Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

TIRANث- Policia e Shteti konfirmon arrestim e një grupi të dyshuar për disa vrajse dhe vendosjen e lëndëve plasëse në autmojetet e disa biznesmenëve dhe zyrtarëve në vendin tonë.

Nga detajet e dhana nga Policia e Shtetit, Arjon Mitro rezulton se është autori i dy vrasjeve në Vlorë, i vendosjes së lëndës plasëse në banesën e Ardian Kollozit dhe makinën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Ndërsa Julian Sinani, pjesë e grupit, është I dyshuar për 20 vrasje me pagesë në shtetin fqinjë, në Greqi.

Sinani, 31 vjeç, sipas hetimeve policore, kishte një arsenal me armë dhe lëndë plasëse që i fshihte në banesën e tij në Rrugën e Kavajës.

107986.jpg
(Drejtori i policisë së Tiranës Ardian اipa në deklaratë për mediat pas operacionit )

DEKLARAT E PLOTث E POLICISث Sث SHTETIT

Për herë të parë Policia e shtetit ka arritur të zhvillojë hetime të gjithanshme mbi persona të dyshuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete të rënda kriminale, duke zbardhur zinxhirin e plotë që nga porositësi i vrasjeve, te ndërmjetësit e deri te ekzekutorët e vrasjeve qoftë me armë qoftë me eksploziv. Policia e Shtetit ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal, i cili sipas të dhënave të para të hetimit dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, në një hark kohor prej rreth 2 vjetësh.

Si rrjedhim i një operacioni të gjerë policor, pas hetimeve intensive Drejtoria e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, Departamentin për Krimin të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë bëri të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të shtetasve:

J.S., 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
N.Gj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
Genis Bardhyl Mëhillaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
Andon (Erion) Ismet Mëhillaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
Marion Kostandin Mitro, 42 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
Policia ka mundur të arrestojë shtetasit J.S, N.GJ dhe Marion Mitro dhe njëkohësisht të parandalojë vrasjen e një biznesmeni, e cila ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e lartpërmendur. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur që të dështonte plani i vrasësve dhe të shpëtohej jeta e biznesmenit.

Nga veprimet hetimore proceduriale të kryera ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat:

Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës;
Vrasja e shtetasit Agron اela, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.
Vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.
Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.
Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.
Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013.
Gjithçka ka nisur pak ditë më parë, me arrestimin e shtetasit J.S, 30 vjeç nga Vlora, i cili ishte mbajtur në vëzhgim nga policia e Tiranës, pasi dyshohej ai autor i mundshëm i disa veprave të rënda penale dhe person më rrezikshmëri të lartë, pasi kishte njohuri të posaçme në prodhimin dhe vendosjen e eksplozivave të telekomanduar.

Ky person përveç aktivitetit kriminal në vendin tonë, dyshohet se është autor i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të rënda në shtetin grek.

Me cilësinë e provës materiale në banesën që jetonte me qera shtetasi J.S. në Tiranë u sekuestrua një arsenal i tërë armësh dhe lëndësh plasëse me telekomandat përkatëse:

Një Armë zjarri Pistoletë e markës CERVENA ZASTAVA me 15 copë fishekë;
Një Armë zjarri pistolete me dy krëhëra më 15 copë fishekë;
Një Armë zjarri Scorpions, zhurmë zbutës(silenciator);
Një armë zjarri pushkë automatike Mod 63 "Snaiper";
Kallepe eksplozivi te dyshuar si Tritol;
347 cope fishekë arme zjarri të kalibrave të ndryshëm;
Granata dore mbrojtese copë 3;
Lëndë plasëse e dyshuar si C4;
Kapsolla elektrike detonatore copë 8;
Ndezes detonator per granata dore copë 3;
Pajisje adaptor për aktivizim nga distanca të lëndëve shpërthyese;
14 cope aparat telefonik celulare të markave të ndryshme;
Bateri telefonash celulare te markave te ndryshme copë 9;
Aparat fotografik i markës CANON me fotografi të personave të ndryshëm;
Tablet elektronik i markës SAMSUNG me pamje filmike;
6 copë karta memorie;
Targa automjeti AR 003JT, kapuc deveje, doreza për punime te ndryshme;
Tel përcjellës me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, shirita ngjitës, kaçavida të ndryshme për punime të imëta, çelësa të ndryshëm, gërshërë me dorezë plastike pajisje elektrike INVERTER, bateri 12 volt;
Një Jelek antiplumb, veshje të ndryshme, doreza ebaniti për armë zjarri pistoletë, doreza të gomuara;
Mbajtëse copë 8 kartë telefonike të kompanive të ndryshme telefonike, spina karikues, fisha dhe pajisje Bluetooth;
Pasaportë dhe dokumenta në gjuhën greke në emër të J.S.;
Libreza dhe fatura për transferta bankare ne emër të këtij shtetasi;
Lekë Shqipetare në shumën 52000 lekë të reja;
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka mundur të arrestojë sot paradite në aeroportin "Nënë Tereza", shtetasin Marion Mitro, teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Policia e kishte nën mbikqyrje Mitron dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë.

Ky shtetas dyshohet se është porositësi i lëndës eksplozive që u vendos në automjetin e Prefektit të Vlorës në datë 13 dhjetor 2013 dhe që u zbulua në hyrje të godinës së kryeministrisë.

Shtetasit Genis Mëhillaj dhe Andon (Erion) Mëhillaj janë shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale "Vepra me qëllime terroriste"

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor veprimtarisë të këtyre shtetasve si dhe personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet e çështjes ju dërguan Prokurorisë për Krime të Rënda për veprat penale parashikuar nga nenet 78, 79/c, 230/a, 278/3/4, 22,25 të Kodit Penal.

MEGA OPERACIONI

Një operacion i madh i Policisë së Shtetit, ndaj minave me telekomandë, i shtrirë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër është zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Burime nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se, në rrugën e Kavajës në Tiranë është gjetur një bazë e këtyre minave me celular, ku janë sekuestruar edhe 10 të tilla, që ishin gati për tu shitur.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, operacioni i koduar “Mega operacion” është duke vazhduar me kontrolle në qytete të ndryshme si, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, etj.//Shqiptarja

107987.jpg

107983_1.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Hajde mega operacion hajde LOoL

Po pse se bene me pare keta po lane te plaste c4 si me qene fishekzjarre viti riu kto muaj.
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Faleminderit ministrit Tahiri qe i kapi fajtoret edhe pse SHISH-i dhe dashnorja e kishin tradhetuar, duke i treguar keshtu popullit qe shteti s'do aq b*the sesa koke!
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Ka shtet ktu , ska mo derr verr :p
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Bravo i qoft shtetit.
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Ja te fillojne fshesen andej nga Shish tani se jane ala te sales ata armiq te popullit
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

duhej ta "hanin" ca njerez...qe te vepronte "shteti"
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Piktori,dhe tahiri ja mbylli gojen berishjaneve shqiptar,dhe (forumor)
Por ajo qe eshte me e rendesishmja po i jep siguri shqiptareve,duke ndeshkuar krimin!!
 
Ne fakt ato mbyllen gojen e tyre se cdo dite akuzonin Opoziten qe kishte gisht ne kete terror qe ka mberthyer Shqiperine.

Presioni popullor e sillka kete qeveri ne terezi , mo vella, u provua qe ne fillim me armet kimike. Deri para ca ditesh kjo ishte situate mese normale kriminaliteti per qeverine.

Krimi ngre koke kur gjen nje shtet te dobet! Qeverisja e sotme ka ndoshta ministrin e rendit me te dobet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar.
 
Une them,ti japim pak kohe...dhe ja bejm historikun direkt me ato qe do shofim
po,po qe se do folim per qeverine e sales..sdi nga tja filloj..kshu mendoj une.
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

po qe se do folim per qeverine e sales..sdi nga tja filloj..kshu mendoj une.

fajin e ka Saliu...
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

fajin e ka Saliu...

Jo vetem ai..por dhe populli.ti,une qe nuk e rrezuan!!
sot sali kodoshi gezon miliardat...ndersa ti dhe une pagujm taksat....si i do by atyre!
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Krimi ngre koke kur gjen nje shtet te dobet! Qeverisja e sotme ka ndoshta ministrin e rendit me te dobet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar.

Fatkeqsisht kjo gje eshte shume e vertete
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

shikoni se paska plas 1 makine tjeter te rruga kavajes tani ne darke. urno krimi & Tahiri
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Per menimin tem duhen kap porositsit e krimit se vegla si puna e kti sinanajt ka sa te dush ne shqiperi
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Krimi ngre koke kur gjen nje shtet te dobet! Qeverisja e sotme ka ndoshta ministrin e rendit me te dobet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar.

Kur u hoth ne ere makina e gjyqtarit ne Vlore Skerdilajd Konomi 2011, ste lexova te shpreheshe "shtet i dobet"
Kur u vran 4 te pafajshem me 21 janar 2011 nga pushteti i PD-s, ste lexova te shpreheshe "shtet i dobet"
Kur shpertheu Gerdeci 2008 ku humben jeten 26 persona ste lexova te shpreheshe "Shtet i dobet"
Kur u vra deputeti i PS (Xhindi) para deres se shtepise, nuk lexova te shpreheshe "Shtet i dobet"
Jan shum e shume krime qe ben buje gjat qeverisjes Berisha dhe perseri ste lexova i nderuar Hajduti te thoje "Shtet i dobet", kshu qe shprehu si qytetar dhe jo si simpatizant i nje partie ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Mua me vjen gjynah x nenat e ktyre krimineleve ..... Thjesht ideja qe ke nje femije kriminel eshte shume e rend...
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Kur u hoth ne ere makina e gjyqtarit ne Vlore Skerdilajd Konomi 2011, ste lexova te shpreheshe "shtet i dobet"
Kur u vran 4 te pafajshem me 21 janar 2011 nga pushteti i PD-s, ste lexova te shpreheshe "shtet i dobet"
Kur shpertheu Gerdeci 2008 ste lexova te shpreheshe "Shtet i dobet"
Kur u vra deputeti i PS para deres se shtepise, nuk lexova te shpreheshe "Shtet i dobet"
Jan shum e shume krime qe ben buje gjat qeverisjes Berisha dhe perseri ste lexova i nderuar Hajduti te thoje "Shtet i dobet", kshu qe shprehu si qytetar dhe jo si simpatizant i nje partie ;)

Cent sa mban mend Dhe ti vlla .. Ri i qete ste heq njeri nga puna ku je :p
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Krimi ngre koke kur gjen nje shtet te dobet! Qeverisja e sotme ka ndoshta ministrin e rendit me te dobet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar.

seriozisht e ke? mua me duket ministri me i mire qe ka pas ndonjehere shqiperia :D
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

mua me duket nje genjeshter....gjasme i kemi zbuluar pff
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Kete kriminelin me pagese qe na kapi policia, na doli qe porositesi i bombes per prefektin ishte vene nga njeriu i afert i nje socialisti te Vlores. Ne Partia na tha se bombat i vinte ai krimineli Berisha dhe njerezit e tij. C'jane keto palacolleqe qe bejne shoket tane socialiste te Vlores? Na bene me turp edhe kryeministrin qe e kemi deputet ne Vlore, jo per gje. E per pak na hodhen edhe kryeministrine ne ere.

Cfare do mendojne shqiptaret e bota kur te na dalin keto te palarat brenda sojit socialist ne shesh?

Bota le te lehi, karvani yne socialist ecen vetem perpara!

hajduti
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Duket qarte nje reforme e re dhe nje qeveri qe eshte per tu admiruar :)
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Kryeredaktori i Panorama tha mbreme ne Opinion, qe arrestimi i ketij grupi vrasesih me pagese vjen nga denoncimi para disa ditesh i nje bashkpunetori te brendshem dhe jo hetimit profesional te policise. Biles kete bashkpunetorin e e paskan tallur e kthyer prapa kur ka vajtur per te denoncuar ne policine e Tiranes. Kur ky ka kercenuar, qe do te shkonte te denonconte historine ne nje televizion, atehere paska ndryshuar qendrim edhe policia.
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Tahiri e humbi fare dje ke Opinion.

Nuk e kuptoj perse gjithe ky pompozitet qe po i jepet Tahirit, ndoshta per faktin qe eshte pretendenti kryesor per kryetar bashkie i TR ne zgjedhjet lokale te ardhshme.
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Tahiri ka marre rolin e sherifit te Notingenit, ku milicet e tij ishin pergjegjes vec per gjobveniet e jo sigurine e qytetareve. Ndaj dhe misioni paresor i policise ndodhet shume larg qellimit, duke e veshur institucionin me detyra sekondare e per qellime show, te cilat i sherbejne vec figures se sherifit te Kombinatit. Vetglorifikimi e pretendimi i sukseseve imagjinare ia kalon edhe marrezive te Hitlerit ne gramat e fundit, ku enderronte per kthimin e fatit te luftes. Jo me kot sherifi yne vuan nga depresioni. Por faji nuk eshte i Tahirit per mendt qe ka, aty e ka caktuar partia, sic caktoi dikur edhe teneqexhiun Koçi Xoxe. Me vone u zhvillua edhe paragjykimi qe policet rridhnin nga fshati.
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Mu sme duket problemi tek Tahiri. E shof tjeterkund problemin tek ai qe e vuri Tahirin ne ate vend.

Sic po ben me ministrine e brendshme po ben ne te gjithe administraten shteterore, po vendosen njerez jo profesionist dhe shume te rinj pa eksperience pune.
Qeveria nuk ka strategji nuk ka plan nuk ka asgje. Smund te qeveriset ne kete menyre. Mendo vetem 20 dite pasi miratohet buxheti i 2014 del Shkelqim Cami e thote na falni se nuk e kemi bere mire buxhetin. Kjo eshte komplet papergjegjshmeri, jep doreheqjen more zoteri cme duhet mua falja jote ne kurriz te qytetareve e taksapaguesve.

Tek ne nuk ka kulture pergjegjsie dhe faji. Nese dikush nuk eshte i suksesshem ne ate qe ben hap krahun ik me dinjitet lejua vendin profesionisteve.
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

I pa pare ky tipi
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Tahiri e humbi fare dje ke Opinion.

Nuk e kuptoj perse gjithe ky pompozitet qe po i jepet Tahirit, ndoshta per faktin qe eshte pretendenti kryesor per kryetar bashkie i TR ne zgjedhjet lokale te ardhshme.

Mua mu duk e kunderta ne fakt :D. Tahiri u tregua mjaft elokuent dhe madje me shume kulture dhe edukat i pergjigjej atij Hoxhes..qe kishte nje menyre te beri pyetje e komente sikur ishte hetues. mbajti nje qendrim objektiv, smund te ishte as me shume e as me pak se aq,

pompoziteti vjen edhe si pasoje e nje kunderpergjigje e zvogelimit qe i behet. Megjithate,lufta kunder krimit kerkon organizim te shtetit, te rendit, te policis. te urojm qe te behemi me mire.

Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Mu sme duket problemi tek Tahiri. E shof tjeterkund problemin tek ai qe e vuri Tahirin ne ate vend.

Sic po ben me ministrine e brendshme po ben ne te gjithe administraten shteterore, po vendosen njerez jo profesionist dhe shume te rinj pa eksperience pune.
Qeveria nuk ka strategji nuk ka plan nuk ka asgje. Smund te qeveriset ne kete menyre. Mendo vetem 20 dite pasi miratohet buxheti i 2014 del Shkelqim Cami e thote na falni se nuk e kemi bere mire buxhetin. Kjo eshte komplet papergjegjshmeri, jep doreheqjen more zoteri cme duhet mua falja jote ne kurriz te qytetareve e taksapaguesve.

Tek ne nuk ka kulture pergjegjsie dhe faji. Nese dikush nuk eshte i suksesshem ne ate qe ben hap krahun ik me dinjitet lejua vendin profesionisteve.

Kur Berisha ishte kryeminister dhe Berisha e sulmonte kundershtarin e tij politik, Edi Ramen se ishte "njeri me probleme mendore" dhe "i semure psiqik", njerezit e ambasadave ne Tirane u raportonin kancelarive te tyre se kryeministri Berisha po kercenon kundershtarin e po i ben shantazh pasi i duket vetja i plotfuqishem. Asnjeri nga ata njerezit e ambasadave nuk e mori seriozisht akuzen e Berishes, edhe pse ai vete e kishte shume seriozisht.

Sot qe Edi Rama eshte bere kryeminister, dhe kabllot nga Tirana u nisen perdite kancelarive per "bemat" e "gafat" e Rames kryeminister, ambasadoret dhe kancelarite e huaja po thone: "Ai Berisha nuk ia fuste aq kot sa kujtuam ne por paska patur te drejte." I derguari i Departamentit te Shtetit ne viziten e tij te fundit ne Tirane, takoi gjithe kreret e shtetit, kryeministrin nuk e takoi fare.

Dhe bota e huaj qesh me budalleqet e Rames sa here qe ky hap gojen para mediave e para shqiptareve, dhe shqiptaret kercasin dhembet se politikat e vendimet e tij do te rrendojne mbi kurrizin e tyre.

hajduti
 
Titulli: Pranga 'grupit tritolit', njëri akuzohet për mbi 20 vrasje në Greqi-Shqipëri

Sali Berisha nuk eshte me kryeminister nuk eshte me as kryetar i PD. Por cdo dite qe orangotangu Edi Rama qeveris Shqiperine, aq me shume i rriten vlerat Berishes dhe qeverise se tij, si ne syte e partnereve nderkombetare, edhe ne syte e shqiptareve te thjeshte qe votuan kunder PD ne 23 qershor.

Ambasadori amerikan dhe shume ambasadore te tjere po vene ne zyren private te Berishes e po i thone ne vesh: "Te na falesh qe nuk i morem seriozisht deklaratat e tua vite me pare qe Edi Rama ka probleme (mendore). Ke patur te drejte."

:D Shume i lezetcem ky postim...po nese ja kan then ne vesh, ti nga i di fjalet :p hehe... te pakten kur ti vi mosha Saliut per pension, do ket komplimentat e ambasadorve si fjalet e fundit :p.

Hajduti si puna e opozitave edhe ti... opozita sot ben sic bente opozita dje. sha , akuzo e denigro. asgje interesante me. ne populli sduam ca i thone Berishes e Rames..po te na thone ne vesh, ndonje gje keta ambasadoret.. apo popull hesapi ne thuaj ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top