Arfenilla
Themelues i Forumit
-
- Anëtarësuar më
- Jun 29, 2010
-
- Mesazhe
- 31,907
-
- Reagimet e mara
- 13,851
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka theksuar ashtu siç terrori është një krim ndaj njerëzimit, edhe mos përcaktimi ndaj atyre që kryejnë terrorizëm është një krim ndaj njerëzimit, duke përfshirë brenda tij kolektivisht nën akuzën e terrorizmit një masë feje, një komb, një komunitet, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu, në kuadër të takimeve në New York u takua me drejtuesit e shoqatës turke-amerikane. Ai duke vënë në dukje se në çështjet kombëtare është e nevojshme bashkëpunimi theksoi se është një mundësi e rëndësishme 100 vjetori i ngjarjeve të 1915 dhe shprehet më tej se: “Në kulturën tonë nuk ka ndjenja të urrejtjes dhe të hakmarrjes. Në asnjë mënyrë nuk duhet të shikoni me paragjykime armenët të cilët përballeni këtu, përkundrazi duhet të krijoni miqësi me ta dhe të bëni përpjekje për zgjidhjen e çështjes armene dhe kjo do t’ju lartësojë ju dhe kombin tonë. Por nëse kombi ynë fyet dhe përgojohet atëherë detyra jonë është që të bashkohemi krah për krah kundër kësaj fyerje ose kundër akuzave të padrejta dhe të tregoni përpjekjet e duhura”.
Kryeministri i Turqisë, Davutoglu, duke iu referuar dhe përpjekjeve për të identifikuar terrorin me Islamin, ka kërkuar nga qytetarët e SHBA që të demonstrojnë një qëndrim të përbashkët me muslimanët e tjerë kundër përpjekjeve për të përfshirë të gjithë muslimanët si terroristë. “Terrori është një krim njerëzor, kudo që ai është prezent dhe kushdo që e bën atë. Ashtu siç terrori është një krim ndaj njerëzimit, edhe mos përcaktimi ndaj atyre që kryejnë terrorizëm është një krim ndaj njerëzimit, duke përfshirë brenda tij kolektivisht nën akuzën e terrorizmit një masë feje, një komb, një komunitet”.
– “Racizmi është mikrob ngjitës”-
Davutoglu gjithashtu ka theksuar se pas vrasjes së tre të rinjve muslimanë në SHBA nuk ka patur reagime të mjaftueshme. Ai u shpreh më tej se vetë mori pjesë në marshimin e solidaritetit në Paris, por në varrimin e tre të rinjve muslimanë nuk është treguar i njëjti interes.
Kryeministri turk duke vënë në dukje se një person i cili mund të jetë viktimë ose një vrasës nuk mund t’i atribuohet një feje tha se: “Vrasësi është vrasës në çdo vend, tirani është tiran në çdo vend, i pafajshmi është i pafajshëm në çdo vend. Përkujtoj këtu duke mëshiruar tre vëllezërit muslimanë sirianë. Nëse SHBA ruan karakterin pluralist, qytetaria amerikane nëse do të mbrojë gjithashtu natyrën e lirisë së shprehjes në tokën amerikane, nuk duhet të gjejnë vend konceptet përjashtuese dhe raciste. Të keni kujdes të mos mendoni se kjo që ndodhi ishte ndaj të rinjve sirianë dhe nuk ka të bëjë me ne sepse racizmi është një mikrob ngjitës”- ka pohuar Davutoglu
– “Luftoni me islamofobinë”-
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu duke i bërë thirrje pjesëmarrësve që të luftojnë kundër islamofobisë tha se: “Mbroni këto vlera të përbashkëta njerëzore kundër këtyre qasjeve islamofobike ashtu siç edhe në çështjet kombëtare duke ardhur krah për krah me qytetarët e tjerë muslimanë amerikanë dhe me qytetarët e tjerë të cilët nuk janë muslimanë dhe të qëndroni përballë këtyre fenomeneve B lajmi