PiNkY
Anëtar i Nderuar
Një nga fustanet “përrallore” të Princeshës britanike Diana do të dalë në shitje në dhomën e ankandeve “Kerry Taylor”, në Londër. Fustani, me një ngjyrë qumështi e shndritshme dhe sekuenca ari, kristale dhe rruaza perlash të ngulitura kudo, ra në sy për herë të parë në shfaqjen e modës të Kryqit të Kuq për bamirësi, më 1986. I tërë ansambli përfshin mëngë femërore të heqshme dhe një rrip koke.
“Ky fustan ka një stil të ri romantik të viteve ’80. Ky ka qenë ndër më të preferuarit e saj. ثshtë një lloj fustani, që çdo vajzë e vogël e ulur në bankat e shkollave do të vizantonte, nëse do t’i kërkohej të vizatonte një princeshë. Princeshë Diana i jepte pamje të ndryshme fustanit, teksa e vishte me aksesore të ndryshme e të shumta”, tha Kerry Taylor, pronari i dhomës së ankandeve. Fustani pritet të shitet për 130 mijë dollarë, kur të nxirret në ankand. /albeu.com/