1.3 miliardë dollarë kanë 'fluturuar' jashtë Shqipërisë në 6 vitet e fundit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


Grupi për luftimin e korrupsionit me bazë në Uashington thotë se një shumë parash e barabartë me 1/3 e buxhetit vjetor të Shqipërisë, janë larguar në mënyrë të paligjshme nga vendin në pesë vitet e fundit, me anë të korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Global Financial Integrity (GFI) që përdor të dhënat zyrtare të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtare, vlerëson se vetëm në vitin 2008 nga Shqipëria janë transferuar në mënyrë të paligjshme 405 milionë dollarë ndërsa mesatarisht 131 milionë dollarë kanë dalë çdo vit jashtë vendin, duke i shpëtuar taksimit.

GFI përllogarit se nga Shqipëria në vitin 2005 kanë dalë 91 milionë dollarë, në 2006 kanë dalë 103 milionë dollarë, 2007 kemi 315, 2008 kemi 405, në 2009 kemi 233 dhe në 2010 164 milionë dollarë. Gjithsej në gjashtë vite kanë ‘fluturuar’ jashtë vendin 1.311 milionë dollarë. Edhe në këtë raport, ashtu si në atë të Transparency International, Shqipëria renditet krah vendeve si Ruanda, Sri Lanka, Samoa, Kenit etj.

Clark Gascoigne, zëdhënës i GIF thotë për Balkan Insight, se beson se 60% e kësaj shume vjen nga evazioni fiskal, 35% nga aktiviteti kriminal dhe 5% nga korrupsioni. “ثshtë një shumë e jashtëzakonshme parash që humbet për një vend si Shqipëria dhe nëse këto para do të kishin qëndruar brenda vendit mund të ishin përdorur për infrastrukturë, edukim dhe për nxjerrjen e njerëzve nga varfëria”, shprehet Gascoigne. Zëdhënësi i GIF nënvizon se një gjë e tillë i bën të pasurit më të pasur dhe të varfrit më të varfër.

Të dhënat e publikuara nga GFI përkojnë me ardhjen në pushtet të Sali Berishën në vitin 2005 me premtimin për “zero tolerancë” ndaj korrupsionit. Gjithsesi qeveria e qendrës së djathtë është përfshirë shumë herë nga skandale të mëdha korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë.

Transparency International në raportin e vitit 2012 për perceptimin e korrupsionit e përshkruan Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Organizata me bazë në Berlin e renditi Shqipërinë në pozicionin e 113 nga 176 vende, shumë poshtë pozicionit të vitit 2011 (95).

Shuma e parave që kanë dalë në mënyrë të paligjshme jashtë vendit:

2005 91 milionë $

2006 103

2007 315

2008 405

2009 233

2010 164



/Balkaninsight/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 
Titulli: 1.3 miliardë dollarë kanë 'fluturuar' jashtë Shqipërisë në 6 vitet e fundit

Saliu e ka fajin :teleskop:
 
Titulli: 1.3 miliardë dollarë kanë 'fluturuar' jashtë Shqipërisë në 6 vitet e fundit

Saliu e ka fajin :teleskop:

E kuptoj ironine tende,por duhet te shikojm qe kto vite ka qen pikerisht Saliu ne krye te Qeverise,dhe duhet te mbaj pergjegjesi. Sepse ne 2 fushatat elektorale te 2005 dhe 2009 ka "ngritur" zerin per luften kunder korrupsionit,ndersa Shqiperia esht e fundit ne Rajon sipas Transparency International,a e mbajti Saliu premtimin per luften ndaj korrupsionit?!
Sipas te dhenave te fundit,duket qe e ka perkeqsuar gjendjen e korrupsionit,jo ta ket luftuar...
 
Titulli: 1.3 miliardë dollarë kanë 'fluturuar' jashtë Shqipërisë në 6 vitet e fundit

He se ne burg do perfundojn te gjithe keta,do i kapi 1 dit reforma sic i kapi ne itali apo greqi etj qe i palosen te gjithe...do i vij ora dhe ketyre
 
Titulli: 1.3 miliardë dollarë kanë 'fluturuar' jashtë Shqipërisë në 6 vitet e fundit

Upppsss... Opozita e ka fajin do thot Sala
 
Back
Top