Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 dhjetor shuhet TMK

Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, në mandatin dhe obligimin që ka për të raportuar rreth procesit të ndërtimit të Forcës së re të Sigurisë së Kosovës në Kuvend, në koherencë me shuarjen e mandatit të TMK-së dhe ndërtimin e FSK-së, ka pasur të enjten një raportim të detajuar para Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës. Raportimi i së enjtes ishte raportimi i parë i ministrit para këtij komisioni. Mujota i ka njoftuar anëtarët e komisionit se po afron koha e shuarjes së TMK-së, e cila do të ndodhë më së voni deri më 10 dhjetor të këtij viti. Ministri i FSK-së tha se tash ministria i ka përcaktuar të gjitha prioritet e veta bazë për ndërtimin e strukturës së ministrisë, por edhe të vet ngritjes së FSK-së. "Prioritetet tashmë i kemi përcaktuar, dhe në këtë drejtim e kemi edhe përkrahjen e Komisionit për Siguri; kapacitetet njerëzore, pajisjet dhe infrastruktura. Këto janë çështjet të cilat ne po i diskutojmë çdo ditë edhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë dhe kemi përkrahje të madhe," tha ai. I pyetur nga gazeta se kur do të bëhet ndërrimi dhe prerja e misioneve mes FSK-së dhe TMK-së, edhe ajo e dukjes publike të uniformës së FSK-së, për të pushuar së ekzistuari TMK-ja, ministri ishte pak modest në përgjigjen e tij, për dallim nga ajo që kishte raportuar brenda takimit të mbyllur në komision, ku datë të shuarjes së TMK-së kishte përmendur 10 dhjetorin 2008. "Sigurisht që dinamika e ngritjes së FSK-së po shkon ashtu sikur që është paraparë në planin e përbashkët me NATO-n dhe këtu besoj që deri në fillim të vitit 2009, kur do të kemi trajnimet e para të pjesëtarëve të FSK-së, do t'i kemi ashtu të plota të gjitha pajisjet dhe pamjen e ushtarit", tha ai.

Trajnimet kryhen më 15 qershor
Anëtari i komisionit, Naim Maloku, konfirmoi se më 10 dhjetor do të pushojë aktiviteti i TMK-së, dhe diku më 15 qershor do të përfundojnë shumë përgatitje trajnuese për FSK-në, kur do të kemi edhe njësitë e para të trajnuara, të përgatitura shumë mirë dhe sipas standardeve të NATO-s."Në komisionin tonë nuk ka pozitë dhe opozitë, sa i përket ndërtimit të FSK-së dhe segmenteve të tjera të sigurisë në Kosovë, por ky proces do ta ketë mbështetjen e plotë edhe të opozitës", tha ai. Edhe Maloku tha se propozimi për zgjidhje alternative të problemit për ushtarët e TMK-së, që fillimisht nuk do të kenë pensione, për shkak moshe, por edhe nuk do të mundë të jenë pjesë e TMK-së, është një propozim i qëlluar. "Një numër i tyre do të sistemohet si staf civil në ministri dhe një numër tjetër, që i plotësojnë kushtet dhe kriteret baras me konkurrentët e tjerë civilë, është kërkesë imja që të shkohet dhe të kalohet në favor të pjesëtarit të TMK-së, si përparësi në kushte dhe rrethana të barabarta, të parapara me ligj. ثshtë si opsion që një numër, pasi t'i plotësojnë disa kritere dhe kushte, si nga mosha dhe nga përgatitja fizike, që të aktivizohen edhe në policinë kufitare", tha Maloku. Ministri Mujota tha se tash janë përcaktuar edhe lokacionet për 7 kazermat e para ku do të vendosen ushtarët e FSK-së. Ministri, por edhe anëtarët e komisionit kanë vlerësuar se edhe përkujdesja që po planifikohet të garantohet për pjesëtarët e TMK-së, që do të mbetet përkohësisht pa të drejtën e pensionit dhe pa angazhim në FSK, do të jetë një përkujdesje e qëlluar dhe që nuk krijon probleme sociale.


KosovaSot

Eksperimentet vazhdojne...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back