1 tetori, Dita e Moshës së Tretë, përkujdesje dhe nderim

ida angel

:)
V.I.P
1 tetori, Dita e Moshës së Tretë, përkujdesje dhe nderim

1033.jpg


Ministria e Punës organizoi të premten me rastin e afrimit të 1 tetorit, ditës ndërkombëtare të moshës së tretë, konferencën kombëtare “Të Moshuarit-Familja, Shoqëria dhe Institucionet e Kujdesit Social”.
Ministri i Punës, Spiro Ksera, tha se “në mbështetje të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit janë hartuar edhe dokumenta të tilla si Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale, Strategjia Ndër-sektoriale e Përfshirjes Sociale si dhe më i rëndësishmi Dokument Politik Ndër-sektorial për Moshën e Tretë dhe Plani i Veprimit 2009-2013, i cili synon ndërtimin e instrumentave që mbështesin të moshuarit të ruajnë dinjitetin dhe pavarësinë e tyre, në familje dhe komunitetet, ku jetojnë”.

Ministri Ksera shtoi se përfundimi i procesit të decentralizimit ka mundësuar transferimin e shtatë qendrave të shërbimeve rezidenciale dhe ditore ku marrin shërbime të përkujdesit shoqëror 370 të moshuar, çka ka rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve për këtë kategori si dhe cilësisë së monitorimit dhe inspektimit të shërbimeve të ofruar nga institucionet e Përkujdesit Shoqërore, Publik dhe Jo publik nga Shërbimi Social Shtetëror.

Zoti Ksera shtoi se ministria e Punës po punon gjithashtu për nxitjen e vullnetarizmit si një element i ri i solidaritett ndërmjet brezave në shoqërinë tonë dhe si rrjedhojë e kësaj nxitje, numri i Organizatave Jo Fitim Prurëse, të liçensuara për moshën e tretë, është shtuar me 30%”.

Ai gjithashtu tha se pesë qendra ditore për të moshuarit, ofrojnë shërbime për 279 të moshuar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, ndërkohë që gjashtë qendra rezidenciale jopublike i ofrojnë këto shërbime për 116 të moshuar në të njëjtat rrethe. Ndërkohë, tetë shërbime komunitare dhe shërbime alternative ofrojnë shërbime për 1005 të moshuar në Pogradec, Gjirokastër dhe Elbasan.

Eva Pojani, Drejtore e Shërbimeve Sociale dhe Strehimit në Bashkinë e Tiranës, theksoi se “rritja e mbështetjes për të moshuarit, të cilët janë tradita dhe historia e një vendi, është e domosdoshme, pasi duke u kujdesur për ta, kujdesesh për prejardhjen tënde, për vlerat e tua si dhe të shoqërisë ku jeton”, ndërkohë që Prof.Dr.Edmond Dragoti, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, theksoi se “përkujdesja ndaj moshës së tretë, duhet të edukohet dhe ushqehet që moshë të vogël, prandai fakulteti ynë ka nisur programe të veçanta për t’i ndërgjegjësuar të rinjtë në këtë drejtim” . gazetashqip
 
Pe: 1 tetori, Dita e Moshës së Tretë, përkujdesje dhe nderim

gezuar diten e moshes se trete....!

sa i gjate si urim
sa me shume perkujdesje per te moshuarit....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top