Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fileto pule spirale e marinar

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Përbërësit për 2 persona:
fileto pule,
50g piper i kuq,
Kripë,
piper i zi,
1 kokërr laim,
2-3 fletë sallate jeshile,
2-3 lugë uthull balsamime,
1 kokërr domate për zbukurim,
3-4 gjethe borzilok.

Përgatitja e filetos së pulës spirale e marinuar:

Merren filetot e pulës, rrihen me rrahësen e mishit midis dy fletëve me karta furre, rrihen duke filluar nga mesi e duke arritur në anë, me kujdes të mos na çahet filetoja, i presim në shirita, i vëmë në një tas porcelani duke i spërkatur me kripë, piper, peperoncino, uthull balsamike, arra moskata, pak vaj ulliri dhe i lëmë për 5-6 orë.
Pastaj shiritat e pulës vendosen në forme spirale, në shkopinjtë e shishqebapit dhe piqen në prush ose në pjastër, shoqërohen me sallatë jeshile, domate dhe zbukurime sipas dëshirës.

fileto_pule.jpg
 
Titulli: Fileto pule spirale e marinar

O Pinke cfare eshte Laim? ::kafe::
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top