Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اelësi i një martese të lumtur është kalimi sa më pak kohë me njëri-tjetrin sipas një studimi të fundit që ka dalë në përfundimin se nëse një burrë kërkon të bëjë të lumtur gruan e tij, ai duhet të kalojë sa më shumë orë në punë.

burri-pune.jpg


Sa më shumë të punojë mashkulli me orar të zgjatur, aq më mirë për femrën sipas studimit të publikuar në revistën ‘Social Forces’.

E kundërta nuk është mirë për meshkujt pasi nëse femra punon me orar të zgjatur, mashkulli nuk përballon dot punët e shtëpisë dhe lë pas dore edhe ushtrimet fizike.

Studimi nga shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Teksasit dhe Indianës ka si qëllim të zbulojë ndikimin në familje të punës dhe ndikimin e barazisë gjinore në tregun e punës. Kërkuesit shkencorë studiuan 4000 meshkuj dhe femra. Përfundimi tregoi se femrat, bashkëshortët e të cilave punonin më shumë se 50 orë në javë, ishin më të shëndetshme.

“Të ardhurat më të shumta të sjella nga burri ndihmojnë shëndetin e femrës”, thotë studimi.

/ Top Channel
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

hahahahahahahhaha ca studim i lezetcem... shume dakort :p
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Ahahahaha.... Paska pas te drejte nje mikja ime :p
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Kot.
Kur njeriun e don e don afer sa me sh te jete e mundur apo do puthesh 4 muret e shtepise.
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

ahhahahahaha,o Nick prit te behesh Familjare,e te ngeli nja i vit pa pune burri si latinlover neper shtepi (I shalla ste ndosh :p te ngel pa pune) e shef ti pastaj kenaqsin e te qenit afer,kur te fillojn me ngren njeri-tjetrin...duke u zen ahahahhahaha
Ama dhe kaq shume pune pune sa me shume pune vallai me duket e tepert,se cifti ka nevoj per kohe sebashku...:))
Leket ketu i gjetem ketu do i lem..!!
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Haha studimi thote duhet te rrine me sh ne pune e femrat do jene me te lumtura
Soulina pikerisht tek pytjet e anetreve tha qe rrine gati 24 ore bashke :p, tani le te presim edhe pergjigjen e saj... :)
Se kushedi edhe gaboj.
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

اelësi i një martese të lumtur është kalimi sa më pak kohë me njëri-tjetrin sipas një studimi të fundit që ka dalë në përfundimin se nëse një burrë kërkon të bëjë të lumtur gruan e tij, ai duhet të kalojë sa më shumë orë në punë.
/ Top Channel

Elvinaz vejushka ka la fjale: Qa t'vyen burri troq n'shpi si pordha naper tirqi :eek:le:

Po ju ka thene plaku ju ka thene: Rri ne pune e mbushu me kolegen e punes (ajo dreqja kinse germuqet me shiku raftin e dridh belin :)) e ik shpraz marazin ne shpi ;)

Kam pershty[jen se qendrimi i bashket per shume kohe do krijoje domosdo monotoni. Duhet me qene cifti shume komunikativ apo shume te gjalle per tu mos u kriju monotoni nese rrine tere diten bashke.
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Prit nick se erdhi soli ... Te shohim cna thote ajo lol
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

ncuq ncuq... une vashdoj te mendoj se praktika ime esht mjaft e sukseshme tek une :)... Rasti qe sjell nevi eshte kur je pa pun e ske cte hash, Lol... gjthss ka sh gra qe si kan qef burrat rreth e rrotull, Mami im psh ska qef babin ne shpi gjith diten se ai shko e picko mishin pasi esht pjek, rri gjith diten ne frigorifer duke ngrene, Looooool... ndersa une mezi i pres shtune djelat se rrime gjith diten en kuzhin duke gatu te dy...:p.. Pertej shakase, ndoshta dhe kaq sh sa rri une s'eshte mire per disa, ama ne jemi lidh qe 18 vjec, jemi rritur me cdo huq tonin dhe e kemi problem te jemi vetem .... sdo komentoja ktu se u bera si Behluli duke fol rreth vetes,(me nxorri jasht vetes ky forum i shkrete:() por me detyroi Nick dhe Endrra :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Po mir e ka studimi...por kur fillon dhe zapton televizorin gjith diten dhe pastaj plas sherri :p
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Ai i moçmi ka pas thanë dikur "gruaja kur nuk di me u ngi me burrë:eek:le:" , ma shumë janë tu me lanë mbresa fjalet e te moçmit se sa studimet e botes se sotme:esp:
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Kot s'kane thene:

"Sa ma rralle, ma permalle" !

Edhe grus i behesh bajat e thi para syve kur kalon kohe shume me te, madje s'ta di per ndere :p
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Nje koleg i punes shef.. Doli ne pension...
E takova nje te djele tek bari qe frekuentojme dhe me tha
Do doja te isha ende i ri, te kisha njohur me ke qenkam martuar!!
Me beri shum pershtypje ne fakt
Pasi zanati jone eshte shum impenjativ
Te kalon gjith dita ne guzhine.... Kur do e njohesh njeriun qe ke ne krah??
Kur te dalesh ne pension??
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Sa mire do ishte puna me turne . Burri vjen nga puna e Gruaja /partnerja/ri DUHET te shkoj ne pune.
Liri -demokraci. Ju siguroj qe keshtu do plaken çiftet bashke. Lol
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Nuk jane krejt te marre keto Amerikanet. :p
Per mendimin tim nje here ne jave mjafton :p
Ka cifte qe edhe punojne bashke qe i bie 24/24, 7/7, 365/365. , ose do kisha vra gruan ose veten.
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

E cju ben gropen te martuarve kto studimet lool
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

jo,do doja te me kushtonte kohe dhe mua...nqs une e dashuroj..nqs nuk e dua,aman rri andej nga puna mos ta shof bojen lol
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Ja u kry dhe kjo pune lol
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Mire thot, kriza duhet perballuar ... Duhen lek :p
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

po mire , pse ne pune dhe jo ne bordell atehere !
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Kjo sipas meje i bie qe femra e do mashkullin vetem per para!
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Fjala e omel e kuleta plot eshte sekreti i gjithckaje :)
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Dmth une qe punoj gjith diten nuk jam e lumtur ë? Lol

Po hë se ne femrat me te zonja jemi, mund te bejme shume pune pernjeheresh, mund te perballojme edhe punen, edhe punet e shtepise edhe darken, etj etj... edhe prap nuk ankohemi :p
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Jam kurioz te di,si nje burre mund te behet i lumtur nga gruaja?
Qeshni ju femrat ketu qeshni ...
Imagjinoni pak te gjithe burrat ne pune,e pastaj te rroje kallcuku. lol
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Ku je ?! Ne pune !!! Me pelqen, Lol
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Dmth une qe punoj gjith diten nuk jam e lumtur ë? Lol

Po hë se ne femrat me te zonja jemi, mund te bejme shume pune pernjeheresh, mund te perballojme edhe punen, edhe punet e shtepise edhe darken, etj etj... edhe prap nuk ankohemi :p


Harrove other duties as required ;)


Gruja force e madhe LOoL
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Po hë se ne femrat me te zonja jemi, mund te bejme shume pune pernjeheresh, mund te perballojme edhe punen, edhe punet e shtepise edhe darken, etj etj... edhe prap nuk ankohemi :p

Shto ketu dhe femijen...ncncnc ... this is so damn true, Lol ,kush e shpiku punen per grate aman...
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Grate duhet te bejne pune te renda
Qe mos ken fuqi me hap as sqepin ne dark
Vetem keshtu i gjunjezohen burrit lol
 
Titulli: Doni ta bëni gruan të lumtur? Qëndroni sa më shumë në punë

Aman se kur kujtoj nje periudhe qe kemi qen pa pune te dy.... lere anen ekonomike qe rendoi, kjo po e po...por rrinim ne shtepi, ja i mbaruam edhe ato qejfet bashkshortore :p...pastaj he sdo dalesh ti ne bilardo...ai, po ti sdo pish kafe me motrat ahahaha. grindeshim kush te rrinte vetem ne shtepi per te pare televizor rehat ahahaha..rrofte puna e shtetit (ishte nje fjale ne kohen e xhaxhit :p)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top