1... 2... 3... prova by @Baboon

S'ka me mire se sa te zgjohesh me kenge gjeli (thone disa) mirepo nese ke kaluar nje nate pa gjume ose te trazuar, kjo kenge te ngjan me çangen lebetitese ose alarmin qe zgjon ushtaret ne mengjes apo ne raste gatishmerie ne stervitjet routine... dhe une nuk kam hasur ndonje ushtar te lumtur nga ky lloj zgjimi.
Nata ime kish qene me teper se e trazuar dhe me njefare pertacie akoma me syte thuajse te mbyllur qe me dhimbnin e te enjtur porsi topa ping-pongu, me pak veshtiresi me kembe lokalizoj shapkat qe ndodhen jo larg krevatit por kurresesi afer ose ne menyre te rregullt nga njera-tjetra. Me disa levizje te njeriut te stervitur me erresiren ashtu pa hapur syte, kerkoj moken e ekspresit dhe ndersa e gjej, pesha e saj me kujton se eshte e palare (nga nata e djeshme s'di se sa kafe mund te kem bere rrjesht) - turfulloj dhe shajme vete. Mirepo serish nuk e laj.
Ideja e prekjes te ujit nuk me tundon aspak, perkundrazi. Ashtu pertueshem hap pergjysem nje sy-pingpong dhe nis te pastroj moken me nje leter guzhine aty. Ve kafen ne zjarr dhe pa kurrefare alarmi nisem drejt banjos.
Nuk e kam pare oren por jam i bindur qe eshte heret. Dhe ky mendim me lehteson disi, sepse ate dite kisha nje orar vizite ose nje pune te shpejte me sakt ne spitalin e zones. Dhe aty per aty vendos te bej nje dush teksa pres qe uji te ngrohet dhe e kontrolloj me levizje te shkeputura.
Nga prekja e ujit ne lekure neuronet reagojne dhe tashme dy sy ping-pongu jane te hapur plotesisht. Ujet e paket me kujton per te disaten here se duhet nderruar koka e dushit, e cila tek hedh uje ashtu shtrember, ngjan me perrmjerren e nje plaku qe vuan nga prostata.
Sapo dal nga banjo era e kafes eshte perzier me ate te gazit. Edhe sot e derdha kafen.
Me ndodh shpesh. Por gjithmone e kam nje arsye. Sot ishte faji i dushit te semure me prostate... Ndersa hedh kafen pothuajse ne te njejten kohe gjej dhe rrobat qe do vishja dhe teksa perziej sheqerin jam plotesisht i veshur. Gjerb nje gllenke te konsiderueshme kafeje, mirepo nuk e ndjej aspak efektin e zakonshem qe kafeja jep ne mengjes.
E di se cfare duhet por perpara se ta marr, ashtu lutem dhe pergjerohem me vete me shpresen qe diku nga nata e djeshme te ket ngelur pakez raki apo cfare do lloji tjeter alkooli. Por me ket etja e mbremshme i kish thare te tera shishet ashtu sic toka e zhuritur thit ujin e shiut te pare. Entuziazmin se duhet te kisha diku pak konjak ma shuan shishja qafe gjate bosh e ' Metaxa's ' qe e perplas me nerva bashk me kanatin e dollapit.
Tek peshoj mundesite me vete e kuptoj qe zgjidhja e vetme eshte te ulem diku ne lokal por sot sma ka enda te takoj asnje frymor qe flet. Dhe si pothuaj kudo neper klubet e provincave ke te papune, qylaxhinj, pensionist etj... qe kurresesi nuk te lene ta pish vetem; fjala intimitet eshte e huaj. Ose, ose dicka nga e cila dikush nga komuniteti e ka per detyre te te "shpetoje".
Me siguri ne kete ore te gjitha jan thuajse plot. Por me vjen ne mendje ceni... Cen topalli, i cili e kish lokalin pak sa te futur.
Me siguri atje do ishte bosh ose te pakten ndonje udhetar i rastit. Dhe arsyeja qe ish bosh, nuk qe pozicioni gjeografik i mejhanes se cenit por se ishin perhapur fjale qe rakia e tij kishte perberje te dyshimte. Ceni nga ana e tij mbrohej duke thene se keto fjale i kishin hapur konkurrentet nga xhelozia pasi kishin pare suksesin e Cenit me raki safi dhe mellenja te pjekura.
Madje e shoqja e Cenit, Bulja - gjithashtu topalle - shkonte edhe me tej... Sipas saj fjalet per rakine i kishte hapur Xoni - nje pronar lokali i njohur per aventurat e tij pas grave te martuara, shpesh puntore te tij dhe nga kjo ishte pothuajse gjithnje e varur ne xham "kerkojme pastruese, pjatalarese dhe ndihmes guzhinjere" - sepse i ishte vardisur kesaj dhe njeres prej tre te bijave te Cenit. Qe sipas fjaleve te Bules, ishin si sorkadhe.
Pa u vonuar kthej kafen e mbetur, ndez nje cigare dhe si nje makine me navigator, fus ne kok destination: "lokali Cen topallit".
Me nxitim dal nga shtepia por me kujdesin e nje shoferi qe vigjelon majtas-djathtas, perpara se te dal ne rruge kryesore nga brenda portes prej hekuri vezhgoj "trafikun" ; jo te makinave...
Ne kete gjendje nuk me mbajne aspak nervat te bisedoj me njeri. Dhe ne kete ore shanset jane qe te hasesh me mosha jo domozdoshmerisht te treta por nga puna rraskapitese... dhe djelli mesdhetar i ben te duken te gjithe te moshuar.
Takimi me nje (sidomos te gjinise se brishte) te tille do te ishte rraskapites per neuronet e mia ende te pergjumura. Pasi ngjajne me teper nje lloj "hetuesie" se sa bashke bisedimi. Dhe gjithmone me ze te larte, gje qe nuk e kam kuptuar kurre, bertasin sepse nuk degjojne apo qe te degjojne edhe pjesa tjeter e rruges ose shtepite ngjitur me te.

Jo pa nje fare gezimi shoh se rruga eshte bosh. Marr anen e trotuarit me shpejtesi. Nuk me habit aspak fakti qe ne nje vend ku nderprerja dhe furnizimi me energji elektrike eshte problem, dritat e rruges qendrojne ende ndezur duke i bere sfide djellit i cili ka disa ore qe "buzeqesh" fort. Qesh hidhur edhe e shpejtoj hapin me shume. Por gjithnje duke u kujdesur te mos "pagezoj" ndonje "torte" vegjeriane qe lopet e zones leshojne ne xhiron e tyre te mengjeseve dhe mbremjeve ne trotuar; veshtrimi me kap disa syresh qe leshojne ende avull e duken si te sapo dalura nga furra.
Nje tjeter paradoks alla ballkanas. Pak metra perpara se te arrij ne destinacion, ndesh me dy femije qe keto kohe coroditese per oret mesimore nuk besoj se e kane patur te veshtire te shmangin klasen.
Nga larg i shquaj ndersa numerojne duke vene here ne nje dore here ne tjetren disa monedha metalike... Sic duket po grinden se cfare do blejn.
U buzeqesh me sy si per ti salutuar dhe njeri i gjuan me brryl tjetrit, qe ishte i perpire ne llogarine e metaleve rrumbullake me koken ulur, per te me salutuar.
Pasi salutohem me ta me ne fund arrij... Kisha patur te drejte! Aty s'kishte frym njeriu.

Shquaj Cenin qe me telekomanden e tv ne dore ishte i perpire ne nje emision te rendomte mengjesi dhe me levizjet e njeriut qe zihet ne befasi, Ceni me pershendet perzemersisht pa harruar te ngise ne fytyre ate buzeqeshjen shekullore qe njerzit ja japin padronit.
Me fton te ze vend dhe me pyet se cdo marr... Duke mos i harruar thashethemet mbi perberjen e rakise te Cenit, i them me te shpejte se do doja ti hidhja nje sy barit. Ceni me ben rrug plot mirsjellje dhe, me zhurmen e kembes se tij prej druri qe hidhej anash me pas perpara, hyn nga pas banakut. I hedh nje veshtrim te shpejte barit te vogel dhe shquaj nje shishe "Metaxa" e cila mu duk e pahapur...
U binda per kete teksa jo pa veshtiresi per ti shpjeguar Cenit porosine por edhe nga shtresa e pluhurit qe kish zene shishja, gjithashtu edhe nga hutimi i Cenit i cili rrenoi diku nen banak dhe gjeti nje liste cmimesh te dale boje. Madje kerkoi ndihmen time per cmimin e artikullit.
I them te me mbushi nje got dopjo, dhe teksa e marr Ceni ma pret - "Po ulu mor te keqen xhai se ta sjell une. " E falenderoj por sidoqofte e marr goten dhe ze nje cep te larget ku serish kisha fushpamje se cili hynte e dilte...
Sa per duhanin ketu nuk ishte problem, pasi ne cdo bar dhe restorant pihej pothuajse kudo brenda.
Akoma pa u rehatuar mire kthej nje gllenke te madhe konjaku dhe bashk me shijen paksa te trash, ndjej ngrohtesine ne stomak. E kthej serish dhe ndez nje cigare. Perpiqem te kujtoj ndodhine e mbremshme. Si me tha ajo? Cilat ishin fjalet qe perdori?! S'me binin ndermend ose mbase truri im nuk ishte ende gati te perballej me rrjedhjen brutale dhe therrese qe situata mori mbreme. Prandaj e kthej serish goten qe pothuajse u zbraz.
Degjoj nje zhurm hapash dhe menjehere shfaqet Bulja gruaja e Cenit, me ecjen karakteristike si prej pate. Duhej te ket ardhur nga shkallet brenda - Ceni siper lokalit ka edhe shtepine - pasi nuk e pashe te hynte nga dera kryesore. Sorkadhet sic duket vazhdonin te flinin pa e prishur terezine... Bulja me pershendet dhe un shfrytezoj rastin te porosis edhe nje dopjo "Metaxa". Bulja menjehere me capin e saj te cale kthehet per tek banaku dhe teksa shoh mollaqen e Bules qe shkon lart e poshte me shume se tjetra si per te me pershendetur, mendoj me vete se vetem ne ne province tone e kemi ket zakon, qe sakati merr sakaten? Apo eshte nje tradite e hershme dhe e perhapur ne mbare vendin?
Ardhja e befte e Bules me shkund nga keto mendime, dhe pasi vendos ne tavoline dopion, ve edhe nje pjate te vogel me kikirike dhe duke e kthyer nga Ceni thote - "Po ti mor burre pse nuk i dhe nje pjate kikirike, a nuk e di qe kto pije shoqerohen me kikirike?" Flet ajo me nje ton prej eksperteje per kesi punesh. Dhe Ceni nga ana tjeter mermerit dicka te ngjashme si - "Ku merr vesh xhai nga kto pune " - dhe rrudh supet.
E falenderoj duke e refuzuar me miresjellje por Bulja serish me nje ton prej eksperteje si per te me shuar dyshimet me thote - "jane te jashme, jane falas." - shton me pas.
E kuptoj qe eshte e kot te kundershtoj. E falenderoj dhe pres qe ajo te largohet. Por per torturen time, Bulja ja nis nga "hetuesia" se si jam, si i kam nga shtepia, ku kisha qene e pyetje te ketij lloji...
Teksa fliste isha fiksuar tek nje nishan i saj pak siper buzes qe Bulja e kishte theksuar me teper ndoshta me nje laps. Verej makiazhin e rende dhe i jap karar me vete se sorkadhet e Bules, me siguri, stilin e pispillosjes e merrnin nga ajo.
Ne fakt nuk dija kush ishte me e madhja nga tre vajzat pasi kishin moshe te perafert. Por une mbase nuk i dalloja dot nga njera tjetra pasi visheshin pothuajse njesoj pavarsisht ngjyrave.
Ato ishin brune te kolme, jo shum te gjata dhe natyra ishte treguar bujare me permasat e tjera ne pergjithesi. Por makiazhi i renduar, buzet e lyera me nje te kuq shkelqyes dhe nje vijzim te theksuar rreth buzeve... tani qe po e mendoja s'di se cfare kishin ato prej sorkadheje. Edhe pse jam i bindur qe me siset e tyre te medha ishin endrra erotike e shume djemve te zones. Sidomos e Xonit. Ai me kenaqesi do e linte gruan per tja hipur njeres ne mos te trija sorkadheve se bashku me Bulen. Histori te tilla qarkullonin shpesh ne province...
Kisha degjuar njehere qe Xoni kish ngrene e pire me Cenin dhe pasi e kishte dehur me raki kete te fundit, fsheh kemben prej druri te Cenit dhe porsi nje ujk i uritur ngjitet lart te Bulja dhe sorkadhet e saj. Kishte lloj e lloj versionesh se cfare kish ndodhur atje lart; fantazia shfrenohej ne shkalle siperore. Por te gjitha keto benin pjese ne folklorin e kronikes roze te provices ku sigurisht Xoni, si nje dashnor i sprovuar me mustaqet spic, ishte prodagonist.
Pas ketyre fjaleve sorkadhet nuk zbrisnin tu sherbenin klienteve. Vetem me te rralle fundjavave kur vinin kliente nga qyteti. Dhe Bulja, si ushtallesh e sprovuar, i nxirrte tu sherbenin ato ashtu si brumbuj me siset e tyre te medha qe u benin te sterrmedha nga recipetat me tel qe shquheshin nga bluzat e ngushta qe vishnin... shkonin e vinin me idene e tyre te flirtimit perzier me perulsine per klientin qytetar.
Sic duket duhet te kem qene i zene me keto mendime ndaj dhe Bulja do jete larguar si te ket pare perhumbjen time.
Nuk e therras serish por me pretekstin e wc shkoj dhe marr nje dopjo tjeter. Ne fakt s'di pse zbriti Bulja. Me siguri e kish thirrur Ceni per tu siguruar qe cmimi i konjakut ishte ai i duhuri.
Alkooli pas dopios te trete, kish filluar te vinte ne pune neuronet e mia qe deri atehere duket sikur kishin patur nje lloj korace, jo ne gjendje te bashkevepronin me njeri tjetrin, dhe tani e kam pothuajse te fresket se cfare kishte ndodhur mbreme... Mesazhet, telefonatat dhe zhytja ne avujt e rende te alkoolit. Por serish nuk doja te kujtoja. Gjithsesi eshte e kote, Ajo eshte gjithmone ne mendjen time. Nganjehere me duket se mendja ime ka emrin e saj.
E largoj menjehere idene e nje dopjoje te katert sepse ora per takimin qe kisha lene per viziten me infermieren lokale po vinte.
Do te beja nje test per kontrolluar antitrupat, pasi para dy javesh kisha bere nje vaksine dhe se shpejti isha gati per te bere te dyten - kunder pandemise qe shkundi boten se fundmi por qe Bota vazhdonte me te njejten mos-koke carje serish. Eshte ne natyren njerezore te harroje fatkeqesite sado te renda qofshin. Ndryshe kjo jete do ishte e pajetueshme.
Ngrihem dhe shkoj te paguaj... Ceni gjithnje me ate buzeqeshjen e salduar ne fytyre prej servili ndersa Bulja me shprehjen serioze qe kerkon hesapi.
Kur po dilja nga hyrja kryesore, befas rrugen ma ze Sula i cmendur. Sula ishte rreth te gjashtedhjetave me floke te thinjur me onde dhe te dendur. Ishte nje amator shahu por tek e shikoje me pamjen e tij te kujtonte nje boksier gati per sherr qe do ti kallte daten kujdo pamvarsisht moshes... Mirpo Sula ishte njeri paqesor dhe asoak grindavec; mbase te vetmet here kur ngrindej ishte kur e mundnin ne shah.
Sula jo gjithnje kish qene i cmendur por e humbi kur njeri nga dhemte pesoi nje aksident automobilistik dhe nderroi jete.
Tek e kundroj nga koka tek kembet me nje kostum te trashe edhe pse djelli digjte ishte zbathur me nje pale pandofla te dala boje, nje triko me jake goxha te hapur dhe poshte sak nje kemishe qe s'mund tja percaktoja dot ngjyren nga ku dilte nje turre qimesh te dendura ngjyre argjendi dhe me mjekerr te parruar gjithashtu te thinjur. Me ato dy sy te kuq flake ngjante tamam si nje xhind, por Sula smund te ishte xhind pasi nuk besoj te kete nje xhind qe shetit me tabele shahu ne dore... dhe ai nuk shkonte askundi pa aksesorin e tij dallues : nje kuti shahu klasike e dale boje me e madhe se une me moshe, me siguri, prodhim i kohes se socializmit.
Dukej goxha i merzitur por nuk besoja qe te kish pire. Sula spara pinte. Doemos arsyeja ishte se dikush do ta kish mundur ose do ta kene refuzuar per ndonje match te shpejte.
Cilado te ishte arsye une nuk kish as deshire as kohe ta zbuloja. Mirepo Sula i cmendur qendronte midis meje dhe pjeses tjeter te botes mu aty ne dere dhe dukej sikur s'kish ndermend te luante per asnje arsye.
Thone qe te dehurit i hap rruge dhe i cmenduri. Dhe tani un u bera pishman qe nuk e rreklleva dhe dopion e katert pasi per Sulen, Une nuk isha dehur sa duhej qe cmenduria e tij te me hapte udhe.
I hedh doren miqesisht dhe e ftoj te ulet diku, nderkoh qe i jap Bules disa monedha metalike mjaftueshem per ndonje pije freskuese per Sulen. Dhe pasi pershendetem serish, arratisem thuajse me vrap nga kerkellitja e kembes se Cenit dhe formules se tij, diarre-sjellese te rakise, mollaqes lojacake te Bules dhe kutise "Made in Albania" se shahut te Sules.

Ndertesa e spitalit ishte nje godine e vogel dy kateshe me tulla te bardha silikati, tipike ne qytetet e vogla. Me gjerat e domosdoshme, salle lindje, farmaci, nje dentist dhe nje mjek te pergjithshem.
Aktualisht ishte e sapo punesuar nje mjeke e re. Quhej Ana.
Arsyja qe ja dija emrin panvarsisht se e kisha takuar dy ose tre here - nuk isha i sigurte pasi dy here kisha shkuar per vaksinen dhe para konsulte - ishte sepse pervecse u tregua goxha miqesore me mua gati gati intime, pamja e saj fizike ishte ndjellese ne menyre kriminale. Por un sot do takohesha me Floren infermieren qe banonte ketu.
Aroma karakteristike e barnave me cpon hundet sapo hy brenda. Ngjis shkallet e pakta dhe marr majtas per nga dhoma ku rrinte zakonisht infermierija Flora.
Per habine time dera ishte e mbyllur. Trokas por askush nuk me pergjigjet... Ne tentativen e dyt trokas me fort dhe pas nje pauze te vogel, ul doren e dorezes per poshte. Dera qe e kycur. I hedh nje veshtrim ores dhe per habine time edhe me te madhe shoh qe isha i perpikte madje dy minuta perpara orarit te caktuar nga vete Flora qe zakonisht njihej per natyren e saj korrekte.
Nga krahu i kundert tek dhoma e mjekut dera dukej hapur. Mendoj me vete qe Flora duhet te ishte atje duke zevendesuar Anen mjeken si zakonisht, ose jan te dyja aty pasi nuk i dija ditet ne te cilat mjeku eshte prezente ne spitalin tone... Kjo sepse mungesa e mjekeve e bente te pamundur mjekun fiks vetem per nje province.

Pershkoj korridorin e ngushte dhe gjendem para deres se hapur te mjekes. Trokas me force zakoni, fus koken dhe nje cerek trupi. Habise time i pergjigjet nga pertej syzeve me skelet te holle habia e javes qe ndodhej vetem. Me sakte une prisja te ishte dhe Flora por ne te vertete Ajo nuk ishte vetem... femija qe mbante ne krah nje nene e re po qante me te madhe dhe une s'di perse mendova gabimisht, qe "serentata" e vogelushit vinte nga tjeter kund. Me siguri do te bente ose kish bere ndonje injeksion.
Pas habise se shkurter ne syte e medhenje te javes, ze vend nje veshtrim i bute si kadife dhe pasi me pershendet duke me buzeqeshur, me thot te prisja dy minuta.
Buzeqeshja e saj me hutoi dhe ju hakerreva ngathtesise sime qe nuk e pyta per Floren. Por si nje femije i bindur po rrija i mbeshtetur ne murin e lyer me te bardhe te ndare ne mes, nje pjese me gerqere dhe nje pjese me te bardhen e bojes se vajit.
Pritja nuk vajti as nje minute dhe nena e re me pershendet me shikim nderkohe qe ledhatonte fund kurrizin e te birit qe nuk kish pushuar se qari.
Sapo hy brenda Ana vjen per nga une.
Kishte veshur taka. Bluza e bardhe karakteristike ishte e mbyllur vetem me dy kopsa dhe tek degjoja kercitjen e hapave - ajo bluzja e bardhe - nuk mundej ta fshihte fustanin e shkurter te ngushte dhe me ngjyra pranverore, dhe qe ne cdo hap zbulohej kofsha e bardhe e plote qe i linte rradhe tjetres te dukej.
Ne c'do kercitje take, gjinjte e fryre protestonin per liri brenda copes se fustanit gati per te kercyer jashte. Me nje vibrim qe e bente mishin te dukej si krem karamel. Lekura e saj e paster, qafa mesatare theksonte mjekren e saj qe tek fliste rrudhej paksa majtas ne menyre te bukur, poshte buzeve mishtore te fryra si gonxhe.
Nje hunde e zakonte ndante dy sy te zinj te medhej te cileve ajo - s'di te them per mode apo nga nevoje - u kish vene nje pal syze elegante; a thua sikur arsenali i saj joshes te ishte i varfer. Floknaja e saj e verdhe e krehur drejte dhe ne menyre te kujdeshme rrethonte fytyren si nje aureole ngjyre ari.
Ne fakt e kam te veshtire te pershkruaj Anen apo hiret e saj. Dhe te gjithe ksaj pamjeje i shtohej karakteri i saj babaxhan ku nuk e kishte per gajle te bente humor dhe shpesh fliste - madje e bente me qef te madh - me dialektin e zones; ndryshe nga paraardhesit e saj.

Me pershendet dhe me zgjat doren. Prekja e lekures se saj me jep nje ndjesi te bukur. I buzeqesh dhe s'di te them se cfare mermerita apo qendrova ashtu si guak duke shtrenguar doren e saj te bute. Me ne fund duart shkeputen dhe ajo kthehet duke me nxjerre ne pah fundshpinen e saj ku vithet duket sikur kercejne si 'puding ' nen kercitjen e takave. Por te them te drejten ndihesha konfuz, ose gati "impotent" ne pjesen time te "komunitetit qendror egzekutiv": trurit. S'mund te them per pjese te tjera, pasi diku kisha nisur te ndjej njefare "rrebelimi"...
Pas nje bisede te shkurter me te shpejte me shpjegon se Flora ishte diku pasi i kishte dale nje urgjence.
Qendroja i ulur perballe saj, dhe fshehurazi kundroja kofshet e saj qe leviznin lehte nga e majta ne te djathte ne karrigen rrotulluese dhe gati sa nuk leshoj nje pasthirrme kenaqesie... me te shpejte vendos doren perpara gojes. Parfumi i ngelur nga shtrengimi i duarve me trullos me teper se dopjoja e katert po ta kisha pire.
Me nje ton ankese ajo me thote se Une, jo vetem qe nuk kisha dale kurre ta pershendesja por si e re ketu as edhe per nje kafe mirseardhje apo urimi per punen ketu nuk e kisha marre.
Menjehere me vjen ne mendje Ceni bashk me Bulen dhe Sulen qe sapo isha ndare. Ndaj fteses per kafe i bej bisht per ndonjehere tjeter.
Ajo vazhdonte me tonin ankues se si nuk njihte asnje ketu dhe une, pikerisht Une e kisha per detyre ta prezantoja me ambientin perreth dhe ta shpetoja nga merzia pasi sipas saj, na ecte dhe muhabeti! Dhe kete e thoshte me nje shprehje fytyre dhe i jepte syze te saj si dy perla te zeza te medha qe bashke me makiazhin ngjyre te erret dukeshin edhe me te medha. Do te kishte bere edhe vet djallin te pergjerohej!
Buzeqesh si per ti dhene te drejte... Ne fakt heren e fundit - nuk e mbaj mend sa koh fiks - kishim folur goxha gjate. Pasi per koincidence Ajo kishte studjuar ne nje qytet ne Europe ku edhe Une kisha jetuar dhe punuar ca kohe. Kishte mall kur fliste sic ka mall cdo student per kohen, vendet, aventurat e cmendura etj. Dhe ndersa fliste merrte fryme thelle dhe cfrynte si per tu theksuar.
Pervec ankeses se saj, ajo qe theksohej sa here e bente kete, ishin gjinjte e saj te plote te cilet ngriheshin lart dhe vijza qe i ndante nga njeri tjetri theksohej ne menyre tejet ndjellese. Por sic thashe une isha 'impotent ' ne mendjen time, packa se jo kudo...
"Rebelimi" po intensifikohej ndersa ajo fliste dhe luante me stilolapsin e saj qe e cikte lehte tek buzet mishtore te lyera - nese ishin nuk jam i sigurte - me nje te kuq te zbehte. Madje hera heres e kafshonte nga pak duke me hedhur veshtrime te paturpshme.
Tashme nese "rrebelimi" do te kishte ze, do te ishte ze kreshendo...
Me nje levizje te shkujdesur stilolapsi i rreshket nga duart dhe bie nen tavoline.
Pothuajse ne te njejtin kohe - une mbase pakez me perpara - perkulemi. Dhe nga levizja qe beri ne qinten e sekondes, veshtrimi im kap rrufeshem hapsiren e brendshme te kofshave te saj te hapura pakez. Aq sa per te pare, brendine e tyre deri lart ku nuk isha i sigurte nese ishte tantella e zeze e mbathjeve te saj apo "pylli i magjepsur" qe rrethonte "faltoren" ku cdo mashkull pergjerohej per "ameshim"...
Stilolapsin e kapim pothuajse te dy ne te njejten kohe. Duart tona ciken per here te dyt ate dite dhe jo per tu pershendetur... Veshtrimet tona kryqzohen ne ate pozicion aspak natyral per te dy. Dhe po te dy buzeqeshim ne menyre serioze...
Une vazhdoja te isha "impotent" ne " komunitetin tim qendror egzekutiv" por diku poshte "rrebelimi" ishte kthyer ne "kryengritje" aq sa po shqyente kopsat e pantallonave te mia blu xhins te zbardhur.
Tek ngre koken serish lart dhe i ulur ne pozicion normal ne karrige, ndjej gjakun qe me ka hipur ne fytyre dhe s'di te them nese ishte nga enigma torturuese nen fustan - kishte apo jo mbathje - qe me beri te skuqem apo qendrimi per disa caste me koke ulur.
Ajo e kap veshtrimin tim konfuz dhe, per habine time me te madhe, ngrihet pa me thene asnje fjale dhe pse veshtrimi i saj fliste shume. Heshtja kishte ze. Heshtja renkonte plot afsh.
Me prek lehte tek supi im i majte me dore, njekohesisht me vithen e saj dhe del nga mbrapa meje.
Nuk guxoj te kthej koken as edhe te flas. Druaj se eshte nje enderr ndaj po te flas ose te leviz magjia do prishej dhe teksa qendroj ashtu si mumje, degjoj kercitjen e braves se deres qe mbyllej... Vertet po ndodh kjo? - mendoj me vete - dhe (vijon)
 

DeliriumMind

Deliricous is off 👋
@Baboon
Eshte mire... dhe pse eshte qeth pak a shum si shumica ketu 🤣
Ka marre pushim nga forumi per nje koh te pacaktuar por nga qe kam spiunuar njecik, me ka derguar ket shkrim sa me ju heq mallin 😜

Jo jo... ne te vertete kerkon nje mendim. A ta vazhdoje apo jo dhe nese keni keshilla per ti dhene.
 

Marla

eiπ +1= 0
Thuj nga une

Haj katnaro boll ju bone ishhhh pulave vazhdo shkruj dhe mos hajd me ne forum se paske pshtu 🤗 shume hugs nga Una.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
@DeliriumMind zemer ma pershendet @Baboon ,bej te fala Bukovskit shqiptar!! :))
E ka qar sapo rash ne dashur me Anen dhe hiret e saj ,nderkohe pak me pare shetita ne kafen e sules,cenit,bules e kush ishin ato tjeret. Ahagaga.
Nje shkrim udhtues plote hollesi dhe spontanitet!
Urime!!
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Aq inat na paska mare ky sa lere qe nk hyne te na pershendete, por dhe frymen e fundit ta harxhojme me kte shkrim? :d

Thuaj tka bo diss NGU-ja 😋
 

DeliriumMind

Deliricous is off 👋
@DeliriumMind zemer ma pershendet @Baboon ,bej te fala Bukovskit shqiptar!! :))
E ka qar sapo rash ne dashur me Anen dhe hiret e saj ,nderkohe pak me pare shetita ne kafen e sules,cenit,bules e kush ishin ato tjeret. Ahagaga.
Nje shkrim udhtues plote hollesi dhe spontanitet!
Urime!!
Sorkadhet 😂🤣🤣🤣🤣🤣🤣
Me ato kam qesh me lot hahahahaha
 
Top