10 baletet më të mira të të gjitha kohërave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
10 baletet më të mira të të gjitha kohërave

082e2f5c008a9d61a791f125497eaf19.jpg


Hirushja (Koreografia nga Rostislav Zakharov, Muzika nga Sergei Prokofiev)

Ekzistojnë shumë versione të këtij baleti, por origjinali është performuar në vitin 1945, në Moskë,. Prokofiev është një nga kompozitorët më të preferuar, me aftësi fantastike kompozimi dhe Hirushja e tij pa dyshim po aq e mrekullueshme. Bazuar në përrallën e famshme, baleti shquhet për rezultatet fantastike që pati prej verësimeve dhe tonin humoristik muzikor. Fillimi i baletit është një nga pjesët më të bukura muzikore që praktikisht është thuajse e panjohur.


[video=youtube;SOKLn-9izMA]https://www.youtube.com/watch?v=SOKLn-9izMA[/video]

Don Kishoti (Koreografi nga Marius Petipa, Muzika nga Ludwig Minkus)

Fillimisht i performuar në vitin 1869 në Moskë, Rusi, ky balet madhështor bazohet në librin “Don Kishoti i Mançës” nga Miguel de Cervantes. Historia nis me Don Kishotin dhe dëshirat e tij kalorsiake, së bashku me bishat mitike që të vdesin gazit. Varianti origjinal përbëhej nga 4 akte dhe 8 skena dhe është një balet i shkëlqyer në hijeshi dhe po aq i bukur në humor, me muzikë të jashtëzakonshme.



Bukuroshja e fjetur (Koreografia nga Marius Petipa, Muzika nga Pyotr Tchaikovsky)


Jo vetëm filmi i Disney-t, por edhe baleti i këndshëm ka një ndër muzikat më të mrekullueshme të të gjitha kohërave. Fillimisht i performuar në vitin 1890 në Shën Petërburg, Rusi dhe bazuar në përrallën e Charles Perraults “Bukuroshja e fjetur në pyll”. Historia flet për princeshë Aurorën, e cila është e mallkuar të shpojë gishtin në një makinë tjerrëse dhe të flejë për 100 vjet. Kjo zgjat derisa të zgjohet nga puthja e një princi. Ata martohen në fund të baletit dhe me fluturime, numra të bukur muzikorë, ky balet ngjitet në vendin e tetë të kësaj liste.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


ثndrrat e një nate vere (Koreografia nga Fredrick Ashton; Muzika nga Felix Mendelssohn)




Ky balet është performuar fillimisht në vitin 1962 e shumica e arritjeve i dedikohet Balanchine, që mblodhi gjithë gjënë në një të vetme. Mendelssohn nuk e shkruajti muzikën e baletit me vetëdije. U vendos si muzikë sfondi rastësisht dhe u ripunua më vonë si muzikë baleti. Historia sigurisht bazohet në dramën me të njëjtin emër nga i madhi William Shakespeare dhe shpejt është shndërruar në baletet më të mira të të gjitha kohërave.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Le Sacre du Printemps – Liturgjia e pranverës (Koreografia nga Vaslav Njinski; Muzika nga Igor Stravinsky)

Mund të ishte dhe tek numri 1. ثshtë ndër më të mirët, por qëndron poshtë në listë meqë zgjat vetëm 30 minuta, por rëndësia, bukuria dhe emocioni pas këtij baleti janë të pamasë. Premierën e pati në Paris, në vitin 1913 dhe qe një rebelim artistik që mbahet mend. Kur shkuan të shohin performancën, shikuesit nuk ishin të përgatitur për…pahijeshinë e tij!? Nga përdorimi i melodive fluturuese të baletit rus, audienca u shokua kur dëgjonte harmonizime të pavenda dhe aspak të hijshme e lëvizje rrapullitëse. Sot pritet më mirë nga audienca. Historia lidhet me sakrifikimin e një vajze të re për perëndinë e pranverës. Ajo vret veten në mes të kërcimit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Bajadera – Tempulli i kërcimit (Koreografia nga Marius Petipa, Muzika nga Ludwig Minkus)

Fillimisht performuar në vitin 1877, në Shën Petërburg, ky balet me katër akte konsiderohet nga disa si puna më e mirë nga Petipa. Historia flet për Nikijan dhe Solorin, të cilët i janë betuar njëri-tjetrit për besnikëri. Prej xhelozisë, Brahimi i Madh urdhëron që luftëtari Solor të vritet, por plani nuk i ecën siç duhet. Ndërkaq, Nikija vritet prej një gjarpri të lëshuar nga një burrë me emrin Raxhah, i cili beson se Solori duhet të martohet me të bijën e jo me Nikijan. Solori është gati duke u martuar me vajzën e Raxhahut, por perënditë në zemëratë vrasin çdokënd në tempull. Po, ky është versioni i shkurtër i tregimit, i interpretuar me lëvizjet më të njohura e që mbahen mend mirë prej baletesh (si rasti i Mbretërisë së Hijeve).

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Arrëthyesi (Koreografia nga Petipa dhe Ivanov, Muzika nga Pyotr Tchaikovsky)

Kjo pjesë është kritikuar në mbarë botën kur është dhënë premiera në vitin 1892, në Shën Petërburg, por që atëherë është bërë një nga baletet më të njohura të ditëve të sotme, falë lidhjes që ka dhe me Krishtlindjen. Bazuar në përrallën e E. T. A. Hoffmann, “Arrëthyesi dhe Mbreti Mi”, historia flet për një të re me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe arrëthyesi i saj i dashur shkon në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër Miut të lig.
Më vonë ai transformohet në një princ të bukur dhe ata shkojnë së bashku për në mbretërinë e zanave flokësheqer (Confiturembourg) për të mbretëruar përgjithnjë. Me muzikë të gëzueshme dhe kërcim të mrekullueshëm është bërë baza e baleteve popullore të shekullit XX.

[video=youtube;K65lcuHQn-E]https://www.youtube.com/watch?v=K65lcuHQn-E[/video]

Zhizel (Koreografia nga Coralli dhe Perot, Muzika nga Adolphe Adam)

Një nga rolet më të dëshiruara për balerinat e të gjitha kohërave është pikërisht personazhi i këtij baleti klasik. Bazuar në poemën e Heinrich Heine, flitet për një vajzë të re me emrin Zhizel, e cila takon një fisnik që vishet si njeri i zakonshëm dhe bie në dashuri me të, pa ditur prejardhjen e tij.
Kur një tjetër burrë, me emrin Hilarion, bie në dashuri me Zhizelin e zbulon fisnikun dhe Zhizel kupton se s’mund të jetë me të, prej nga çmendet dhe i pushon zemra. Në aktin e dytë, kur Hilarioni shkon të ngashënjehet mbi varrin e Zhizel, ai përshëndetet nga shpirti i një gruaje të vdekur me emrin Uilis, e cila e hedh në ujë dhe e mbyt. Kur vjen fisniku, Uilis e dënon me vdekje, por shpirti i Zhizelit i shpëton jetën e më pas niset në paqen e jetës së pasosur. Një balet plot emocion, i kërcyer bukur, konsiderohet klasik në gjithë format e veta të shfaqjes.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Romeo dhe Zhulieta (Koreografia nga Leonid Lavrovsky, Muzika nga Sergei Prokofiev)

Një tjetër balet i bazuar në veprën e William Shakespeare. Interpretuar fillimisht në vitin 1938, në اekosllovaki, u ripunua e ripa dhe u rishfaq në vitin 1940 në Leningrad, Rusi. Ky balet konsiderohet si simbol i muzikës dhe lëvizjeve e mbase kryevepra e baleteve të Prokofievit. Ky balet duhet parë e dëgjuar që të kuptohet. Lëvizjet, muzika dhe ngjyrat e tij sjellin lotë në sytë e kujtdo.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Liqeni i mjellmave (Koreografia nga Julius Reisinger, Muzika nga Pyotr Tchaikovsky)

Shfaqur për herë të parë në vitin 1877, në Moskë, me titull në origjinal “Mjellma e liqenit” u ripunua në mënyrë drastike nga Marius Petipa dhe Riccardo Driggo në vitin 1895 e në këtë variant është i njohur dhe nga audienca sot. Kur pati premierën u pa me kriticizëm të madh, me idenë se do ishte e vështirë të mbahej mend. Sidoqoftë, u shndërrua në kryeveprën e Tchaikovsky-t, edhe pse ishte baleti i tij i parë. Historia është për princeshën Odetë, e mallkuar nga Fon Rothbart që të shndërrohet në mjellmë ditën e njeri natën.
Një princ me emrin Zigfrid e shikon formën e mjellmës të kthehet në pamjen e bukur të Odetës dhe dashurohet me shikim të parë. Ata shkojnë së bashku në ballo deri në mëngjes, ndërkohë që Odeta largohet më herët për t’u transformuar në mjellmë sërish. Princi e kërkon dhe gjen një tjetër vajzë me emrin Odilë (që luhet nga e njëjta që luan dhe Odetën), e cila duket si binjakja e mbretëreshës mjellmë Odetë.
Ky plan ishte bërë sigurisht nga Fon Rothbart dhe kur Zigfridi bie në dashuri me Odilën, Odeta mallkohet për të qenë mjellmë përgjithmonë.
Duke kuptuar gabimin e tij, Zigfridi kërkon falje, por Odeta është në kurthin e të qenit mjellmë në përjetësi, kështu princi dhe princesha vetëvriten e i bashkohen Parajsës të dy. Kjo histori e fuqishme është parë nga audienca si diçka që tejkalon caqet e një opere. Filmi “Mjellma e zezë” mori një Academy Award kur u shfaq në vitin 2010 e është gjithashtu baza e historisë së Shrekut, filmit të Disney-t “Princesha Mjellmë” dhe të shumë tregimeve e legjendave. ثshtë një kryevepër e vërtetë e baletit dhe është konsideruar gjithnjë si një nga, në mos më i miri i të gjitha kohërave.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


-Disa nga videot e baleteve, nuk janë të të njëjtëve koreografë të përmendur në shkrim.
Përshtati Jeta Deda

b;revistaclass.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top