5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Arfenilla

Themelues i Forumit
mpb-kumanove2.jpg




Gjatë konfliktit të sotëm të armatosur në Kumanovë janë vrarë 5 civilë. Banorë të "Lagjes së trimave" njoftojnë se, janë vrarë tre persona të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë 8-vjeçare me një prej prindërve të saj.

Mësohet se banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë. /albe
u.



I habitshëm dhe aspak serioz reagimi i Tiranës zyrtare në lidhje me zhvillimet më të fundit në Kumanovë. Teksa mëngjesin e sotëm, lagjet shqiptare të këtij qyteti janë zgjuar nën breshërinë e armëve dhe ku njoftohet për të vrarë dhe të plagosur, as presidenca, as kryeministria dhe as ministria e jashtme e Republikës së Shqipërisë nuk ka reaguar për këto ngjarje, raporton Portali Albeu.

Edhe partitë politike po vazhdojnë normalisht fushatën e tyre në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ndaj dhe as që e kanë mendjen te shqiptarët e Maqedonisë.

Madje prej muajsh Shqipëria është pa ambasador në Shkup.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Eshte per tu çuditur dhe fakti qe me shume terheq vemendjen e forumisteve lajmi i turisteve qe rane ne kanal dhe u lagen ne Venecia ,
sesa ky ky lajmi tragjik . Paradoksale !
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Për ju që u intereson fati i Shqiptarëve në Maqedoni çështja qëndron kështu.
Ka relativisht një kohë të gjatë që lideri Opozitar (LSDM) Zoran Zaev ka publikuar "Bombat" për shumë raste kriminale në Maqedoni. Ndër to edhe rastin "Monstra". Aty janë të inkriminuar liderët tanë, Gordana Jankullovska, Shefi i sigurimit maqedon të cilit "Menduhi Opozitar" në bisedë telefonike dëgjohet duke i thënë: "Me ty shef deri në vdekje".
Më i inkriminuari është shefi i qeverisë Nikolla Gruevski partia e të cilit (VMRO) i ka mbi 60 ulëse në parlament mirëpo që ti legjitimojë veprimet e saj e ka futur në Qeveri edhe BDI-në e Ali Ahmetit që gëzon votat e shumicës dërrmuese Shqiptare. Tani që Gruevski po e humbet pushtetin, zgjidhjen më adekuate e ka parë nisjen e një konflikti ndëretnik për ta shpëtuar veten. Dhe që ta bëjë këtë gjë ka ndihmë edhe nga liderët Shqiptarë.
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi i kanë shitur Shqiptarët tek Gruevski dhe tani janë bashkfajtor për këto gjëra që po i ndodhin popullatës Shqiptare në Maqedoni.
Kontributi i Shqiptarëve në buxhet është mbi 40% ndërsa buxheti i ndarë për Shqiptarët nuk arrin as 5%. Kjo pabarazi është themeli i çdo të keqeje ndërsa nënshtirmi i binomit politik Ahmeti-Thaçi po i vret Shqiptarët!

Marre nga fb
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Reagimi patetik i qeverive shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, veprimi idiot i Ali Ahmakut dhe Menduh Qenit me skenar të kurvës, ministres së punës së brendshme të shtetit fantazmë po ndjell erë baroti dhe re të zeza mbi Ballkan.
Më ngadalë Rrugaçe se janë 7 milion shqiptar e ua zhdukim fantazmën Maqedoni!
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

A dihet gja arsyeja e sulmit ?
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

A dihet gja arsyeja e sulmit ?


Po.... shkijet spo na lënë rehat nga vet vullneti i tyre.

Shkije keta te maqedonis shkije ata tjeret, vellezer janë dy palët. Arsye të drejtë nuk ka.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Sërish të shtëna në "Lagjen e Trimave". Shkupi flet për "grup të armatosur nga vendet fqinje"

1431178023DESHMITE-KUMANOVE-09_3.jpg


Pak pas mesditës janë rikthyer të shtënat me armë zjarri në lagjen e banuar nga shqiptarët, në qytetin e Kumanovës në Maqedoni.

Korrespondenti i Top Channel raporton se lagjja mbahet ende e rrethuar prej forcave të shumta policore, ndërkohë që mediat maqedonase kanë publikuar identitetin e një personi të vrarë.

Bëhet fjalë për një qytetar me kombësi shqiptare, me inicialet P.P.

Autoritetet maqedonase nuk japin shumë detaje rreth incidentit, por thonë se për më shumë do të flasin në përfundim të operacionit policor.

Megjithatë, disa zyrtarë maqedonas kanë folur për një “grup të armatosur dhe të mirëtrajnuar që ka hyrë në Maqedoni nga një vend fqinj, me qëllim ndërmarrjen e sulmeve ndaj institucioneve maqedonase”.

Por banorët e Kumanovës thonë se nuk kanë asnjë informacion se cilët mund të jenë personat e armatosur që përmendin zyrtarët maqedonas.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup dhe përfaqësia e Bashkimit Europian.

Diplomatët ndërkombëtarë dënojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për të ruajtur qetësinë e për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Edhe partitë politike shqiptare kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë ftuar qytetarët që të mos bien pre e provokimeve.



/ Top Channel
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Situata në Maqedoni, Majko: Qeverisja e Shkupit po shkon në drejtim të paditur

1431171455pandeli-majko.jpg

Deputeti socialist Pandeli Majko ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit në Maqedoni. Në një postim në Facebook, Majko shkruan se kriza po merr përmasë midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një pale që nuk e merr dot pushtetin.

“Shkupi është i dënuar të prodhojë ose dialog ose të kundërtin e vet si një shembull rajonal për mirë ose keq. Kjo që po ndodh aktualisht është shqetësuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të paditur”, thotë deputeti Majko.

Shqiptarët janë ata që po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”, shprehet në statusin e tij deputeti Pandeli Majko. / Top Channel
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Tirana zyrtare dënon aktet e dhunës në Maqedoni

1431171468ministria-e-puneve-te-jasht.jpg


Ministria e Jashtme shqiptare ka dënuar paraditen e së shtunës aktet e fundit të dhunës të verifikuara më herët gjatë ditës në Kumanovë të Maqedonisë.

“Shprehim shqetësimin tonë për situatën e krijuar, me pasoja në jetë njerëzish. Dënojmë aktet e dhunës në Maqedoni dhe bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në një reagim për shtyp.

Ministria e Jashtme bën thirrje për vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata: "Gjuha e urrejtjes duhet t'i lërë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, e sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është jetike”.



/ Top Channel
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Duam Shqipërinë etnike.......... dhe ketu fillojm ndarjen shqiptare - maqedonase.....
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

[video=youtube;VKSJlS--Scc]https://www.youtube.com/watch?t=11&v=VKSJlS--Scc[/video]


Pamje ekskluzive nga Kumanova
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

historia po perseritet, nga bosnja ne kosova nga kosova ne maqedoni
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

[video=youtube;jlTa--NJ-Qs]https://www.youtube.com/watch?v=jlTa--NJ-Qs[/video]
fotota.jpg


Me lot në sy, të trishtuar nga luftimet në lagjen e tyre në Kumanovë, qytetarë, mes tyre gra edhe fëmijë, më ndihmën e policisë kanë filluar të evakuohen.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Shtetasit e Kosovës nuk po lejohen të hyjnë në Maqedoni

lajme-blace-129416633.jpg

Janë kthyer 5 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë nga pika kufitare në Jazhincë.
Autobusi i linjës Prishtinë -Tetovë që lëviz nga pika kufitare në Jazhincë, të shtunën në orën 16:00 është detyruar që të kthej prapë udhëtarët e vet me shtetësi të Kosovës dhe Shqipërisë, mëson Tetova1.com nga persona që kanë qenë prezent.

Pesë udhëtar, qytetar të Kosovës dhe Shqipërisë janë kthyer për në Kosovë duke mos u lejuar të futen në Maqedoni edhe pse kanë udhëtuar me autobus dhe te ta nuk është vërejtur asnjë gjë e dyshimtë.

Pika kufitare në Jazhincë është stërmbushur me forca policore dhe kryhen kontrolle të rrepta ndaj udhëtarëve që futen në MaqedoniB tetova
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

[I]Arrestohen burra dhe gra shqiptare në Kumanovë

Nga përleshjet në Kumanovë ku mbetën të plagosur 9 policë dhe një i vdekur janë arrestuar burra dhe gra shqiptare.
Siç shihen në fotografi një nënë e plakë është arrestuar dhe disa djem nga Kumanova. Ende nuk dihet arsyeja e arrestimi
[
arestohen23-620x330.jpg


arrestohen.jpg
/I]t
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Zoti i rujt...
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Me interesante pyetjet fetare se sa gjaku qe po derdhet n'troje shqiptare. Shume lehte i dallon patriotet me baterija:viol:
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Ai shtet artificial nuk ka te ardhme. Duhet te zhbehet.

Disa udheheqes shqiptar atje nuk jane me me pak gjynahe se sllavet lidhur me keto zhvillime qe po ndodhin. Po vjen era tradheti.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Gjynaf!!

Po a dihet arsyeja perse i kane qelluar?Cilu eshte versioni zyrtar e jo zyrtar?
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Ballkanic People!
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

KUSHTETUTA E REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث

Neni 8

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jetojnë jashtë kufijve të saj.


:hmm:
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Kanë rrjedhur foto të reja, të papara deri më tani nga aksioni i Policisë së Maqedonisë.
Ato tregojnë djegie shtëpish e sulme me armë nga ana e policëve.

Fotot i ka postuar Kumanova sot.


19091-826399784114921-6033104929941776746-n.jpg


11150866-826399974114902-2276746404895687310-n.jpg



11150696-826400040781562-1340587107595716687-n.jpg


11061958-826400014114898-5138478900388567681-n.jpg


11054821-826399910781575-483803810592835926-n.jpg


10690346-826399927448240-2312245575058279971-n.jpg


19091-826399784114921-6033104929941776746-n_9058.jpg
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Njëri prej personave të armatosur që mbetën të vrarë gjatë përleshjes me policinë është Xhafer Zymberi nga Gjakova, i dyshuar si njëri prej udhëheqësve të grupit të armatosur.
Zymberi ka qenë kandidat i AAK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë اlirimtare në Zonën e Dukagjinit.


capturen_9048.JPG


download_6539.jpg
 
Mediat serbe: Nisi lufta për “Shqipërinë e Madhe”

185663.jpg
Gazeta “Blic” në Serbi e ditës së dielë është hapur me kryetiullin “Shqipëria e Madhe po troket në derë”.

Tituj të ngjashëm kanë edhe media të tjera të së dielës në Serbi.

Duket se ngjarja në Kumanovë ka bërë që në mediat serbe të zhvendoset vëmendja nga ngjarja kryesore e ditës për serbët, ajo e paradës në Moskë për 70-vjetorin e fitores mbi nazizmin.

Ngjan edhe se cilësimi nga qeveria maqedonase si “terroristë” të personave që u përfshinë në konflikt, të ketë qenë arsye e mirë për të hapur gazetat me këtë ngjarje.

Tituj të tillë përpiqen edhe të nxijnë imazhin e shqiptarëve ndërkombëtarisht.

Aq më tepër, që titujt nuk kanë asnjë lidhje me atë që thuhet në titujt e mediave në Serbi.

Maqedonia e njeh Kosovën si shtet, duke e sfiduar Serbinë në këtë aspekt, ndërsa nga ana tjetër, të dyja shtetet, Maqedonia dhe Serbia bashkëpunojnë në fushën e sigurisë. /albeu.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Terr informativ
Ne kete kohe te teknologjise informative boten e udheheqe ai qe ka informacionin. Pra ne boten moderne behet ''lufte'' se kush i pari kap informacionin dhe se si do ta plasoje ate tek ''publiku'' boteror.
Te kesh informacionin dhe te dish ta dergosh ate te publiku ne menyren kumbuese eshte e barabart me nje fitore te sigurt. Une, e kam ditur qe ne shqipet dhe komunikimi (media, gazetari, televizione, lajme) nuk jemi ne nje vije ama kam pas menduar se tani shqipet, meq erdhi koha te kene nga tre telefona ne xhep nga me te sofistikuarit dhe meq tere diten rrine me telefona ne vesh, kam pas menduar se se paku per informacione (edhe pse te rrejshme) nuk do te vuajme.
Megjithate, ka dy dite qe Qeveria Maqedonase na e ka ba terr informativ dhe duke pasur tere informacionin ne duart e saja po luan me neve si maca me miun. Thjeshte ka dy dite qe ne shqipet jemi ushqyer me cdo rrene qe i eshte tekur ta plasoje ne treg Qeveria e Maqedonise. Pra populli yne dhe ne ka dy dite qe po dhunohemi ne menyre psikologjike.
E vetmja gje te cilen po e degjojme nga goja e politikaneve tane gjate ketyre dy diteve eshte: Mos bini ne provokime!!!!! Bile, bile keshtu po thone edhe Edi Rama e Hashim Thaci qe hiq me pak se para nja dy muajsh bashk me Bato Krokodilin nga kalaja e Ulqinit benin thirrje per fuqi Shqiptare.
Perfundimisht, per logjiken time, ne kemi humbur betejen. Pra neve s'ka cfare na vyen telefoni ne xhep, bile, bile s'di edhe pse e mbajme me vete. Pra ne nuk kemi asgje sepse nje Maqedoni e pshurrt ka dy dite qe na e ka ba terr informativ dhe ne nuk mundemi me dhane asnje informate tjeter perveq atyre qe po na jep Jankullovska dhe Kotevski.
Pra ne nuk kemi as Televizione, ne nuk kemi as gazetar, ne nuk kemi as politikan, ne nuk kemi lider. Thjeshte ne nuk kemi as shtet!!!!! Pra ne jemi nje band qe endemi kuturu pa arsye, pa ide dhe pa objektiv. Nje band qe edhe me i ligu (Maqedonia) po na terhjek per hunde.
Turpppp!
 
Zjarr në Kumanovë, tym në Prishtinë e Tiranë

Kumanove-6.jpg

Ngjarjet e djeshme dhe situata aktuale në Kumanovë vazhdojnë të jenë ende të mjegullta, me gjithë raportimet e vazhdueshme të mediave shqiptare. Mësohet se kanë humbur jetën 8 policë të Republikës maqedonase, se mes të tjerëve janë arrestuar ca familjarë, pa dallim moshe e gjinie, dhe të arrestuar rezultojnë edhe disa prej “palës tjetër” të përfshirë në konflikt, asaj misteriozes, që dikush e quan UاK e dikush makinacion i koalicionit të kabinetit Gruevski, i cili me siguri mund të përfitojë nga ngjarje të tilla, pasi tashmë është delegjitimuar plotësisht nga përgjimet, bashkë aleatin shqiptar Ali Ahmeti. Në pritje të përcaktimit të identitetit të “palës tjetër”, e cila nuk etiketohet thjesht si ‘shqiptare’, pasi shqiptarë janë vrarë edhe mes forcave policore, si dhe të zbardhjes së numrit të viktimave e të arrestuarve, nënvizohen më tej informacione, konstatime e gjendje të mirënjohura, duke ia filluar nga raporti me ngjarjen.
Fillimisht raportimi mediatik. Konfirmohet se Maqedonia është shtet i një tjetër planeti për mjaft media prestigjioze, ku lajmi kronologjikisht më i afërt datohet 24 prill 2015, siç është njëkohësisht larg Shqipërisë, mediat e së cilës informohen nga njëra-tjetra, vjedhin informacione facebooku ose i telefonojnë “dikujt”, meqenëse kompanitë telefonike kane ulur tarifat, por nuk kanë korrespondentë ose, në rastin më të mirë, kur kanë të tillë, ata thjeshtë përcjellin informacione të lexuara apo të dëgjuara nëpër zyra. Të njëjtat media pretendojnë të jenë kombëtare, bëjnë folklor patriotik, ndërkohë që kanë zaptuar në kuptimin e plotë të fjalës frekuencat e transmetimit. Analizat e vetme do të jenë ato të ndonjë opinionisti i cili e ndjen veten të aftë sepse e di që Maqedonia kufizohet me Shqipërinë. Për momentin mjaft media limitohen në lajme bombastike.
Interesante, gjithashtu, sesi fjala ‘terrorist’, me të cilën aq shumë e ka stërvitur lexuesin gazetaria kosovare, këtu aludohet e adresuar drejt shtetit maqedonas. “Policia maqedonase”, shkruan gazeta Express, “ka guxuar madje që t’i quajë këta persona grup terrorist”. Që gazeta nuk ka informacion lexohet fare mirë kur vijon duke pohuar me bindje se nga pamjet e videos “shihen fytyrat e gjakosura të të arrestuarve, të cilët duket qartë se janë rrahur e keqtrajtuar pas arrestimit”. Ku del qartë koha kur ka ndodhur keqtrajtimi? Ku del qartë në këtë video, siç pretendon Mapo, se rrihen dhe madje vishen si terroristë? Pastaj, mësohet, prej të njëjtave media, se disa nga të arrestuarit janë nënshtetas të Kosovës, të atij shteti që ndëshkon me ligj pjesëmarrjen në luftërat e huaja, të cilin Vetëvendosja – që drejtori i Express-it e kritikon me aq patos – e kundërshtoi pikërisht me një sy nga Maqedonia e lugina e Preshevës.
Raporti i politikës së Shqipërisë me ngjarjen ndahet mes reagimit në facebook dhe komunikatave zyrtare. Kryeministri, që mori aq share nga “provokacja” në Beograd, preferoi facebookun si mjet për mbrojtjen e interesave të kombit, duke përcjellë një komunikatë të dalë nga godina e Ditmir Bushatit, e cila po të mos shoqërohej me foton e ministrit ose me linkun e dikasterit do të dukej si përkthimi i një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Ganës. Sikur të mos mjaftonte kjo, deklarata e Kryeministrisë fillon me ‘Gëzuar ditën e Europës’, që gazeta Panorama ka guximin ta cilësojë si “reagim […] për zhvillimet dramatike sot në Maqedoni”, e me kaq merr fund edhe detyra e gazetarisë.
Presidenti Nishani, komandanti i forcave të armatosura, “i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike”. As palëve të konfliktit në Ukrainë nuk i është drejtuar me këtë hartim, pasi ka mbajtur një kah të qartë, duke nënvizuar emrin e NATO-s. Ja, le t’i dërgojë trupat tona të NATO-s në kufirin tonë, si vullnet për ruajtjen e paqes, harmonisë e demokracisë, meqenëse paguhen me lekë publike deri edhe për të ndrequr Afganistanin e Irakun. Serbia e bëri lëvizjen e saj me pretekstin e sigurisë kombëtare, ndonëse nuk janë cenuar interesat dhe jeta e serbëve në Maqedoni. ثshtë marrë peng një qytet, përgjimet konfirmojnë se shqiptarët janë kafshë dhe mund të dënohen edhe pse të pafajshëm, kurse kryeministri e presidenti i Shqipërisë ftojnë për qetësi e vetpërmbajtje.
Mirë politikës mund t’i lidhet goja për shkak të karriges, po elitën intelektuale të Shqipërisë çfarë e pengon për t’i trajtuar “Ata” të Maqedonisë si shqiptarë? Nuk ka një intelektual, nga kategoria me akses në monopolin publik (privat e shtetëror), që ta interpretojë përshkallëzimin e krijuar prej vitesh në Maqedoni si çështje mirëfilli shqiptare ose fundja njerëzore, parë nga këndvështrimi i të drejtave, lirisë, demokracisë dhe vlerave europiane, të atyre pra që të njëjtit intelektualë duan t’ua mësojnë edhe vetë Europës.
E meqë ra fjala për Europën, Maqedonia është harrnim i dështuar i saj. Europa e ka lënë të degradojë nacionalizmin maqedonas deri në këtë derexhe. Ajo ka mbyllur sytë ndaj llogoreve, nacionalizimit të turmave, cytjes së urrejtjes, ku pala shqiptare ka qenë sigurisht shënjestra e privilegjuar, me lloj-lloj etiketash, hera-herës të amplifikuara edhe nga disa media e intelektuale të Shqipërisë. Politika europiane nuk mund të habitet sesi dhuna degjeneroi deri këtu dhe sesi Maqedonia po shkon ne mënyrë të pashmangshme drejt ndarjes. Por as nuk mund t’u kërkojë sakrifica shqiptarëve, ashtu siç nuk janë të detyruar shqiptarët të drogohen nga parrulla “e do Europa”, sepse parrullat ose vlejnë për të gjithë ose nuk vlejnë për asnjë palë.
E vetmja hapësirë reaguese, në favor të shqiptarëve të Maqedonisë, ka qenë ajo e internetit, e cila në fakt mbetet gjithmonë kaotike, si reagimet e turmave. Shumë u bënë Kumanovë, të tjerë u shfaqën të gatshëm për luftë digjitale, e madje edhe për t’ia “kajt nanën” sllavit të radhës. Duke mos pasur një politikë përfaqësuese, për sa kohë institucionet flenë mbi lajme, natyrisht që turmat do të orientohen edhe drejt gjuhës së urrejtjes. Kjo valë urrejtjeje e banalizon nacionalizmin, duke e reduktuar te shfryrjet folkloristike, duke i krijuar kështu mundësinë talljes së politikës shqiptare të legjitimohet si konfesioni i mirë.

/postbllok.com
 

Attachments

  • Kumanove-6.jpg
    Kumanove-6.jpg
    15.1 KB · Shikime: 0
  • Kumanove-6.jpg
    Kumanove-6.jpg
    15.1 KB · Shikime: 0
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

une nje gje spo kuptoj, po lufton cile me ke? dhe perse?

kam qe dje qe shoh lajme , lexoj ktu e ne cdo gazete online, por ende spo kuptoj ca po ndodh

mos jam e vetmja?
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

kim-mehmeti1.jpg
Në Kumanovë tashmë gjendja është qetësuar, mirëpo banorët e kësaj komune me t’u kthyer në shtëpitë e tyre kanë hasur në rrënoja e gërmadha, por jo vetëm.
Publicisti Kim Mehmeti, në një bisedë telefonike me TopChannel, thotë se familjarët kthehen e shohin gjak në shtëpitë e tyre, por nuk dinë të thonë se kush është vrarë aty, pasi sipas tij, këtë përgjigje nuk e jep as policia.

“Ne kemi të dhëna për një të zhdukur, që për 48 orë familjarët nuk e dinë ku ndodhet. Bëhet fjalë për Besnik Hajdinin. Familjarët kanë pyetur edhe në polici, por ajo u ka thënë se nuk ka informata. Por kjo nuk është hera e parë kur policia thotë njëherë se nuk e di se ku ndodhet personi dhe pastaj del që e ka ditur tërë kohën dhe e ka mbajtur si dëshmitar të mbrojtur. Familjarët thonë se është policia që e ka arrestuar atë dhe e ka ndarë nga fëmijët”, thotë Mehmeti.

Ai ka treguar se sot mediat kanë arritur deri tek arrestuarit, që policia i quan terroristë, mes të cilëve është edhe Sami Ukshini, por gjithmonë jozyrtarisht dhe sipas proces-verbaleve policore që kanë gjetur mediat.

“Flitet edhe për Genc Sefa, shtetas shqiptar, e dhjetëra të tjerë. Por mbetet diçka alogjike. Kur njerëzit shkojnë në atë lagje, shohin që është bërë luftë. Por shtrohet pyetja se si kanë hyrë këta persona, që duket se u është dashur të kenë edhe një maune me armatime? Si kanë hyrë pa i parë askush? Askush nuk di ta thotë nga erdhën ata luftëtarë. Ndërsa një banor i asaj lagjeje thotë se më shumë është shtënë në ajër”, ka thënë Mehmeti në këtë intervistë.

Publicisti Mehmeti thotë se për ta bërë këtë luftë që ndodhi 3 ditë më parë në Kumanovë, duhet të përgatitesh me muaj, ndërsa thekson se ata luftëtarë duhet të kenë hyrë me maunë e armatime të rënd duke shtuar se “mos ta shohësh këtë është e pamundur”.


“Ndaj kjo luftë kishte si qëllim të shpëtonte regjimin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, për të mbuluar përgjimet që publikoi opozita. Kjo u bë me mbështetjen e një qeverie ku bën pjesë edhe një parti shqiptare si BDI-ja. Ato shtëpi u dogjën dhe njerëzit kanë humbur jetën”, ka theksuar ai.

Mehmeti beson se ngjarjet e fundit në Kumanovë nuk do të nxisin ekstremizmin mes shqiptarëve, duke theksuar se e gjithë kjo luftë kishte për qëllim të shkatërrojë një frymë qytetare që filloi të ngjallej në Maqedoni.

“Për në maj ishin paralajmëruar protesta të përbashkëta shqiptaro-maqedonase kundër këtij regjimi që po na ngulfat të gjithëve dhe mendoj se kjo që ndodhi në Kumanovë kishte si qëllim të ndalonte këtë frymë”, ka përfunduar ai. B lajmi
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

MPB e Maqedonisë publikon videon e luftimeve në Kumanovë[video=youtube;-FZu_DEPqxw]https://www.youtube.com/watch?v=-FZu_DEPqxw[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top