Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mbahet për herë të parë “Critical Mass”. Flasin ekspertë të turizmit dhe aktivistë

bicikletat_e_shkodres_nje_atra.jpg


Turizëm me biçikleta?!

Pse jo.

Nisma vjen nga një grup të rinjsh të qytetit me traditën më të konsoliduar të përdorimit të biçikletave: plot 29% - çka është ndër më të lartat jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin dhe në Europën Juglindore.

Ata mendojnë ta çojnë më tej këtë traditë, duke mos e parë biçikletën vetëm si një mjet transporti në respekt të ambientit, në kohën kur botës po i merret fryma nga gazi karbonik i makinave, por duke e shfrytëzuar këtë trashëgimi të kulturës jomateriale të Shkodrës në funksion të turizmit të qëndrueshëm.

Prej kohësh, të rinjtë e “GO2” organizojnë guida turistike me biçikleta, duke e ndërthurur pedalimin me atraksionet e shumta turistike të këtij qyteti. Kështu, grupet e organizuara të pasionantëve vendas e të huaj, thuajse çdo javë kanë pedaluar drejt Kalasë së Drishtit, Kishës së Shirqit, vendbanimit të Mjedës në Kukël, por edhe drejt Velipojës, Shasit, Gajtanit, Jubanit, etj.

bicikletat_e_shkodres_nje_atra.jpg


Ata ia kanë dalë të bëhen koordinatorë të projektit europian Eurovelo, që përbëhet nga 14 korridore rrugore me gjatësi totale prej 70.000 km tej për tej kontinentit të vjetër, duke përfshirë edhe Shqipërinë në rrugën Mesdhetar të këtij projekti të mbështetur fuqishëm nga vetë Komisioni Europian.

Këtij qëllimi i shërbyen dy ditët e aktiviteteve të “Turizmit me biçikleta” që GO2 mbajti në Shkodër, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrisë së Kulturës, GIZ-it gjerman, institucioneve më të larta lokale, por edhe të vendeve të rajonit që nuk kanë mundur të përfshihen në Eurovelo, si: Mali i Zi dhe Kosova.

Përveç ekspertëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, si z.Genc Metohu, z.Kujtim Onuzi, z.Elton Noti, znj.Saranda Shala dhe z. Gëzim اoboviç në workshop-in kombëtar u prezantua edhe përvoja daneze e biçikletave, nëpërmjet pjesëmarrjes të z. Jens Erik Larsen, që solli në Shqipëri punën e kompanisë “Frie Fugle” me 32 vjet traditë në këtë drejtim.

bicikletat_e_shkodres_nje_atra_1.jpg


Nga ky workshop doli edhe rezoluta që do t’u shpërndahet qeverisjeve lokale, institucioneve pjesëmarrëse, Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe shoqërisë civile - një qasje që e rendit Shqipërinë në mesin e 42 vendeve europiane që dinë ta ndërtojnë vetë të ardhmen.

Në të vërtetë “Dita e Biçikletave” mori jetë prej një serie aktivitetesh brenda një ansambli muzeal, si rruga “Gjuhadol” në Shkodër, që synoi përfshirjen e të gjitha moshave, qysh nga fëmijët e kopshteve e deri te të moshuarit e pasionuar pas biçikletave.

Ekspozita me foto të Fototekës “Marubi” që dëshmojnë marrëdhënien shekullore të shkodranëve me biçikletën ishte pika kulmore e “Ditës së Biçikletave”. Ndërkaq, për herë të parë në Shkodër u organizua “Critical Mass”, një lëvizje globale për sensibilizimin e komunitetit dhe politikës për të drejtat e pedalimit. Të prirë nga artistë, sportistë e specialistë të fushave të ndryshme, për dy orë, qindra shkodranë vërshuan nëpër rrugë me biçikleta, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” drejt pedonales së Urës së Bunës, për të vazhduar më pas në lagjet e brendshme të qytetit të Shkodrës.

Kështu, përveçse lehtësojnë jetën duke mos u bllokuar në trafikun e modernizmit kaotik shqiptar, shkodranët, të cilët besojnë se qyteti i tyre është qendra, atraksioneve unike të turizmit në Shkodër po u shtojnë edhe “dyrrotaken”.

Mirësevini pra, në qytetin e biçikletave!

Grupi organizator “GO2”

bicikletat_e_shkodres_nje_atra_2.jpg


yllipres
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Jashte qytetit ia vlen te udhetosh por me biciklete brenda ne qytete mund te ecesh vetem ne dy gisht trotuar te cilin duhet t'a ndash me kembesoret.

Nisme per tu pershendetur.


Hajduti
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Ata mendojnë ta çojnë më tej këtë traditë, duke mos e parë biçikletën vetëm si një mjet transporti në respekt të ambientit, në kohën kur botës po i merret fryma nga gazi karbonik i makinave, por duke e shfrytëzuar këtë trashëgimi të kulturës jomateriale të Shkodrës në funksion të turizmit të qëndrueshëm.
Jo vetem per turizem, por mir do ishte te pakten gjat vikendeve te mos lejojn makinat fare ne qytet vetem per raste urgjente.
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Jashte qytetit ia vlen te udhetosh por me biciklete brenda ne qytete mund te ecesh vetem ne dy gisht trotuar te cilin duhet t'a ndash me kembesoret.

Nisme per tu pershendetur.


Hajduti

A ke ken naj her n'shkoder,Shkodra asht ner te pakta qytete ne shqipni me tortuar shum te gjana.
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

A ke ken naj her n'shkoder,Shkodra asht ner te pakta qytete ne shqipni me tortuar shum te gjana.

Ku pyesin shumajkerat e shkodres :)

Ndoshta ke te drejte, pasi nuk kam udhetuar me biciklete neper Shkoder, por nje shok shkodran me thonte se nuk jam i marre te udhetoj me biciklete. Nga frika e aksidenteve!

Hajduti
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Ku pyesin shumajkerat e shkodres :)

Ndoshta ke te drejte, pasi nuk kam udhetuar me biciklete neper Shkoder, por nje shok shkodran me thonte se nuk jam i marre te udhetoj me biciklete. Nga frika e aksidenteve!

Hajduti

Del naj i marr sa per msysh qe mundet me e imitu shumakerin por ne pergjithsi shoferat shkodran kan shum marrdhanie t'mira me biciklistat e kembsort.
Gjithsesi ne shkoder te udhetosh me biciklet asht dicka konfidenciale e vet qytetarve Shkodran,edhe per mu asht vshtir mas gjith ktyne vite larg
Tu imagjinu numrin e madh te makinave te bicikletave plus kembsorve dhe te infrastrukturs zhele qe ka Shkodra e Shqipnia ne pergjithsi nuk ndodh asgja qa duhet me ndodh.
Imagjinoje kyt kaos ne nje qytet tjeter europian
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Shume e perdori bicikleten ne perditeshmeri . Dhe kam bicikleten e mire , cdo kush qe e shehe ate me bene komplimente jo qe e perdori ate , por per bukurin e saj !
Kem nevoj ende ne shqiptaret te bejme revolucione ne shoqerit tona .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

trego foto ceni mos na shit mend kot :p
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Nuk eshte e nevojeshme me dokumentu , sinqeriteti eshte eshte deshmia me e vertete Quku ;)

Un i besoj sinceritetit tand por skemi shije njesoj pranej tham ta tregosh bukurine e bicikletes.

2014-11-17112413.jpg

Qe Ceni kush e ka ma t'bukur ti apo une bicikleten ahahahahha
 

Attachments

  • 2014-11-17112413.jpg
    2014-11-17112413.jpg
    94.1 KB · Shikime: 0
  • 2014-11-17112413.jpg
    2014-11-17112413.jpg
    94.1 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

ska si bicikleta ,shetit tan Shkodren per 7-pal qefe ;)
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

ska si bicikleta ,shetit tan Shkodren per 7-pal qefe ;)

jeni shalgjat ju shkodrant sju bajn bicikletat ,ma shume hallin e cucave kam naqe :p
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

hahah sa shume merakosesh edhe ti per vajzat :p
ec e shifi naqe i her se e nisin bukur bicikleten hehe
 
Titulli: Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Dy qytetet shqiptare ne te cilat kam hasur ne me shume njerez qe e perdorin bicikleten jave Shkodra dhe Gjakova. Perdorimi i bicikletes tregon edhe shkalle te larte vetedijesimi e qytetarie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top