Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Lauri

Anunnak
O mburonjë e Shqipërisë
Virgjëreshëz e dëlirë
mëma e lartë e Perëndisë
çë na jep këshillë të mirë

Ti çë ruajte gjyshrat tanë
të mos birjën shejtën besë
te ku ndodhen edhe janë
arbëreshvet kij kujdes

Sot edhe si kurdoherë
një dëshirë ka zëmbra jonë
arbëresh e të krështerë
të qëndrojmë për gjithmonë

Sa t'i falemi t'in Zoti
po me gluhën çë na dha
po si falej Kastrioti
e gjëria nga zbresëm na


arberesh7_zps1ed91aa4.png

Pershendetje nga Hora e Arberesheve ne Siçili.

arberesh_zps55baeaed.png


Arbëreshët në Paris, Francë - 1980

arberesh2_zps1774fe7c.jpg

Nje respekt te veçante per Arbereshet, gjaku shqiptar 100% puro. Me zakone e tradita shqiptare te ruajtura ne shekuj, kulture dhe emancipim.

arberesh8_zps1da77f66.jpg

Itali, perurohet ne Fermo manumenti i Skendebeut. (Policia italiane me nderim)

arberesh6_zps1b5d202d.png

Piana degli Albanesi

arberesh5_zps9a387fab.png

Sheshi i Horës së Arbëreshëvet

arberesh3_zps6f482567.png
 
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Paska dhe Hore ne Itali, nje eshte ne Vranisht (Komuna Hor-Vranisht) te Vlores..... Ose shkurt fare aty ku eshte mali i Cikes,mali me i lart ne laberi. Ktu ku jam une eshte nje familje arbereshe e kan njohuri mbi gjuhen shqipe
 
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.
 
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Eshte per cdo respekt ruajtja e gjuhes, veshjeve, tradites qe arbereshet e Italise e vejne ne pah sa here te jete e mundur. Vertete eshte dicka, per mua, shume e madhe dhe shume e rendesishme. Megjithate, per fat te keq kjo nuk po ndodhe edhe me komunitin tone ne vendet tjera ne bote (ndoshta pervec ne Amerike)
 
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Paska dhe Hore ne Itali, nje eshte ne Vranisht (Komuna Hor-Vranisht) te Vlores..... Ose shkurt fare aty ku eshte mali i Cikes,mali me i lart ne laberi. Ktu ku jam une eshte nje familje arbereshe e kan njohuri mbi gjuhen shqipe

Seç me thote mendja se keta te Hores ne Itali, jane emigrante po nga Hora e Vlores. Arbereshet kur u vendosen ne Italine e jugut, krijuan qendrat e banimit te tyre, duke qendruar bashke me njeri-tjetrin, ku me vone jane bere fashtra te tera duke marre edhe emrin sipas vendit te prejardhejs, ose familjes. gjate 500 vjeteve te pushtimit osman kane ndodhur 7 dyndje te medha shqiptaresh nga jugu e veriu drejte italise. Dhe te gjitha kane qene familje te medha zoterinjesh. Kjo tregon pse u ruajt tradita dhe kultura dhe dashuria per vendin nga erdhen. Me nje fjale nuk ishin emigrant ekonomik qe dolen jashte per nje cope buk.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë Veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua rajonit qendror të Molizes dhe një tjetër grup në drejtim të rajonit jugor të Bazilikatës.
Tabelat dygjuhëshe në italisht dhe në shqip, në Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi)

Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt.

Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, tradidat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon këtë popull, është që përveç gjuhës dhe traditave, ruajtën me heroizëm edhe ritet fetare, ku edhe sot e kësaj ditë ata vazhdojnë ritin bizantin.
/wiki
tabela_zpsbc491f68.png
 

Attachments

  • tabela_zpsbc491f68.png
    tabela_zpsbc491f68.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Të nxitur nga dashuria për atdheun e të parëve dhe nën ndikimin e interesit që shfaqte në gjysmën e parë të shek. XIX shkenca gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe, intelektualët arbëreshë filluan të merreshin me studimin e historisë, të folklorit dhe të gjuhës së këtyre kolonive, si dhe në përgjithësi me historinë e mëmëdheut të tyre të dikurshëm. Në kohën kur filluan të bëheshin hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi arbëresh.

200px-Tipologie_costume_Piana_degli_Albanesi.jpg

Veshje tradicional arbëreshe nga Hora e Arbëreshëvet

8%C3%87ifti%29_%28CS%29%2C_Le_Vallje_2009._%285%29.jpg
Valle tradicionale nga اifti

Në kolonitë arbëreshe, sidomos të Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali, filluan të dukeshin shenjat e para të një lëvizjeje në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, kryengritjet e njëpasnjëshme, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për arsimin dhe kulturën kombëtare tërhoqën vëmendjen e një vargu intelektualësh të dalë nga gjiri i kolonive arbëreshe. Intelektualët arbëreshë ndiqnin me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në vitet 30-40 të shek. XIX në Shqipëri. Veprat e tyre jo vetëm u bënin jehonë këtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar të kaluarën, ngrinin probleme të rëndësishme, si ato të luftës së armatosur për liri, të bashkimit të popullit shqiptar etj.

Arbëreshë të njohur:
Lekë Matrënga (1567 - 1619), prift i ritit bizantin-ortodoks dhe shkrimtar, i cili shkuajti librin e parë të letërsisë shqipe-toskë.
Gjergji Guxeta (1682 - 1756), Shërbëtori i Perëndisë, Apostull të arbëreshëve, që kaloi vetë në mbrojtje të ritit lindor dhe mbajti gjallë gjuhën e kulturën e të parëve ndër shqiptarët e Sicilisë.
Jul Variboba (1727 - 1788), prift ortodoks dhe shkrimtar.
Nikolla Keta (1741 - 1803), prift ortodoks, poet, shkrimtar dhe teolog.
Jeronim De Rada (1814 - 1903), poet, publicist, folklorist, filo.log dhe mësues i kulturës arbëreshe, ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shqiptarëve të Kalabrisë.
Dhimitër Kamarda (1821 - 1882), prift ortodoks, gjuhëtar, historian dhe filo.log, i cili shkroi monumentin e parë sistematik shkencor të kulturës shqiptare.
Zef Serembe (1844 - 1901), poet.
Zef Skiroi (1865 - 1925), poet, historian, gjuhëtar, gazetar, albanolog, atdhetar, studiues dhe profesor universiteti, ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, përfaqësuesi më i njohur arbëreshevet në Sicili.
Dushko Vetmo (1914 - 1999), prift i ritit grek-ortodoks, shkrimtar dhe titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kozencës.
Domeniko Belushi (1918 - 1988), prift i ritit bizantin-ortodoks dhe poet, i njohur si "Vorea Ujko".
Lluka Perone (1920 - 1984), poet, folklorist dhe shkrimtar.
Karmell Kandreva (1931 - 1982), shkrimtar.
 

Attachments

  • 8%C3%87ifti%29_%28CS%29%2C_Le_Vallje_2009._%285%29.jpg
    8%C3%87ifti%29_%28CS%29%2C_Le_Vallje_2009._%285%29.jpg
    10.7 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Seç me thote mendja se keta te Hores ne Itali, jane emigrante po nga Hora e Vlores. Arbereshet kur u vendosen ne Italine e jugut, krijuan qendrat e banimit te tyre, duke qendruar bashke me njeri-tjetrin, ku me vone jane bere fashtra te tera duke marre edhe emrin sipas vendit te prejardhejs, ose familjes. gjate 500 vjeteve te pushtimit osman kane ndodhur 3 dyndje te medha shqiptaresh nga jugu e veriu drejte italise. Dhe te gjitha kane qene familje te medha zoterinjesh. Kjo tregon pse u ruajt tradita dhe kultura dhe dashuria per vendin nga erdhen. Me nje fjale nuk ishin emigrant ekonomik qe dolen jashte per nje cope buk.

Mund te jete dhe e vertet kjo qe thua, e nese ka perputhshmeri te veshjeve zakoneve e riteve me ato te laberise i bie te jete 100% e vertet si ngjarje.
 
Titulli: Nuk jemi siçilian, jemi arberesh.

Tani po e kuptoj pse kur hyra nga jugu i Italis mu duk vetja si ne Shqiperi !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top