Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në Vlorë

Darius

DENY IGNORANCE
Paloka: Rama ia beson luftën ndaj drogës ushtarit të Zani اaushit. Lici, anëtar i bandës në ’97

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar specialistin e antidroges se Vlores, Ardian Lici, si ushtarin e Zani Caushit, nderkohe qe kryeministri Rama dhe ministri i Brendshem, Saimir Tahiri e ka vene ate per te luftuar trafikun e droges.

“Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës”- tha kreu i grupit parlamentar te PD-se, Paloka.

Sipas tij, nuk ka asgje per te habitur pse sasia e droges se kapur ne vendet fqinje eshte rritur se Edi Rama dhe Tahiri ia kane besuar luften kunder droges ushtareve te Zanit.

Sipas Palokes ai është emëruar edhe pas vitit 1997 në polici dhe është shkarkuar në 2003 sepse gëzhojat e pistoletës së tij u gjen në një vend krimi.

Deklarata e plote
Sot jemi këtu për të denoncuar një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie në këto 4 muaj.

Nëse doni të dini se si rilind policia e shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i anti-drogës në Vlorë.

Ardian Lici, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997.

Ardian Lici ka qënë një nga ushtarët e Zani اaushit, dhe kushdo mund të futet në you-tube e ta verifikojë këtë që po themi ne.

Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës.

Por kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët. Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit 97, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë.

Tani, me Edi Ramën, erdhi koha që ushtari i Zanit të rilindë. Dhe rilindi, në radhët e anti-drogës së Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë për t’u habitur pse sasia e drogës së kapur në vendet fqinje me ne, që vjen nga Shqipëria, është rritur.

Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani اaushit. Kjo është rilindje e vërtetë.

Panorama
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Ky Ardian Lici ka rol drejtues tek antidroga?

Sikur kishin kap 1.5 kg heroine ne Vlore kete jave apo thjesht mbulojne 150 kg qe kalojne ne Itali.
 
Mos genjeni shume seshte e vertet :p nuk ka mundesi Rama ta bej kte gje :p

Aman po pritem ta bejne shqiperin ushtaret e zanit skemi me shans per te patur nje shtet, jane me shumic studentet e diplomuar kaq e veshtir eshte per ti punesuar .....apo i ngelet qefi ushtareve te 97.
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Keta nuk shqetesohen edhe per opinion publik me, kujtojne se me votat e Metes e kane te garantuar pushtetin por kjo arrogance, duke e vene krimin ne krye te vendit nuk kalon pa u ndeshkuar. Qytetaret gjeresisht po rreshtohen me PD-ne qe tani, s'ka nevoje per shume mund nga opozita, kjo qeveri e krimit ja ben varrin vetes dhe ushtaret e Zanit jane vetem fillimi.

Banda ne pushtet i ka ditet e numeruara, mbajeni mend.

hajduti
 
Ku e shikon krimin ne krye te vendit ti? Apo mos i shikon lajmet vetem te klani?

meqen se ti thua krimi eshte shtuar, ja shifrat e krimit per keto 4 muaj qe eshte Tahiri minister, dhe duke i krahesuar me po te njejtin 4 mujor te nje viti me par:

vrasjet; nga 54 te nje viti me par ne 34 ne kohen e Tahirit
vjelljet me arme, jane ulur me 67% me pak, duke i krahesuar me te njejten periull me 1 vit me par
droga, 160 vepra penale me teper, ne luften kunder droges.

Per mos te folur ketu edhe per korrupsionin ne polici qe po shkon drejt zhdukjes.

Sa per kete mashtrimin e Palokes, ja ta kthen vet pergjigjen Ardian Licaj

[video=youtube;axe-xfNqgDU]http://www.youtube.com/watch?v=axe-xfNqgDU&feature=player_detailpage[/video]

Ky Ardian Lici ka rol drejtues tek antidroga?

Sikur kishin kap 1.5 kg heroine ne Vlore kete jave apo thjesht mbulojne 150 kg qe kalojne ne Itali.

E pse mos te ket?

droga, jan 160 vepra penale me teper, mos do qe te zhduket fare ti ;p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

E pse mos te ket?

droga, jan 160 vepra penale me teper, mos do qe te zhduket fare ti ;p

Nje njeri i inkriminuar smund te beje pjese ne role drejtuese qeveritare dhe kjo sdo shume mend per tu kuptuar. ( Pashe qe kishte 1 video ke ajo ura e famshme e 97es kur hyn per Vlore)
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Nje njeri i inkriminuar smund te beje pjese ne role drejtuese qeveritare dhe kjo sdo shume mend per tu kuptuar. ( Pashe qe kishte 1 video ke ajo ura e famshme e 97es kur hyn per Vlore)

Shjikoje vidion qe kam sjell me lart ku shpjegon pse ai ka qen aty
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

aha paska qene me policine aty ky, boh sa te thella kto pune
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

ky polici qe ne video merrte urdhra nga Zani Caushi vetem polic nuk mund te quhet, e dyta eshte shkarkuar njehere nga detyra pasi arma i ishte gjetur ne nje vend krimi
se fundi, nuk eshte cudi pse e kane ri-futur ne polici, kur ne parlament kane futur njerez te dyshuar si vrases, trafikante etj etj

(Jam me cel,dhe jam ne pune, por qe ka qene ushtar I Zanit, jo vetem une por e gjithe Vlora e di)
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Po zanin der me sot a nuk ishin Saliu me shok qe i dolen per zot dhe e mbrojeten aty bernda ne burg ??? Apo nuk quhet bashkpuntor i saliut Zani ne masakrat e 97?? Flisni me llogjik jo te verbuar nga politika ..Sdhe kta te pd-se jan ber si qener duke llap lart posht tani qe jan ne opozit te njeten gje bente dhe qeveria aktuale kur ishte ne politik ....Flisni pa bindje politike se me bindje politike verbohesh perher dhe nuk arrin te thuash ate cfar vertet shikon ..Jo ate qe te servir politika ta besosh ...
 
Zan Caushi lidhje me Sali Berishen ???!

Mos ma merr per ters po shko e diskuto tek tema Palester me Poetin :)
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Hajduti ti dhe vet e di shum mir qe esht e vertet por sdo ta besosh nejse ske faj do mbrosh interesat e tua .. :D
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

(Ne fakt nuk te ve faj, pas humbjes 3-1 me Juven mbreme, mendova se nuk do tu fusje per nje muaj ne forum :). )
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani اaushit. Kjo është rilindje e vërtetë.

Hajdut,t'e keshilloj te lexosh keto qe do sjell me poshte per t'e treguar Ty dhe militanteve te gazetave (tipi Rakipllarit) se kto nuk jan as me te mire se Ju por as me te kqi se Ju!

Arrestohen 3 vetë, sekuestrohet 1,6 ton drogë e sjellë nga Shqipëria
GIOVEDج 15 NOVEMBRE 2012 12:24
(E Enjte, 15 Nentor 2012)

Kjo sasi ka kaluar ne doganen Shqiptare,eshte sekuestruar ne afersi te Foggias (Itali).

Itali, sekuestrohet 1 ton drogë në skafin që vinte nga Shqipëria, në pranga 4 vlonjatë
(19 Korrik 2013 - 19:04) [Ndoshta ketu ishit te demoralizuar nga verdikti i 23 Qershorit]

Itali, sekuestrohet 1,4 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria
(04 Qershor 2013) [Duheshin fonde per zgjedhjet ketu apo jo Hajdut?)

S'po vazhdoj me tej te behem i bajatur,por kjo per t'e rifreskuar Ty memorien se sa ton kan kaluar "Specialistet e Antidroges" para 23 Qershorit.

Te ajo video ka dhe gazetar ne makine qe mund te deshmojn sot per keto akuza te ngritura nga Opozita. Apo dhe kto s'mbajn mend s'i ka qene puna?
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Po zanin der me sot a nuk ishin Saliu me shok qe i dolen per zot dhe e mbrojeten aty bernda ne burg ??? Apo nuk quhet bashkpuntor i saliut Zani ne masakrat e 97?? Flisni me llogjik jo te verbuar nga politika ..Sdhe kta te pd-se jan ber si qener duke llap lart posht tani qe jan ne opozit te njeten gje bente dhe qeveria aktuale kur ishte ne politik ....Flisni pa bindje politike se me bindje politike verbohesh perher dhe nuk arrin te thuash ate cfar vertet shikon ..Jo ate qe te servir politika ta besosh ...

Rendex lol nga e shpike kte aman... Ska llogjik njehere mos na ndrysho historin se do corientohet brezi i mevonshem kur ta lexojne.
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Rendex lol nga e shpike kte aman... Ska llogjik njehere mos na ndrysho historin se do corientohet brezi i mevonshem kur ta lexojne.

Shipkje duken Ida shpikje lol po ti hysh me thell do meret vesh qe nja nga kulishet e shumt te sales ishte dhe ky ...
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

BoOoMBaStiCk

Do te impresionohesha nese vera e vitit qe vjen e gjen Edi Ramen kryeminister te Shqiperise. Sipas parashikimeve te mia, 8 muaj do te qendroje ne pushtet, por sic e ka nisur, edhe me pak ka mundesi. Opozita edhe sikur te mos hapi gojen fare, edhe sikur te jete inekzistente, prape do fitoje perballe Rames, pasi armiku me i madh i pushtetit te Rames e ka emrin Edi Rama. Dy muaj ne pushtet, protesten e pare kunder qeverise e Rames nuk e beri opozita e vendit, e bene shoqatat e ambientalisteve. Dale dale, per ju qe nuk e njihni se kush eshte Edi Rama, do ta mesoni e pesoni ne kurrizin tuaj ne ditet ne vazhdim. Ky eshte vetem fillimi. Prisni kur te ikin dritat e uji dhe te rilindni si njerez.

hajduti
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Une mendoj qe te majtet do jene 4 vjet ne qeverisje.Fatkeqsisht nuk pres zhvillim ecje para por ne vend numero dhe e gjitha kjo bie me kurriz te shqiptareve.
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Ne nje fare menyre mire e ka piktori se ai qe e ka luajtur vete mund ta beje me mire punen se dikush qe sja ka haberin asaj fushe lol
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Do te impresionohesha nese vera e vitit qe vjen e gjen Edi Ramen kryeminister te Shqiperise. Sipas parashikimeve te mia, 8 muaj do te qendroje ne pushtet, por sic e ka nisur, edhe me pak ka mundesi. Opozita edhe sikur te mos hapi gojen fare, edhe sikur te jete inekzistente, prape do fitoje perballe Rames, pasi armiku me i madh i pushtetit te Rames e ka emrin Edi Rama. Dy muaj ne pushtet, protesten e pare kunder qeverise e Rames nuk e beri opozita e vendit, e bene shoqatat e ambientalisteve. Dale dale, per ju qe nuk e njihni se kush eshte Edi Rama, do ta mesoni e pesoni ne kurrizin tuaj ne ditet ne vazhdim. Ky eshte vetem fillimi. Prisni kur te ikin dritat e uji dhe te rilindni si njerez.

hajduti

po tere keto gjera qe parashikon ti Hajduti, mendon se jan mire? per tu gezuar eshte kjo gje?! nuk mendoj se duhet te jemi kaq te emocionuar se do behen gjerat me keq sec i beri Saliu psh. nejse mendimet e tua jan keto, e ti e di vet me mire kete gje. por qe te shpresojm qe ky do bej me keq per te mos i dal e veta me duket me mizori se jo per gje po populli eshte ai qe e vuan, edhe kur pd ishte ne pushtet dhe te tjeret uronin qe te deshtonte, perseri populli i vuan.... se ata vet jo.... kush gezon jan vetem ata qe kan interesa partiake jo populli i thjeshte ne cdo rast.
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

po tere keto gjera qe parashikon ti Hajduti, mendon se jan mire?

Aspak qe nuk do te doja nje gje te tille por brenda tre mujorit te pare :

- Kur te pijme kafen ne klub, do paguajme me shume.
- Kur te pijme shishen e birres, do paguajme me shume.
- Kur te pijme cigaren, do paguajme me shume.
- Kur te mbushim makinen me nafte apo benzine, do paguajme me shume.
- Kur te blejme buke, veze, perime e fruta, do paguajme me shume.
- Kur te blejme makine, do paguajme me shume ne taksa.
- Kur te blejme shtepi, do paguajme me shume ne taksa.

Disa e quajne kete gje "regres". Une e quaj Rilindje!

Nuk e ka fajin Edi Rama qe ju shqiptaret jeni analfabete e te rrenuar si njerez. Ai ju premtoi Rilindje dhe rilindje ju solli. Ju kujtuat se do te rilindnit ju, por ai e kish per te rilindur Shtetin.

Arka e shtetit do mbushet plot me taksat tuaja, kurse ju nxirrni dhjame nga pleshti...

Leri analizat e tua i nderuar Hajduti se kan dal demode. Ketu po flitet per djalin vlonjat Polic, ti nxjerr statistika sipas interesit vetjak :D
Ky ja fut kot e me kot pasi djali ne video ishte Polic ne ate kohe dhe mori telefonat nga Shefat qe esht bllokuar Ura e Mifolit nga Zani اaushi dhe shkoi te negocionte per hapjen e saj, kurse kta palacot dalin ne konferenc per media dhe e trillojn videon sipas qejfit.
Pse nuk e treguan me audio videon.? ;) Sepse flitej paster qe po negocionin dhe jo ushtar i zanit sic thot Paloka
Polici ne fjal esht pezulluar per arsye hetimi dhe verifikimi nga Policia e Shtetit, kshu qe e verteta do dali ne shesh shum shpejt, sado dihet qe ska te bej me asnje band ky djal, por perkundrazi ishte ne pune gjat vitit '97 dhe jo si ushtaret e Sales qe e ben shtetin m*t dhe u arratisen jasht vendit per te ruajtur kokat ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Aspak qe nuk do te doja nje gje te tille por brenda tre mujorit te pare :

- Kur te pijme kafen ne klub, do paguajme me shume.
- Kur te pijme shishen e birres, do paguajme me shume.
- Kur te pijme cigaren, do paguajme me shume.
- Kur te mbushim makinen me nafte apo benzine, do paguajme me shume.
- Kur te blejme buke, veze, perime e fruta, do paguajme me shume.
- Kur te blejme makine, do paguajme me shume ne taksa.
- Kur te blejme shtepi, do paguajme me shume ne taksa.

Disa e quajne kete gje "regres". Une e quaj Rilindje!

Nuk e ka fajin Edi Rama qe ju shqiptaret jeni analfabete e te rrenuar si njerez. Ai ju premtoi Rilindje dhe rilindje ju solli. Ju kujtuat se do te rilindnit ju, por ai e kish per te rilindur Shtetin.

Arka e shtetit do mbushet plot me taksat tuaja, kurse ju nxirrni dhjame nga pleshti...

hajduti

:D po nese rilind shteti te pakten femijet tane ne nje te ardhme te ken shtet...neve na iku jeta edhe para edit e njejta gje ishte, dhjam nga pleshti nxirrnim...sepse kush i mbante iso partis nuk paguante taksen e un qe isha pa parti me vinin sic me vijn edhe sot ata te tatimeve.... Ceshtja eshte te formohet shteti per te ardhemen...sepse reformat e gjithe keto taksa kete kan per vizion...qe ne vitet qe do pasojn te mos kemi regres te thelle. rritja e taksave ose me mire pagimi i tyre eshte gjeja me e mire qe mund te behet,

sepse Saliu duhet te pranojm...populli bente cte donte (jep harac e ke pune ose zgjidhje gjoja) por kjo gje eshte shkaterruese po per ne...injorant ishim e do mbetemi nese vazhdojm keshtu.
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Aspak qe nuk do te doja nje gje te tille por brenda tre mujorit te pare :

- Kur te pijme kafen ne klub, do paguajme me shume.
- Kur te pijme shishen e birres, do paguajme me shume.
- Kur te pijme cigaren, do paguajme me shume.
- Kur te mbushim makinen me nafte apo benzine, do paguajme me shume.
- Kur te blejme buke, veze, perime e fruta, do paguajme me shume.
- Kur te blejme makine, do paguajme me shume ne taksa.
- Kur te blejme shtepi, do paguajme me shume ne taksa.

Disa e quajne kete gje "regres". Une e quaj Rilindje!

Nuk e ka fajin Edi Rama qe ju shqiptaret jeni analfabete e te rrenuar si njerez. Ai ju premtoi Rilindje dhe rilindje ju solli. Ju kujtuat se do te rilindnit ju, por ai e kish per te rilindur Shtetin.

Arka e shtetit do mbushet plot me taksat tuaja, kurse ju nxirrni dhjame nga pleshti...

hajduti

Po normale qe nuk do nxjerrim gje ne,se ju kur iket i mbushet xhepat.
Me duket ju te miret edhe te bukurit e dheut ja late nje borxh nja 750mil euro?
Keto lek kush do ti japi?Apo Ciljeta qe jep koncert ne Tirane edhe kushton 1.5mil$.
Mjaft me keto budalliqe se jemi plot jo vetem nga ju qe ishit ne pushtet,por edhe nga keta jo se presim nje ndryshim te madh.

''Derrat nje turi kane''
 
Titulli: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani اaushit, specialist antidroge në

Cent, nuk e zgjata shume me "ushtarin" pasi ate e di e gjithe Vlora se cili ishte roli i tij me Zan Caushin, perse u perzu nga policia...etj. Tematika ime nuk eshte personale, por gomarlleqet qe po shikojme dhe fatkeqesisht po e provojme me lind e drejta te mendoj qe kjo qeveri nuk e ka te gjate.

Ti po provon Rilindjen, mire per ty! Gezohem!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top