1 nder 6 i semure,1 nder 13 psikik

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Nga 670 të burgosur që rezultojnë të sëmurë, 384 janë të sëmurë kronikë, ndërsa 291 prej tyre shfaqin probleme në shëndetin mendor

Një ndër gjashtë të dënuar në vendin tonë është i sëmurë. Pas të sëmurëve kronikë, që janë në masën më të madhe të pranishëm në burgje, personat me probleme të shëndetit mendor renditen të dytët. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Sipas këtij burimi informacioni, mes të burgosurve që aktualisht vuajnë dënimin në vendin tonë, mbi 670 persona kanë probleme shëndetësore, nga të cilët gati 300 persona vuajnë nga çrregullime të ndryshme psikike. Numri më i madh i pacientëve që shfaqin simptoma të qarta të sëmundjeve psikike aktualisht është në spitalin e burgut në kryeqytet, ku 71 të dënuar marrin mjekim të detyrueshëm, ndërsa 16 janë të shtuar përkohësisht. Pjesa më e madhe e të dënuarve me probleme në shëndetin mendor shfaqin simptoma të dukshme të skizofrenisë dhe kurohen për këtë sëmundje.

Të sëmurët në shifra


Në sistemin e burgjeve janë evidentuar gjithsej 675 persona me probleme shëndetësore. 384 prej tyre janë të sëmurë kronikë, nga të cilët 225 janë me probleme kardiake, 41 persona janë me diabet, 19 persona janë të sëmurë rëndë dhe pjesa tjetër janë me sëmundje të ndryshme, si polmunare, reumatizmale dhe me probleme traktit urinar. Ndërsa persona me probleme të shëndetit mendor janë 291, 74 prej të cilëve i nënshtrohen mjekimit të detyruar. Në këtë pasqyrim nuk janë të përfshira sëmundjet gastrointestinale, si ulcera, kolitopatitë dhe gastritet, të cilat janë tepër evidente dhe të kurueshme.

Shërbimi

Cilësia e shërbimit shëndetësor në burgjet shqiptare është në rritje. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë një strukturim të ri të stafit shëndetësor, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më të mirë të komunitetit me liri të privuar. Në strukturën e një institucioni penal ka mesatarisht një mjek të përgjithshëm, një stomatolog, një farmacist dhe katër infermierë, organikë e cila ndryshon në varësi të kapacitetit të burgjeve. Të dënuarit dhe të paraburgosurit janë të pajisur me kartela mjekësore dhe stomatologjike dhe u ofrohet asistencë mjekësore e specializuar në vendin e vuajtjes së dënimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me OBSH-në, po bën për herë të parë depistimin e të dënuarve për sëmundjen e tuberkulozit. Ky depistim ka filluar për herë të parë në burgun e Lezhës, ku janë depistuar 400 veta në bashkëpunim dhe me dispanseritë e rrethit të Lezhës. ثshtë planifikuar që ky depistim të realizohet për 4 mijë persona, gjithmonë duke respektuar vullnetin e lirë të personit. Në ndryshim nga të gjithë vitet e tjerë, stafi shëndetësor është trajnuar dhe po trajnohet mbi sëmundjen e sidës nga shoqata “Stop Aids”. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është sensibilizimi i stafit mediko-social dhe policor mbi sëmundjen e AIDS-it. Ky trajnim realizohet edhe për të dënuarit dhe paraburgosurit, ku dhe ata trajnohen dhe sensibilizohen mbi masat profilaktike të kësaj sëmundjeje. Për krijimin e niveleve sa më të mira të shërbimit shëndetësor në burgje, DPSH-ja ka lidhur edhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione mjekësore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto marrëveshje janë bërë me Autoritetin Shëndetësor Rajonal, i cili konsiston me asistencë mjekësore gjinekologjike në paraburgimin “Jordan Misja” dhe burgun “Ali Demi” për regjimin e grave. Gjithashtu edhe me Drejtorinë e Shëndetit Publik në Krujë, ku ofrohet ndihma e mjekut psikiatër, si dhe me Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, i cili ofron trajtime specifike mjekësore.

Shërbimi, më i mirë se një vit më parë

Në krahasim me vitin 2007, ku ishin akorduar 11 milionë lekë për medikamente, për këtë vit është akorduar një fond prej 18.5 milionë lekësh për sistemin e burgjeve. Për materiale stomatologjike në vitin 2007 u akorduan 1 milion lekë të reja, ndërsa për këtë vit janë akorduar 2.5 milionë lekë. Për aparaturat mjekësore në 2007 u akorduan 4.5 milionë lekë, ndërsa për këtë vit janë akorduar 9 milionë lekë. Gjithashtu, janë në proces tenderimi edhe aparaturat mjekësore, që do të shërbejnë për realizimin e një reparti reanimacioni në spitalin e burgut.


Korrieri​
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top