Nuset me tatuazhe

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të veshura me fustan të bardhë është e pamundur të mos vësh re tatuazhet shumëngjyrëshe që mbulojnë krahët, shpatullat dhe gjoksin e këtyre nuseve.

nuse-tatoo.jpg


Fotot janë realizuar nga fotografi Mike Allebach, i cili tha për ‘Daily Mail’ se ka 6 vite që fotografon vajzat rebele në ditën e tyre të shënuar.

“Anjëra prej tyre nuk mundohet të fshehë tatuazhet, madje kërkojnë që t’i nxjerrin sa më shumë në pah pasi për ato tatuazhe kanë harxhuar shumë”, thotë 31-vjeçari.

Tatuazhet janë të shumëllojshme: që nga simbolet mitike deri tek personazhe si Hello Kitty.

Shumica e nuseve i kanë kombinuar tatuazhet me pirsing

nuse-tatoo6.jpg


nuse-tatoo1.jpg


nuse-tatoo2.jpg


nuse-tatoo3.jpg


nuse-tatoo5.jpg




/ Top Channel
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

V/l me ta shpif
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Vetem bukur qe nuk duken. lol
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Tatoo reale apo sa per ate dite

Shume shemtut
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

ahaha, veq në Kosovë e vendet tona, mos te na vijnë keto nuse.

Tani edhe burrat shqiptarë nuk duan ckado nuse, sido qe te jene vet. :)
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Kam pare nuse me tatuazhe me te bukura, ka qe u rrin mire ka qe s'u rrine mire ketyre pershembull
nuk u shkon fare! Asnjera s'me pelqeu.
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

hahah ka ca njerez qe se meritojne te martohen
 
Pe: Nuset me tatuazhe

Tatuzhet, ne kohet e lashte perdoreshin nga meshkujt per te treguar, force, trimeri, fertilitet, vendosmeri dhe mbi te gjitha per te percuar mesazhe nepermjet trupit, ndersa perdoreshin nga femrat per te treguar sensualitet, perkujdesje, familjare, nene, grua etj, pra, kishte ndarje rolesh, femra perconte mesazhine e nje grua te devotshme dhe burri perconte mesazhin e nje mashkulli te forte qe garantonte trashigimine fisnore te te pareve.

Sot jetojme ne nje epoke ku mesazhi jepet ne 1000 forma te ndryshme duke filluar nga ajo me tradicionale (leter) deri tek ajo me teknollogjike sms pa perfshire ketu lirine dhe mundesine e shprehjes.

Kam menduar (ndoshta gabim) gjithmone se njerzit qe perdorin tatuazhe ne kohet e sotme jane persona kompleks, pse jane kompleks? sepse jane persona me nje dimension te *vogel* shpirterore pasi ate qe nuk e arrijne ta realizojne npermjet rrugeve te tjera komunikuese e bejne nepermjet trupit dhe jo me kot tatuazhet perdoren ne pjesen me te madhe nga futbollist, kengetar, aktor, drogaxhinje deri tek ai njeriu qe jeton poshte ures i vetem, pra, te gjithe keta kane nje element te perbashket vetmin dhe vetmija shpesh here ose te krijon nje dimension te pafund per te kuptuar boten ose te krijon nje presion te madh shtypes saqe kumunikimi trupore behet i nevojshem.

Une kam vene re nje gje, se modernizimin dhe qytetrimi sjell vetmi dhe vetmia po sjell cdo dite e me shume ne pah gjuhen trupore, gjuha trupore ose tatuazhet jane bere pothuajse te modes, ne thelb nje mode e frikshme.
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Kto tatuazhet me ngjyra s'me pelqejne hic fare!
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Ctju them? Mua me pelqejn dhe shum biles
e kot te komentoj budalliqet e shumta qe jan shkruar ne ket tem... sidomos fjalet e personave qe gjykojne dhe jetojne me friken se si do gjykohen nga te tjeret :)

tumblr_n0dwj1llPH1t3ga0do1_500.jpg
tumblr_n0j8vn4f581trjk6yo1_500.jpg
tumblr_n0nf4z0mSJ1rqgm8ho1_500.jpg
tumblr_n173hafrIe1tpy704o4_500.jpg
tumblr_n1rjv0I78A1qcm5m0o1_500.jpg
tumblr_n173hafrIe1tpy704o1_500.jpg
tumblr_mz26rdwQzd1ruti60o1_1280.jpg
tumblr_mx0u1gOJmg1sysly7o1_500.jpg
tumblr_mrg4krfRsp1s4j88qo1_500.jpg
tumblr_mlga61mTB81sngu67o1_400.gif
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Shkon sipas shijes, kafshes,deles,dhise,cjapit, horoskopit
por te gjithe keta, kane dhe te drejten e marteses, me apo pa tatuazhe
mua me pelqejne shume, tatto pircing etj., skam kundershtime:p
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

A sa te bukura :)

Kontraksti i ngjyrave te tatuazheve me veshjen e bardhe thjeshte fantastike
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Vazhdoje te mbeshtese qendrimin se cdo gje e tepert eshte toksike, madje edhe gjerat e bukura.

Per mua tatuazhet jane nje dicka shume simbolike per secilin njeri dhe njerezit i perdorin per gjera te ndryshme. Une per vete i shof si dicka te bukur nese perdoren ne masen e duhur. Per mua nje tatu ka kuptimin e dicka shume te rendesishme per nje njeri dhe nuk se do e paragjykoja nese kete gje te rendesishme e mbarte dhe mundohet te komunikoje me tjeret permes kesaj gjeje.

Nje dite do te veje edhe une nje, madje ndoshta jam vonuar, ndoshta jo ne nje vend shume te dukshem por dua ta mbart si dicka shume te rendesishme per mua, por nuk me pelqen kur njerezit i egzagjerojne dhe vejne aq shume sa behet e tepert.
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Per shijen time jane sh te ekzagjeruara, me ka pelqyer vec ajo nusja qe ka sjell DM qe ka lulen Sakura ne shpatull, tjerat sme japin asnje ndjesi elegance... Mendoj se nje zhgarravine e vogel do i jepte lezet fustanit te bardhe, por jo kaq e ngarkuar sa paraqitet ne fotot e meposhtme....
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Jane te bukura deri ne momentin qe mishi nuk varet.... Pastaj deformohet figura!
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

iiiiiiiiiiiiiiiiii

bobobobo kshu do me duket e mua tatoo-ja ime pas shume vitesh????? Ueckkkk
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Pikerisht...per kete hezitoj te plakem me tatoo lol

Bohhh
un nuk kam bo akoma tattoo vetem sepse duhet te gjej kurajon me u shpu por e enderroj ate dit qe do bohem gjyshe dhe nipi do i thot shokve qe mka rebele lol
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Per tatuazhet nuk jam edhe shume kundra,por pircing-et vend e pa vend ne fytyre ma shpifin fare...
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Bohhh
un nuk kam bo akoma tattoo vetem sepse duhet te gjej kurajon me u shpu por e enderroj ate dit qe do bohem gjyshe dhe nipi do i thot shokve qe mka rebele lol

Jo tashi o beje tani o lere fare se do zihesh me vone me nipin mbi motivet .

Ai do thote : gjyshe , cf eshte kjo , kuceder?
Ti do i pergjigjesh : jo te keqen gjyshja dikur ishte flutur lol
 
Titulli: Nuset me tatuazhe

Jo tashi o beje tani o lere fare se do zihesh me vone me nipin mbi motivet .

Ai do thote : gjyshe , cf eshte kjo , kuceder?
Ti do i pergjigjesh : jo te keqen gjyshja dikur ishte flutur lol

ahahhaha epo ka me shum mundesi te bej nje kuceder se sa nje flutur sepse vetem delikate qe sjam lol
kshuqe prap fiton gjyshja rebele ahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top