Tuana
Nada é por acaso!

Piastra e flokeve eshte nje nga miqte me te mire te femrave, qe zakonisht e urrejne modelin e tyre natyral. Natyrisht duhet te dini se si ta perdorni ne menyren e duhur, qe te evitoni djegien e flokeve apo te gjeni floket tuaja te ngjitura ne piastren e nxehte.
Parukieret sugjerojne qe te perdorni gjithnje produkte mbrojtese. Nje investim i vogel fillestar per nje piaster te re, do te thote floke te bukur, te buta sic i keni deshiruar gjithmone dhe jo te djegur.
Eshte menyra me e lehte per te pasur floke te drejte dhe te bute. Gjeja me problematike eshte se piastra perdoret shume here ne floke te lagesht dhe kjo eshte gjeja me e gabuar sepse rrezikoni te digjni floket dhe i pengoni te riparohen.
Ato duhen drejtuar kur te jene teresisht te thata. Po ashtu e rendesishme eshte te vendosni nje produkt mbrojtes qe krijon nje membrane te holle ne floke dhe eviton demtimin e flokeve.
Edhe pse piastrat me te fundit veshtire se krijojne probleme, ne ju keshillojme te mos i perdorni cdo dite, sepse temperatura e nxehte i demton floket qe ne rrenje.
Kujdes ne piastrat qe kane temperature te kontrollueshme, nese keni shume floke dhe te dendur temperatura te jete maksimale, ndersa ato qe i kane floket e holla duhet te perdorin temperature me te ulet.
Nder piastrat me te mira ne bote dhe me te shitura eshte piastra 'ghd', marke e dashur edhe nga yjet. Piastrat e kesaj firme qeramike jane nga me te shiturat dhe pavaresisht imitimeve aro mbeten gjithmone ne krye. Imagjinoni qe ato perdoren nga Gyneth Paltrow, Madonna dhe Lady Gaga./info/