Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Kila

VIP
V.I.P
101967_2.jpg

DURRثS- Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm. Një nxënës i vitit të parë është vrarë me breshëri automatiku rreth orës 10:00 në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në shkollën profesionale “i poshter اela” në Shkozët. Dëshmitarët në vendngjarje bëjne me dije se kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe kanë parë një person të shrtrihet në tokë.

Shkaqet e krimit ende nuk janë të qarta ndërkohë që policia ka identifikuar viktimën, Adreatik Toto 17-vjeç, nxënës në vitin e parë në shkollën profesionale. Ekspertët e krimit bëjnë me dije se autori dyshohet të jetë një tjetër nxënës i vitit të parë i kësaj shkolle.

Policia ka gjetur rreth 100 metra larg ngjarjes të hedhur në një stol një xhaketë ngjyrë blu pjesë e uniformës që veshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila dyshohet të jetë hedhur nga autori pas kryerjes së krimit. Sipas policisë krimi ka ndodhur në klasën ku zhvillohet praktika profesionale e shkollës. Mbi 20 nxënës kanë qenë duke zhvilluar orën e mësimit të mekanikës në momentin që ka ndodhur vrasja.

Efektivë të policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e cila ka nisur për në morg trupin e të riut. Ndërkohë efektivët e policisë po marin në pyetje dëshmitarë në vendngjarje për të zbuluar autorin e vrasjes.(a.n/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Bobo ca nuk ndodh.... Ja se cdo te thot nje arme ne duart e adoleshenteve.... A ka prinder qe i kontrollojne femijet e tyre... thuhet se autori krimit ka nje profil ne fb me foto e statuse me arme ...ku jane prindrit qe kujtohen vetem kur eshte ber krimi... shume gjynah, ngushellime familjes!
 
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

E temerrshme!

Dhe ne kete rast besoj shkaku do jete patjeter nje femer!
Vetem ne shqiperi ndodhin kshu skenash!
 
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Esht e veshtir prinderit te kontrolloj femijet. Ngarja esht tronditse,por çfar e shtyri ate ta kryej at veprim. Nese esht pun femre ne mes, shqipetari s'ta fal kurr. Tradita. Por nese je i paster te MOS ki frig, perndryshe prapa veshit e ke . Dikur te gjejn.
 
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Shkozet, gjimnazisti ekzekutohet në klasë me armë zjarri, arrestohet autori

77223.jpg
77210_2.jpg


DURRثS- Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik mëngjesin e sotëm. Një nxënës i vitit të parë është vrarë me pushkë në shkollën e tij, rreth orës 10:00 në Lagjen 14 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në shkollën profesionale “i poshter اela” në Shkozet, ku 16-vjeçari Adriatik Tota u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën menjëherë në vendngjarje.

Shkaqet e krimit ende nuk janë të qarta, ndërkohë që policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes, i identifikuar si Endrin Varaku, 15 vjeç, nxënës i vitit të parë i kësaj shkolle. Arrestimi i të riut u bë i mundur edhe falë bashkëpunimit të familjarëve të autorit, i cili është kapur në qendër të qytetit të Durrësit.

Adriatik Tota 15-vjeç, nxënës në vitin e parë në shkollën profesionale“i poshter اela” në Shkozet ishte me origjinë nga Kukësi dhe banues në zonën e Sukthit. I riu ishte djalë i vetëm dhe ka tre motra.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autori ka hyrë në klasë i armatosur ka zbrazur armën në drejtim të bashkëmoshatarit dhe është larguar me shpejtësi. Sapo ka mbërritur në vendngjarje policia ka gjetur rreth 100 metra larg të hedhur në një stol një xhaketë ngjyrë blu pjesë e uniformës që veshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila krijoi dhe dyshimet e para se autori mund të ishte nxënës i shkollës, i cili e kishte hedhur veshjen pas kryerjes së krimit.

Sipas policisë krimi ka ndodhur në klasën ku zhvillohet praktika profesionale e shkollës. 19 nxënës kanë qenë duke zhvilluar orën e mësimit të mekanikës në momentin që ka ndodhur vrasja. Vetëm 7 prej tyre kanë qenë nga viti i parë, ndërkohë që pjesa tjetër kanë qenë nga viti i dytë.

ARRESTOHET AUTORI I VRASJES Sث 17-VJEاARIT Nث DURRثS
Ora 17:17 - Falë bashkëpunimit të familjarëve të autorit, Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së 16-vjeçarit Adriatik Tota, mëngjesin e sotëm në shkollën “i poshter اela” në Shkozet. Mësohet se i riu Endrin Varaku është kapur në qendër të Durrësit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se telefoni i Varakut ka qenë në përgjim, gjatë kohës që ai ka komunikuar me familjarët dhe shokët e tij, duke bërë të mundur lokalizimin e autorit të vrasjes së gjimnazistit Adriatik Tota.

"Policia e Qarkut Durrës ka arritur të kapë pasditen e sotme shtetasin E.V., 15 vjeç, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçarin A.T. ne mjediset e shkollës “i poshter اela” në Shkozet. Kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë është realizuar rreth orës 16:45, falë edhe bashkëpunimit të familjarëve të personit të kërkuar.
Që prej momentit të ngjarjes, policia kishte marrë masa të shumta duke kontrolluar banesat e familjarëve dhe të afërmve të autorit të dyshuar si dhe kishte duke ngritur postoblloqe kontrolli në të gjitha akset rrugore të zonës. Krahas këtyre masave u kontaktua me familjarët e autorit duke ju bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre.
Pas një sërë veprimesh policore për identifikimin e lidhjeve të tij dhe kontakteve të tij më të fundit falë edhe bashkëpunimit të familjarëve u bë kapja e E.V. në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit. Nga deklarimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të një grindjeje mes adoleshentësh. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës."- njoftoi Ministria e Brendshme.

Tث MITURIT MERREN Nث PYETJE Nث PRANI Tث PSIKOLOGES
Ora: 16:18 -Grupi hetimor, i ngritur për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë, e ndodhur sot në ambientet e një shkolle profesionale në Shkozet të Durrësit, ku një 16 vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar i tij, ka shoqëruar dhe po merr në pyetje një numër të madh personash.
Burime zyrtare te ministrisë së Brendshme bënë të ditur se "janë shoqëruar e po merren në pyetje një numër i madh personash të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarje si nxënës të dy klasave, shokë të palëve (viktimës dhe autorit), stafi pedagogjik, familjarë e të afërm si dhe po punohet në vijim për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Për marrjen e dëshmive të të miturve po aplikohen standartet e marrjes në pyetje në prani të psikologes si dhe ndjekja nga Prokurorja për Sektorin e të Miturve. Në kuadër të këtij hetimi do të kryhen gjithë verifikimet e nevojshme që lidhen me identifikimin e personave që mund të kenë pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre.

Për vetë impaktin e kësaj ngjarje të rëndë, në vendin e ngjarjes u interesuan mbi ecurinë e hetimit edhe Ministri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli.


FAMILJA HAP DYERT E MORTIT, SHOKثT: ADRIATIKU ISHTE I QETث
Ora 15:49 - Familja Tota hap dyert e mortit pas vrasjes së djalit të tyre, paraditen e sotme në shkollën “i poshter اela” në Shkozet. Familja Tota jeton në Rrushkull të Durrësit, ku është shpërngulur nga Kukësi vite më parë.

Ndërkohë shokët e Adriatikut theksojnë se ai ishte një djalë i urë dhe i qetë, i cili nuk mungonte asnjë ditë në shkollë.

ZBARDHET EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE PثR ADRIATIK TOTثN
Ora 14:00- Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 16-vjeçari Adriatik Tota ka humbur jetën për shkak të plumbit në kokë dhe hemoragjisë. Ekspertët mjeko-ligjorë bëjnë me dije se i riu është qëlluar nga dy plumba, njëri nga plumbat i ka hyrë pas veshit dhe i ka dalë në qafë, ky plumb dyshohet se ka qenë fatal për 16-vjeçarin, ndërsa tjetri ka qenë jo vdekjeprurës pasi e ka kapur vetëm në krah.

POLICIA: IDENTIFIKOHET AUTORI, PO PUNOHET PثR KAPJEN E TIJ
Ora 12:40- Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e ngjarjes Endrin Baraku edhe ai nxënës i vitit të parë. Fillimisht identiteti i autorit nuk u publikua për arsye hetimi. Policia po punon për kapjen e tij. Dyshohet se dy të rinjtë janë grindur një ditë më parë për motive që ende nuk dihen dhe konflikti mund të jetë bërë shkak për krimin e sotëm. Nga informacionet e fundit mësohet se forcat e policisë kanë shkuar në banesën e autorit të ngjarjes dhe po marin në pyetje familjarët. Sipas policisë autori e ka planifikuar më parë vrasjen dhe largimin. Nga kontrolli në shkollë është sekuestruar në cilësinë e proves materjale edhe një pushkë që mendohet të jetë arma e krimit. Burime nga policia bëjnë me dije se pushka dyshohet të jetë futur disa ditë më parë në klasë dhe është modifikuar në përmasa për t'u fshehur poshtë xhupit.

FAMILJARثT E 17-VJEاARIT: KRIMI I RثNDث, SHKOLLA Tث KISHTE MARRث MASA
Ora 12:00-Të tronditur nga ngjarja e rëndë familjarët e 16-vjeçarit Adriatik Tota që humbi jetën pak orë më parë brenda ambienteve të shkollës së mesme profesionale “i poshter اela” në Shkozet shprehen se shkolla duhet të kishte marrë masa. “Krim shumë i rëndë, shkolla duhet të kishte marë masa. Nxënësit nuk duhet të hyjnë me armë në shkollë”,- shprehen familjarët.
Sipas tyre i riu është qëlluar me disa plumba dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

DEPUTETثT E PD-Sث Nث SHKOZET, HALIMI: Tث SHKUNDET POLICIA NGA MILITANTثT
Ora 11:40- Pasi janë larguar nga Komisioni i Ligjeve deputetët e Partisë Demokratike janë nisur drejt Shkozetit. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje deputeti Eduard Halimi deklaroi se policia duhet të shkundet nga militantët që ka në radhët e saj. “Reforma e ndërmarrë nga Rama po sjell këto ngjarje. Policia duhet të shkundet nga militantët që ka punësuar",- deklaroi Halimi.

Deputeti Ristani u shpreh se Partia Demokratike është sot pranë familjes së djaloshit që humbi jetën. “Vrasja e sotme e 16- vjeçarit në ambientet e shkollës së mesme të Shkozetit, ka tronditur të gjithë shqiptarët. Partia Demokratike gjendet afër familjes së viktimës dhe dhimbjes se saj në këtë ditë tragjike dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

E gjithë shoqëria shqiptare gjendet sot përballë krimit i cili ka marrë kurajo nga rënia e shtetit dhe kthimi i Policisë së Shtetit në polici partiake dhe të paaftë në kryerjen e detyrave të saj. Kur burgjet e sigurisë së lartë nuk janë më të sigurta sepse kriminelet dalin si nga një shtëpi pushimi. Kur rrugët nuk janë më të sigurta dhe aksidentet marrin përditë jetë njerëzish. Kur banesat e njerëzve, bizneset dhe makinat e tyre nuk janë më të sigurta sepse tritoli po bën kërdinë. Tashmë edhe shkollat nuk janë më të sigurta sepse nxënësit vriten me kallashnikov në mes të shkollës. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur Qeveria dhe Kryeministri Rama janë të përqendruar te interesat e tyre dhe Policinë e Shtetit duan me çdo kusht ta shndërrojnë në mekanizëm partiak për ta përdorur jo në interes të rendit dhe sigurisë për popullin. Partia Demokratike është e vendosur të qëndrojë bashkë me popullin dhe t’i kërkojë qeverisë të bëjë detyrën e saj për të mirën e çdo qytetari”,- deklaroi Ristani.

“ثshtë një ngjarje që kërkon nga të gjithë ne më shumë se një prononcim dhe një deklaratë. Dua të shpreh shqetësimin se çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë po ndihen më të pasigurtë. Unë jam shumë i tronditur si nënë që kam dy vajza të vogla. Nuk është aspak normale. Ngjarja duhet të hetohet. I kërkoj ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit të merren masa që ngjarja mos të përsëritet më",- deklaroi deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
lindita nikolli

DREJT VENDIT Tث NGJARJES MINISTRAT TAHIRI DHE NIKOLLA
Ora 10:40- Menjëherë drejt vendit të ngjarjes në shkollën “i poshter اela” në Shkozet ku u vra 16-vjeçari Tota kanë shkuar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ministri Tahiri ka deklaruar se është identifikuar dhe është një bashkëmoshatar i viktimës. “ثshtë ngjarje e rëndë që më ka tronditur në radhë të parë si prind edhe më pas për detyrën që mbaj. Garantoj të gjithë prindërit që Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të siguruar jetën e çdo fëmije në shkolla. ثshtë një ngjarje që na bën që të reflektojmë për sigurinë në sistemet arsimore. Kemi gjetur një situatë që nuk i përmbush të gjitha kushtet e sigurisë në shkolla. Jemi në fazat që po marrin hapat e duhurura lidhur me masat radikale që duhet të marrim për të garantuar siguri absolute në sistemet arsimore”,- ka deklaruar Tahiri.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka ngushëlluar familjen dhe ka deklaruar se do të hartohet një program për riedukimin në shkolla. “Janë dy nëna të tronditura sot pasi është një i ri që është vrarë dhe është po një i ri që është kthyer në kriminel. ثshtë tronditje e thellë që kërkon angazhime të posaçme. Situata që ne gjetëm ishte e vështirë, por ne jemi të gjithë bashkë dhe jemi të qartë për programet e ndërhyrjes që duan kohën e tyre. Ky rast tregon se sa shumë e rëndësishme është që të krijojmë në frontin e edukimit partneritetin mësues-prindër dhe nxënës”,- ka deklaruar Nikolla.

TOTOZANI: VRASJA E 17-VJEاARIT E PATOLERUESHME
Avokati i Popullit Igli Totozani ka shprehur keqardhje për vrasjen e 17-vjeçarit Adriatik Tota ditën e sotme në shkollën profesionale në Shkozet. Totozani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka deklaruar se ngjarja është e patolerueshme. “Vrasja e 16-vjeçarit është një ngjarje shumë e rëndë dhe e patolerueshme.Të merren masa urgjente për garantimin e sigurisë në shkolla në të gjithë vendin që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”,- është shprehur Totozani.//Balkanweb/Gazeta-Shqiptare
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Media Shqiptare esht nje katastrofe si vet gjendja sociale e Shqiperise... Ne çdo artikull mbi kete ngjarje te rende s'ka nje moshe fikse,çdo 2 rreshta ku shkruhet mosha e ke nga 15 deri ne 17...

Kjo ngjarje kaq tragjike duhet t'e kishte mobilizuar çdo istitucion dhe neser ato mesuesit pijanec dhe drejtorat çobane t'e jen me vigjilent se ç'ndodh ne bangat e shkollave.
Arrestim Drejtorit per shperdorim detyre!

Ngushellime familjarve!

Vrasja në shkollë, arrestohet mësuesi që po zhvillonte mësim

Le te fillojn ta paguajn... Pas tij drejtori!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Media Shqiptare esht nje katastrofe si vet gjendja sociale e Shqiperise... Ne çdo artikull mbi kete ngjarje te rende s'ka nje moshe fikse,çdo 2 rreshta ku shkruhet mosha e ke nga 15 deri ne 17...

Kjo ngjarje kaq tragjike duhet t'e kishte mobilizuar çdo istitucion dhe neser ato mesuesit pijanec dhe drejtorat çobane t'e jen me vigjilent se ç'ndodh ne bangat e shkollave.
Arrestim Drejtorit per shperdorim detyre!

Ngushellime familjarve!
Ke te drejt bomba
Po ama dhe nxenesit kan lajthit fare snjohin shkolle snjohin mesues as prind skan pike rrespekti .
duan te duken te rritur dhe mendojne se rriten duke pire duhan , alkol hashash .... neveriteseee .....
cdo dite dhe me shume degradohen shkollat un kam pas fat qe kam mesuar ne nje shkoll fshati e qet mesues pergjithesisht te mire nxenesit problematike ishin te pakte po vetem dy vite kam qe kam mbaruar shkollen dhe kjo shkolla ime ishte bere me keq ,ka filluar te qarkulloje hashashi qe nuk njihej ,shtuar ne mas duhanpirsit e alkolistet . Mesuesit e prinderit bejn sehir normal kto gjera do ndodhin ..
 
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Po kë do marrin si shembull kta, ke do imitojne qe te shkojne ne rruge te duhur?...Kta shofin stresin e noizyn e ca jane kta te tjeret me hashash e pistoleta e zinxhire dhe duan me u be si ata.

Gjynaf thuaj, mjere familja qe duhet te heqe kte dhimbje :(
 
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme


Woww po kta paskan qen te dy te ikur nga mendja!
"Im killer.. I kill people for money but you are my friends i kill you for free " po vetem kaq mjafton e sinjali kuptohet, shoqeria ka pjesen e fajit duhej ti kishte ven organet e policise ne djeni per kte, bie ne sy loja e tyre hidh e prit ne faqet e facebook, edhe nje kalama do ta kuptonte !
 
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

o qjell, c'vend depresiv qe jemi
 
Titulli: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Po kë do marrin si shembull kta, ke do imitojne qe te shkojne ne rruge te duhur?...Kta shofin stresin e noizyn e ca jane kta te tjeret me hashash e pistoleta e zinxhire dhe duan me u be si ata.

Gjynaf thuaj, mjere familja qe duhet te heqe kte dhimbje :(
Sa here jan plagos me thika e rraf me doreza hekuri per Noizy e Stresi ...yhyyy
 
Pe: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Sa gjynah ai djali qe vdiq. Si gjithmone Shqiperia dhe mbas 22 vjet demokraci shtet leshi ka bere
 
Pe: Shkozet, vritet me breshëri automatiku në klasë nxënësi i shkollës së mesme

Nuk eshte per tu habitur, tashme eshte nje fenomen boterore, do e quaja semundja e shekullit me simptoma neurotike, opresive, depresive, stresuse, ME PAK LLAFE TE ZENE NE KURTH, por ajo qe eshte me tragjike qendron ne faktin se gjelati dhe viktima kalojne me pare nga rruga virtuale dhe me pas ne reale, akoma me shume tragjedi te tilla kalojne nga nje spektakel publik shfrenus si te ishte nje orgi e dehur, kesisoj, mendoj qe njeriu tanime eshte nje FATAL.

Te len nje shije te hidhur kur tragjedi te tilla strumentalizohen nga politika, TE PAFTYR MALEDETTI.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top