10 arsye PثR dhe KUNDثR pilulës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
10 arsye PثR dhe KUNDثR pilulës

A është e mundshme që edhe pas 30 vjetësh të paraqitjes së pilulës në treg, ende ekzistojnë dyshime? Ndonëse askush nuk konteston veprimin kontraceptiv të saj, shumica kontestohen rreth efekteve përcjellëse. Thonë se shkakton trashjen, vepron keq në qarkullimin e gjakut, shkakton krijimin e celulitit... cila është e vërteta?1. Gjakun e bën më të dendur

Pilula shton koagulimin e gjakut, për ç'gjë ai bëhet i dendur. Te femrat që kanë qarkullim të dobët, mund të shkaktojë qarkullim të dobët të gjakut në vena, ndërsa në raste shumë të rralla madje edhe trombozën. Patjetër ndërprejeni pirjen e duhanit, sapo të filloni të pini pilulën, posaçërisht po qe se jeni më e vjetër se 30 vjeç, sepse, krahas plakjes, shtohet edhe shtypja në arterie. Ushqimi i rregullt dhe i drejtë do t'ju ndihmojë në nivelin e kolesterolit dhe shtypjen e gjakut do ta mbani në kufijtë e lejueshëm.

2. Zbut dhembjet gjatë menstruacioneve

Shtrëngimet në bark, dhembja e këmbëve, kokëdhembja, janë simptoma tipike te ciklet e çrregulluara të menstruacioneve. Pilula e pengon aktivitetin e këtillë - vezoret pushojnë të prodhojnë vezë, andaj humbet edhe prostaglandina, prandaj shkaktohen dhembjet.

3. Zvogëlimi i puçrrave dhe i yndyrës së tepërt
Pilula, e cila përmban hormone femërore ndërprenë prodhimin e hormoneve mashkullore dhe në këtë mënyrë zvogëlon prodhimin e yndyrës dhe krijimin e puçrrave.

4. Shton punën e mëlçisë

Mjeti kontraceptiv shton punës e mëlçisë, e cila patjetër duhet të punojë shumë, në mënyrë që të metabolizojë. Në qoftë se mëlçia është në rregull, pilula nuk do të ketë kurrfarë veprimi përcjellës. Mirëpo, në qoftë se jeni e sëmurë nga hepatitisi, shtimi i punës së mëlçisë do të mund të shkaktojë probleme.

5. Rrit gjinjtë

Gjinjtë janë organ i cili më shumë se të gjitha organet e tjera reagon në praninë e hormoneve femërore. Gjatë muajve të parë të pirjes së pilulave, gjinjtë rëndom rriten ngadalë dhe forcohen. Kjo dukuri përcjellëse kryesisht është e kënaqshme, sepse grave me gjinj të vegjël i "pasuron" për ndonjë centimetër më shumë, ndërsa ato me gjinj të mëdhenj, kënaqen me faktin se gjinjtë u forcohen. Mirëpo, pas një kohe gjinjtë fillojnë të mësohen me praninë e hormoneve dhe shkaktohet përshtatja graduale e gjëndrave qumështore, të cilat fitojnë sërish madhësinë e tyre natyrale.

6. Ngadalëson rritjen e qimeve

Përdorimi i pilulës në bazë të hormoneve femërore zvogëlon numrin e atyre mashkullore dhe në këtë mënyrë ngadalëson rritjen e qimeve. Mirëpo, shtimi i qimeve në këmbë dhe në duar nuk është përherë pasojë e sasisë së tepërt të hormoneve mashkullore, më së shpeshti është trashëgimi.

7. Zvogëlon gjakderdhjen menstruale

Gjatë javës kur nuk përdorni pilulën, shkaktohen gjakderdhje, mirëpo ajo rëndom nuk është e vëllimshme, dhe nuk shkakton dhembje. Femrave anemike pilulat mund t'u preferohen për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore, sepse me humbje të vogël të gjakut zvogëlohet edhe sasia e hekurit të humbur. Gjakderdhja është mjaft me rregull, rëndom fillon dhe mbarën në të njëjtat ditë. Në qoftë se, për shembull, pilulën e fundit e keni pirë të hënën, gjakderdhja do të fillojë në afat prej dy-tri ditësh dhe do të përfundojë nga fundi i javës.

8. Shpejton krijimin e celulitit

Marrja e estrogjenit me anë të pilulës mund të shkaktojë mbajtjen e lëngut në indet jashtëqelizore, dobëson lehtë qarkullimin e gjakut, posaçërisht në këmbë. Te disa gra kjo mund të shkaktojë krijimin e celulitit, edhe pse pilula gjithsesi nuk është shkaktari kryesor i paraqitjes së celulitit.

9. Pilulën nuk bën ta përdorin gratë të cilët vuajnë nga diabetesi

Estrogjeni nga pilulat shkakton shtimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që te gratë e shëndetshme nuk krijon kurrfarë pengese. Por, te gratë të cilat vuajnë nga diabetesi, mund të keqësohet sëmundja. Andaj, gratë të cilat vuajnë nga diabetesi, patjetër duhet zgjedhur ndonjë mënyrë tjetër kontracepsioni.

10. Shkakton shtimin e apetit
Disa gra thonë se kanë fituar disa kilogramë që kur kanë filluar të përdorin pilulën. Pilula, ndërkaq, nuk përmban kalori dhe si e tillë nuk shkakton trashjen. Në disa raste shkaktohet ndryshim në qendrën e cila rregullon ndjenjën e urisë, andaj paraqitet nevoja e shtuar për ushqim.

Një grup biologësh gjermanë ka zbuluar edhe një dukuri përcjellëse, e cila deri tani nuk është vërejtur: pilula ndryshon ekuilibrin e disa materieve në organizëm, përkatësisht shkakton mungesë të betakrotenit (substancë e domosdoshme për prodhimin e vitaminës A), ndërkaq shton nivelin e kolesterolit. Betakaroteni është i mirë për organizëm sepse pengon çrregullimet në qarkullimin e gjakut dhe disa lloje të kancerit. ثshtë e njohur se kolesteroli duhet të jetë patjetër nën kontroll të vazhdueshëm, në mënyrë që të eliminohen problemet me zemrën dhe me enët e gjakut. Andaj, ç'duhet bërë? Përgjigja është e thjeshtë: duhet ndërruar ushqimin, sepse të gjitha ato çrregullime mund të zbuten ose madje të eliminohen tërësisht po qe se ushqimi është i përshtatshëm!
* Pa yndyrë! Po qe se, me gjithë ushqimin e kujdesshëm, kolesteroli edhe më tej është i lartë, duhet eliminuar yndyrat me origjinë shtazore, posaçërisht gjalpin, dhe duhet të zëvendësohen me vaj ulliri. Organet e brendshme, siç janë gjëndrat, veshkat, mëlçia, në tërësi duhet eliminuar nga ushqimi, ndërsa sallamet lejohen vetëm kohë pas kohe. Mishi i kuq mund të përdoret në ushqim më së shumti dy herë në javë. Ditëve të tjera duhet ngrënë mish pule, mish lepuri, mish gjeldeti apo bishtajoret, siç janë fasulja, qiqra.
* Perimet - patjetër! Perimet zvogëlojnë mungesën e betakarotenit: mjafton që gjellëve çdo ditë t'u shtohen karota, speci, domatja, korja dhe misri (përafërsisht 100 gramë). Veç kësaj, perimet ulin shkallën e sasisë së kolesterolit, sepse përmbajnë penj, të cilët zvogëlojnë absorbimin nga ushqimi. Prandaj, pos krundeve dhe drithërave, së paku një herë në ditë duhet ngrënë perime me fletë të gjera, siç janë sallatat dhe spinaqi. Gratë, të cilat përdorin pilulat, dy herë në vit duhet kontrolluar kolesterolin.
* Shumë ujë! Të ushqyerit e rregullt mund të zgjidhë edhe një dukuri përcjellëse të pilulës kontraceptive: ruajtjen e lëngjeve. Disa persona gabimisht besojnë se mosmarrja e lëngjeve do të zbusë mbufatjen. Në të vërtetë është e kundërta: duhet pirë sa më shumë ujë, sepse uji nxit punën e veshkave dhe pastrimin e organizmit. Përmirësohet edhe mikroqarkullimi. Perimet kanë shumë ujë, mirëpo gjatë ditës duhet pirë edhe së paku një litër e gjysmë. Pijet e gazuara dhe pijet alkoolike duhet shmangur, sepse ngarkojnë veshkat dhe vështirë lirohen nga organizmi.
Telegrafi
 
sdua te te behem i tepert por me te vertete teme perfekte qe jo shpesh sillen ne forum

Respekte sweet!
 
5. Rrit gjinjtë

Kam lexuar dhe une per kete,po ky fenomen dmth rritja, eshte vetem ne fillim se me pas shkojne ne madhesine origjinale.
+ Dobeson kockat...:s
 
baby angel pilulat duhen marre vetem mbas keshillesh nje doktori [gjinekollogu] sepse kan perberje hormonale e cila nuk ndikon gjithmon pozitivisht mbi organizm....

ate qe the qe dobson kockat? pse??
mos merni ilace mbas veshit....pyesni nje x doktorin ca ka pro dhe kundra....
cdo vajze eshte ndryshe dhe ka shume lloje pilulash qe jan te pershtatcme ne funksjon te organismit qe ke!
 
Shume dakort.
Tani,per te dyten, Sweet une doktorresh sjam ,por shkruajta ca kam lexuar dhe nese futesh kerkon do e shikosh qe eshte e vertete.
PS: Tani skam kohe po ndoshta ta sjell dite tjeter artikullin.
 
Pilula ka shume efekte pozitive dhe negative qe i sjell ne te njejten kohe!
Pervec atyre qe ka cituar bebi im, pilula sjell tharjen e lengut te syve, aritmi, ndryshim humori, ulje te deshires seksuale megjithate sigurisht ndihmon ne rregullimin e ciklit hormonal, ndihmon ne uljen e tumoreve beninj ne vezore (fibromat) etj.
 
duke i shtuar postimit briciolines time....pilulat jan te perdorura dhe ne kurrimin e disa semundjeve si psh : akneea , kist ovarian [sjam e sigurt qe i thone keshtu shqip]...gjithsesi ndikojne mbi aktivitetin hormonal ne organizm
dhe nqs nuk jan te mara korekt mund te kene efekte shume negative....mund tju crregullojne ter metabolismin e mund te krijojne semundje te tmershme
keshtu qe eshte sh mire te keshilloheni me nje gjinekollog :)

ps:baby ang kur te kesh kohe na e posto artikullin:) do me bente sh qejf ta lexoja nje x
 
Efektet dytesore:
-Rriy rrezikun e trombozes venoze
(phlebite)dhe emboli te mushkrive.
- Rrit rrezikun e aksidenteve koronare dhe te eneve te gjakut te trurit.
- Ne raste te rralla mund te nxise hipertension arterial.
- Influencon kancerin e gjirit dhe te qafes se mitres (vetem ne rastet e marrjes ne kohe te gjate dhe ne doza te medha).
- Mbron nga kanceri i vezoreve.
-Mund te shkaktoje tek melcia : modifikime te moderuara te enzimave hepatike,rritje te shpeshtise se litiazes te fshikeze dhe te disa kancereve beninj te vecante (adenome,hemangiome,hepatome.

Te tjerat dite tjeter .:) ;)
 
Pilulat.

Pilulat.

Pershendetje te dashur anetare.

Ktikisht nje histori e lezeme i kishte ndohur nje mikut itm ai vlet gjate me vajzat neper msn e nje dite kishte lene nje takim me nje vajze e cila e kishte bere te mendonte shume per te. Po i bie shkurt, ne momentin qe miku im e pa se kush ishte ajo ngeli me goje hapr me te verte nje vajze e shendoshe. Nuk dua te flas ketu per cilesite e kesaj vajze por doja te diskutoja me ju si mendoni ju per vajzat te cilat jane me nje mbipeshe. Me beri shume pershtypje reagimi i asaj vajze ne ate takim, ikishte thne djalit nese je ne siklet qe je me mua ne nje tavoline mund e cohesh….. por djali nuk donte qe ta ofendonte e i tha se nuk ndihej ne siklet. Interesantja e gjith kesaj ishte se ajo pervc se kishte nje trup te shendosh qe e bente me pak fjale te ndihej ne siklet veten e saj e po ta degjoje do te dilje ne nje perfundi i cili te lente te mendoheshe se kjo vajze e urrente veten e saj, por ne veten e saj ishte nje vajze shume inteligjente e shume e mire. Ajo me pak fjale i kishte thne mikut itm se merrte pilula per tu dobesuar. Si mendoni ju, a eshte zgjidhja e duhur kjo?
 
Gjarperesha me duket se je cik jashte teme.

Sdq pilola (kontraceptivi) duhet marre vetem me keshillen e mjekut. Shoqet e mia qe e marrin kane bere nje sere analizash para...
 
PILULA KONTRACEPTIVE PER MESHKUJT!
Tani gjenden dhe pilula per meshkujt. Nje ekip mjekesh nga New Yorku ka krijuar nje pilule kontraceptive per keshkujt pa patur efekte sekundare. Sic dhe ne rastin e femres, mbas ndalimit te ilaceve, mund te ken femije pa asnje problem. Pilula e re ka ne perberje elemente kimike te cilat bllokojne temporar prodhimin e spermes.
Efektet e kontraceptivit zhduken 3 muaj mbas ndalimit tratamentit.
Sipas doktorova mashkulli mund te perdori per nje kohe me te gjate pilulen sepse nuk provokon sterilitet.
 
Hmmm dhe keto me efekte negative pfff
 
Gjarperesha me duket se je cik jashte teme.

Sdq pilola (kontraceptivi) duhet marre vetem me keshillen e mjekut. Shoqet e mia qe e marrin kane bere nje sere analizash para...

JAM KUNDER pilulave!

Respekte per temen sweetzzinna

Akoma egziston legjenda qe pilulat prvokojne sterilitet [sic tek meshkujt dhe tek femrat....se tani ka dhe pilula per meshkujt] dhe qe shendoshin
Pilulat kan ne permeberje sasi te ndryshme HORMONESH!
Nqs ti vete ne farmaci dhe kerkon nje kuti PILULASH, zonja farmaciste sja ka iden se ti vuan nga X semundje, ajo do te shesi...e te jep nje produkt qe i ben mire asaj per xhepin e saj.

Por duke qen njerez te krijuar nga nena natyre NDRYSHE, per secilin nga ne EGZISTON nje tip i ndryshem PILULASH. Edhe kete gje skemi nga ta dime ne , por meret vesh mbas nje pale analizash komplete.
Prandaj keshilla ime eshte qe para se te filloni ti fusni hormone trupit sju kushton gje te veni te kerkoni keshillen e doktorit perpara.

Pilula e mare mbas keshilles doktorit NUK PROVOKON STERILITET E AS NUK SHENDOSH!!
 
Hmmm dhe keto me efekte negative pfff
Me aq sa jan studiar nqs jan te marre nga keshilla e doktorit nuk kan asnje efekt negativ
Gjithesesi pilulat mashkullore nuk jan akoma aq te perhapura sa ato femroret dhe kjo per me sh arsyje
Duke filluar nga me e rendesishmja qe meshkujt nuk jan aq te kujdeseshm sa femrat per mos haruar ti mare cdo darke....dhe per ta egziston dhe condom.
 
Gjarperesha me duket se je cik jashte teme.

Sdq pilola (kontraceptivi) duhet marre vetem me keshillen e mjekut. Shoqet e mia qe e marrin kane bere nje sere analizash para...

ou nuk e dija qe u deshin kaq analiza perpara :)
 
Akoma egziston legjenda qe pilulat prvokojne sterilitet [sic tek meshkujt dhe tek femrat....se tani ka dhe pilula per meshkujt] dhe qe shendoshin
Pilulat kan ne permeberje sasi te ndryshme HORMONESH!
Nqs ti vete ne farmaci dhe kerkon nje kuti PILULASH, zonja farmaciste sja ka iden se ti vuan nga X semundje, ajo do te shesi...e te jep nje produkt qe i ben mire asaj per xhepin e saj.

Por duke qen njerez te krijuar nga nena natyre NDRYSHE, per secilin nga ne EGZISTON nje tip i ndryshem PILULASH. Edhe kete gje skemi nga ta dime ne , por meret vesh mbas nje pale analizash komplete.
Prandaj keshilla ime eshte qe para se te filloni ti fusni hormone trupit sju kushton gje te veni te kerkoni keshillen e doktorit perpara.

Pilula e mare mbas keshilles doktorit NUK PROVOKON STERILITET E AS NUK SHENDOSH!!

ou nuk e dija qe u deshin kaq analiza perpara :)
e ke prgjigjen me siper
 
vajzani, mos kini shume paragjykime ndaj pilulave, sepse dhe efektet anesore qe kane, jane pare, tek grupet e eksperimentit.te kete efekte te tilla tek vajzat e moshave te reja qe duan ta perdorin pilulen per efektin kontraceptiv, per efektin estetik, pra kunder akneve, e per uljen e cisteve te vezore, mund ta perdorin pa shume probleme, por mos harroni duke u konsultuar me pare me mjekun e duke pare analizat e gjakut, sepse sic edhe u tha me lart qe jane terapi hormonale (sepse tani me keshtu quhen, sesa fjala kontraceptiv) cdo person ka nevoje per nje dose individuale qe mund te jete e mjaftueshme.
persa i perket sterilitetit pilula nuk te ben sterile, perkundrazi eshte nje lloj mbrojtje kundrejt ketij fenomeni, pasi shume femra, mund te kene nje nr te kufizuar vezesh ne vezore, dhe marrja e pilules nuk lejon qe te ndodhe ovulacioni cdo muaj, duke kursyer keshtu vezet, dhe duke lene shtatezanine per kohen e deshiruar.(ju lutem mos ngaterroni mos ovulacionin me mos ardhjen e periodave ne fund te cdo cikli sepse jane gjera krejt te ndryshme)
shpresoj te mos jeni lodhur duke lexuar :lexim:
 
duke i shtuar postimit briciolines time....pilulat jan te perdorura dhe ne kurrimin e disa semundjeve si psh : akneea , kist ovarian [sjam e sigurt qe i thone keshtu shqip]...gjithsesi ndikojne mbi aktivitetin hormonal ne organizm

Po e vertete, ndihmojne dhe per ciklin. Mua sme kane pelqyer. Efektet anesore jane skandaloze. Te pakten per mua, se varet dhe nga trupi i njeriut. Mua psh me jepnin te njejtat e efekte si nje femer shtatezan ne 2-3 muajt e pare te shtatezanize...

:(
 
Ca efekte anesore ke zana?
Pilulat i ke mare mbas keshilles doktorit apo jo?

Nqs e shikon qe ste bejne mire nderpriti dhe konsulto dhe njehere tjeter doktorin!
 
Ca efekte anesore ke zana?
Pilulat i ke mare mbas keshilles doktorit apo jo?

Nqs e shikon qe ste bejne mire nderpriti dhe konsulto dhe njehere tjeter doktorin!

Mu keshilluan nga doktori. Jam e mendimit qe gjinekollogu te pyesi njehere, te njohi trupin e femres, dhe te zgjedhi pilulen qe pershtatet (jo te gjitha pilulat kane te njejten sasi hormonesh).

Zizina, patjeter qe i kam nderprere, kam 4 vjet pa to.
 
Mesa di une duhen bere analizat para se te pershkruhen pilulat....
e NQS ke efekte adverse....ndryshohet lloji i pilules
Sh mire ke bere qe i ke nderprere
 
Titulli: 10 arsye PثR dhe KUNDثR pilulës

po me gjith ato kunder qe paskeni shkrojtur ju njeriu mbasi merr pilulen duhet te pres vdekjen....mos ja fusni kot esht e vertet qe pilula ka shum gjera kunder po jan raste shum shum te rralla..na cdo ilac ka pro e kunder edhe aspirina qe esht ilaci qe marrim me shpesh esht shum e denshme per shendetin....mos e beni kaq gogol po e mira esht te shkoni tek nje gjinekollog se ka lloj lloj pilulash sipas analisave te gjakut pershkruhet
 
Titulli: 10 arsye PثR dhe KUNDثR pilulës

As nje ilac nuk eshte i mire nqs meret ne sasi te medha dhe pa nje ndikim te doktorit....
Pastaj dhe nqs te thot doktori...kjo ste garanton qe nje ilac te zgjidh nje problem e te prish tjeter gje...

Me pilulat eshte me rezik sepse kto kan hormone brenda qe bejne crregullime metabolike me serioze...

Aq kohe sa i merni me keshillen e doktorin jan ok!
 
10 arsye PثR dhe KUNDثR pilulës

A është e mundshme që edhe pas 30 vjetësh të paraqitjes së pilulës në treg, ende ekzistojnë dyshime? Ndonëse askush nuk konteston veprimin kontraceptiv të saj, shumica kontestohen rreth efekteve përcjellëse. Thonë se shkakton trashjen, vepron keq në qarkullimin e gjakut, shkakton krijimin e celulitit... cila është e vërteta?1. Gjakun e bën më të dendur

Pilula shton koagulimin e gjakut, për ç'gjë ai bëhet i dendur. Te femrat që kanë qarkullim të dobët, mund të shkaktojë qarkullim të dobët të gjakut në vena, ndërsa në raste shumë të rralla madje edhe trombozën. Patjetër ndërprejeni pirjen e duhanit, sapo të filloni të pini pilulën, posaçërisht po qe se jeni më e vjetër se 30 vjeç, sepse, krahas plakjes, shtohet edhe shtypja në arterie. Ushqimi i rregullt dhe i drejtë do t'ju ndihmojë në nivelin e kolesterolit dhe shtypjen e gjakut do ta mbani në kufijtë e lejueshëm.

2. Zbut dhembjet gjatë menstruacioneve

Shtrëngimet në bark, dhembja e këmbëve, kokëdhembja, janë simptoma tipike te ciklet e çrregulluara të menstruacioneve. Pilula e pengon aktivitetin e këtillë - vezoret pushojnë të prodhojnë vezë, andaj humbet edhe prostaglandina, prandaj shkaktohen dhembjet.

3. Zvogëlimi i puçrrave dhe i yndyrës së tepërt
Pilula, e cila përmban hormone femërore ndërprenë prodhimin e hormoneve mashkullore dhe në këtë mënyrë zvogëlon prodhimin e yndyrës dhe krijimin e puçrrave.

4. Shton punën e mëlçisë

Mjeti kontraceptiv shton punës e mëlçisë, e cila patjetër duhet të punojë shumë, në mënyrë që të metabolizojë. Në qoftë se mëlçia është në rregull, pilula nuk do të ketë kurrfarë veprimi përcjellës. Mirëpo, në qoftë se jeni e sëmurë nga hepatitisi, shtimi i punës së mëlçisë do të mund të shkaktojë probleme.

5. Rrit gjinjtë

Gjinjtë janë organ i cili më shumë se të gjitha organet e tjera reagon në praninë e hormoneve femërore. Gjatë muajve të parë të pirjes së pilulave, gjinjtë rëndom rriten ngadalë dhe forcohen. Kjo dukuri përcjellëse kryesisht është e kënaqshme, sepse grave me gjinj të vegjël i "pasuron" për ndonjë centimetër më shumë, ndërsa ato me gjinj të mëdhenj, kënaqen me faktin se gjinjtë u forcohen. Mirëpo, pas një kohe gjinjtë fillojnë të mësohen me praninë e hormoneve dhe shkaktohet përshtatja graduale e gjëndrave qumështore, të cilat fitojnë sërish madhësinë e tyre natyrale.

6. Ngadalëson rritjen e qimeve

Përdorimi i pilulës në bazë të hormoneve femërore zvogëlon numrin e atyre mashkullore dhe në këtë mënyrë ngadalëson rritjen e qimeve. Mirëpo, shtimi i qimeve në këmbë dhe në duar nuk është përherë pasojë e sasisë së tepërt të hormoneve mashkullore, më së shpeshti është trashëgimi.

7. Zvogëlon gjakderdhjen menstruale

Gjatë javës kur nuk përdorni pilulën, shkaktohen gjakderdhje, mirëpo ajo rëndom nuk është e vëllimshme, dhe nuk shkakton dhembje. Femrave anemike pilulat mund t'u preferohen për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore, sepse me humbje të vogël të gjakut zvogëlohet edhe sasia e hekurit të humbur. Gjakderdhja është mjaft me rregull, rëndom fillon dhe mbarën në të njëjtat ditë. Në qoftë se, për shembull, pilulën e fundit e keni pirë të hënën, gjakderdhja do të fillojë në afat prej dy-tri ditësh dhe do të përfundojë nga fundi i javës.

8. Shpejton krijimin e celulitit

Marrja e estrogjenit me anë të pilulës mund të shkaktojë mbajtjen e lëngut në indet jashtëqelizore, dobëson lehtë qarkullimin e gjakut, posaçërisht në këmbë. Te disa gra kjo mund të shkaktojë krijimin e celulitit, edhe pse pilula gjithsesi nuk është shkaktari kryesor i paraqitjes së celulitit.

9. Pilulën nuk bën ta përdorin gratë të cilët vuajnë nga diabetesi

Estrogjeni nga pilulat shkakton shtimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që te gratë e shëndetshme nuk krijon kurrfarë pengese. Por, te gratë të cilat vuajnë nga diabetesi, mund të keqësohet sëmundja. Andaj, gratë të cilat vuajnë nga diabetesi, patjetër duhet zgjedhur ndonjë mënyrë tjetër kontracepsioni.

10. Shkakton shtimin e apetit
Disa gra thonë se kanë fituar disa kilogramë që kur kanë filluar të përdorin pilulën. Pilula, ndërkaq, nuk përmban kalori dhe si e tillë nuk shkakton trashjen. Në disa raste shkaktohet ndryshim në qendrën e cila rregullon ndjenjën e urisë, andaj paraqitet nevoja e shtuar për ushqim.

Një grup biologësh gjermanë ka zbuluar edhe një dukuri përcjellëse, e cila deri tani nuk është vërejtur: pilula ndryshon ekuilibrin e disa materieve në organizëm, përkatësisht shkakton mungesë të betakrotenit (substancë e domosdoshme për prodhimin e vitaminës A), ndërkaq shton nivelin e kolesterolit. Betakaroteni është i mirë për organizëm sepse pengon çrregullimet në qarkullimin e gjakut dhe disa lloje të kancerit. ثshtë e njohur se kolesteroli duhet të jetë patjetër nën kontroll të vazhdueshëm, në mënyrë që të eliminohen problemet me zemrën dhe me enët e gjakut. Andaj, ç'duhet bërë? Përgjigja është e thjeshtë: duhet ndërruar ushqimin, sepse të gjitha ato çrregullime mund të zbuten ose madje të eliminohen tërësisht po qe se ushqimi është i përshtatshëm!
* Pa yndyrë! Po qe se, me gjithë ushqimin e kujdesshëm, kolesteroli edhe më tej është i lartë, duhet eliminuar yndyrat me origjinë shtazore, posaçërisht gjalpin, dhe duhet të zëvendësohen me vaj ulliri. Organet e brendshme, siç janë gjëndrat, veshkat, mëlçia, në tërësi duhet eliminuar nga ushqimi, ndërsa sallamet lejohen vetëm kohë pas kohe. Mishi i kuq mund të përdoret në ushqim më së shumti dy herë në javë. Ditëve të tjera duhet ngrënë mish pule, mish lepuri, mish gjeldeti apo bishtajoret, siç janë fasulja, qiqra.
* Perimet - patjetër! Perimet zvogëlojnë mungesën e betakarotenit: mjafton që gjellëve çdo ditë t'u shtohen karota, speci, domatja, korja dhe misri (përafërsisht 100 gramë). Veç kësaj, perimet ulin shkallën e sasisë së kolesterolit, sepse përmbajnë penj, të cilët zvogëlojnë absorbimin nga ushqimi. Prandaj, pos krundeve dhe drithërave, së paku një herë në ditë duhet ngrënë perime me fletë të gjera, siç janë sallatat dhe spinaqi. Gratë, të cilat përdorin pilulat, dy herë në vit duhet kontrolluar kolesterolin.
* Shumë ujë! Të ushqyerit e rregullt mund të zgjidhë edhe një dukuri përcjellëse të pilulës kontraceptive: ruajtjen e lëngjeve. Disa persona gabimisht besojnë se mosmarrja e lëngjeve do të zbusë mbufatjen. Në të vërtetë është e kundërta: duhet pirë sa më shumë ujë, sepse uji nxit punën e veshkave dhe pastrimin e organizmit. Përmirësohet edhe mikroqarkullimi. Perimet kanë shumë ujë, mirëpo gjatë ditës duhet pirë edhe së paku një litër e gjysmë. Pijet e gazuara dhe pijet alkoolike duhet shmangur, sepse ngarkojnë veshkat dhe vështirë lirohen nga organizmi.
Telegrafi
Shume mire qe e hape kete teme..!Se shumica jone se kemi nje imazh te plote per pilulat , thjesht cdo njeri mund te interesohet pak me shume per cdo gje qe merr , tani nuk jemi me ne 1950 ka shume menyra per ty informuar , keshtu thjesht infromohuni cfare merrni dhe beni ..:)
 
Pilulat -->>

Mire se ju gjeta te gjithve.
Mendoja se mund te me ndihmonit per kete teme...

Vajzat sot marin pilula disa dhe ne qfs jan beqare.

>Me kan thene shume njerz qe ato krijojne celulite dhe nuk te bojne mir per kohen e ardhshme.

>kurse te tjeret thojne qe te rregullojne siklin dhe je me e sigurte

po juve cfare mendoni????

Shkrim te kendshem
_sherrxhija_:grusht3:​
 
Edhe pse sjam femer me aq sa me ka then partneria varet nga personi ka disa qe thojne qe i shtojn celulitin dhe disa jo . Nje pergjigje e sakte mund ta maresh tek mjeku pasi cdo trup reagon ne menyren e tij.
 
Si veprojnë pilulat?

Pilulat hyjnë në qarkullimin e gjakut, kalojnë nëpër trup dhe veprojnë në indet dhe organet e trupit, njësoj si estrogjeni dhe progesteroni natyral. Por, hormonet në pilula janë sintetike dhe ato mund të kenë efekte anësore të shumta tek disa gra.

Ndër efektet anësore më të shpeshta janë dy: hemorragjia dhe humbja e apetitit. Hemorragjia ndodh, zakonisht, gjatë ciklit të parë dhe të dytë me pilula dhe pas kësaj kalon. Kjo ndodh derisa uterusi të mësohet me nivelin e ri të hormoneve në trup. Në qoftë se hemorragjia nuk ndalon pas disa muajve, gruaja duhet të shkojë tek doktori dhe ai do të thotë nëse duhet ta ndërrojë pilulën në lloj tjetër, ose duhet të ekzaminohet për ndonjë problem tjetër. Hemorragjia nuk do të thotë se pilula nuk vepron si kontraceptiv.

Të përzierat janë një efekt anësor i hershëm i pilulave. Kjo ndodh sepse estrogjeni i pilulës ngacmon mukozën e stomakut. Të përzierat kalojnë brenda tre muajve. Në këtë rast, ndihmon ta marrësh pilulën me ushqim dhe të përdorësh barna antacide për stomakun. Në qoftë se këto shqetësime vazhdojnë, duhet vizitë tek doktori, ose të merret një pilulë tjetër me 20 mikrogram estrogjen.

Dhimbjet e kokës, depresioni, ndryshimet në dëshirën dhe në përgjigjen seksuale, vaginiti dhe sekrecionet vaginale, infeksionet e traktit urinar, ndryshimi i rrjedhjes menstruale, ndryshimet në gjinjtë, problemet me lëkurën, inflamacioni i gingivave të dhëmbëve, agravimi i astmës dhe të sëmuresh shpesh me sëmundje virale, janë të gjitha efekte anësore të pilulave, që nuk duhet ta alarmojnë gruan, por që duhet t'i diskutojë me doktorin.

اdo problem që zgjat më shumë se dy ose tre cikle, duhet të raportohet menjëherë tek doktori. Simptoma të problemeve serioze janë: dhimbje të forta dhe ënjtje e këmbëve, dhimbje e fortë e kokës, marrje mendsh, dobësi, mpirje, turbullim i pamjes, probleme me të folurën, dhimbje gjoksi, marrje fryme, dhimbje barku. Këto duhet t'i tregohen menjëherë doktorit dhe gruaja të ndalojë, menjëherë, marrjen e pilulave.

Komplikacionet më serioze, që lidhen me marrjen e pilulave për kontrollin e lindjes, janë komplikacionet kardiovaskulare dhe sëmundjet e qarkullimit të gjakut, përfshi dhe trombet e gjakut. Trombet janë, veçanërisht, të rrezikshme, sepse ato kalojnë në largësi dhe vendosen në vende me rëndësi. Në gratë e shëndetshme, estrogjeni dhe progrestina nuk influencojnë shumë në formimin e trombeve.

Sëmundjet kardiovaskulare, përfshi dhe trombet e gjakut, shfaqen më shpesh tek gratë:

Që tymosin duhan;
Që bëjnë jetë sedentare;
Që janë mbi peshë;
Që janë mbi 50 vjeç;
Që janë me tension të lartë;
Që janë diabetike;
Që kanë histori të sëmundjeve të zemrës ose vaskulare;
Që e kanë të lartë nivelin e kolesterolit në gjak.

Sot, ka në shitje pilula të reja që kanë doza më të vogla dhe kanë efekte më të vogla në formimin e trombeve. Ato kanë më pak rreziqe, krahasuar me pilulat e mëparshme, për gratë që nuk kanë asnjë nga faktorët riskantë për sëmundjet kardiovaskulare që rreshtuam më sipër. Po qe se gruaja ka ndonjë nga faktorët që predispozojnë për sëmundje kardiovaskulare, pilulat e kombinuara mund të mos jenë për të. Po qe se nuk ka, rreziku nga këto pilula është shumë i vogël.

Ka disa teste, që e ndihmojnë doktorin të parashikojë se cila grua nuk do të bëjë trombe kur përdor kontracepsionin hormonal, por nuk ekziston asnjë test që të parathotë se kush do të bëjë trombe kur merr pilulat. Si me shumë vendime lidhur me shëndetin, biseda e ndershme me doktorin, lidhur me historinë shëndetësore të gruas, është mënyra më e mirë për të marrë vendime të drejta për përdorimin e pilulave.

Shumë gra shqetësohen nga frika e trombeve, kur përdorin pilulat. Ka disa shenja lajmëruese që tregojnë për trombe. Ja disa prej tyre:

Dhimbje barku;
Dhimbje gjoksi, marrje e frymës;
Dhimbje koke (veçanërisht dhimbje të reja, të forta, që shoqërohen me marrje mendsh, vështirësi në të folur, të fikët, mpirje, dobësi në anësi);
Probleme me sytë (pamje e mjegull ose humbje e pamjes)
Dhimbje të forta në këmbët (skuqje dhe ënjtje e pulpës dhe kofshës).
Kush provon këto simptoma, duhet të kërkojë ndihmë mjekësore menjëherë.

Duhen, zakonisht, një deri tre muaj, që trupi të fillojë të prodhojë hormonet e tij përsëri pas ndërprerjes së pilulave. Gjatë kësaj kohe, cikli menstrual i gruas do të kthehet në gjendjen para përdorimit të pilulave. Menstruacionet do të jenë siç i kishte më parë. Po qe se periodat ishin të çrregullta përpara fillimit të pilulave, gruaja përsëri do të ketë perioda të parregullta, pasi t'i ndërpresë pilulat. Po qe se kishte perioda të rregullta, ajo do të kthehet përsëri në një cikël normal. Asnjë rritje e ngërçeve ose shfaqje e hemorragjisë nuk do të ndodhë duke lënë pilulat. Thjesht, trupi do të shkojë në gjendjen e parë.

Gra të ndryshme raportojnë "efekte anësore" të ndryshme, pas ndërprerjes së përdorimit të pilulave. Mund të ketë pak dobësi, lodhje, pak dhimbje koke për pak ditë. Të tjera shfaqje mund të jenë të përzierat dhe forcimi i gjinjve. Këto ndryshime ndodhin nga ndryshimet hormonale. Ato mund të ndodhin edhe nga shqetësimi i gruas ngaqë i la pilulat.

Mund të ketë ndryshime në peshë, sepse pilulat me shumë estrogjen mund të shkaktojnë rritjen e peshës nga retencioni i ujit në trup. Kur ndërpritet marrja e pilulave, do të vihet re një rënie e vogël në peshë, pasi ulet retencioni i ujit.

Grave që marrin pilula për kontrollin e lindjes, u ndalohet rreptësisht të tymosin duhan. Tymosja e duhanit ul efektivitetin e pilulës dhe rrit rrezikun e atakut në zemër, në tru dhe formimin e trombeve. Ky rrezik është më i lartë, veçanërisht, për gratë mbi moshën 35 vjeç dhe që tymosin 15 ose më shumë cigare në ditë.
Pilulat për kontrollin e lindjeve nuk mbrojnë nga HIV-i ose sëmundje të tjera infektive seksuale (SIS). Për t'u mbrojtur nga transmetimi i SIS-it, duhet të përdoret kondomi, së bashku me pilulat.

Pilulat për kontrollin e lindjes duan pak kohë që të veprojnë. Kështu, pilulat janë efektive, në shumicën e grave, pas shtatë ditëve. Rekomandohet që gratë të vazhdojnë përdorimin e një forme tjetër kontracepsioni, ndërkohë që vazhdojnë me paketën e parë të pilulave. Gratë këshillohen t'i lënë pilulat në paketën e tyre origjinale, sepse kjo i ndihmon ato që t'i marrin rregullisht. Kjo është me shumë rëndësi, sepse pilulat duhet të merren në kohën e duhur (jo më shumë se 24 orë larg njëra-tjetrës). Për të evituar vonesat në marrjen e mjekimit, gratë këshillohen të kenë gjithnjë edhe një kuti rezervë dhe ta zëvendësojnë atë çdo muaj. Ato duhet të kenë, gjithashtu, një furnizim të përshtatshëm kur udhëtojnë në vende ku nuk do të gjejnë dot pilula.

Gratë që përdorin pilula antikonceptive, duhet të vizitohen tek gjinekologu një herë në vit. Kontrollet e tyre duhet të përfshijnë matjen e tensionit të gjakut, ekzaminim e gjinjve dhe të organeve pelvike, si dhe pap-testin. Disa gra mund të duhet që të bëjnë vizita më të shpeshta, kjo varet nga shëndeti i tyre gjinekologjik.

Gratë duhet të ndërpresin menjëherë marrjen e pilulave për kontrollin e lindjes, po qe se mbeten shtatzëna, kjo bëhet me qëllim që të parandalohen pasojat serioze tek fëmija në bark.

Gratë që sapo kanë lindur fëmijë dhe që nuk i ushqejnë fëmijët me gji, mund t'i fillojnë pilulat dy javë pas lindjes. Pilulat që përmbajnë estrogjen nuk rekomandohen për nënat që ushqejnë fëmijët me gji, sepse ato pakësojnë sasinë dhe kualitetin e qumështit dhe fëmija e merr estrogjenin me qumështin. Disa doktorë përshkruajnë pilula vetëm me progrestine për nënat që ushqejnë fëmijët me gji, por studimet më të fundit kanë treguar se kjo praktikë mund të rritë rrezikun e gruas për diabet. Duhen akoma studime për këtë çështje.
Pilulat për kontrollin e lindjes ndihmojnë edhe në mjekimin e disa gjendjeve shëndetësore të tjera.

Arsyeja më e zakonshme për të marrë pilulat e kontrollit të lindjes, siç e thamë, është të parandalohet shtatzënia. Ndërkaq, ka disa gjendje që mjekohen me kontraceptivët oralë. Këto gjendje janë:

Amenorea - Mungesa e menstruacioneve;
Dismenorrhea - Menstruacionet e parregullta me dhimbje;
Hypermenorrhea - Gjakosje menstruale të shumta;
Hyperandrogenismi - Superprodhim i hormoneve mashkullore, zakonisht, nga ovaret;
Hirsutismi - Rritje anormale e flokëve tek femrat, zakonisht, në qafë dhe fytyrë. Pilula nuk pakëson ose nuk eliminon flokët ekzistuese, por parandalon ose të pakëson rritjen e të tjerave. Pacientet, që marrin pilulat për kontrollin e lindjes për këto gjendje, zakonisht duhet të presin gjashtë deri 12 muaj që të shohin ndonjë pakësim të rritjes së flokëve.

Syndromi ovarian polycystik - Një grupim simptomash, që përmbledh shumë nga të më sipërmet (amenorrhea, hirsutismi dhe hyperandrogenismi), po ashtu infertiliteti dhe formimi i cysteve të vogla ovariale.
Endometrioza - Një gjendje me dhimbje, në të cilën, shtresa e brendshme e uterusit rritet jashtë tij, më shpesh në organet e tjera riprodhuese të gruas. Pacientet që marrin pilula kundër lindjes për endometriosis, mund të kenë nevojë të ndjekin porosi të tjera, që nuk shkruhen në paketë. Në vend që të marrin pilula për 21 ditë dhe pastaj të bëjnë një pushim prej shtatë ditësh, pacientet mund të këshillohen të marrin një paketë tjetër 21-ditëshe, menjëherë. Duke e bërë këtë vazhdimisht, parandalohen menstruacionet, që janë shumë të dhimbshme.
Periodat e parregullta.
Hemorrhagia uterine disfunksionale (DUB) - Hemorragji jo normale nga vagina, që shfaqet gjatë ciklit menstrual pa ovulacion.
Aknet.

Gratë që nuk i marrin dot rregullisht pilulat e kontrollit të lindjes, mund të përdorin një formë me dozë të lartë, që përdoret një herë në mënyrë urgjente, po qe se kanë bërë seks të pambrojtur dhe nuk duan të mbeten shtatzëna (kontracepsioni urgjent). Sot përdoret levonorgestrel (Plan B) pa recetë, për gratë 18 vjeç dhe lart. Levonorgestreli, përgjithësisht quhet dhe "pilula e mëngjesit tjetër". Ajo përmban doza të larta të të njëjtëve ingredientë që kanë edhe pilulat e rregullta të kontrollit të lindjes. Ato merren brenda 72 orëve nga seksi i pambrojtur. Gratë këshillohen ta marrin pilulën me ushqim, për të evituar përzierjen dhe të vjellat. Ndërkaq, kjo metodë nuk ka efekt, po qe se merret më shumë se njëherë brenda një muaji, ose kur gruaja është shtatzënë.
Pyesni doktorin para se të përdorni pilulat për kontrollin e lindjes.

Përgatituni përpara. Kështu do ta bëni diskutimin me doktorin më me kuptim. ثshtë mirë të sqarohen këto pyetje:

A janë të sigurta për mua pilulat për kontrollin e lindjes?
Cili tip pilulash do të ishte më i mirë për mua?
Cilat janë rreziqet që shoqërojnë përdorimin e pilulave?
A mund të përdor pilula për kontrollin e lindjes me cikël të zgjatur?
A duhet t'i marr pilulat, ekzakt, në të njëjtën kohë çdo ditë?
اfarë duhet të bëj po qe se nuk e marr një pilulë?
A mund të marr disa pilula të zakonshme, menjëherë, si formë e kontracepsionit urgjent?
Cilat janë fenomenet anësore më të zakonshme nga pilulat e kontrollit të lindjes?
Cilat efekte anësore kërkojnë kujdes mjekësor?
Cilat barna e pakësojnë efektivitetin e pilulave për kontrollin e lindjes?
Për sa kohë duhet të marr pilula për kontrollin e lindjes, përpara se ato të fillojnë të kenë efekt?
Sa shpejt pas ndërprerjes së pilulave të kontrollit të lindjes, mund të mbetem shtatzënë? cdodite
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top