Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një çift amerikan që kishte 12 djem dhe asnjë vajzë, është shtuar me një tjetër anëtar, pasi të enjten në mëngjes ka ardhur në jetë djali i trembëdhjetë. Sipas traditës familjare, Jay dhe Kateri Schwandt nuk kishin asnjë informacion për gjininë e fëmijës, ndërsa mësuan se është djalë në momentin kur erdhi në këtë botë.

1431711624djem2.jpg

“Po mendoja, po sikur të jetë vajzë? Nuk e di si do reagoja”, ka thënë nëna e 13 fëmijëve, Kateri që ka mbushur 40 vjeç. Anëtari më i ri, që ende nuk është pagëzuar me ndonjë emër, do t’u bashkohet vëllëzërve tjerë që janë Tyler 22 vjeç, Zach 19, Drew 18, Brandon 16, Tommy 13, Vinnie 12, Calvin 10, Gabe 8, Wesley 6, Charlie 5, Luke 3 dhe Tucker 21 muajsh.

“Ndonjëherë në shtëpi bëhet kaos; djemtë rebelohen, por mbi të gjitha mbizotëron dashuria”, ka vazhduar zonja Schwandt, familja e së cilës kishte 14 anëtarë, ndërsa vetë ishte fëmija i 13-të. Kur e pyesin, nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë, ajo thotë se nuk i dihet. “Kurrë mos thuaj kurrë”-, është shprehur Kateri, duke qeshur.

اifti, bashkë me 12 djemtë, kanë filluar të bëjnë një listë me emra për të gjetur më të mirin për anëtarin më të ri. Ndërkohë që mendohen, familja ka marrë disa oferta për të bërë disa dokumentarë, por edhe për të instaluar disa kamera në shtëpi, në mënyrë që të përfshihen në disa emisione “reality-show”.

/ Top Channel
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

Waw, ti bej dhe une kaq se skam pse u lutem shokeve per te luajtur kalceto ,luaj me familjen time :D
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

te lumte Topi moj zonje ....edhe macet do te kishin zili :p
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

Zemrat e vogela :)) ka lezet .
Besoj do kete e ndihem nena e tyre per rritjen e femijeve.Patjeter do i afrohet nga shoqata te ndryshme .
 
ma fik pinin ti kaihere , NDIHME? kete deshe te shprehje?

Aman qejfi i madh me bo 13 kalamaj...pupupupu
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

ma fik pinin ti kaihere , NDIHME? kete deshe te shprehje?

Aman qejfi i madh me bo 13 kalamaj...pupupupu

Imagjino ti ket te 13 me baba te ndryshem :p
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

Po Monik ,pikerishte ate fjale :) .
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

Duhet te jene shume te lumtur me kete jete perderisa vazhdojne. Edhe foto me pelqeu shume.

Te katermbedhjeten qike ishalla.

Moter me 13 vellezer. Nuk do te kete bir nene qe t'a ngacmoj ne rruge.
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

40 vjece kjo ka koh te bej dhe nja 4 te tjer :p :p Do jen andej nga bije shum bora kta qe vit per vit bekan nga nje lol
 
Titulli: Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

amon m tkeqen cpaske heq :(
un a do bej nje jo me 13 rujna Zot
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top