alarmin mbi mashtrimin masiv financiar në “Enron”. Kjo shkaktoi një falimentim që tronditi gjithë botën financiare amerikane. Kompania u zhvlerësua në çast dhe mijëra punonjës u pezulluan, ndërkohë që rrogat e tyre ishin zhdukur. Drejtuesit Kenneth Lay dhe Jeffrey Skillin u dënuan për mashtrim, megjithëse Lay humbi jetën përpara se të dënohej.

Kompania: Conseco, Inc.

Viti: 2002

Asetet para falimentimit: 61 miliardë dollarë


Aksionet e kompanisë “Conseco”, një agjenci sigurimesh e vendosur në Indiana, dikur tregtoheshin me një çmim prej 58 dollarësh, por ato vlenin më pak se 1 dollar, kur konglomerati i fuqishëm deklaroi falimentimin. Kompania ishte zhytur në borxhe të mëdha për shkak të përvetësimeve të shumta dhe kredive të marra nga oficerët e kompanisë, për të blerë bursë për agjencisë. “Consego” doli nga falimentimi në vitin 2003.

Kompania: Pacific Gas & Electic Company
Viti: 2001

Asetet para falimentimit: 36 miliardë dollarë


Kompania më e madhe publike utilitare e Kalifornisë shpalli falimentimin pas parregullsitë bënë që ajo të humbte miliarda dollarë në borxhe, nga rritja e kostos së energjisë me shumicë. اmimet e shitjes me shumicë eventualisht ranë dhe ditën që kompania doli nga gjendja e falimentimit, në vitin 2004 aksionet e saj kishin vlerë tre herë më shumë se atëherë kur aplikoi për falimentim.

Kompania: Texaco, Inc.

Viti: 1987

Asetet para falimentimit: 35 miliardë dollarë


Kompania e naftës aplikoi për mbrojtje nga shteti me rastin e falimentimit pasi gjykata vendosi se “Texaco” i detyrohej kompanisë “Pennzoil” 10.5 miliardë dollarë për dëmtim, si pasojë e një marrëveshjeje të mëparshme. “Texaco” i pagoi “Pennzoil” vetëm tre miliardë dollarë në atë kohë duke pësuar kështu falimentimin. Ajo doli nga gjendja e vështirë financiare 361 ditë më vonë dhe u bë partë e “Chevron”.

Banka: Financial Corp. of America

Viti: 1988

Asetet para falimentimit: 34 miliardë dollarë


“Financial Corp. of America” deklaroi falimentimin pas pezullimit të një garancie 2 miliardë dollarë të degës kryesore të saj, “American Savings and Loan Association”, gjatë krizës së kursimeve dhe kredive të fundit të viteve ’80. Përpara se të aplikonte në gjykatë për falimentim dhe mbrojtje të aseteve të mbetura “Financial Corp. of America” kishet 34 miliardë dollarë asete.

Kompania: Refco Inc.

Viti: 2005

Asetet para falimentimit: 33 miliardë dollarë


Kompania e artikujve të përdorimit të gjerë, plotësoi dokumentet e falimentimit vetëm dy muaj pasi kishte marrë licencën e biznesit. Arsyeja ishte se ajo u përfshi nga skandali dhe shumë ekzekutivë dhe drejtues të saj u arrestuan, duke përfshirë këtu dhe ish-presidentin Tone N. Grant, i cili u dënua në gusht të këtij viti me dhjetë vite burg për fshehjen e të dhënave mbi borxhet.

Banka: IndyMac Bancorp, Inc.

Viti: 2008

Asetet para falimentimit: 33 miliardë dollarë


Pasi Korporata e Depozitave të Sigurimeve Federale e mori përsipër, “IndyMac” plotësoi dokumentacionin për falimentim. Gremisja ndodhi më së shumti për shkak të biznesit të hipotekave me pakicë të bankës. Përfundimi i bumit të shtëpive dhe kriza tjetër ekonomike e gjymtuan institucionin, duke qenë se huamarrësit nuk paguan në kohë kreditë e tyre dhe depozituesit u përpoqën t’i tërheqin paratë e tyre nga banka, po në të njëjtën kohë.

Kompania: Global Crossing, Ltd.

Viti: 2002

Asetet para falimentimit: 39 miliardë dollarë


Kompania e telekomunikacioneve shpenzoi miliarda dollarë për të shtruar kabull me fibra optike, i cili do të mbarte trafikun e rënduar të internetit në botë, por “Global Crossing” e pa veten ngushtë, kur flluska “dotcom” shpërtheu. Pasi shpalli falimentimin në vitin 2003, ekzekutivët e lartë të kompanisë u urdhëruan t’u kthenin 325 milionë dollarë investitorëve si rezultat e padive. Ato u hetuan gjithashtu nga kongresi, pavarësisht se asnjëri nuk u dënua.

Cdodite
 
Titulli: 10 falimentimet më të mëdha të bankave në histori

Dhe kete vit falimentoi banka me e madhe e investimeve ne SHBA,Lehmman Brothers dhe pritet akoma te falimentojne........
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top