10 arsye PثR dhe KUNDثR pilulës

sa e keni zgjat kete teme ore.
nga sa pashe ketu jane thene te verteta e te paverteta per kontraceptivet orale dhe shumica se paskan idene se ca jane.

sigurisht qe kontraceptivet duhet t emerren me keshillen e mjekut gjinekolog, ama mos harroni qe te gjithe mjeket gjinekologe do tju japin me shuuuuuume kenaqesi kontraceptive. kam vene re qe i perdorin dhe vajza shume te reja....
personlaisht jam kunder tyre, pervec rasteve kur duhen per dorur per kurimin e semundjeve te ndryshme te sferes gjinekologjike, si dhe kur perdoren ne menopauze ne fillim te saj.

perdorimin e gjate nuk do ja rekomandoja asnjeres, panvaresisht se kontraceptivet permiresohen nga viti ne viti duke sjelle gjithnje preparate te reja me permbajtje te vogel estrogenesh dhe progresteroni per te ulur efektet anesore, prape se prape nj pjese e madhe e femrave qe i marrin kane incidence te rritur te kancerit te gjirit dhe te tromboembolise pulmonare. kane shume efekte te mira per disa semundje po kane gjithashtu shume efekte te keqija, keshtu qe si konkluzion nqs doni ti perdorni per tu ruajtur nga shtatzania dhe jo per tjeter gje, me mire gjeni menyra te tjera kontracepsioni per sa kohe jeni te reja.
 
Titulli: 10 arsye PثR dhe KUNDثR pilulës

Mbrojtje e re nga shtatzënia

Së shpejti injeksioni për kontraceptiv mashkullor
Një mashkull çdo dy muaj duhet të pranojë dy injeksione, të cilat bllokojnë prodhimin dhe pjekurinë e spermës. Kjo pritet në treg gjatë pesë viteve të ardhshme. Tetëdhjetë çifte britanike e kishin provuar kontraceptivin mashkullor dhe janë ndarë të kënaqur me ndikimin e saj. Sidomos janë të kënaqura femrat të cilat në rast se ‘funksionon’ kontraceptivi mashkullor do të kishin një problem më pak në planifikimin e familjes, e po ashtu më pak probleme me efektet anësore që do të mund të shkaktonin pilulat kontraceptive.

Planifikojnë injeksion edhe për femra
Kontraceptivi bazohet në atë se meshkujt çdo dy muaj duhet të pranojnë dy injeksione, të cilat ndikojnë në tru, kështu që bllokon prodhimin dhe pjekurinë e spermës. Ky injeksion përmban hormone të meshkujve testosteron dhe një version të hormoneve të femrave me ermin progesteron, e cila ndikon drejt për së drejti në tru, të cilat reduktojnë prodhimin e hormoneve të tjera dhe kontrollojnë prodhimin e spermës dhe pjekurinë e saj. Sa i përket efekteve anësore në raste shumë të rralla mund të ndikojë tek disponimi juaj apo edhe me shfaqjen e puçrrave. Njëkohësisht është duke u punuar edhe për një injeksion për femra, ngase kjo është një mënyrë për një kontroll më të thjeshtë dhe më të sigurt të shtatzënisë. Sipas profesorit nga universiteti i Edinburgut, Riçard Anderson, i cili ka përcjellë për së afërmi studimet dyvjeçare të kontraceptivit të meshkujve, ka ardhur koha që pos femrave edhe meshkujt të mendojnë për krijimin e familjes. Mirëpo, shumë femra kanë shprehur brengosjen e tyre, ngase përdorimi i pilulave kontraceptive tek to do të mund të shkaktojë kancerin.

Aborti si kontraceptiv
Sipas profesorit Anderson, ana e errët është aty se meshkujt duhet çdo dy muaj ta vizitojnë mjekun e tyre familjar, ngase duhet ta pranojnë injeksionin. Por, sipas hulumtuesve, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se këto injeksione nuk mbrojnë nga sëmundjet e tjera, si tek meshkujt po ashtu edhe tek femrat. Sipas një ankete, 15% e çifteve për të mos ardhur te shtatzënia e padëshirueshme përdorin prezervativë, 3% e femrave përdorin spirale, ndërsa 15% përdorin masa të tjera.

Pilulat hormonale nuk janë për të gjitha gratë

Gratë të cilat nuk do të duhej të përdorin kontraceptivin hormonal:
- konsumojnë më shumë se pesë cigare në ditë
- peshojnë më shumë se 90 kg;
- kanë tension të lartë të gjakut;
- migrenë;
- diabet;
- vena të zgjeruara apo trombozë në arterie. KS
 
Kontraceptivet

Perdorimi i pilulave kontraceptive per nje kohe te gjate mund ta coje femren ne fertilitet te plote. Dhe ka disa lloje kontraceptivesh sic jane:

1. Kontraceptive Hormonal (kontraceptiv oral, iplante, dhe injeksione.)
2. Kontraceptiv intrauterine ( eshte nje mjet qe vendoset brenda organit femeror dhe ky ben bllokimin e spermes, duke mos e lejuar ate qe te arrij vezen ne periudhen e pllenimit.)
2. Mjete me "kufizues" apo pa Spermicide ( ne diafragem, tek kapsula cervikale, ose kondomi femeror.)
3.Mjete te tjera te planifikimit familjar.
4.Sterilizimi femeror ( heqja e tubave.)
Ne nje survey te bere ne USA diku ne mesin e viteve 90 doli qe vetem 3% e femrave i perdorin kontraceptivet qofshin keta (sterilizim me operacion= 28%, kontraceptive oral 27%.)Dhe kur femrat u pyeten se pse nuk i perdornin kontraceptivet u pergjigjen se :
a. Nuk kane shume njohuri per ta.
b. Frika nga efektet anesore dhe rreziqet e tjere shendetsore
c. Kenaqesia per metodat qe perdorin aktualisht.

Cilet jane kontraceptivet dhe llojet e tyre?
Kontraceptivet jane:
1. Hormonal. Ata jane nje kombinim i estrogenit me progestin, qe zakonisht eshte nje forme perberese e estradiol, ose vetem progestin. Qe te dyja keto perdoren ne forma te ndryshme, si:
a. ne forme pilule ( shumica e kontraceptiveve oral qe permbajne estrogen dhe progestin ose vetem progestin.)
b. Mjete intramurale progrestin leshuese/prodhuese.
c. Injeksione (psh. Depo-provera qe eshte nje injeksion progestine) ose Lunelle ( nje combinim i progestined dhe estrogenit.
d. Implantet. ( psh. sistemi Norplant.)
e. Pjese ngjitese ne trup (patches) si psh. Ortho Evra.)
in Patches. (eg, Ortho Evra).
Estrogen eshte hormone femeror me i bollshem dhe eshte pergjegjes per karakteristikat femerore. Perberesi estrogen mbajtes qe perdoret ne shume ne kontraceptivet oral eshte Estradioli i cili gjithmone perderet i kombinuar me progestin.
Efektet anesore te ketyre kontraceptiveve jane te shumta dhe me pasoja. Nder to mund te permendim:
1. Efektet ne Riprodhim. Kur perdoren gjate gjithe ciklit menstrual me progesteron, nderpresin funksionin normal te hormoneve te tjere riprodhues, si LH(hormoni luteinizues), FSH ( hormoni folikulo-stimulues)dhe qe ndalon ovulimin. Estrogeni, nga ana tjeter ndryshon strukturen qelizore te mbeshtjelljes se uterusit (endometrium) dhe bllokon implantimin e vezes se fertilizuar (pllenuar.)

2.Efektet anesore te Estrogjenit. Gjate dy apo tre muajve te pare te perdorimit te kontraceptiveve oral, efektet anesore te Estrogjenit ne pilulen e kombinuar (me progestin) jane:
a. Te vjella te shumta( qe mund te kontrollohen po te merret pilula gjate ushqimit ose ne kohen e gjumit.)
b. Dhimbje koke.(Sidomos tek grate me histori migrene dhimbja e kokes mund te perkeqesohet.
c. Marrje mendsh.( kjo shkaktohet si rezultat i atyre qe permenda me siper qe keta kontraceptive nderhyjne tek veprimtaria normale e hormoneve te tjere, duke sjelle crregullime ne normalitetin e tyre.)
d. Butesi te gjokseve dhe zmadhim te tyre.
Estrogjeni ka efekte anesore shume te zgjeruara ne shume funksione te tjera te trupit dhe organizmit te femres. Ketu mund te permendim:
1. Rritja e densitetit te kockes tek femra.
2. Ka efekte te perziera (te ndryshme) ne zemer. Eshte nje rregullues nga ana tjeter i kolesterolit dhe balancimit te nivelit te lipideve te tjera, por ne te njejten kohe rrit shanset e klaugules se gjakut (blood clotting), dhe gjithashtu rrit nivelet e rrezikut per goditje (stroke) tek disa femra.


Progesteroni (Progestin)
Progesterone (Progestin). Progesterone eshte emri i hormonit natural qe prodhohet ne trupin e njeriut. Progestogjen eshte forma sintetike
dhe Progestine eshte emri qe i referohet formave naturore apo sintetike qe ka efektet e progesteronit.Efektet anesore jane:
1. Efektet ne Riprodhim. Progestine mund te perdoret vetem ose e kombinuar me estrogjenin ne kontraceptivet oral.
Progeseroni mund te parandaloje shtatezanine ne disa menyra qe jane:
a. Bllokon LH(hormonin luteinizues, njeri nga hormonet me te rendesishem riprodhues te ovulacionit.
b.Formon nje barrier shume te fuqishme ndaj hyrjes se spermes ne uterus duke mbajtur mukusin cervikal ne forme shume ngjitese(sticky) dhe shume te trashe(thick.)
c. Pakeson mobilitetin e tubave te fallopit(transportojne vezen nga ovari per tek uterus)duke ndaluar transportine spermes.
d. Ndryshon mbeshtjelljen e uterusit duke e bere shume me te veshtire per vezen e fertiluar per tu implantuar.

Progestinat e perdorura si kontraceptive jane:
I..Brezi i dyte (psh. levonorgestrel, norethisterone) dhe
II. Brezi i trete (psh. desogestrel, gestodene,norgestimate, drospirenone.)

Efektet anesore te Progestinave.
1. Ndryshime ne hemoragji uterine, qe mund te coje deri ne mungese cikli menstrual.
2.Rrjedhje e padeshirueshme e qumeshtit te gjirit.
3.Dhimbje abdominale (te barkut.)dhe fragjisje.
4.Diarre.
5.Keputje, lodhje dhe dobesi te dukshme.
6. Ndjenje seksuale te zvogeluar dmth deshira per te kryer maredhenje seksuale bie ndjeshem.
7. Te vjella te shpeshta
8. Crregullim ne procesin e fjetjes.
9. Akne(bllokim i folikulave dhe pastaj rritje e ndjeshme e bakteries) dhe te kruajtura te shumta dhe te shpeshta te lekures
10. Depresion, irritabilitet dhe cregullim te menyres se te sjellurit.
11.Enjtje te fytyres, te nyjeve, ose te kembeve.
12. Shtim ne peshe
13. Efekte serioze ne zemer dhe ne ne sistemin e qarkullimit, cka do te thote se shkaton rritje te presionit te gjakut, tromboze (klogime te vogla te gjakut ne brendesi te venave), atak zemre sidomos i shpeshte tek ata qe marrin "brezin dyte" te progestinave, dhe goditje nervore te paekuilibruar. Por rreziku per te gjitha nuk eshte edhe aq i madhe, por gjithsesi mbetet shqetesues.
Me shqetesue mbetet Tromboza. Gjithashtu nuk duhet lene pa permendur edhe rreziku qe keto mund te sjellin dhe qe mund te jene nje ndihmese ne formimin e kancerit te gjirit dhe kancerit cervikal, si dy kancerat me te rrezikshem tek femrat dhe me pasoja nga me fatalet.
Marrja e kontraceptive progestin mbajtes mund te coje deri ne shkaktimin edhe te semundjeve periodentale ( te dhembeve)
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top