Fakte të pathëna për Sirinë

Lauri

Anunnak
Një lexim krejt ndryshe i zhvillimeve të deritashme në Siri

I- Katër vjetët e konfliktit brutal kanë zhytur popullin e Sirisë në errësirë. Pamjet satelitore tregojnë se 83 përqind e dritave që ishin të dukshme kur protestat filluan në mars të vitit 2011 tanimë janë të shuara. Miliona njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe shumë janë duke luftuar për t'u furnizuar me ushqim, ujë dhe strehim, gjëra që ata kanë nevojë për të mbijetuar. Me mijëra refugjatë rrugëve të shkretëtirës së Lindjes së Mesme, rrugëve të shkreta të Evropës, të ikur nga lufta, duke u përballur me dhunën e kërbaçit, gazit lotsjellës në tokën e civilizuar evropiane, në atë që quhet kriza më e rëndë e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, me dhjetëra prej tyre që i shpëtuan plumbave e thikës së ‘djallit’ me njerëzit në valle, vdiqën rrugëve të Evropës në hambaret e kamionëve, janë duke kërkuar shpëtimin që nuk po e gjejnë dot.

Kryengritja filloi në mars 2011 me protesta paqësore, me sirianët të cilët shprehnin pakënaqësinë me padrejtësitë sociale dhe politike. Qeveria u përgjigj me dhunë, madje edhe duke përdorur armët e zjarrit kundër tyre. Nga ana tjetër, protestuesit ishin armatosur kundër qeverisë, të vendosur për të kërkuar të drejtat e tyre politike dhe civile. Pastaj erdhën të huajt: perëndimorët me saudët, rusët me iranianët dhe Hezbollahun – aty ku të gjithë donin të përfshiheshin, por jo për ta qetësuar situatën.

Megjithatë, ajo që dukej si një "Pranverë Arabe" dhe kryengritje e një populli, doli të jetë një plan i orkestruar nga familja 'Saude' të mbështetur gjerësisht nga Perëndimorët, në radhë të parë ShBA-të, kuptohet për interesa të përbashkëta. Familja mbretërore e Arabisë Saudite vazhdon të copëton koka njerëzish pa asnjë dallim nga ideologjia ISIS, siç kam shkruar në një nga artikujt e mi të mëparshëm për Gazetën JNK — “Dënimi me Vdekje”.

Sot tre vjet kur unë po raportoja nga Siria, qeveritë perëndimore trumbetonin vazhdimisht se janë duke e mbështetur opozitën siriane, si në aspektin e logjistikës ushtarake ashtu edhe të inteligjencës. Megjithatë, kryengritësit sirianë nuk i kanë konfirmuar pretendimet e tilla, ndërsa ndryshe raportohej për audiencën ndërkombëtare. Ndërkohë qeveria siriane kishte marrë mbështetje politike dhe ushtarake nga Irani, Rusia dhe Hezbollahu.

Perëndimi i quante paqësore kryengritjet e 'Pranverës' dhe në të njëjtën kohë, pretendonin se po dërgonin armë për kryengritësit e 'rebelimit paqësor' të shkretëtirës së Lindjes së Mesme! Ka diçka që nuk shkonte në krejt këtë situatë. Dikush thjesht po gënjente dhe po përpiqej të mashtronte mbarë botën.

Mbase gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark, i cili ishte komandant i NATO-s gjatë Operacionit të Forcave të Atlantikut në vitin 1999 në Kosovë, mund të na tregoj diçka. Ai ka krahasuar përfshirjen e SHBA-së në Siri, me bombardimet e Irakut në vitin 1993. Në një intervistë të transmetuar nga 'Democracy Now' në mars të vitit 2007 ai foli për një plan të SHBA-së për ta pushtuar Sirinë pas Irakut, si dhe Libanin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Iranin. Trazirat në Liban, thuajse janë në prag të shpërthimit, kjo do të ç'orientonte një barazpeshim të operacioneve të Hezbollahut, ndërkohë që në Libi, siç edhe dihet tanimë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës “CIA” ishte thellësisht e përfshirë, siç raportonte AP, material i transmetuar në 'NY Post'.

Për gjashtë muaj isha dëshmitar në territorin e trazuar sirian, ku konflikti i armatosur ishte mjaft ndryshe nga ajo që udhëheqja perëndimore ka pretenduar dhe vazhdon të pretendoj. Ata thonin se e kanë mbështetur Ushtrinë اlirimtare të Sirisë (UاS) në fillim të kryengritjes së armatosur - por në fakt Perëndimi qëllimshëm i kishte shkaktuar një rrëshqitje sistematike drejt kolapsit, pikërisht atëherë kur qeveria intensifikoi veprimet e saj ushtarake në fund të korrikut të vitit 2012, pasi në qershor komanda e përgjithshme e UاS-së, ua kishte prerë gjërat qartë Perëndimit: "Ne nuk jemi të interesuar për luftëra të zgjeruara, aq më pak me fqinjët tanë!"

Kjo ishte kështu, pasi gjatë periudhës maj-qershor 2012, disa të dërguar perëndimorë kishin depërtuar në territorin e trazuar, por pa sukses, ngase u bënin thirrje sirianëve që të futeshin në disa kompromise shumë delikate.

Abdulqader Al-Salah, i njohur si "Haxhi Marea", ishte një nga komandantët e kryengritësve në luftimet brenda dhe rreth Alepos. Ai ishte një nga kundërshtarët e zëshëm të planeve të huaja për tokën e Sirisë.

"Ata donin të na vënin në funksion të kompanive dhe korporatave perëndimore ushtarake, pas çlirimit nga Assadi," — më kishte thënë ai, gjatë intervistës sime të gjatë. "Ne i kemi refuzuar ata, por po kështu kërkuan edhe turqit, por u thamë jo," shtoi Al-Salah.

Al-Salah ishte plagosur në një sulm ajror më 17 nëntor të vitit 2013. Në atë kohë komanda qendrore “El-Teuhid” do të më shkruante për të më treguar dhe hapur dyshime se plagët e Al-Salah (si shumë të tjerëve!) nuk ishin kërcënuese për jetën. Megjithatë, ai më vonë ishte raportuar të ketë vdekur në një spital turk në Gaziantep.

Abu Mariam, një mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Alepos, gjatë vitit 2012 më shpjegoi pse kryengritësit i hodhën poshtë propozimet e ndërkombëtarëve.

"Kërkesat e tyre vetëm do të përkeqësonin papunësinë në vend, varfëria do të thellohej edhe më shumë dhe do të shkaktonte një katastrofë të re humanitare pas çlirimit", tha ai. Ai tha se sirianët nuk duan të bëhen kurban i interesave të huaja për të krijuar një fushëbetejë të re me Iranin. "Ne kemi nevojë për paqe me fqinjët tanë, mjaft më me vrasje," shtoi ai.

Në atë kohë Abu Mariam komandonte një 'brigadë çlirimtare' të përbërë nga studentët e tij, duke mbajtur vijën e luftimeve në zonën e lashtë të Alepos. Shumë nga studentët e tij thuhet se janë të vdekur, dhe unë nuk kam qenë në gjendje për të kontaktuar me atë që nga viti 2014, mirëpo një nga ushtarakët e tij, i cili e ka humbur këmbën A. Brahim, më ka treguar së fundmi se edhe Abu Mariam tanimë është radhitur në faqen e të ndjerëve në Siri.

/Vedat Xhymshiti — Gazetar i Pavarur
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

SI U THEMELUA FORMACIONI “SHTETI ISLAMIK”?

II— Iraku u pushtua si përgjigje e sulmeve terroriste të 11-shtatorit, edhe pseBin Ladeni ishte një arabo-sauditdheparatë e Arabisë Saudite e kishin financuar organizatën e tij ‘Al-Kaida’, e cila nuk kishte hapësirë veprimi në Irak. Iraku u pushtua pavarësisht faktit se pesëmbëdhjetë prej nëntëmbëdhjetë rrëmbyesve ishin sauditë që i rrëmbyen fluturaket civile duke i përplasur ato me Kullat Binjake në Nju Jork dhe shënjestra të tjera. Madje ishte thënë se Bin Ladeni po fshihej në Afganistan. Më vonë vetë Presidenti Bush tha se Iraku posedonte armë të shkatërrimit në masë, por edhe kjo nuk doli të ishte e vërtetë! Pastaj, administrata e Presidentit Bush tha se e kishin bombarduar Irakun, meqë duhej të mbjellnin farën e demokracisë atje.

“Arsyeja pse ne jemi në Irak është për të mbjellë farën e demokracisë në mënyrë që ajo të lulëzojë atje dhe të përhapet në të gjithë rajonin e autoritarizmit" — kishte thënë Xhorxh W. Bush, në tetor të vitit 2005.

Kur ShBA e kishte pushtuar Irakun në vitin 2003 — me ç'rast kishin shkaktuar organizime ushtarake për rezistencë kundër pushtimit të huaj — për amerikanët themelimi i rezistencës së armatosur e cila ishte quajtur “Shteti Islamik i Irakut”, (tash e tutje SHII) nuk kishte përbërë problem, prandaj edhe nuk ishin lodhur për ta shkatërruar atë. Sidoqoftë, amerikanët nuk do ta shkatërronin një krijesë të aleatëve të tyre të sektit fetar sunit, siç janë saudët arabë.

Shtatë vjet pas pushtimit, në fillim të vitit 2010, kryeministri irakian Nuri al-Maliki kërkonte pavarësi të plotë për vendin e tij. Kjo nga amerikanët shihej si një thyerje e besnikërisë ndaj Perëndimit, por edhe saudët nuk i duronin lidhjet e tij me shiitët në Iran, një armik i përbashkët amerikano-saudit. Ky fakt u bë i qartë në një deklaratë në fund të vitit 2011, kur presidenti amerikan Barak Obama dhe komisioni i tij i sigurisë kombëtare u ulën në një konferencë e cila u vlerësua si më e rëndësishmja që kishin mbajtur ndonjëhere për Irakun. Lidhjet e al-Malikit i takojnë natyrshëm orientimit me Iranin, një vend i cili është në listën amerikane të pushtimeve sipas ish-gjeneralit të ushtrisë amerikane Wesley Clark. Prandaj forcimi i al-Malikit dhe Irakut nuk do t’i shkonte përshtati interesave të ShBA-së dhe Saudëve që presin koka, stil ky i famshëm tanimë nëpërmjet shfaqjeve televizive të “Shtetit Islamik, të Irakut, Sirisë dhe Levantit”, tash e tutje SHIISL. Mbase kjo është arsyeja pse amerikanët nuk e kishin shkatërruar grupin e armatosur ShII, i cili ishte themeluar vetëm pak ditë pas pushtimit amerikan në Irak. Duhej një dorë e fshehur për ta balancuar veprimtarinë publike, siç thotë gazetari amerikan Mark Danner, me të cilin e shtruam këtë tematikë këtë vit në Londër.

Al-Maliki ishte ngritur nga errësira në pushtet, në pjesën më të madhe për shkak të frustrimit të ShBA-ve me kryeministrin ekzistues Ibrahim Xhafari, i cili ishte instaluar nga amerikanët në vitin 2006, derisa Al-Maliki u rrit brenda qarqeve amerikane si një yll deri në vitin 2007, kur ai lejoi forcat amerikane për të ndjekur milicinë shiite të Moktada al-Sadr në Bagdad dhe më pas dha urdhërin e tij për të sulmuar milicinë në Basra.

Por besimi i Uashingtonit ishte i fshehur rreth një arsyetimi në rritje ndaj rivalëve të Malikit. Zyrtarët amerikanë me nervozizëm e kishin shikuar atë derisa ai i arrestonte ish-kryengritësit sunitë të cilët thuhej se kishin rënë dakord për të luftuar al-Kaidën. Kjo gjë shton edhe një fakt se amerikanët mbajnë lidhje besnike me rrjetet e armatosura të sektit fetar sunit, të cilët financohen nga Sauditët dhe janë të listuar si “formacione terroriste”. Në vitin 2008 Maliki i kishte manovruar diplomatët amerikanë që kërkonin një prani afatgjate në Irak, një shenjë paralajmëruese për mungesën e mbështetjes së Irakut ndaj amerikanëve, pasi irakianët dëshironin largimin e trupave të huaja nga aty. Këtë fakt e kujton edhe gazetari tjetër amerikan Bob Woodward, i cili është edhe autor i disa librave, dy prej të cilëve “Plan of Attack” dhe “State of Denial” të cilët shpalosin fakte për pushtimin amerikan të Irakut.

Pas largimit të trupave amerikane, Maliki kishte përshpejtuar konsolidimin e pushtetit të tij, duke i instaluar besnikët e tij në poste kyçe ushtarake dhe të sigurisë. Ai urdhëroi arrestimin e zyrtarëve të lartë sunitë që kishin mbështetjen saudite dhe amerikane në qeveri. Dhuna sektare ishte kthyer në Bagdad. Maliki dëshmoi se ishte i paaftë për të ndaluar atë, madje situata erdhi deri aty ku irakianët e shihnin atë si një miniaturë të Sadam Huseinit, pushteti i të cilit i kishte shuar mendësitë e tilla.

Al-Maliki kishte punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit në Irak për të rrëzuar regjimin e Sadam Huseinit. Largimi [i pjesshëm] i ShBA-ve nga Iraku në fund të vitit 2011, ishte shoqëruar me rënien e Irakut verior në duar të Shtetit Islamik të Irakut. Në këtë periudhë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kishin deklaruar se al-Maliki duhej të heqte dorë nga kabineti i kryeministrit.

Në fillim të vitit 2013, SHII i cili më vonë do të bëhej ‘Shteti Islamik i Irakut, Sirisë dhe Levantit’ – kishte depërtuar në muret e burgut ‘Abu Graib’, duke çliruar më shumë se 500 të burgosur. Shumë prej tyre ishin veteranë të kryengritjes irakiane, të cilët do të harmonizoheshin si luftëtarë të shtetit të ri.

Më 14 gusht 2014, Al-Maliki njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Irakut, kjo pasi trupat e tij ishin të përçarë për shkak të operacioneve të ShII-së, një "grup terrorist", të cilët mund të ishin shkatërruar lehtësisht nga ShBA-të, pasi amerikanët kishin fuqi të mjaftueshme për ta bërë atë.

Xhafari dhe Maliki ishin kryeministra irakian të instaluar nga amerikanët. Të dy këta dështuan, gjë që vë në dukje faktin se kur të huajt fusin duart e përzgjedhjes së udhëheqësisë së një vendi, gjërat nuk shkojnë mbarë. Kështu jemi dëshmitarë të zhvillimeve të kësaj natyre jo pak të dyshimtë edhe në Kosovë, për çfarë dosja e NATO-s, për të cilën u shkrua që në vitin 2011, shpalosi shumë dëshmi.
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

SITUATA Nث SIRI DHE NGRITJA E KALIFATIT

III — Gjatë fund-shtatorit të vitit 2013, ShBA-të dhe Rusia ranë dakord për të çmontuar programin e armëve kimike të Sirisë. Sipas Shoqatës për Kontrollin e Armëve, ky proces ende nuk ka marrë fund - dhe në prill të vitit 2015, personeli shëndetësor sirian dëshmoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se sulmet e fundit nga autoritetet qeveritare ishin bërë me gaz të klorit në Siri. "Human Rights Watch" vlerëson se mbi 200 njerëz u vranë nga sulmet e fundit të klorit. Rreth 42,000 njerëz janë vrarë nga forcat e qeverisë siriane pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, tregojnë vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut.

Në nëntorin e vitit 2013, një prej komandantëve kryesorë nga Ushtria اlirimtare Siriane njoftoi dorëheqjen e tij, duke përmendur luftimet në mes grupeve kryengritëse, pengesat e betejës dhe mungesën e mbështetjes politike dhe logjistike. Kolonel Abdel-Jabbar Ukaidi, kreu i Këshillit Ushtarak-Revolucionar të Alepos, kishte fjalë të ashpra për komunitetin ndërkombëtar dhe opozitën siriane në mërgim për dështimin për të ofruar mbështetje të mjaftueshme për kryengritjen, raportonte ‘Telegraph.co.uk’.

Ukaidi ka qenë në mesin e komandantëve të shquar të UاS-së brenda Sirisë, duke i kryesuar sulmet kryengritëse në Aleppo dhe, më së shumti, duke treguar përkushtimin e tij personal deri në Qusair gjatë verës së vitit 2013, në një përpjekje të dështuar për të mbrojtur qytetin qendror sirian kundër një ofenzive të trupave qeveritare dhe luftëtarëve të Hezbollahut. Dorëheqja e Ukaidit kishte shkaktuar një stuhi të diskutimeve dhe takimeve në prag të përgatitjeve për një konferencë paqeje të propozuar si 'Gjeneva II', me kundërshtimet e Koalicionit Kombëtar i cili vazhdoi të këmbëngulte në garancitë për largimin e Asadit nga pushteti. Konferenca kishte dështuar.

NGRITJA E KALIFATIT — Kalifati i ShISIL apo 'ISIL' ishte deklaruar në prill të vitit 2013. Organizata e rreshtuar në mesin e “formacioneve terroriste”, ishte rritur vetëm pak vite nga të qenit një grup i vogël kryengritës në një nga organizatat më të suksesshme dhe të rrezikshme terroriste të formuara ndonjëherë.

Një vit nga shpallja e territoreve të saj si një kalifat, ajo kontrollon grupe të mëdha njerëzish të Sirisë dhe Irakut, pranon kërkesa të reja për besnikëri në një bazë pothuajse mujore dhe frymëzon sulme terroriste në mbarë botën.

ShISIL tashmë ka krijuar kalifatin e saj në qytetin e gjashtë më të madh të Sirisë al-Raqqah, në veri të vendit. Pavarësisht nga sulmet ajrore të vazhdueshme nga ana e qeverisë siriane, ShBA-së dhe vendet arabe, kalifati po qëndron i pamposhtur.

Krahu i saj i djathtë, i njohur edhe si "Jabhat al-Nusra", i cili ishte themeluar në janar të vitit 2012, ka qenë i përfshirë në procese të trushpërlarjes dhe rekrutimit të të rinjve. Rekrutët e shtetit islamik vijnë kryesisht nga vendet me ndikim më të madh të ShBA-ve dhe Arabisë Saudite. ShISIL shfrytëzon internetin dhe xhamitë e improvizuara për rekrutime dhe duket se qeveritë që mbase i kanë shpallur luftë ngurrojnë për t'i mbyllur kanalet e tyre, e lëre më të bëjnë ndonjë luftë virtuale kundër kryengritësve.

Shumë sirianë besojnë se Perëndimorët janë ata që i kanë krijuar fraksionet paraushtarake jashtë Sirisë dhe i kanë importuar ato brenda duke përdorur "radikalizmin islamik". Turqia kishte lejuar ata të përdornin territorin e saj, në këmbim të marrëveshjes se “islamistët” do t'i luftonin kryengritësit kurdë.

"Nuk mund t'ua them arsyen, por e vërteta është se ka munguar vullneti politik në vazhdimësi për t'i marrë të gjitha masat parandaluese kundër rekrutimit, duke përfshirë edhe ato të ushtarëve të rinj", tregonte një zyrtar i lartë evropian i sigurisë, me të cilin u takuam gjatë një konference ndërkombëtare të gazetarisë hulumtuese në Londër.

Kam takuar dhe biseduar disa herë me një tjetër komandant të UاS-së, Abu Hatem, i cili kishte lënë familjen dhe punën e tij si shofer kamioni në Dubai. Disa nga ato që ai më kishte thënë në vitin 2012 sikur nuk kishin kuptim në atë kohë, por tani jemi në vitin e katërt të konfliktit të përgjakshëm në Siri, me përfshirjen ndërkombëtare.

"Kërkesat perëndimore aspironin për të ndarë Sirinë në kufijtë sektarë", më kishte thënë ai, duke shtuar se Turqia shpresonte të rikthente territoret e humbura të Sirisë nga koha e Perandorisë së vjetër Osmane. "Sigurisht që ne nuk pranuam. Ne thjesht duam të çlirohemi," më kishte thënë ai.

Pas kundërshtimit të kryengritësve sirianë për t'u bashkërenduar me kërkesat Perëndimore apo ato të Turqisë, ushtarët që ishin vetë-deklaruar si të "Allahut", kishin hapur zjarr kundër pozicioneve të UاS-së, dhe të gjitha pozicioneve kurde. ShISIL nuk kishin hezituar të përfshiheshin edhe në aktivitete të cilat cilësohen si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke vrarë pa dallim popullsinë civile.

Themelimi i “Frontit اlirimtar Islamik” i njohur si ‘Jabhat al-Nusra’, kishte bërë që luftëtarët e “xhihadit Perëndimor” të zaptonin me shpejtësi territoret nga kryengritësit sirianë, duke i shkaktuar disfatë UاS-së dhe duke kthyer territoret në zonat e tyre operative. Armët dhe makinerinë ushtarake deri tek uniforma që ShISIL kishte vënë në përdorim, ishin kryesisht të atilla çfarë i kishte përdorur ushtria amerikane, e një pjesë tjetër e arsenalit ushtarak ishte sjellur edhe nga Arabia Saudite, por raportohej se gjoja ShiSIL i kishte kapur ato në bazat e braktisura të ushtrisë irakiane të furnizuara me armë amerikane. E sa i përket produkteve ushqimore, veshmbathjeve dhe nevoja shëndetësore, ata e kishin zgjidhur këtë problem duke i këmbyer këto me arin e zi, në të cilin këmbim besohet sot e asaj dite se janë të përfshira disa kompani Perëndimore dhe vetë Turqia.

Saudët ishin vënë edhe në luftë seksuale kundrejt sirianëve të pabindur. Gratë refugjate siriane ishin detyruar të shërbenin si skllave të seksit kur ato e kishin kaluar kufirin sirian në drejtim të Jordanisë, vend ky aleat i ShBA-së dhe Sauditëve. Këtë e dëshmon një material gazetaresk i hulumtuar për kanalin e 4 televiziv britanik. Shumë siriane ishin detyruar të largoheshin nga kampet e refugjatëve të Jordanisë në frikë nga dhuna seksuale për t'u kthyer në Siri nën shiun e bombave.

KUSH KEND PO E LUFTON — Tani ShISIL thuhet se lufton kundër qeverisë së Sirisë, UاS-së dhe popullit kurd dhe kundër të gjitha qeverive të tjera të mundshme në tokë që e kanë deklaruar atë si një kërcënim.


*UاS është duke u ndeshur kundër ShiSIL dhe qeverisë siriane;
*Qeveria siriane mendohet të jetë duke luftuar kundër ShISIL dhe është duke luftuar kundër UاS-së, si dhe kundër kryengritësve kurdë;
*Kryengritësit kurdë po luftojnë kundër ShiSIL dhe qeverisë siriane dhe asaj turke;
*Qeveria turke mendohet se është në luftë kundër ShiSIL dhe po i lufton kurdët njëkohësisht;
*Qeveria amerikane mendohet se është duke sulmuar nga ajri pozitat e ShiSIL dhe se është duke i mbështetur kurdët në luftë kundër ShiSIL, por njëkohësisht ka furnizuar qeverinë turke me raketa “Patriot”, për t'i luftuar kryengritësit kurdë!
*Rusia po i bombardon të gjitha formacionet kryengritëse, duke e ndihmuar qeverinë e presidentit Bashar Al-Assad.

David Cohen, i cili drejton përpjekjet e Thesarit të ShBA-së për të minuar financat e Shtetit Islamik, pranoi në një fjalim të Fondacionit “Carnegie” për Paqen Ndërkombëtare në Uashington vitin e kaluar se: "ShISIL ka grumbulluar pasuri me një ritëm të paparë dhe burimet e saj të të ardhurave kanë një tjetër përbërje nga ato të shumë organizatave të tjera terroriste."

Shteti Islamik nuk "varet kryesisht në lëvizje të parave përtej kufijve ndërkombëtarë," tha ai, por "merr pjesën më të madhe të të ardhurave të saj nga aktivitetet kriminale dhe terroriste lokale".

Nëse SHBA di kaq shumë në lidhje me operacionet e ShISIL, pse nuk po bëjnë më shumë për ta ndaluar atë?

Ndryshe, administrata e Barak Obamës, e cila i ka shpallur luftë lirisë së medias, suksesshëm ka bërë presion ndaj bankierëve për të ndaluar përpunimin e transaksioneve bankare në internet për ‘WikiLeaks’ një organizatë mediatike, dhe këtë nuk po e bënë kundrejt Shtetit Islamik, përse?

Gjatë një konference ndërkombëtare për gazetari hulumtuese e cila u mbajt në Londër në fillim të korrikut 2015, temë e diskutimit ishte edhe lufta civile e Sirisë. Aty ishte i ftuar gazetari britanik Charles Glass, i cili është autor i disa librave dhe korrespondent i Lindjes së Mesme që nga viti 1973.

Gjatë diskutimit tonë publik unë tërhoqa shembullin e faktit se UاS kishte përjetuar një kolaps sistematik si në logjistikën ushtarake ashtu edhe atë civile. Gazetari Glass konfirmoi atë që unë e kisha pohuar që në fillim. Ai tha se dukej qartë që Shtetet e Bashkuara kishin toleruar një politikë nga Arabia Saudite dhe Katari e cila kishte për qëllim islamizimin e revolucionit sirianë, pra heqjen e mbështetjes për Ushtrinë اlirimtare të Sirisë, e cila padyshim ishte një kërkesë e drejtpërdrejtë nga sauditët, dhe në mesin e shumë arsyeve është se sauditët janë të ndikuar nga grupet vahabiste, të cilët kanë ndikimin më të madh mbi mbretërinë, pohoi ai.

Tutje Charles Glass duke i konfirmuar temat e ngritura nga unë, tha: “Në të vërtetë arsyeja tjetër pse Shtetet e Bashkuara toleruan një politikë të tillë ndaj Shtetit Islamik, është fakti se ata ishin luftëtarë më të mirë. Për shkak se UاS do të mund t’i zaptonte qytete regjimit, por ‘Jabhat Al-Nusra’ do të vinte me kamionë kamikazë dhe se do të merrte tërë pikat e kontrollit shumë më shpejt, krahasuar me UاS-në e cila hezitonte të ndërmerrte veprime të tilla. Pra padyshim që xhihadistët në Siri, me mizoritë e tyre e kanë dëshmuar se ata ishin shumë më të suksesshëm se UاS e cila ishte e vetë-frenuar nga mizoritë.” Pra, ju keni të drejtë më tha ai, patjetër që është e vërtetë se mbështetja me armatim ishte duke shkuar më shumë në krahët e xhihadistëve sesa në anën e UاS-së.

Rusia në tetor ka filluar sulmet ajrore në Siri. Avionët luftarakë kanë goditur objektiva në të gjithë vendin. Rusia thotë se ata janë duke i goditur vetëm pozitat e SHISIL, i cili formacion ushtarak lufton i furnizuar nga armët e prodhimit amerikan. Por, disa nga sulmet thuhet të kenë goditur qytetet nën kontrollin e kryengritësve të UاS-së, i cili formacion në fakt ishte rrëzuar duke u dobësuar në mënyrë sistematike nga ana e Perëndimit.

Raportet e paverifikuara në fillim të tetorit 2015, pretendojnë se: "Të paktën 27 njerëz janë të vdekur në këto zona, duke përfshirë 6 fëmijë."

Kështu thonë vëzhguesit sirianë për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.

Rusia thotë se ata janë të gatshëm të punojnë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri, por koalicioni është në mëdyshje me sekretarin amerikan John Kerry, i cili gjatë një konference për media kishte thënë: "Ne jemi të shqetësuar rëndë nëse duhet që Rusia të godas objektivat e SHISIL dhe Al-Kaedas si dhe në zonat ku ata nuk janë duke funksionuar. "

Disa kryengritës të paidentifikuar sirianë që kundërshtojnë udhëheqjen e Bashar al-Assad, janë mbështetur nga koalicioni perëndimor. Ndërkohë Rusia ka ngritur mbështetjen për presidentin e rizgjedhur dictator Al-Assad. Dhe misioni i tyre: "Ne do të mbështesim ushtrinë siriane vetëm në luftën e saj legjitime në mënyrë të veçantë kundër grupeve terroriste", tha kryeministri rus Vladimir Putin.

Por, kush përcakton se cilat grupe janë “terroriste”?

Assad dhe Rusia gjykojnë se çdo formacion i armatosur anti-qeveritar është terrorist, ndërsa koalicioni perëndimor i udhëhequr nga ShBA-të, pohojnë se kryengritësit e moderuar sirianë nuk janë terroristë, por nuk bëhet fjalë për UاS-në.

Sidoqoftë, fjalori zyrtar i presidentit amerikan Barak Obama, që dikur SHISIL-it i referohej si organizatë terroriste, tashmë gjithnjë e më shumë ai i referohet vetëm si Shteti Islamik. Ky është një fakt që ShBA mund të bën edhe befasi të mëdha: ta njoh Shtetin Islamik si shtet!

Gjithsesi, “Kali Trojan” në krejt këtë situatë është Arabia Saudite, dhe etja e korporatave amerikane për arin e zi. E nëse ky “Kalë” dhe kjo etje vazhdojnë veprimtarinë e tyre, atëherë rreziku është që dhuna të eskaloj ndërmjet palëve të fuqishme të përfshira në konflikt, gjë që do të mund të rezultonte me atë që mund të shënohej si numri “III” në historinë e njerëzimit!

Vedat Xhymshiti — Gazetar i Pavarur
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

Ketu qendron dhe problemi, tek perkufizimet qe jepen nga media.

Kush tha qe rregjimi i Asad-it eshte diktature? Kush tha qe rregjimi i Gaddafi-it ishte diktature? Sa i keni ndjekur ngjarjet ne terren dhe mendimet e vete qytetareve siriane dhe ata libiane per ate qe ndodhi dhe po ndodh? E kam fjalen lajmet nga terreni jo sallata qe serviret nga mediat kryesore?

Ne momentin qe rregjim etiketohet si diktature aty fillon dhe cpeshtillet dhe lemshi i asaj qe pritet te ndodhe. Ne nje kohe qe diktatura e vertete as qe preket me dore.

Ka nje raport nga Human Rights qe mbi 30 mije te burgosur jane zhdukur ne fund te vitit 2012 ne Korene e Veriut gjate mbylljes se nje kampi perqendrimi. Ku eshte Obama dhe perendimi? Pse nuk ndihen ata ndaj nje masakre te tille? Ku jane keta humaniste te medhenj qe ju dridhet buza per femijet siriane dhe kthejne koken nga ana tjeter per mijera femije koreane? Hipokrite te ndyre, ja cfare jane. Sepse Koreja e Veriut ska as nafte, as minerale dhe as ndonje interes per USA apo perendimin qe te nderhyjne. Thjesht fryjne muskujt here pas here ne arenen nderkombetare per te mbajtur gjendje tensioni per ne realitet as qe kane nder mend ndonjehere te merren me Korene e Veriut.

Bote e ndyre kjo qe jetojme.

hajduti
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

Ketu qendron dhe problemi, tek perkufizimet qe jepen nga media.

Kush tha qe rregjimi i Asad-it eshte diktature? Kush tha qe rregjimi i Gaddafi-it ishte diktature? Sa i keni ndjekur ngjarjet ne terren dhe mendimet e vete qytetareve siriane dhe ata libiane per ate qe ndodhi dhe po ndodh? E kam fjalen lajmet nga terreni jo sallata qe serviret nga mediat kryesore?

Ne momentin qe rregjim etiketohet si diktature aty fillon dhe cpeshtillet dhe lemshi i asaj qe pritet te ndodhe. Ne nje kohe qe diktatura e vertete as qe preket me dore.

Ka nje raport nga Human Rights qe mbi 30 mije te burgosur jane zhdukur ne fund te vitit 2012 ne Korene e Veriut gjate mbylljes se nje kampi perqendrimi. Ku eshte Obama dhe perendimi? Pse nuk ndihen ata ndaj nje masakre te tille? Ku jane keta humaniste te medhenj qe ju dridhet buza per femijet siriane dhe kthejne koken nga ana tjeter per mijera femije koreane? Hipokrite te ndyre, ja cfare jane. Sepse Koreja e Veriut ska as nafte, as minerale dhe as ndonje interes per USA apo perendimin qe te nderhyjne. Thjesht fryjne muskujt here pas here ne arenen nderkombetare per te mbajtur gjendje tensioni per ne realitet as qe kane nder mend ndonjehere te merren me Korene e Veriut.

Bote e ndyre kjo qe jetojme.

hajduti

Mire e the o plak po kujt ja the.
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

Sille andej e ketej, si me Ameriken si pa te, edhe para 2000 vitesh, kur nafta s'vyente gje te njejten gje benin: vriteshin fis me fis. Akoma vazhdojne ta bejne te njejten gje, pa fare meshire njeri ndaj tjetrit.

Sa i perket naftes nuk arrije me kuptu se pse Vedati e futi aty. Lexoni o njerez raportet e fundit. Amerika vetem ca nga rezervat e naftes hapi dhe Rusi me Arabine do bejne kerrsh dynjane nga mos shitja e naftes :chh

Shpetimi: Per ata rob atje dhe tere robt e dynjase eshte arsimimi i femres. Eshte shtylla e vetme e familjes qe mbjelle tradite ne familje. Babai eshte mysafire ne shtepi. Mos e harroni kete!
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

Amerika pa lindjen e mesme do paralizohej, ndersa per lindjen e mesme Amerika solli vetem lufte e shkaterrim.
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

Me nga sa vetura voziten keta amerikanet mo?
 
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

Ketu qendron dhe problemi, tek perkufizimet qe jepen nga media.

Kush tha qe rregjimi i Asad-it eshte diktature? Kush tha qe rregjimi i Gaddafi-it ishte diktature? Sa i keni ndjekur ngjarjet ne terren dhe mendimet e vete qytetareve siriane dhe ata libiane per ate qe ndodhi dhe po ndodh? E kam fjalen lajmet nga terreni jo sallata qe serviret nga mediat kryesore?

Ne momentin qe rregjim etiketohet si diktature aty fillon dhe cpeshtillet dhe lemshi i asaj qe pritet te ndodhe. Ne nje kohe qe diktatura e vertete as qe preket me dore.

Ka nje raport nga Human Rights qe mbi 30 mije te burgosur jane zhdukur ne fund te vitit 2012 ne Korene e Veriut gjate mbylljes se nje kampi perqendrimi. Ku eshte Obama dhe perendimi? Pse nuk ndihen ata ndaj nje masakre te tille? Ku jane keta humaniste te medhenj qe ju dridhet buza per femijet siriane dhe kthejne koken nga ana tjeter per mijera femije koreane? Hipokrite te ndyre, ja cfare jane. Sepse Koreja e Veriut ska as nafte, as minerale dhe as ndonje interes per USA apo perendimin qe te nderhyjne. Thjesht fryjne muskujt here pas here ne arenen nderkombetare per te mbajtur gjendje tensioni per ne realitet as qe kane nder mend ndonjehere te merren me Korene e Veriut.

Bote e ndyre kjo qe jetojme.

hajduti

Edhe per Dullen ngelen duke thene Shqipet, qe ishte diktator dhe qe ka perdorur Diktature. Eshte me e qarte me shembuj nga afer.

Persa i perket Sirise dhe prb te saja, Eshte shume here me mire qe ta marri ne dore Amerikani/Gjermani/Francezi etj etj ... qe me kalimin e kohes ti kontrolloje k'to kafshet, qe presin koka njerezish kur t'ju teket, e te ndertoje vendin pak nga pak ... nderkohe qe sigurisht edhe e shfrytezon.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fakte të pathëna për Sirinë

Kur flasim per naften kujtoje se e keni ngaterruar dhe ate jo pak.

Ua kam thene disa here ne kete forum. Gjate ketyre viteve te fundit SHBA nga vendi i trete prodhues nafte ne bote po tenton te kaloje ne prodhuesin numer nje nafte ne bote dhe mbi 50% te nevojave te veta i prodhon brenda vendit te vet.

Tani qe ta merrni vesh njehere e pergjithmon SHBA, ka perplot vende per rreth qe jane te njohura per prodhim nafte: Kanada, Mexico, Colombia, Venezuela nga ku importon nafte para se te shkoje ne Arabi. Pra kush eshte ai budalla qe ka ujesjellsin ne dere shtepie dhe iken barte uje nga 10 kilometra kembe??? Kuptojeni kete gje! Madje ka edhe Rusine afer se ciles viteve te fundit nuk i blene fare nafte duke i shkaktuar humbje 100 milard dollar ne vit. Kuptojeni o njerez kete gje!!!!!

Pra, kjo SHBA-ja qe e keni marre per zet ju eshte importuese me e madhe e naftes nga vendet tjera se sa sa nga vendet Arabe, bile, bile qe ta dini mire juve ne tre vitet e fundit ka zvogluar dhe importet nga Arabia (ndoshta per inat te juve) dhe keto vlera thuajse jane te njejta po aq sa importon nga Venezuela apo nga Mexico dhe gati dy fish me pak seq importon nga Kanadaja. Importon nafte nga Ecuadori po aq sa importon nga Iraki. Nguliteni ne koke njehere e perfundimisht.

Kjo fare Amerika, qe juve ju eshte ngulitur ne koke se ua hengri koken vendeve Arabe, munde ta ndal fare imoprtin e naftes nga vendet Arabe dhe te mos e rruaj fare per to. Pra kjo Amerika importon nafte nfa afer 100 vende te botes nafte dhe e importon ate ku eshte me se liri, por koheve te fundit per befasi ka filluar ta onjoroje Arabine dhe Rusine idhur me kete ceshtje.

T'fala mi boni Xhymshytit e mi thoni se puna e naftes ish pordhe :gjyshe:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top