Titulli: 1 milion arsyje per te bere femije!
Mu duk shume i bukur shkrimi i saj dhe doja ta ndaja me ju, ne kete teme.
E verteta
Nga: Stefanie Welcher Thompson
Nuk enderroja per nje bebe si shume femra. E dija qe do beja femije me kalimin e kohes, por jeta kishte shume gjera te tjera pervec kesaj - dhe mbi te gjitha, suksesi me dukej gjeja me e rendesishme sesa dikush te me therriste "mami".
Mami im rrinte gjithmon ne shtepi me mua dhe me motren time, deri sa u detyrua te gjente pune pas divorcit me babain tim. Punoi tek nje kompani telefonash per 25 vjet me rradhe. Gjithmon me dukej pune e kote ne krahasim me cfare doja te beja une ne moshen e saj. Flisja me te kur isha e vogel, por ajo me fliste me aq qetesi.
- Mami, kur ishe ti e vogel, cfare doje te beje kur te rriteshe?
E pysja te zbuloja se cfare karriere donte ajo te ndiqte, por gjithmon ajo me qetesine e saj, kthehej nga une dhe thoshte:
- Gjithmon doja te kisha femije. Thjesht doja te behesha nene.
Pastaj pyesja prap:
- Po a nuk doje ti nje karriere, psh te ishe infermiere, ose mesuese?
Ndersa ajo thoshte me pershperime sikur donte te me thoshte nje sekret te cmuar:
- Vetem doja te behesha nene!
U rrita ne vitet 1960 dhe 1970, dhe nuk e kuptoja deshiren e saj. Shume gra po hynin ne vende pune, dhe une doja te filloja nje karriere timen sesa te rrisja femije si mami im. Ne vend qe te martohesha dhe te beja femije si mami im, e kisha mendjen tek suksesi, dhe nje vend i mire pune. Mendoja se cdo njeri mund te beje nje femije, por jo cdokush mund te shkoje ne cdo vend te botes. Shkova ne Europe, Azi, Afrike. Punoja ne nje gazete, dhe kisha emisionin tim ne radio.
Po, jeta ime mund te dukej si me perfektja, por veshtiresia erdhi ne moshen 41 vjecare kur une u bera nene dhe zbulova qe teorija ime ishte gabim. Asgje nuk krahasohej me dashurine qe kisha une per vajzen time. Ne vend qe te rrija ne pune me ore te tera, mbaja ate ne krahe deri sa ta zinte gjumi. Mos e merrni per ters, jam shume krenare me veten time qe e mbarova universitetin, dhe ndoqja nje karriere, dhe qe vizitova vende te bukura ne bote. Por tani them me vete sa bukur do te ishte sikur ta kisha perjetuar deshiren e mamit time me pare.
Te qenit nene eshte pozicioni me i bukur qe kam pasur ndonjehere. Tek shikoj vajzen time qe rritet, ehste me shume edukative per mua sesa dhjetra leksione qe kam ndjekur me pare. Tek shikoj buzeqeshjen e saj, eshte me me fitim sesa cmimet qe kam marr nga puna. Kur e prezantoj gocen me lojra, libra te rinj, eshte me emocionuese se piramidat e Gizes ne Egjipt.
Tani kur dikush me pyet se cili ka qene suksesi im me i madh, buzeqesh dhe them "Te qenurit nene". Mami im kishte shume te drejte. Femija eshte gjeja me e cmuar ne bote.