A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

nuk jam dakord perderisa eshte dhome konsultash qe supozohet qe cdokush (veri-jug-lindje -perendim te kullojne paqartesite per ceshtje te ndryshme
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Do filloj dhe une tani te shkruaj pa pika dhe pa presje sepse dhe ne te folur une nuk i perdor ato. Biles une ne te folur nuk e filloj fjalen e pare te fjalise me shkronje te madhe, dhe nuk i theksoj "ë"-te ne te folur. Keshtu i bie!

Mall per diplomacine e Karameles lol

Une flas me dialekt..ama ne te shkruar kam fiksim gjuhen letrare. Dhe pse nganjehere shpeton ndonje fjale :p
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Mall per diplomacine e Karameles lol

Une flas me dialekt..ama ne te shkruar kam fiksim gjuhen letrare. Dhe pse nganjehere shpeton ndonje fjale :p

Apo se ke ti nji dialekt :p
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Per mua Mjaft te jene te kuptueshme ska asgje te keqe.Vet her flas letrarshe her si perdita. Ama te pakten gjuhen letrare qe e masakrojne te mos e justifikojne me dialektin.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

jam dakort te perdoret DIALEKTI e ju djalekti :)
 
Pe: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Nuk jam kundër dialekteve, dhe vetë në jetë të përditshme
e përdorë dhe natyrisht që dua "dialektin" nga unë vij, mirëpo
nëse do të dëshironim që në FV të mos kemi keqekuptime,
atëherë është mirë që të përdorim gjuhën letrare.
Fundi i fundit, ajo edhe është krijuar që të gjithë shqiptarët
e çdo treve të kuptohen në mes veti.

Por, nuk mendoj se është keq që dialektet të kultivohen
andaj nuk do të ishte keq të hapet një temë, ku do të
kishte postime në dialekte, në mënyrë që të njihemi me
shqipen që përdoret anë e mbarë shqipëtarisë.

Kur them dialekte, nuk mendoj vetëm në dialektin
gegë e toskë, por edhe nëndialektet e regionalizmat që për
disa nga ne jam shumë të panjohura.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

E rëndësishme është që ا-ja me Q-në mos të ngatërrohen, se na dhembin sytë. :p
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Shume dakord jam.
duhet filluar te mesojme pak shkodrançe.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Nuk kam gje kundra dialekteve perkundrazi i dashuroj shume,sidomos ate timin.
Nuk jam kundra as letrares,perkundrazi.
Por jam dhe me kete,qe njerzit duhet te shohin pak me larg se diktimi gjuhesore,pra cpercillet ne ato qe shkruhet.eh :))
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

E rëndësishme është që ا-ja me Q-në mos të ngatërrohen, se na dhembin sytë. :p

SI dhe DH-ja me LL-ne :p, po ashtu dhe B-ja me P-ne..

shembuj
Cekic jo qekiq
Rradhe jo rralle
ABsolute jo Apsolute
etj...

Ti Nevi si ke mir punet :p
 
Pe: Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

SI dhe DH-ja me LL-ne :p, po ashtu dhe B-ja me P-ne..

shembuj
Cekic jo qekiq
Rradhe jo rralle
ABsolute jo Apsolute
etj...

Ti Nevi si ke mir punet :p

Një skjarim sa i përket radhë edhe rallë.
Ato të dyja ekzistojnë si fjalë: radhë - rend,
ndërsa rallë, e kundërta e shpesh,
që don të thotë se këtu ngatërrohet edhe komplet fjala
e jo vetëm dh me ll.
*********************

Psh. sa i përket dh dhe ll, kam pasur rast
të dëgjoj dikend të thotë modhë në vend të mollë-s.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

SI dhe DH-ja me LL-ne :p, po ashtu dhe B-ja me P-ne..

shembuj
Cekic jo qekiq
Rradhe jo rralle
ABsolute jo Apsolute
etj...

Ti Nevi si ke mir punet :p


Keto qe thoni juve jane probleme gramatikore qe me siguri personat sic e shqiptojn ne jeten e perditshme ashtu dhe e shkruajn.
Kjo gje nuk nderrohet kollaj, nqs dikush eshte mesuar keshtu veshtire ti thote si duhet ne gjuhen shqipe!

Tema flet nqs duhet apo jo te perdoret djalekti ne forum. Une sjam dakord, mqs fv ka antare nga krahina te ndryshem dhe po te
fillojn te shkruajn te gjithe me djalektet e tyre nuk do kuptohej asgje. Prandaj secili duhet te shkruaj sa me shume te kete mundesi
ne gjuhen shqipe, pa mos ti futemi shqipes letrare se veshtire kjo gje..Lol.
 
Titulli: Pe: Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Një skjarim sa i përket radhë edhe rallë.
Ato të dyja ekzistojnë si fjalë: radhë - rend,
ndërsa rallë, e kundërta e shpesh,
që don të thotë se këtu ngatërrohet edhe komplet fjala
e jo vetëm dh me ll.
*********************

Psh. sa i përket dh dhe ll, kam pasur rast
të dëgjoj dikend të thotë modhë në vend të mollë-s.

Po pra dhe une ne ket kontekst e pata. Psh ketu kam lexuar qe nvend te diell thone diedh. Ose ne vend te dhemballe thone llemballe. Kam dhe nje kusherire qe ben kete gabim dhe se kuptoj pse ndodh.

@Didi po dhe ne me dialekt po fusim t'foluren e perditshme mi jo ate letrare se me fol per dialektin e mirefillte na duhen perkthyes tmerremi vesh.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Sigurisht qe letrarja ajo qe mesohet ne shkolla. E folura dialektore mbetet vec e folur por e shkruar mbetet gjithmone letrarja.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Jemi dakord, me perjashtim te rahovecit apo tetoves se duhet me marr perkthyes.

Ato dh-ll, c-q etj nuk jane dialekt por jane gabime.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

perse jo edhe mesojme pak se cili qyetet ka dialektin perkates.....vetem se une dialektet e kosovareve (dhe e them kosovareve per shkurt se kush rri thote shqiptaret e kosoves, prandaj mos u prekni shume :p) nuk i marr vesh opo hic fare hahaha :habit:
 
Pe: Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

perse jo edhe mesojme pak se cili qyetet ka dialektin perkates.....vetem se une dialektet e kosovareve (dhe e them kosovareve per shkurt se kush rri thote shqiptaret e kosoves, prandaj mos u prekni shume :p) nuk i marr vesh opo hic fare hahaha :habit:

Po edhe anasjelltas!

Nëse kinezin se kupton, edhe kinezi nuk të kupton.
 
Titulli: Pe: Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Po edhe anasjelltas!

Nëse kinezin se kupton, edhe kinezi nuk të kupton.

ndoshta po, por te pakten them: kinezce nuk di :p

po them nje shembull te thjeshte: ne big brother albania, shume rralle i kuptoj ca thone banoret e kosoves.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum



ndoshta po, por te pakten them: kinezce nuk di :p

po them nje shembull te thjeshte: ne big brother albania, shume rralle i kuptoj ca thone banoret e kosoves.

Për atë edhe e thashë, se është diçka normale.
Unë jetoj këndej dhe ka pjesë nga të cilit më duhet
të kërkoj skjarim. Po edhe të Shqipërisë nuk i kuptoj,
si dhe të Maqedonisë ( si Ohri, Struga etj.9).
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

Për atë edhe e thashë, se është diçka normale.
Unë jetoj këndej dhe ka pjesë nga të cilit më duhet
të kërkoj skjarim. Po edhe të Shqipërisë nuk i kuptoj,
si dhe të Maqedonisë ( si Ohri, Struga etj.9).

sigurisht dhe po besoj se eshte mese normale.
mendoj se kane te bejne pikerisht edhe dialektet, kulturat etj....zonat gjithashtu se mu kujtua :D... veri/jug me tradita te ndryshme etj.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum

e para do kisha than ce shkruhet DIALEKTI edhe e dyta do kisha shtu ce ktu ne forum gjithsecili flet si te dojn ai vet masanej nese dikush ka nevoj per perkthys ateher duhet me punsu ma shum staf :)
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

"Dialekti" ka lezet ketu ne forum. Mua i her me pelqen kur keta turistat i thojn maces qen.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Pse jo?! Ne cdo vend te botes konsiderohen si pasuri kulturore. :yep:
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Per mendimin tim eshte me mire te perdoret gjuha letrare dhe te mos perdoren dialekte
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Fol shqip shqip.... Gjuha atdhetare duhet respektuar sa me rrjedhshëm....
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Ne komunikim zyrtar eshte mire qe te perdoret standardi. Ndersa ne forum me pelqen kur shkruhet edhe me dialekt. Ka fjale, sidomos gege, qe ngadale po shkojne drejt zhdukjes dhe eshte e dhimbshme nese do te humbnin teresisht. Forumet jane nje nga mundesite qe ti mbajme gjalle ato.

Shkurt, dialektet duhet te konsiderohen pasuri kombetare.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

1pvsy1.jpg
 

Attachments

  • 1pvsy1.jpg
    1pvsy1.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 1pvsy1.jpg
    1pvsy1.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top