Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli 2 muajsh

cent

...Lontano
POGRADEC-Pogradeci është një ndër qytetet me numrin më të madh të të rinjve te cilët kanë shkuar në luftë në Siri. Krahas fshatit Leshnicë, 4 të rinj të tjerë nga fshati Gurras në komunën Starovë dyshohet se ndodhen në shtetin sirian duke luftuar krah rebelëve kundër regjimit të Asad. 34-vjecari, Krenar Shuli është njëri prej tyre i cili është larguar në Siri gati 5 muaj më parë, së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij, mes të cilëve dhe një vajzë 2 muajshe. Familjarët thonë se 34-vjecari u mban sekret vendodhjen duke u thënë se është në Turqi. Sipas tyre babai i 3 fëmijëve ishte besimtar i fesë islame dhe kohët e fundit frekuentonte një xhami në Librazhd ndërsa akuzojnë si përgjegjës për largimin e tij drejt Sirisë, imamin e vetëshpallur të unazës së re, Genc Ballën.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

"Djali, kohët e fundit ishte shndërruar në një besimtar dhe shkonte shpesh ne Xhaminë e Librazhdit. Këtë ma tregonte mbesa 11-vjecare. I thoshte asaj që feja nuk e lejonte të hajë shumë bukë "e mjaft të tjera si këto. Atë e ka çuar në Siri ai 'ujku ' që ka kapur policia, Genc Balla. Djali thotë që jam në Turqi, por unë nuk e besoj. Ata i paguan ndonjë se ai nuk kishte para të shkonte andej vetë i 5 në shtëpi. Me vete ka marrë edhe bashkëshorten, dhe 3 fëmijët përkatësisht 11, 6 dhe 2 muajshe", tha Dylberi.

75-vjecari i mëshon fort faktit se djali i tij është mashtruar në emër të fesë ndërsa i bën apel shtetit ta ndihmojë dhe të kthejë sa më parë djalin së bashku me bashkëshorten dhe mbesat e tij në Shqipëri. "Këtu ka vetëm një gjë, ai është mashtruar në emër të fesë, për këtë jam i sigurtë. Se Allah kemi të gjithë, por Allahu nuk na thotë të shkojmë në Siri. I bëj apel shtetit të bëjë të pamundurën të më kthejë djalin, nusen dhe mbesat në shtëpi”.

Fshati Gurras nuk është i vetmi në Pogradec, ku të rinjtë janë mashtruar në emër të fesë dhe kanë shkuar në Siri. Pak kohë më parë 3 të rinj mes tyre dhe imami i Leshnicës Almir Daci janë larguar në Siri, ndërsa njëri prej tyre në janar të këtij viti u vra gjatë luftimeve.

Itinerari, Tiranë-Alepo vetëm vajtje. Islamikët shkonin në rrugë tokësore
whebh3.jpg
TIRANE-Zbardhet itinerari i rrugëve përmes të cilave kanë udhëtuar shqiptarët që janë dërguar për të luftuar në Siri. Nga hetimet ka rezultuar se kanë qenë dy rrugë që kanë zgjedhur besimtarët myslimanë për t’u larguar nga Shqipëria. Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se për të mbërritur në destinacion, të dyshuarit zgjidhnin rrugën ajrore, nga Tirana për në Turqi apo edhe nga Prishtina drejt Turqisë. Por, rruga tjetër që shfrytëzonte grupi i besimtarëve myslimanë ishte edhe ajo tokësore, Tiranë- Pogradec-Maqedoni- Bullgari-Turqi.

REKRUTIMET
Pasi mbërrinin në Turqi, atje i prisnin bashkëpunëtorët e të kërkuarit nga policia, Gert Pashja, i njohur me emrin fetar Ebu Muxhahidi. Ky i fundit dyshohet se është imam në kampin ku rekrutohen shqiptarët që përfundojnë në Siri. Burime të sigurta pranë Prokurorisë për Krime të Rënda sqarojnë se pas stërvitjes, besimtarët dërgoheshin në zonën e Alepos në Siri, ku ndaheshin në dy grupe. Nga hetimet është arritur në konkluzionin se njëri grup drejtohej nga ishimami i xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, Almir Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa ose Haliti nga Pogradeci, dhe grupi tjetër në krah të grupit të drejtuar nga një emir turk, ku zëvendëskomandanti i këtij grupi është shqiptari nga Elbasani, i njohur me emrin Zeyd Al Albani. Të njëjtat burime sqarojnë se deri tani është provuar se të gjithë besimtarët myslimanë të dërguar nga Shqipëria për të luftuar në Siri nuk luftojnë në krah të ushtarëve të lirisë, opozitës siriane kundër regjimit të Bashar Al-Asadit. Por, në fakt shqiptarët përfundojnë duke luftuar në krah të grupit militant i lidhur me Al-Kaedën dhe që njihet me emrin “Al-Nusra”. Ky grup drejtohet nga emiri Abu Mohammad al-Jawlani dhe përbëhet nga muxhahedinë islamikë sunitë. Qëllimi i tyre është për të përmbysur qeverinë e Asadit dhe për të krijuar një shtet pan-islamik në bazë të Sheriatit (kodi moral dhe ligji fetar i Islamit) dhe ka për qëllim për të rivendosur Kalifatin. Ky grup, është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja, Australia dhe Britania si organizatë terroriste.

AKUZAT
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se tashmë është provuar me video, foto, përgjime dhe veprime të tjera hetimore se tre nga të arrestuarit në Shqipëri dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, janë personat kryesorë të këtij rrjeti. Sipas hetimeve, grupi rezulton se është ngritur prej vitit 1999 dhe financohet nga fondacione të ndryshme fetare, që dyshohet se janë pjesë e celulave të Al-Kaedës. Imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur edhe si Sheh Abdurrahim Balla, dhe imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Mëzez, Bujar Hysa, i njohur si Ebu Usama, përfshirë këtu edhe teologu Orin Reçi, tashmë të arrestuar, janë personat kryesorë të këtij rrjeti në Shqipëri. Sipas organit të akuzës, këta të dyshuar, me ndihmën e të arrestuarve të tjerë, rekrutonin, stërvitnin, financonin udhëtimin e shqiptarëve deri në Turqi. Ndërkohë që, të gjitha këto veprime janë cilësuar si vepër penale e terrorizmit, akuzë me të cilën do të përballen të dyshuarit, të cilët rrezikojnë dënimin nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie.

DOSJA E PROKURORISE
8 TE ARRESTUARIT
• Genci (Abdurrahim) Balla, i vetëshpallur imam i
xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti
Mysliman Shqiptar, organizator Bujar Hysa, i
vetëshpallur imam i xhamisë së Mzezit, i paautorizuar
nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator
• Edmond Balla, organizator Zeqir Isuf Imeri,
organizator pjesëmarrës Verdi Morava, financues Fadil
Muslimani (Dervishi), ndihmës Astrit Tola, ndihmës
Orion Reçi.
AKUZAT
• “Rekrutim të personave me qëllim kryerjen e
veprimeve terroriste”;
• “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen
e veprave penale me qëllime terroriste”;
• “Nxitje të urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet
kombësive, racave dhe feve”
NE KERKIM
• Gerti Pashja, organizator
• Shkëlzen Dumani, organizator, financues
• Shyqyri Kaca, organizator, financues, pjesëmarrës
• Almir Daci, i vetëshpallur imam i xhamisë
Leshnicë, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman
Shqiptar, organizator, financues, pjesëmarrës
• Medi Manallari, financues, pjesëmarrës
/BalkanWeb
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Sa flake te bukur do benin keta pasi tu veshe zjarrin. Kurr mos u kthefshin!!
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Sa flake te bukur do benin keta pasi tu veshe zjarrin. Kurr mos u kthefshin!!

Tipave te till shteti yn duhet tu japi me qejf viza 1 kalimshe, te zhduken nga Shqiperia
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Po e ka kap imami zvarr e ka dergu ne siri haha :D
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Keta pervec se nuk jane njerz, nuk jane as mysliman. Pasi vete Muhameti thoshte: mos i vritni ata qe nuk jane te armatorur, dhe mos beni deme materjale kur nuk jeni ne beteje.
Kam pare ca video keto dit qe te renqethin trupin ti shohesh. I vrisnin njerzit me thika dhe spata duke ju prere kokat njesoj si kafsheve, dhe shpesh i vinin edhe ne gril per ti pjekur ...! Keta luftetar te Allahut jane me keq se kafshet, pa pike dyshimi jane te poseduar nga djalli.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 8 personave të akuzuar për rekrutim personash me qëllim nxitjen e terrorizmit,pasi dërgonin në konfliktin sirian besimtarë mysliman,vjen edhe kallzimi i parë për një nga imamët e arrestuar.

Ora News raportoi se Zamir Mani nga Shkodra, i cili ka kallzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla.

Ai akuzon imamin se i ka dërguan në Siri djalin e tij 4 vjeçar dhe ish-gruan Almira Kastrati. E gjithë historia ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku Almira filloi të punonte në organizatë islamike, ku përfitonte një pagë të kënaqshme.

Por indoktrinimi i Almirës bëri që martesa me Zamirin të mos zgjasë shumë. Ajo u largua nga Shkodër dhe u martua me imamin Genci Balla. Zamir Mani mësohet të jetë shprehur se ka dyshime të forta se djali i tij është dërguar në Siri dhe ka kërkuar gjetjen e fëmijës.

Kallëzimi është marrë nga prokurorja, Elizabeta Imeraj, dhe priten detaje të reja edhe nga marrja në pyetje e imamit.
/lajmi fundit
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Armiqte e Shqiptareve per shekuj me radhe kane mbeshtetur ekstremistet fetare te te gjitha feve por ne vecanti ekstremistet myslimane dhe ekstremistet ortodoks. Ata qe i perkrahin dhe financojne jane ne drite te diellit. Jane qarqe te caktuara ne Turqi dhe qarqe te caktuara ne Greqi. Prandaj shteti Shqiptar mos te lodhet kot me gjethet apo deget e keqja do shkulur nga rrenjet. Eshte e veshtire se rrenjet jane perhap gjithandej por eshte e vetmja zgjidhje per te ruajtur kombin nga percarja dhe ndoshta jo shume larg edhe nga lufta vellavrasese.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Ore po ky qe di te flase neper televizione sdinte ti thoshte imamit jo apo i ka shku imami me AK-47 ne dore lol
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Skandaloze ... gjejn kta te keputurit e shkret e i terheqin prej hunde me nje karamele
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Eh Medet per Shqiptaret,,pffffff
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Ore po ky qe di te flase neper televizione sdinte ti thoshte imamit jo apo i ka shku imami me AK-47 ne dore lol

Pse arsyeton ndonjehere si femij Master.... ke degjuar ndonjeher per manipulimin, mashtrimin...joshjen? (jo ne kuptim erotik kuptohet)...por joshje per dicka me te mire etj... Me arme nuk i ka shkuar....dhe me e forte eshte arma e mendjes, trillimi ose lavazhi i trurit sic bejn rendom e shpesh me ekstremistet dhe fanatiket.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Deputeti i PD- së, Gëzim Kelmendi, projektligjin që ndalon pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftërat jashtë vendit e ka quajtur si ligj kundër kauzës kombëtare edhe izolim kombëtar.

(sipas gazetarit Asllan Dibrani)
 
Edhe Albin Kurti i VV-s e ka quajt ANTI KOMBETAR kete projektligj ! por nuk squhet si fetare i madh Albini ! :D
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Madje, Albin Kurti eshte ateist :

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ua mbylle gojen, hallall !
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Nqs mendon keshtu edhe Kurti si Gezim Kelmendi, ku qendron diferenca mes tyre? Edhe Kurti qenka me probleme me sa duket, nga qe krahason shkurarjen e shqiptarve ne lufte ne Mitrovice me ate te Sirise. Per te qenka e njejte.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

haha sa gjynaf qe eshte ky vend...kshu eshte kur ska ligje
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

A e dini qe populli qe nisi protestat kishte qellim liberalizimin e zhvillimin e Sirise dhe jo sjelljen ne pushtet te nje grupi apo tjetri, aq me pak nje grupimi ekstremist qe kerkon te instaloje shtet islamik te udhehequr nga ligji i sheriatit ne vitin 2014!!

Njerezit kane ngelur ne mes te konfliktit mes Assadit dhe grupimeve qe luftojne per pushtet jane ata qe po vuajne pasojat. Perseri keta njerez do te ngrihen ti hedhin Islamiket ne kosh si ne Egjipt, kur te tentojne te instalojne shtetin Islam!!

Fondamentalizmi islamik vetem ka shfrytezuar situaten e ndere gjate pranveres se famshme: ai nuk eshte shkaku e as pasoja e rremujave, jo vec ne Siri, por ne mbare vendet e prekura nga trazirat. Fatkeqesia qe na prek te tereve ne si qenie njerzore ne kete corbe eshte shkaterrimi i trashegimive kulturore boterore si Alepo apo Damasku, te cilat nuk i perkasin islamit, as Sirise, as opozites apo Asadit, por mbare botes.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

A e dini qe populli qe nisi protestat kishte qellim liberalizimin e zhvillimin e Sirise dhe jo sjelljen ne pushtet te nje grupi apo tjetri, aq me pak nje grupimi ekstremist qe kerkon te instaloje shtet islamik te udhehequr nga ligji i sheriatit ne vitin 2014!!

Keshtu thua ti, por nqfs i referohemi refugjateve nga Siria qe kane ardhur ne Kosove, sidomos disa qe mbajne mbiemrin Arnaut, qe jane nder me te vjetrit/me te hershmit andej nga Siria, del se nuk eshte keshtu. Thjesht, populli ishte lodhur me sundimin nga Shiat dhe te keqijat qe i kishin nga qeveria, e qe bota kishte heshtur, askush se kuptonte cfare po ndodhe. Pra, me mire e dine ata vet atje, se na ketu se per cfare u bene protestat.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ja biseda si me poshte:

Emisioni “Njerëz në fokus” në News24 ka zbardhur një bisedë mes imamit të vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci dhe një kushëriri të Ervis Alianjit, që thuhet se është vrarë në Siri.

Në bisedë Almiri tregon se Ervisi është vrarë. Po ashtu ai tregon rrugën që duhet ndjekur për të shkuar në Siri.

Daci është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se mund të jetë në Siri, edhe pse njerëzit e tij thonë se është ose në Turqi, ose në Arabinë Saudite.

Almir Daci: Ne kemi erdhur këtu për të ndihmuar muslimanët që po masakrohen dhe gratë që po torturohen. Se kjo është prej fesë islame që të ndihmohen muslimanët.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po Mili vazhdo.

Almir Daci: Nuk është e lehtë dhe ne morëm parasysh çdo gjë. Këtu normalisht edhe unë një ditë jam i rrezikuar, se një ditë do të vritem, por nuk kam frikë nga kjo, unë dhe të tjerët se duam të japim gjithçka për Allah. Që Allahu të na shpërblejë me xhenetin më të lartë në botën tjetër. Dhe kjo është ajo që na ka nxitur të gjithëve që të vijmë këtu. Pra çdo gjë ka lidhje me urdhrat që ka dhënë Allahu në Kuran.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po, po.

Almir Daci: Visi nuk ju tregoi se ku ishte. Edhe mua më mbeti tani kjo përgjegjësi, që t’ju tregoj. Të mos ua mbaj të fshehur. Se u vra Visi kjo nuk është për fajin tim, se nesër do vritem edhe unë. Dhe dje u vra edhe Bledi i Gramozit, edhe Bledin unë e mashtrova. Ai ishte në Tiranë dhe unë në Pogradec, prandaj kuptojeni mirë.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Poo.

Almir Daci: Unë e di që ju keni të drejtë të mërziteni për Visin, se ai është njeriu tuaj.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po është njeriu jonë, si të mos mërzitemi, nuk kthehet më apo jo

Almir Daci: Por aman nuk mund të jem unë përgjegjës për çdo njeri që është këtu me mua prej Pogradeci apo prej qyteteve të tjera. Mirëpo çfarë t’ju bëj unë. Kjo është e vërteta.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili sa kohë ka është vra Visi, po ti a e pe në atë moment?

Almir Daci: Ai u vra nga një shpërthim i fuqishëm dhe nuk u gjet asnjë pjesë e trupit.

Dhe ai nuk ka varr as këtu. اfarë trupi t’ju japim, hë më thuaj ti.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po sa kohë ka o Mili?

Almir Daci: Ka disa muaj, por unë nuk e merrja dot guximin t’jua thoja se e dija që kjo është gjë e rëndë për ju. Mirëpo si ndodhi dhe kjo gjë me Bledin e Gramozit, thashë t’ju them, që ta dinë më mirë të vërtetën.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili po pse nuk na ke thënë më parë. Po ti a ishte në momentin e fundit?

Almir Daci: Kjo është e vërteta. Jo nuk kam qenë me të në ato momente. Se isha në një vend tjetër. Si tua thoja? E dija që ishte e rëndë.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po amanetet që i kishte lënë, kujt ja la o Mili?

Almir Daci: Amanetet i lë çdokush prej nesh, që kur është gjallë. Ai ka thënë të mos e qani, sepse ai është shehid, dmth një prej njerëzve më të mirë xhenet, dhe nuk lejohet të qahet për ta. Mos mbani zi, dhe mos bëni të shtata e as të dyzeta se këto nuk lejohen në islam. Nëse doni ta takoni, duhet të faleni që ta takoni në botën tjetër. Mos fajësoni njeri për vendimin e tij. Ai vendosi vetë të shkonte në Siri dhe të ndihmonte muslimanët. Ndaj bëjani hallall.

Almir Daci: Hej a do vish këtej, nis e ke seriozisht nuk është problem fare. Prit biletën për në Turqi, hajde njëherë në Turqi pastaj flasim se si. Pastaj sikur kishe përmednur xhaminë e Unazës së Re. O vëlla ata kam dëgjuar që bashkëpunojnë me shtetin dhe ka spiuna po fole atje se dua të shkoj në Siri, të fusin brenda që aty. Nuk janë njerëz të mirë, sidomos imami, se ashtu hiqen ata si të devotshëm, por nuk janë të tillë. Prandaj ata nuk kanë lidhje fare. Kjo është e vetmja rrugë që ne kemi ardhur këtu të gjithë. Kemi prerë biletën për në Turqi, pastaj këtej është kollaj fare. Kuptove nuk ka rrugë tjetër, bëj kështu si të thashë, hajd mirupafshim.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Ok mirë, flm shumë.
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

kam nje ndjesi qe tani po hiperbolizohet kjo histori... :mah:
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Ne Shqiperi ka cdo dite vrasje nga organizatat mafioze , shteti pse nuk po i shkaterron keto organizata ? Sepse vete shteti eshte kriminial dhe mafioz . Rreziku me i madhe ne Shqiperi vjene po nga keto organizatata , dhe se besoj se rrezik per Shqiperine qe kane sjellure shqiptaret qe kane marre lufte ne 99 ne Kosove . E njejta gje eshte me keta luftetare te lirise . Por, keta luajne me zjarrin , sot Asadi rrezohet prej pushtetit , neser do ti vjene radha ndoshta Asadave tane ne trojet tona !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Per veten tone duruam plot 50 vjet diktature pa bere gek- mek, deri sa "ngordhi" vete, ndersa per Sirianet jemi gati te japimin jeten!?

Me vjen keq per familjaret sepse humbja e jetes e nje te afermi eshte gjithmone e dhimbshme, por fondamentalizmi fetar dhe xhihadi nuk duhen toleruar kurresesi.

A ka mundesi qe ketyre "mjekrroshave" dhe plehrave t'ju hiqet urgjentisht shtetsia Shqiptare ??
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

neser do ti vjene radha ndoshta Asadave tane ne trojet tona

Shpresojme, shpresojme !
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Per veten tone duruam plot 50 vjet diktature pa bere gek- mek, deri sa "ngordhi" vete, ndersa per Sirianet jemi gati te japimin jeten!?

Me vjen keq per familjaret sepse humbja e jetes e nje te afermi eshte gjithmone e dhimbshme, por fondamentalizmi fetar dhe xhihadi nuk duhen toleruar kurresesi.

A ka mundesi qe ketyre "mjekrroshave" dhe plehrave t'ju hiqet urgjentisht shtetsia Shqiptare ??

Shume dakort me kete te fundit.....kaq :).
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Per veten tone duruam plot 50 vjet diktature pa bere gek- mek, deri sa "ngordhi" vete, ndersa per Sirianet jemi gati te japimin jeten!?

Me vjen keq per familjaret sepse humbja e jetes e nje te afermi eshte gjithmone e dhimbshme, por fondamentalizmi fetar dhe xhihadi nuk duhen toleruar kurresesi.

A ka mundesi qe ketyre "mjekrroshave" dhe plehrave t'ju hiqet urgjentisht shtetsia Shqiptare
??

Pergjigjje raciste komplet.

me pelqen nje fjal e popullit se e thon ''I din meta punte e veta.''
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

Ku e kupton racizmin ?!

Keto sekte te rrezikeshme jane kancer i shoqerise. Armiqt e popullit Shqiptar gezohen dhe normal qe financojne dhe perkrahin keta psikopat.

Duhet vepruar edhe ne Kosove para se te ndodhe ndonje tragjedi e madhe. Besome!!!
 
Per cfar sekte ke fjalen? cfar ndodhi ne shqiperi kosov nga keta njerz se kan mjekerr dhe qe bejn jeten e tyre si ata duan dhe ti i shan aqe ashper vetem se mundeshe ?!a nuk po jetojm ne demokraci? ase un nuk jam pro shkuarje ne siri,perderisa tani me dihet arsyje pse luftohet aty,por jo te sillemi keshtu ashper me vendasit tan..vetem pse ndjejn dhembje me shum se tjert per njerz te pa fajshem
 
Nese komuniteti mysliman shqiptar, eshte kunder, per mua ti je as me shume dhe as me pak se nje "sekt". Keto sekte duhet te shporren, duan apo nuk duan, me te mire, apo edhe me plumb ne balle ! Keto jane rreziku nr 1 per identitetin Shqiptar.

Arab shqipfoles, qe terrorizojne nje popull arab syrian te tere, per shkak te ekstremizmit fetar ... nuk jan Shqiptar. Jan rreziku n.1 per shqiptarizmin edhe mbarevajtjen e ketij kombi.

Keta tanet jane me islamik se vete islamiket !!! Kjo qe po eshte ironi, por ironi makabre !
 
Titulli: Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top