1-vjeçari super inteligjent

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një fëmijë në Angli, i cili ka ardhur në jetë përmes një procesi lindjeje që zgjati vetëm 5 minuta, kur ishte 6 muajsh arriti të flasë dhe të ecë, ndërsa tani që është në moshën 1-vjeçare arrin të përdorë laptop-in, të marrë nën kontroll të plotë televizorin, si dhe të përdorë telefonin.

article-2510714-1989D165000.jpg


Heather Thorpe, nëna e tij 24-vjecare tregon se i biri aktualisht ka zhvillimin mendor të nje 2-vjecari dhe se ritmet e tij janë vërtet të kënaqshme.

"Jonathon është i zgjuar, i fortë dhe i shkathët. Nuk arrijmë ta besojmë progresin që bën ai ditë pas ditë. Më thërriti "mami", kur ishte 6 muajsh dhe tani ka një fjalor shumë të pasur. Më duket se e gjitha kjo ka lidhje me mënyrën si erdhi në jetë. E gjithë procesi i lindjes nuk shkoi më shumë se 5 minuta dhe ishte aq i shpejtë dhe i lehtë", tregon Heather.

http://youtu.be/UAOPuT3U1g4

Nëna e re thotë se djali i saj tashmë ka edhe një minipiano dhe duket shumë i apasionuar pas muzikës.Por ai 'vdes' të kërcejë edhe 'gagnam style' dhe të tundet dhe të shkundet mirë nën ritmet e kësaj muzike.
/ T. Channel
 
Last edited by a moderator:
Titulli: 1-vjeçari super inteligjent

Kila..:) s"kishte vidio artikulli ku e mora ..!!
 
Titulli: 1-vjeçari super inteligjent

Po kerkoja mos kishte ndonje video por nuk gjenden per momentin. Edhe pse mund te ndodhin
gjera te tilla, te vertetohej qe lajmi eshte i vertet s'do ishte keq.
 
Back
Top