Barcoleta te ndryshme

Pe: Barcoleta te ndryshme

Nje cift i sapofejuar dolen ne nje kafiteri. Goca ish nje cupe qe nuk kish shetitur aq shume dhe kur erdhi kamarieri:

Kamarieri: Munde ta beni porosine ju lutem???

Cuni: Mua me sjell nje Pit Bull!

Goca pasi u kujtua: E per mua sille nje qen t'sharrit
 
Pe: Barcoleta te ndryshme

Takimi

Takohen dy shokë në pazar. Pasi përshëndeten dhe flasin për shumëçka, njëri pyet:
- اfarë bëre me fakultet, a e përfundove?
- Po, miku, po. Me mesatare 9.5.
- Mirë shumë, bravo. E sa i ke këto domate...


Korrigjimi

Burri: Qe 18 vjet çfarëdo që them, ti më korrigjon!
Gruaja: Qe 20 vjet i dashur, qe 20 vjet!


I porsalindur

Bisedojnë dy pensionistë.
- Si je?
- Po si kam me qenë, më dhembin këmbët, shpina, duart... Si je ti?
- Unë si i porsalindur.
- Pse bre po gënjen...
- Nuk kam flokë, nuk kam dhëmbë, urinoj në krevat...


Sinqeriteti

Shkojnë dy shokë të luajnë bixhoz dhe vendosin që të dy ta vënë bastin në numrin e njëjtë. Mirëpo, nuk mund të vendosin për cilin numër. Pastaj njërit i lind një ide:
- Sa herë ke bërë seks këtë muaj?
- Tetë herë.
- Në rregull. Unë kam bërë dhjetë herë dhe po e zgjedhim numrin 18.
Numri fitues del numri 2.
- Po të kishim qenë të sinqertë, tash do të ishim bërë me para...
 
Pe: Barcoleta te ndryshme

Nji barcalet...gjykojeni vet :p
Mbledhen mjekt e Evrops dhe po tregoshin per sukseset e tyne...n'mes tyne ishte dhe nji shqiptar...
Gjermani thot: Ne na erdhi nji pacient pa njenen kamb...i vume nji tjeter...te nesermen ai doli prej spitalit...edhe filloi me kerku pun
Anglezi..: ahuu ne na erdhi njeni krejt pa dur...ia vume dy dur tjera...t`nesermen doli ai prej spitalit tu than...po shkoj me gjet pun.
E shqiptari nuk vonon e thot: Ne kena ba ma shum se sa te tan ju...gjetme nji njiri qe i mungote truni...e bame kryeminister....fill t`nesermen u cu gjysa e shqiptarve me kerku pun :p
 
Pe: Barcoleta te ndryshme

Hapa bankën

Vetëm pas gjashtë muajsh në Gjermani, kthehet burri në shtëpi me Mercedes të 2014-ës, tesha Boss, valixhen plot para...
Gruaja: Zemër, kur u bërë ti kështu i pasur. Kur shkove, s’kishe asnjë cent në xhep...
Burri: E hapa një bankë dhe fitova mirë...
Gruaja: E si?
Burri: Me qyski...


I dehur

Vjen burri i dehur në shtëpi. Gruaja fillon të bërtasë:
- Prapë ke pirë?
- Shuaj të lutem. Mjaft e kam dënimin që të shoh dyfish...
 
Pe: Barcoleta te ndryshme

Tu dhan shpirt nji tregtar i vjeter Shkodran
e pa fliste : bujar???
ktu bab i thet i biri
dritaaaa?
ktu burr i thet e shoqja
isaaaaaaaa?
ktu bab i thet edhe djali tjeter
ja pret ky: mas ju rujt Zoti pa kush asht n'dyqan :p
 
Pe: Barcoleta te ndryshme

Dy t'marr tu u gri midis shkodret. Ishte ora 8 e darks e ja ban njeni prej tyne. Shife paska dal hana marshallahhhhh
ja pret ky tjetri: cfar hanet mar bedall, asht dielli
ja hana, ja dilli tu u gri kta dy.
kur njat'her pa kalote nji alamet bjondet. Prit mar thet ky ta pysim i her ket . M'fal tamarsha deshtme me tpyt, a asht dilli a hana njatje ? ja pret kja bjondja: Te me falni por nuk e di, une nuk jetoj ne shkoder :p
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Facebook

- Babi a është e vërtetë çfarë shkruajnë gazetat se Facebooku të bën budalla?

- Wtf, omg, lol... – përgjigjet babai.


Veç një të metë

- Pi alkool?
- Jo.
- Duhan?
- Jo.
- Vjedh?
- Jo.
- Punon?
- Shumë.
- Ti qenke i përsosur për vajzën time.
- Zotëri, unë kam vetëm një të metë. Gënjej shumë...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Kalendari

Gruaja: Eh, sikur të ishe kalendar...
Burri: Pse? Të më shohësh çdo ditë?
Gruaja: Jo, të të ndërroj çdo vit...


Ferrari

Tashmë e kam kuptuar se femrave u pëlqejnë veturat e shtrenjta. I shkreti unë nuk kam para për ta blerë një të tillë. Por, kam vendosur që qenin tim ta quaj Ferrari që kur të flas me ndonjërën i them: “Po vi me Ferrarin tim të të marr”.


Dhurata

- Do të blej perde për festë – i thotë një fqinje, tjetrës.
- E pse? – pyet ajo.
- Që të mos shihet kur e tradhton burrin me dashnorin.
- Mirë, pra. Unë do të blej ty syze.
- Pse?
- Që ta shohësh se është burri yt...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

I pashpresë

Kur e di se për ty nuk ka më shpresë?
Kur një nimfomane të thotë: “Dua të jemi vetëm miq!”.



Si Coca Cola

Takohen dy miq të vjetër. Pas një bisede të gjatë, pyet njëri:
- Si të shkon jeta seksuale?
- Si të them... Si Coca Cola.
- Eee, bukur, d.m.th. ëmbël dhe me shkumë?
- Jo, miku. Në fillim ishte ‘normale’, pastaj u bë ‘light’, ndërsa tash është ‘zero’...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

[h=4]Pesha në raport me gjatësinë[/h] Një bionde e plotë shkon te mjeku.
- Doktor, cila është gjatësia normale për peshën time?
- Rreth 4 metra!
- Unë u them atyre se jam e shkurtë, ato më thonë e trashë se e trashë...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Inteligjenti

Djali: Mami, sot nga e gjitha klasa, vetëm unë e dija përgjigjen e një pyetjeje.
Nëna: Të lumtë, bir! E si ishte pyetja?
Djali: Kush e theu dritaren?


A ke para

Djali përgatitet për të dalë në qytet.
- Babi a ke para?
- Kam bir, mos ke dert për mua, dil kënaqu...


Si dukem kur fle

Pse biondja i mban sytë mbyllur para pasqyrës?
Që të shohë si duket kur fle.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Një dite një polic shkon tek berberi për tu qethur.

Duke bere muhabet berberi i thotë:
- E dini ju ca e kam djalin e gruas?
- Polici: djalë halle – jo i thotë berberi
Djalë daje – jo i thotë berberi
Djalë teze – jo i thotë berberi
Berberi: është djali im
Polici: aha e kuptova thotë polici, dhe shkon ne komisariat.
Kur arrin aty pyet koleget e tij: A e dini ju ca e kam djalin e gruas?
Koleget: djalë halle, djalë daje, djalë teze
Polici: Jo, është djali berberit. lol lol lol lol lol
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Gruaja zgjohet nga gjumi ne ora 2 te nates ve re se burri i saj nuk ishte ne shtrat.
Filloj ta kerkoj aj ishte ne kuzhine, kishte ndezur nje cigare, pinte kafe dhe qante, gruaja ju drejtuar i dashur a te kujtohet sot ne festojme 20 vjetorin e marteses, po po e di mori grua me kujtohet shume mire edhe takimi i yne i pare ne benim dashuri ne makinen time, ne ate kohe une kisha 20 vjete e ti ishe 16 vjecare, babai i yte na zuri, mua me kercenoj ose do te martohem me ty ose do te shkoj 20 vite ne burg, paramendoje po kisha shkuar ne burg sote do te isha i lire. lol lol lol lol lol
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Nje plak 97-vjeçar shkon tek nje zyre sigurimesh ..
- ا`kemi?
Dua te bej siguracion per jeten.
-Sa vjeç je?
- 97 i thote plaku.
Nenpunesi çmendet:
- Tallesh po ç`te duhet ty siguracioni?
- Po ja do shkoj me babain tim jashte shtetit, dhe thame te siguroheshim.
- Me babain tend!? E sa vjeç eshte ai?
- Po ja neser mbush 125 vjeç.
- E ku do shkoni?
- Do shkojme te takojme gjyshin tim.
Nenpunesi I bie murit me koke
- ا`fare thua, tallesh me mua, gjyshin the!!!!!!!!!
- Po sa vjeç eshte gjyshi yt?
- Po per nje jave mbush plot 142 vjeç.
- E çfare ben ai?
- E po ja, martohet dhe do shkojme ne dasem.
Nenpunesi i afrohet dritares gati te hidhet:
- Po pse martohet?
-Budallalleqe more, e detyrojne prinderit..lol lol lol lol
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Dhurata

Thërret vëllai nga Zvicra.
- Po vij në korrik. اfarë dëshiron të të sjell?
- Nuk di... më blej një iPhone.
- S’ka problem. 4 a 5?
- Jo, jo, mos u ngushto! Vetëm një. Më mjafton një...


Prapë bashkë?!?

Pas vdekjes takohen burri dhe gruaja në Parajsë.
Gruaja: Zemër, jemi përsëri bashkë!
Burri: Jo, jo... Shumë saktësisht është thënë: “Derisa vdekja të na ndajë...”


Kur nxënësi mungon në shkollë

Gjyshi i thotë nipit:
- Fshehu se po vjen arsimtarja jote te ne...
Nipi ia kthen:
- Më mirë fshehu t’i se i kam thirrur në mëngjes, u kam thënë se ke vdekur ti...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Mbylli sytë

Nipi pesëvjeçar i afrohet gjyshes:
- Gjyshe, mbylli sytë!
- Pse zemër?
- Se nëna thotë që ne do të jemi të pasur kur ti t’i mbyllësh sytë...


Telenovelat

Flasin tri fanse të telenovelave.
E para: Mua më pëlqejnë telenovelat turke se kanë përfundim të dhimbshëm.
E dyta: Mua më pëlqejnë ato spanjolle se kanë fund të lumtur.
E treta: Unë i dua ato të Indisë se nuk përfundojnë kurrë...


Rroga

Mora rrogën dhe ajo më tha:
- Eja dalim sonte...
I thashë:
- Akoma je e vogël për të dalë, rri në shtëpi...

Edhe unë jam e lirë

Një polic i afrohet një biondeje.
- Unë... Ilir – thotë ai, dhe bën me gisht kah vetja.
- Edhe unë... – thotë biondja.
- Si është e mundur një femër kaq e bukur të quhet Ilir...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

MJEKU
Doktor më dhemb çdo vend në trup prek kokën - më dhemb, prek gjoksin - më dhemb, prek këmbën më dhemb. Doktori e kontrolloi detalisht dhe i tha: Trupin e ke në rregull po gishtin e ke te thyer.

Kjo eshte barcoleta e pare qe tregohet kur fillojne muhabetet me barcoleta. E kam degju mbi 200 here dhe prap duhet me u bo kinse po qeshi...me menyre qe mos me ja dh.. muhabetin atij qe e tregon!
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Dy prej jugut ne lufte, fillon lufta edhe njeni prej tyne tu i ba za shokut te vet.
Veli,Veli, por shoku nuk i pergjigjte,se ne lufte ,ky prap o Veli o Veli
He ore ja kthen ai
Si i vjen era gjakut
Mut,ja kthen ai prej nervash
Mos ore pse nuk thua to qe qenkam plagosur.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Lajmi

Mjeku: Kam një lajm të keq dhe një lajm shumë të keq.
Pacienti: Cili është i keqi.
Mjeku: Rezultatet treguan se ju ka mbetur edhe një ditë jetë.
Pacienti: E më i keqi?
Mjeku: Nga dje po përpiqem t’ju marr në telefon...


Kur gruaja kërkon falje

Gjëja që më pëlqen më së shumti në bashkëbisedim (zënkë/përleshje) me gruan është kur më kërkon falje me zemër. Ajo më thotë saktësisht kështu:
- Më fal, por ti i ke fajet!


Po ta lë fermën

Gjyshi i shtrirë në shtratin e vdekjes i thotë nipit:
- Dua të ta lë fermën time që përfshin ara, traktorë dhe gjësende tjera, në vlerë prej 1.998.234 dollarësh.
Nipin e kapin dridhjet nga gëzimi se u bë milioner:
- Gjysh sa i mirë që je, unë gjithmonë jam sjellë keq me ty, nuk e paskam ditur se ke fermë. E ku ndodhet ajo?
- Në Facebook... – thotë gjyshi në frymën e tij të fundit.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Sa do të rrish

Shkon vjehrra te dhëndri. Pasi hanë darkën, dhëndri e pyet:
- Sa do të rrish?
- Derisa t’ju mërzis – përgjigjet vjehrra.
- E pse po shkon kaq shpejt?


Ku ndodhen

Pyet gruaja burrin:
- Zemër, a e di ku ndodhen Himalajet?
- Jo, ti e ke pastruar shtëpinë herën e fundit...


Në treg

- Mi matni të gjitha mollët se dua t’i blej.
- E çfarë të shes unë pastaj?
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Kur do të ndreqet moti

I shkrova diellit në Facebook.
Unë: Kur do të ndreqet koha sivjet? A do të jetë së paku gushti i nxehtë?
Dielli: (seen).


Fëmijët

Takohen dy miq të vjetër.
- Po, ku je o burrë? Ka vite që s’të kam parë. Si janë fëmijët?
- Mirë janë, faleminderit. Djali i madh e ka kryer ekonomikun, i dyti juridikun, vajza është bërë arsimtare, kurse djali i vogël është hajn.
- E kur keni këtë familje intelektualësh, pse nuk e largoni hajnin nga shtëpia?
- Po ai na mban gjallë, se këta të tjerët janë pa punë...


Anglishtja

Intervistë pune:
- E dini anglishten?
- Po.
- E dini çfarë do të thotë ‘allow’?
- Po.
- Përdoreni ju lutem në fjali.
- ‘Allow’, kush është në telefon...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

U martu njeri ke lagja jone aty
Pas ca kohe qe hyri dhenderr
Bertiste: Oj Nane, Oj Nane, Oj Naneeeeeeeee …!
Nga maraku u ofru Nena ke dera e e d’veti:
Po cfare ke o i ambli i Nanes??

O u knaqe bre, u knaqa – ja ktheu cuni
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Ishte 1 plak dhe 1 cun I ri dhe u takuan ne spital.
Plaku: Ju kalamojt e sotem ngelet neper kompjutera dhe celulare gjith diten. Jeni shume te varur ne teknollogji dhe ju eshte ber ves shume I keq ....
.... dhe ja hoqi nga priza aparatin e frymemarrjes.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Dieta

- Sa qenke dobësuar! Po mban ndonjë dietë të veçantë?
- Patate, misër, speca...
- I ke zier apo fërguar?
- I kam punuar...


Befasia

- Për herë të parë pas kaq vitesh, mbrëmë i rrash ziles dhe kur u hap dera gruaja ishte përplot buzëqeshje...
- E si ndodhi kjo?
- E kisha gabuar banesën...


I dehuri

E ndal polici një të dehur.
- Dokumentet, ju lutem!
- Nuk kam, as nuk e di se ku jam...
- E, a e dini kush jam unë, me kë po flisni?
- O, Zot! Unë s’e di ku jam, ky s’e di kush është...


Golf

A ke luajtur ndonjëherë ‘golf’?
Jo vetëm që kam luajtur, por kam vozitur...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Familja

Një hoxhë duke u kthyer në shtëpi sheh një kalë të ngordhur në rrugë. Ai i telefonon policisë.
- Alo, policia, hoxha këtu. Në rrugë gjendet një kalë i ngordhur dhe po ju telefonoj që ta largoni që të mos përplaset dikush në të.
Polici dëshiron të bëjë shaka:
- Në rregull, hoxhë. E, a ia the lutjen?
- Jo ende, fillimisht desha t’i njoftoj familjen...

Numri i telefonit

Një investues amerikan ia kërkon numrin e telefonit një ministreje nga Ballkani.
- Sex, sex, sex. Free sex tonight! – i thotë ajo.
Menjëherë reagon përkthyesi:
- Deshi të thoshte 666-3629...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Flasin dy bionde

- A ke dëgjuar se pastruesin tonë të oxhaqeve e ka shkelur vetura?
- E tmerrshme! Nuk jemi më të sigurt as në çati...


Një femër në barnatore

- Më falni, ku i mbani testet e shtatzënisë?
- Ja, menjëherë aty afër prezervativëve.
- Po ta dija se ku ishin prezervativët, nuk do të më duheshin sot testet e shtatzënisë...


I sigurt

Pacienti: Doktor, a jeni i sigurt se kam ndezje të mushkërive? Se kështu i thanë një shokut tim dhe ai vdiq nga meningjiti.
Mjeku: Kur të them unë se ke ndezje të mushkërive, ti do të vdesësh nga ndezja e mushkërive!


Më përmirëso

Nëse gruaja të thotë: “Më përmirëso nëse gaboj!”, ti shuaj mos thuaj asgjë!
ثshtë kurth...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Nal policia nji makin edhe i thojn
Kena nji ore qe t'jena vu ne n'djekje, n'qoft se ske ba gja pse su nale
Po qe mar shef, mu m'ka ik gruja me nji polic, kur pash qe m'jeni vu mrapa, thash me vedi
Pasha zoten dashka me ma kthy, pranej su nala :p
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Chat

- Hi. Where are You from?
- Paris. You?
- London.
- Mos, bon hajgare?
- Pasha mamin...


Me qetësi

Burri: Pse ti je aq e qetë kur unë të bërtas dhe nxjerr dufin mbi ty?
Gruaja: Po thjesht shkoj e pastroj tualetin.
Burri: E si të ndihmon kjo?
Gruaja: E shfrytëzoj brushën tënde të dhëmbëve...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Një burrë dhe një grua. Të shtruar në Spitalin Psikiatrik. Një ditë kishin dalë dhe po bënin xhiro rreth pishinës. Papritur burri rrëshqet dhe bie në pishinë. Gati po mbytej. Hidhet gruaja dhe e shpëton.

Gruas, vendosin t’i japin medalje dhe ta nxjerrin nga spitali, sepse mendonin që ishte shëruar tashmë.

I thotë drejtori i spitalit:

-Kam dy lajme. Një i mirë dhe një i keq. Po të jap të mirin në fillim. Ti do dalësh nga spitali, sepse je shëruar plotësisht.
-Po i keqi?, - e pyet gruaja.
-I keqi është se ai burri që shpëtove, e kishte ndarë mendjen për të vdekur. Ishte vetëvarur tek dushi, - i thotë drejtori me zë të dridhur.
-Jo, jo, drejtor, - thotë gruaja. E vara unë të thahej, pasi kur e nxora nga pishina ishte i lagur...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Shkon një fshatar në spital, sepse nuk ndjehej mirë.

Pasi e vizitoi, doktori i thotë:

-Xhaxha, do të duhen më shumë analiza për të gjetur tamam se ç’problem ke. Duhet të bësh analizën e gjakut, urinës, të nevojës dhe të spermës.

-Na, merr brekët, - i thotë fshatari,- se aty i ke të gjitha..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top