Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Florand Kondi, i njohur me emrin artistik 'Doktor Flori', ish-anëtar i grupit muzikor "West Side Family" ka ndërruar jetë mëngjesin e të hënës.

Shkaqet jane ende te panjohura, por kantautori i njohur eshte derguar ne Qendren Spitalore "Nënë Tereza", në Tiranë dhe sipas mjekeve ai nuk ka patur shenja jete.

Ne spital eshte derguar rreth ores 10:20 minuta, mjeket dyshojne per ndonje atakt ne zemer, megjithate pritet dalja e autopsies mjeko-logjore.

Ish-anëtari i grupit ‘West Side Family’, eshte baba i dy femijeve. Ai u bë i njohur me disa kenge shume te njohura ne tregun muzikor shqiptar por edhe per angazhimin e tij, njehere ne fushaten elektorale te Edi Rames dhe me pas ne zgjedhjet e fundit realizoi nje kenge per fushaten e partise.


Top Channel
 
Last edited by a moderator:
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

...u prehte ne paqe. Ngushellime familjes!

...RIP!!!!


Hajduti
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Sa gjynaf qe me erdhi. :( Gjithsesi, artistet nuk vdesin kurre, vazhdojne te jetojne permes artit te tyre.
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Ngushellime te sinqerta familjes
Lamtumire Dr flori, ishe dikush!
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Prehu në paqe , është kënga me e mirë dhe fjalet më frymëzuese që janë :)
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Ngushellime familjes.

Lajm i prekshem.
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

U preht ne paqe dhe ngushellime familjes. :(
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Oh sa keq... Te Zotit jemi dhe te Ai kthehemi...c'eshte jeta??.
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Ngushellime familjes :(
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

oo sa lajm i rend. Allahu ishalla per xhenet.

Ps deri von kam mendun se eshte vlla me Edi Ramen.
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

gjynah....
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

ai sikur beri dhe kengen mos pi mall ,bej palester....
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

dit-euml-t-e-fundit-t-euml-dr-florit-a-e-paramendoi-vdekjen-e-tij_hd.jpg
Shkak për këtë mësohet të ketë qenë një problem shëndetësor i djalit të tij të porsalindur, për kurimin jashtë të të cilit, ai nuk kish arritur dot të siguronte të ardhura. Madje mësohet se si pasojë e kësaj kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë.
Pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me paratë e marra ai ka mbyllur borxhet që kishte dhe pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqes, Blerinës, 29 vjeç. Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse siç thoshte edhe vetë në intervistat e tij Florian Kondi: “mëkatet dhe lekët nuk tregohen”.

Por pasi ka bërë këto veprime ai ka qenë në kërkim të një kredie për të bërë analizat për djalin e porsalindur. Ndoshta mungesa e marrjes së saj, pamundësia për të siguruar kurimin e qenies së dashur e ka shtyrë atë drejt një depresioni të theksuar. Kush e ka takuar Florianin javët e fundit flet pikërisht për një gjendje të theksuar depresive, transmeton lapsi.al.

Por a kishte ai në plan të bënte diçka të rëndë? A lidhet vdekja e tij sot, me gjendjen e tij psikologjike? E vështirë të thuhet. Megjithëse të gjitha veprimet e kohëve të fundit të lenë të mendosh se gjithshka, deri në marrjen e overdozës ka qenë e përgatitur.

Gjithësesi, ajo që mësohet nga të afërmit e tij është fakti se gjatë natës së mbrëmshme, nën efektin e gjendjes së tij të rëndë, ai ka marrë një mbidozë kokaine. E llahtarisur e shoqja e tij Blerina ka marrë rreth orës 6 të mëngjesit, të vëllanë, pasi ka kuptuar se gjendja ishte bërë e pakontrollueshme. Por përçapja e saj ka qenë e kotë dhe e vonuar. Këngëtari ka vdekur në duart e të vëllait. Nuk ka vlejtur fare vajtja e tij në ambulance e as doza e insulinës që i ka injektuar mjeku. Florian Kondi ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spitalin Nënë Tereza. Mbidoza e marrë me dashje apo nga pakontrolli i ka marrë jetën. Pikërisht ashtu sikurse këngëtari pati deklaruar në daljen e tij të fundit në emisionin “Zonë e Lirë”: “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. ثshtë armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundë droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë”.

Ashtu e mori ajo edhe Dr Florin, artistin kontrovers që ashtu si me jetën dhe kthesat e tij, me këngët që bëri, me njerëzit që mbështeti apo fshikulloi, do të lërë pas një mister: a pati një fluturim të programuar drejt qiellit, apo realizoi dhe në jetë profecinë që kish thënë në TV, e mundi droga?
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Tregoni me teper respekt per njeriun, kengetar apo lypsar qoft.
Artistet jane njerezit qe e vleresojne me shume se kushdo jeten. Por ky eshte realiteti dhe plaga me e madhe e shoqerise tone.
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Nese eshte e vertete qe ka te birin semure dhe ky vdiq me paramendim, eshte treguar shume egoist. Kujt ja la te birin tani? Nese smunden ti siguronin te birit te dy prinderit te ardhura cdo beje Blerina vetem? Gjithsesi! Nuk jemi askushi te paragjykojme . Zoti e past marre prane vetes.
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Blerina, bashkëshortja 29 vjeçare e Dr. Florit, (Florian Kondi), bën apel që të mos insistohet te konsumimi i drogës si shkak i vdekjes së këngëtarit.

Ajo ka lëshuar një apel, për sa u përket publikimeve të detajeve paraprake që u mësuan nga Mjekësia Ligjore, por edhe nga shërbimet e tjera spitalore, ku të gjitha shenjat tregonin që ai kishte konsumuar kokainë dhe shkaku i atakut kardiak ishte overdoza. Blerina kërkon të mos i mëshohet këtij versioni, pasi, Flori kishte disa kohë që nuk konsumonte drogë. Blerina është shprehur se Dr. Flori po e vuante së tepërmi gjendjen e rënduar shëndetësore të djalit të tij të lindur rreth dy muaj më parë në një spital privat në Tiranë dhe shtoi kjo situatë mund të ketë ndikuar në atakun kardiak. Në dëshminë e saj për efektivët e Komisariatit Nr. 2, ajo është shprehur se gjatë orëve të para të mëngjesit i kishte dhënë qetësues Floranit, por ende nuk dihen detajet e tjera për orët paraardhëse, para se të shfaqej përkeqësimi i shëndetit. Hetimet për ndihmën Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria e Tiranës mori në pyetje shefin e shërbimit të Urgjencës në Tiranë, Naim Lusha. Nga burime pranë prokurorisë mësohet se ai ka mohuar neglizhencën nga ana e tij apo personelit mjekësor. Më tej, Lusha shpjegoi linjën standarde të punës së këtij shërbimi Urgjence, ndërsa për rastin konkret u shpreh se fillimisht ka shkuar një grua që ka kërkuar ndihmë nga mjekët dhe personeli mjekësor kërkoi që ajo më parë duhet të njoftonte policinë, që të evitohej ndonjë përplasje, për shkak se gruaja thoshte se ai kishte probleme me alkoolin. Për telefonatën e bërë në Urgjencë, Lusha i tha prokurorisë se pas 3 minutash, mjekët shkuan në shtëpi, por Dr. Flori kishte ndërruar jetë. Një infermier i kësaj Urgjence, me inicialet A.Sh., po hetohet në gjendje të lirë, për mosdhënien e ndihmës. Ndërkaq, të gjithë familjarët e Floran Kondit dhe personat që u ndodhën pranë në momentet e fundit, pretendojnë njëzëri se mjekët kanë shfaqur neglizhencë për këtë rast, ndonëse ishin lajmëruar disa herë. Mjekësia Ligjore Debatet e shumta dhe përplasjet e mendimeve të opinionit publik rreth shkaqeve të vdekjes së Dr. Florit, pritet të sqarohen shumë shpejt vetëm nga Mjekësia Ligjore, si instrumenti i vetëm zyrtar dhe i besueshëm që përcakton shkaqet e plota të vdekjes. Ditën e hënë, pasi Floran Kondi kishte mbërritur atje pa jetë, nga një test paraprak, ekspertët mjekoligjorë kishin gjetur shenja kokaine, por analizat e plota toksikologjike duan më tepër se 10 ditë kohë për të dalë. Mirëpo, pikërisht për të shuar një herë e mirë këtë atmosferë dyshimesh, specialistët e morgut të Tiranës janë duke kryer të tjera analiza, rezultatet e të cilave pritet të dalin në një kohë më të shkurtër. Procedohet infermieri, nuk dha ndihmë Policia e Tiranës nis procedimin penal ndaj një infermieri për mosdhënie ndihme. Burimet zyrtare të policisë thanë se “filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.SH., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë infermier në Urgjencën e Tiranës, pasi më datë 17 nëntor 2014, ora 09:30, kur shtetësia B.L. ka njoftuar për gjendjen e keqësuar të bashkëshortit Floran Kondi (Dr. Flori), ky infermier nuk ka marrë masat për të dërguar ambulancën bashkë me ekipin mjekësor për t’i dhënë ndihmë dhe dyshohet se mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij”. Sipas policisë, procedimi penal parashikohet nga neni 97 i Kodit Penal dhe ka të bëjë me rastin e vdekjes së shtetasit Floran Kondi. B expres.
 
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Tregoni me teper respekt per njeriun, kengetar apo lypsar qoft.
Artistet jane njerezit qe e vleresojne me shume se kushdo jeten. Por ky eshte realiteti dhe plaga me e madhe e shoqerise tone.

Po cfare vleresimi te jetes ore ? Keta vertete e ''vleresojne'' jeten duke i shijuar te gjitha kenqaqesit , duke i nderruar dashnoret si qorapet si shembulli i Rita Ores apo duke i shijuar te gjitha llojet e narkotikeve , duke pire te gjitha pijet dehese ... Pajtohem edhe une me ty nese ke menduar nga ky kendveshtrim !

Artistet qe i njohim ne sot bejne jete te shpifure . Te paket jane ata qe bejne jete qe kerkohet nga vete jeta .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ndahet nga jeta "Doktor Flori", dyshohet për atak në zemër

Tani te vjen kaq keq se iken nje jete.
Po qe edhe mjeksia jone eshte ibret jalem e dime
Po kjo e shoqja mos dali neper replika publike se nje pjese faji eshte edhe e saj. Tirana eshte sa e madhe aq edhe e vogel. Coi qe coi cupen ne shkolle...kur kishte burrin pa qejf cdonte te kafja me mamate e femijve..
E sjane thashetheme por e vertete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top