E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Qe shpesh here , e gjen veten me realisht se ne jeten reale!
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

hahah ca teme, u deshte endrra qe ta shikoja :p

Mua mkan bere pershtypje sh gjera:
1- Se si futesh ne muhabet me njerez qe as nuk i njeh dhe pastaj ndihesh sikur tkesh kohe qe i njeh,
2- Se si ndjen gezim apo hidherim ndaj dikujt qe ne real as nuk e ke takuar, madje as fotografi si ke pare :D
3- Se si te behet si zakon dhe s'te ecen dita pa e hap njeher ket te shkrete te shohesh ca eshte shkruar,
4- Se si sot shahesh me dike ndersa neser puthesh, apo sot puthesh e neser shahesh.
5- Se sa njohuri kan disa njerez dhe me bejne zili cdo dite qe dhe une s'jam ne nivel te tyre, :(, dhe se sa paradoksal jane disa te tjere dhe mbejne te them Zot shyqyr qe s'jam ne ate derexhe, Lol...
6- sa shume thashetheme behen me keq se ne jete reale :p
7- Sa qef kemi te paragjykojme dhe ti drejtojme gishtat nga te tjeret tamam si ne jete reale,
8- sa talent kan disa njerez edhe pse mund te mos ken lidhje me artin, kto me kenaqin shume :)
9- sa jurist te zote kemi, e sa fotograf, e sa krijues, e sa analiste,e sa bukurane, aman aman, jemi plot intelektuale more, si mos tjet unik ky forum ???!!! :D

e kshu kshu... po e le me kaq listen :D
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Qe kemi filluar te duam njerin me shum se tjetrin
Tjetrin me shum se njerin
Dhe te dy... Gjith diten:p
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Dikur dhe kishte shume arsyera per tu futur dhe te bente pershtypje te madhe ndersa ka kohe, per te mos thene me shume se nje vite qe futem per kurioztet. Megjithate kush e ka percjelle per nje kohe te gjate ka mesuar se cfare eshte menaxhimi i mire dhe i keq. :msv:
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Mire se vjen kureshtar!
Hera e pare qe vjen ne Forumin Virtual?Shume mire,mund te te them se ky forum eshte hapur per here te pare ne daten 20 Mars 2004. Jo,jo s’eshte aspak forum fetar,eshte nje forum me shume diversitete ne te.Ti je i/e interesuar per diskutime dhe informacion?Heh,ke gjetur vendin e gabuar.pse?Edhe pyet pse?Ndoshta ke te drejte,nga jashte mund te te duket qe cdo gje duket ne rregull me nje harmoni dhe me tema te shumellojshme.Sepse ketu sdo gjesh kurre ate qe ti po kerkon…
Mund te gjesh anetare qe 24 ore ne 24 flasin per fene,sikur u jep buke feja,mbahen si fetar,ne fund dine te shkruajne ata me shume fjale vulgare se sa nje I rruges.mund te gjesh besimtar qe ngacmojne femra ne forum,apo qe besojne ne zot,por per ta u falen disa gjera por jo te tjereve sepse ben mekat.Mund te gjesh fetare qe vetem te tilla sjane,qe karakterizohen nga nje urrejtje e brendshme qe merr nje kolorim mallkimi ne bashkepunim me urrejtjen.Mqs paske deshire per te lexuar….
Ketu gjen anetare qe sa hapin syte vijne te sjellin temat e reja te se.ksit edhe pse si hyn njeriut ne pune,apo te shkruajne pershtypje vetem per se.ksin,ta bejne se.xin temen e dites se tyre,kur hane e kur pijne e madje kur qetesohen .Do gjesh anetare qe sa rregjistrohesh me nick femer,do vijne te te japin mirese ardhjen,por per te te ngacmuar e per te te bere per vete,do gjesh anetare qe bejne sikur s’dine gje,jane te painformuar vetem per te luajtur rolin,anetare meshkuj qe rregjistrohen me nicke femrash.Eh akoma ka te tille qe e bejne kete gje.pastaj do gjesh anetare qe kane disa nicke por eshte I njejti anetar.Nese ti fillon behesh postures I zoti,ose hajdut I zoti I linkeve ne fb apo diku ne net,ty te jepet titulli VIP,mund te te jepet edhe kur ti ,shan ,ofendon,kur ste plas fare per kunjat,ironite,apo ndeshkimet,sepse ti je nje VIP!Ka plot qe kerkojne te hyjne ne staff por e vrasin lart sepse nga nje anetar I thjeshte s'mund te jesh njesh me shtresen, por kerkon te te bejne drejtor dmth ADMINISTRATOR,po po e kane kerkuar dhe kete,madje kohet e fundit po kerkohet me ngulm,sepse produktiviteti I FV ka rene ,edhe po shihet mundesia te rinovohet cdo gje,madje dhe ata/ato stafiste qe e kan ngritur perhere kete forum,vetem e vetem sepse nje I madh mendon se mund t’ia fus pas kraheve ‘miqve’ qe e kan ndihmuar deri me sot.Jo jo ska vetem kaq,ke femra te martuara qe levizin lart e poshte,me postime shkrime e me shprehje ndienjash shume HOT sepse ndihen te vetmuara e kan gjet mundesine per nje hamshor fillimisht virtual e pastaj REAL.ke meshkuj te martuar qe pasi ven gruan dhe femijet ne gjume,vijne kerkojne epsh ne darke nga femrat e forumit,ka femra qe u kerkojne vete anetareve ti japin SKYPE-in per ti pare ne webcam,plot femra te tjera qe e kan kaluar hapin e virtualit e po bejne realin me numra me liste,ne takime ,hotele,e me tej per mos te thene dicka te tepruar.Ke anetare qe postojne vetem kenge romatike per te thithur femra ne rrethin e tyre qe ti bejne te mendojne qe ky qenka ROMANTICQUE,ke dhe qe jane martuar ne forumin virtual,kane gjetur shpirtin binjak,seshte vetem nje rast.Ke moderator qe se bejne kurre punen e tyre,vijne sa per te then nje fjale,postojne nje teme tek nensek.sioni I tyre sa per tu dukur qe jane AKTIV,apo te tjere moderator qe s'aktivizohen per shume kohe,e kur behen rishikime ne staff,behen me aktiv se kurre.Ke anetare qe kerkojne te rikthehen ne staff kur se pranojne qe skan bere nje ‘MJALT’ kur I eshte dhene mundesia,e bredhin lart e poshte shprehin mllefet e tyre,ketu do gjesh KLANE por jo TV KLAN klane grupe te posatshem qe jane miq prej kohesh apo kane krijuar miqesi per pjesen tjeter te forumit,mqs jane ne ‘sherr’.Ke pastaj anetare qe I fusin shkopinjte nder rrota ndonje anetari tjeter qe po hedh hapat e par ate pelqimit me nje anetar tjeter.Eshte ky forum ku fjala TE DUA ska pike vlere,sepse e thone sa per te te bere per vete,dhe ka plot qe bihen ne gracke,kur ti ndoshta do ‘shfrytezohesh’ per kenaqesine sek.suale momentale .Ku I di une gjithe keto?Heh jetojme ne epoken e thashethemeve,ku cdo kush flet,edhe nese mbyll veshet te vijne ti hapin per te ti thene.Ke nena te devotshme diten dhe femra me epshe kamerave te nates.Baballare qe kerkojne nje lidhje te fshehte,edhe disa e kan gjetur,ke femra qe hiqen si eksperte,por ne te vertet,skuqen po ti shohesh ne sy,dhe anasjelltas ,por keto nuk skuqen ne sy.Do gjesh anetare qe do i takosh real edhe pastaj sdo te te shkruajne me sepse su ke pelqyer.Njerez me zemer te madhe por qe ua fusin perhere pas kraheve.Ke anetare qe postojne fotot e tyre e pastaj kerkojne ti heqin sepse ai/ajo qe donte ti shihte I pa,apo shale apo kofshe,anetare pa koke,edhe pse te gjithe ia din identitetin.Do gjesh shkrimtare te ardhshem,qe marrin spunto nga dick ate vjedhur dhe e trajtojne ne formen e tyre.Qe kane nje te dashur por nderkohe jane dashuruar me dike ketu.Ke pastaj te tjere qe bejne filozofin apo misteriozin apo te humburin,do kesh kujdes me keta se e hedhin grepin shume ‘lart’ edhe ne grep po te dish te luash bie kollaj.Ke te tjere pastaj qe sa postojne foto, se marreveshjet I bejne ne fb.Ke arrogante qe se vrasin mendjen per asgje dhe duhet ti pranosh sic jane sepse nuk do ndryshojne per ty,ke te tjere me shpirt krijues por ne asnje konkurs nuk marrin pjese sepse nuk e barazojne dot veten me shtresen ‘normale’.Ku fjala shpirt rrush zemer jane nga me te perdorurat,mos te flasim pastaj per chatin….
Ke te tjere qe I gjen vara-vingo Europe shqiperi e me pershtypje te ndryshme,por gjithmone te larta nga nje nivel I madh I jeteses,qe hedhin ‘doren’ por harrojne ‘gurin’Qe ti hedhin ne sy te gjitha kur si mbeshtet per dicka.ka persona te vyer por qe nga pordhet e medha ndonje dite do u digjet tamem mbeshtetsja e poshtme ne divan.Ke anetare te vjeter qe na vizitojne ndonjhere,madje do gjesh ndonjehere ne linje edhe themeluesit e forumit qe ndoshta kane vite pa hyre e din sikur akoma jane ata drejtuesit e vijne bejne ‘zotin’.Eh c’mund te te them tjeter,kam plot por ce do thuaj,nuk quhet me forumi virtual por nga disa ka filluar te quhet forumi bordelloal.Ti pyet nese une ku hyj nga te gjitha keto qe shkrova?Pa merak e kam futur edhe veten aty siper.
ne ti kureshtar/e po lexon tani kete shkrim,neser do gjesh kunderpergjigen si 'zotni' dhe si 'zonjushe' nga ata/ato qe po u dieg ne kete moment,por sdo te ta lene ta kuptosh sepse shkruajne me kuptim te 4 jo me te trete ;),nese te mbushet mendja per tu rregjistruar,po u fute lere deren hapur,se FORUMI ka nevoj per prurje te reja :D
 
Mund te gjesh anetare qe 24 ore ne 24 flasin per fene,sikur u jep buke feja,mbahen si fetar,ne fund dine te shkruajne ata me shume fjale vulgare se sa nje I rruges.mund te gjesh besimtar qe ngacmojne femra ne forum,apo qe besojne ne zot,por per ta u falen disa gjera por jo te tjereve sepse ben mekat.Mund te gjesh fetare qe vetem te tilla sjane,qe karakterizohen nga nje urrejtje e brendshme qe merr nje kolorim mallkimi ne bashkepunim me urrejtjen.

Sa mire paska fole kush qenka ky apo baba reshat bardhi lol eh medet o wxp ja hodhi dhe forumi lol
 
Pe: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Se forumin e kanë marrë kalamanjtë!

p.s. ç'qenka kjo VIP mor në FV?
Shumë punë e madhe!

Hajde stafi ju lutem, hiçmani ate ngjyrë se
nuk peshon fare!
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

mund te gjesh besimtar qe ngacmojne femra ne forum

Po duhet, sepse po e cojne bishtin, ndaj kur "pabesimtaret" s'jan t'zotet, po na mbetet neve besimtareve lol
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Mua kto 2 dit m'ka bere pershtypje dhe dicka tjeter, por jo e mire si her tjera:

1. ANetar qe shajne forumin pa pushim, por prap ketu i ke nate e dite.
2. Anetar qe nje dy ngelen duke permend moderatoret, ama askush nuk ofrohet per te qene i tille dhe per te kontribuar.
3. Ketu te gjithe jane te afte te bejne kritikun por askush s'eshte i afte te jape zgjidhje.

me kujtohet nje fjali qe Grida Duma ja drejtoj dikutj ne opinion: Ti o zotri dhe veten tende xhelozon ( me kuptim se s'e mbaj mend fjale per fjale)...
 
Asgje ne vecanti....:),,nje vater virtuale ku flitet bisedohet,SHQIP,..ku mund te kesh miqesi,shoqeri,te kalosh kendshem,te jeshe pjese e nje bisede,debati,koncepti apo ideje..
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Me beri teper pershtypje postimi i evit, une si anetare e thjesht qe jam, qe as edhe 1 vjet nuk i kam ber ketu ne Forum i kam kuptuar disa, edhe ate pa me më treguar kush... e jo me ju qe jeni me vite ketu!
Do thoni qe une s'bej pjese ne asnje grup? - Patjeter qe po, e pranoj nuk kam dicka per te fshehur..
Po pastaj desha te theksoja se ka dhe disa stafist qe nese i kundershton ose i kritikon per dicka, ta fshine postimin tend dhe te vine te shkruajne mesazh privat. Mendojne se te gjithe forumin e kane ne dore, po tamam vertet se nuk ka ngel fjalori i tyre banal te shifet apo te verehet nga nje anetare e thjesht... po pastaj ka dhe nga ato qe thashethemet i kane si buken e gojes, kjo beri kshu kjo ashtu... mua nga keto asgje s'me intereson, perseri kam pare terezine time dhe askush, kush e di se cfare te me kene thene, nuk kam hequr dore nga forumi, sepse jam ndjere mire ketu qe diten e pare qe erdha...
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Temat qe ti albion i quan copy-paste...edhepse nuk jane tema origjinale te hapura nga anetaret (nuk jemi te gjithe te menqur te bejme studime dhe te hapim tema "te renda"), hapen per te diskutuar, per te dhene dhe ne mendimin tone rreth nje ndodhie, nje fenomeni, nje ngjarjeje. Diversiteti ne mendime na jep mundesine qe te hulumtojme edhe boten tone dhe mendimet tona ti hedhim ne peshoren e diskutimit.
Shumica e temave neper forume qe jane origjinale me shume kane te bejne me chit-chat tema ose tema argetimi dhe nese nuk do merrnim informacione te rendesishme nga gazetat, interneti apo diku tjeter e ti sillnim ketu, forumi do ishte chit-chat forum...
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

numur i madh ne pjesmarje dhe pak postime .....
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Mua me bente me sh pershtypje quotet qe i kane bere postimit te evit :p Lol
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Mire se vjen kureshtar!
Hera e pare qe vjen ne Forumin Virtual?Shume mire,mund te te them se ky forum eshte hapur per here te pare ne daten 20 Mars 2004. Jo,jo s’eshte aspak forum fetar,eshte nje forum me shume diversitete ne te.Ti je i/e interesuar per diskutime dhe informacion?Heh,ke gjetur vendin e gabuar.pse?Edhe pyet pse?Ndoshta ke te drejte,nga jashte mund te te duket qe cdo gje duket ne rregull me nje harmoni dhe me tema te shumellojshme.Sepse ketu sdo gjesh kurre ate qe ti po kerkon…
Mund te gjesh anetare qe 24 ore ne 24 flasin per fene,sikur u jep buke feja,mbahen si fetar,ne fund dine te shkruajne ata me shume fjale vulgare se sa nje I rruges.mund te gjesh besimtar qe ngacmojne femra ne forum,apo qe besojne ne zot,por per ta u falen disa gjera por jo te tjereve sepse ben mekat.Mund te gjesh fetare qe vetem te tilla sjane,qe karakterizohen nga nje urrejtje e brendshme qe merr nje kolorim mallkimi ne bashkepunim me urrejtjen.Mqs paske deshire per te lexuar….
Ketu gjen anetare qe sa hapin syte vijne te sjellin temat e reja te se.ksit edhe pse si hyn njeriut ne pune,apo te shkruajne pershtypje vetem per se.ksin,ta bejne se.xin temen e dites se tyre,kur hane e kur pijne e madje kur qetesohen .Do gjesh anetare qe sa rregjistrohesh me nick femer,do vijne te te japin mirese ardhjen,por per te te ngacmuar e per te te bere per vete,do gjesh anetare qe bejne sikur s’dine gje,jane te painformuar vetem per te luajtur rolin,anetare meshkuj qe rregjistrohen me nicke femrash.Eh akoma ka te tille qe e bejne kete gje.pastaj do gjesh anetare qe kane disa nicke por eshte I njejti anetar.Nese ti fillon behesh postures I zoti,ose hajdut I zoti I linkeve ne fb apo diku ne net,ty te jepet titulli VIP,mund te te jepet edhe kur ti ,shan ,ofendon,kur ste plas fare per kunjat,ironite,apo ndeshkimet,sepse ti je nje VIP!Ka plot qe kerkojne te hyjne ne staff por e vrasin lart sepse nga nje anetar I thjeshte s'mund te jesh njesh me shtresen, por kerkon te te bejne drejtor dmth ADMINISTRATOR,po po e kane kerkuar dhe kete,madje kohet e fundit po kerkohet me ngulm,sepse produktiviteti I FV ka rene ,edhe po shihet mundesia te rinovohet cdo gje,madje dhe ata/ato stafiste qe e kan ngritur perhere kete forum,vetem e vetem sepse nje I madh mendon se mund t’ia fus pas kraheve ‘miqve’ qe e kan ndihmuar deri me sot.Jo jo ska vetem kaq,ke femra te martuara qe levizin lart e poshte,me postime shkrime e me shprehje ndienjash shume HOT sepse ndihen te vetmuara e kan gjet mundesine per nje hamshor fillimisht virtual e pastaj REAL.ke meshkuj te martuar qe pasi ven gruan dhe femijet ne gjume,vijne kerkojne epsh ne darke nga femrat e forumit,ka femra qe u kerkojne vete anetareve ti japin SKYPE-in per ti pare ne webcam,plot femra te tjera qe e kan kaluar hapin e virtualit e po bejne realin me numra me liste,ne takime ,hotele,e me tej per mos te thene dicka te tepruar.Ke anetare qe postojne vetem kenge romatike per te thithur femra ne rrethin e tyre qe ti bejne te mendojne qe ky qenka ROMANTICQUE,ke dhe qe jane martuar ne forumin virtual,kane gjetur shpirtin binjak,seshte vetem nje rast.Ke moderator qe se bejne kurre punen e tyre,vijne sa per te then nje fjale,postojne nje teme tek nensek.sioni I tyre sa per tu dukur qe jane AKTIV,apo te tjere moderator qe s'aktivizohen per shume kohe,e kur behen rishikime ne staff,behen me aktiv se kurre.Ke anetare qe kerkojne te rikthehen ne staff kur se pranojne qe skan bere nje ‘MJALT’ kur I eshte dhene mundesia,e bredhin lart e poshte shprehin mllefet e tyre,ketu do gjesh KLANE por jo TV KLAN klane grupe te posatshem qe jane miq prej kohesh apo kane krijuar miqesi per pjesen tjeter te forumit,mqs jane ne ‘sherr’.Ke pastaj anetare qe I fusin shkopinjte nder rrota ndonje anetari tjeter qe po hedh hapat e par ate pelqimit me nje anetar tjeter.Eshte ky forum ku fjala TE DUA ska pike vlere,sepse e thone sa per te te bere per vete,dhe ka plot qe bihen ne gracke,kur ti ndoshta do ‘shfrytezohesh’ per kenaqesine sek.suale momentale .Ku I di une gjithe keto?Heh jetojme ne epoken e thashethemeve,ku cdo kush flet,edhe nese mbyll veshet te vijne ti hapin per te ti thene.Ke nena te devotshme diten dhe femra me epshe kamerave te nates.Baballare qe kerkojne nje lidhje te fshehte,edhe disa e kan gjetur,ke femra qe hiqen si eksperte,por ne te vertet,skuqen po ti shohesh ne sy,dhe anasjelltas ,por keto nuk skuqen ne sy.Do gjesh anetare qe do i takosh real edhe pastaj sdo te te shkruajne me sepse su ke pelqyer.Njerez me zemer te madhe por qe ua fusin perhere pas kraheve.Ke anetare qe postojne fotot e tyre e pastaj kerkojne ti heqin sepse ai/ajo qe donte ti shihte I pa,apo shale apo kofshe,anetare pa koke,edhe pse te gjithe ia din identitetin.Do gjesh shkrimtare te ardhshem,qe marrin spunto nga dick ate vjedhur dhe e trajtojne ne formen e tyre.Qe kane nje te dashur por nderkohe jane dashuruar me dike ketu.Ke pastaj te tjere qe bejne filozofin apo misteriozin apo te humburin,do kesh kujdes me keta se e hedhin grepin shume ‘lart’ edhe ne grep po te dish te luash bie kollaj.Ke te tjere pastaj qe sa postojne foto, se marreveshjet I bejne ne fb.Ke arrogante qe se vrasin mendjen per asgje dhe duhet ti pranosh sic jane sepse nuk do ndryshojne per ty,ke te tjere me shpirt krijues por ne asnje konkurs nuk marrin pjese sepse nuk e barazojne dot veten me shtresen ‘normale’.Ku fjala shpirt rrush zemer jane nga me te perdorurat,mos te flasim pastaj per chatin….
Ke te tjere qe I gjen vara-vingo Europe shqiperi e me pershtypje te ndryshme,por gjithmone te larta nga nje nivel I madh I jeteses,qe hedhin ‘doren’ por harrojne ‘gurin’Qe ti hedhin ne sy te gjitha kur si mbeshtet per dicka.ka persona te vyer por qe nga pordhet e medha ndonje dite do u digjet tamem mbeshtetsja e poshtme ne divan.Ke anetare te vjeter qe na vizitojne ndonjhere,madje do gjesh ndonjehere ne linje edhe themeluesit e forumit qe ndoshta kane vite pa hyre e din sikur akoma jane ata drejtuesit e vijne bejne ‘zotin’.Eh c’mund te te them tjeter,kam plot por ce do thuaj,nuk quhet me forumi virtual por nga disa ka filluar te quhet forumi bordelloal.Ti pyet nese une ku hyj nga te gjitha keto qe shkrova?Pa merak e kam futur edhe veten aty siper.
ne ti kureshtar/e po lexon tani kete shkrim,neser do gjesh kunderpergjigen si 'zotni' dhe si 'zonjushe' nga ata/ato qe po u dieg ne kete moment,por sdo te ta lene ta kuptosh sepse shkruajne me kuptim te 4 jo me te trete ;),nese te mbushet mendja per tu rregjistruar,po u fute lere deren hapur,se FORUMI ka nevoj per prurje te reja :D

Mua kto 2 dit m'ka bere pershtypje dhe dicka tjeter, por jo e mire si her tjera:

1. ANetar qe shajne forumin pa pushim, por prap ketu i ke nate e dite.
2. Anetar qe nje dy ngelen duke permend moderatoret, ama askush nuk ofrohet per te qene i tille dhe per te kontribuar.
3. Ketu te gjithe jane te afte te bejne kritikun por askush s'eshte i afte te jape zgjidhje.

me kujtohet nje fjali qe Grida Duma ja drejtoj dikutj ne opinion: Ti o zotri dhe veten tende xhelozon ( me kuptim se s'e mbaj mend fjale per fjale)...

Këto dy postime.. që pa pikë e presje.. ska përshtypje më reale në këtë forum për gjithë këto vite këtu.. mendoja se kishe mënjanuar ca tipa që .... .. por qënkan, qënkan diku .. aty sipër.. në shkronja.. :)..

Përshtypje në këtë forum ?..

.. E cfarë do të bëj përshtypje më në këtë forum?! .. :D ..
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Meqe jam me se ok sonte .... Po me ben pershtypje qe ca Tipa identifikohen me kete forum .... Cudi ne Fakt , ka kohe qe personalisht sme mungon ! :D
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Sa bukur i ke përmbledhur Evi,të gjithë e gjejnë veten diku nëse janë të sinqertë dhe shihen në pasqyrë :) Gjithsesi nuk ke përmëndur si duhet këtë pjesën e klaneve,fundja kushdo ndjehet pjesë e diçkaje dhe mbron idetë e tij.Po ata që nuk kanë fare ide dhe shkojnë sipas erës, ku janë? Këta janë ata që bëjnë ''karrierë'' dhe era nuk i thyen,kallinj gruri bosh që përkulen sa andej këtej ,qëndrojnë në këmbë edhe kur kallinjtë e tjerë që sado pak kanë ndonjë kokërr janë thyer.Këta janë edhe kategoria më e rrezikshme në gjithë këtë larmi që ke përmendur ti :) Gjithsesi, ç'ka është bosh duket edhe nëse e idealizon virtualisht si plot :) Tema është e vjetër dhe nuk di pse është aktualizuar meqënse nuk para hyj por mendoj se pak a shumë faqet e internetit janë të njëjta dhe përpunojnë të njëjtin informacion.Nuk mund të kesh në forum gazetarë,shkëncëtarë,poetë,apo shkrimtarë edhe pse një pjesë mendojnë se janë .Prandaj them se këtu ndodh ajo që ndodh në tërësi në pjesën më të madhe të faqeve .
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Eshte teme kjo??? qe do flasim per pershtypjet qe kemi per forumin tone???

Nese eshte keshtu tema. Eh ca pershtypje mund te me bej??? pervec faktit se qe kur jam regjistruar ne kete forum, ketu kam kam vazhduar (edhe pse kam pare para ca vitesh ndonje forum tjeter...por aha vetem nje sy edhe se kam frekuentuar me.)........ sepse ndihem komode dhe ate pak kohe ose shume kohe qe kam ndonjehere, me mire e kaloj ketu sesa neper forume te tjera.

saper ato qe ka permend hapsi i temes....eh po forum eshte...nje faqe virtuale kur kalimi i kohes eshte primare per dike...argetim ose jo cdo gje eshte personale...se si se qysh e kalojn kohen antaret e FV (diskutojn, bejn shoqerira, chatojn, dashurojn apo ku e di un se ca tjeter :D) ...pune per ta...personalisht nuk hy ne te thella per nje forum virtual e as per persona virtual...Hap forumin, postime te reja e postoj...kaq :gjuhe:.... :D
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Nese ti fillon behesh postures I zoti,ose hajdut I zoti I linkeve ne fb apo diku ne net,ty te jepet titulli VIP,mund te te jepet edhe kur ti ,shan ,ofendon,kur ste plas fare per kunjat,ironite,apo ndeshkimet,sepse ti je nje VIP!

Te shkruaj dhe une ca pershtypje.

Lidhur me shkrimin, dy gjera me bene pershtypje, vetem dy, ngase te tjerat ka kohe qe i kam thurur ne vargje tek tema e poezive kushtuar anetareve.

E para pershtypje ishte kjo e VIP-ave, ngase une i shkreti kujtoja qe ne kete grup benin pjese moderatoret dhe karriera me larte dhe rrethanat kane treguar qe kjo eshte e vertete por ka mundesi edhe te kem gabuar.

E dyta pershtypje ishte se pse ne festonim vazhdimisht ditelindjen ne Dhjetor???? Ku i dihet dreqi i rente ne fije kesaj pune! :chh:chh:chh

Ah, po kam dhe nje pershtypje te mire kesaj radhe.

Per here te pare keto kohe shof se hane nominuar moderator njerez te vleresuar:

Lover dhe Swet.

Shume do doja te ishn te deritanshmit. Suksese! ::kafe::
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Per ate pak koh qe hyj me pelqen te bej nje dor humor dhe kaq .. Pjesen e ciftezimit e kam kaluar sme ben me pershtypje :p :p
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Po me forume ka 10 vjet apo me shume qe mirrem, ndaj s'eshte dicka "sefte/risi" per mua. Sa i perket ketij forumi, me ka lene pershtypje te mire stafi kryesor i forumit dhe ata qe jane kujdesur vazhdimisht per kete forum (Wxp & co). Ca here mbaj mend kemi filluar nga zero, dhe ata qe ia kane dashur te miren ketij forumi, gjithmone kane qene te gatshem ta ngrehin lart perseri forumin, sipas mundesise se tyre, gje qe nuk ka ndodhur ne disa forume tjera ku kam qene aktiv ne te kaluaren. Ky forum mua ma mundesoi ta permiresoje edhe me shume gjuhen shqipe, si te shprehem me mire dhe si te shkruaj me mire, padyshim edhe fjale te reja, per te cilat anetaret cdo here ishin ne gjendje per t'i sqaruar atyre qe nuk kuptonin. Pershtypje tjeter ky forum ? Po, takimi qe kishim atehere para ca viteve me BeniT, dhe me ca anetare nga Kosova, qe ishin te regjistruar ne kete forum, ishte vertet pershtypje e bukur qe s'do e harroje kurre.
Miqesia qe me kane ofruar gocat dhe cunat e ketij forumi, sjellja e mire e tyre ne pergjithesi, me kane detyruar mua qe t'ja kushtoje ketij forumi nje pjese te kohes. Shfrytezoj rastin t'i falenderoje te gjithe pa dallim :)
Pastaj edhe ca anetare tjere qe i takova gjate kohes sa isha ne Tirane & Durres, me ben te ndjehem me mire dhe t'a jap maksimumin time per kete forum.
Kaq per momentin, keto pershtypje mu kujtuan, keto i shpresa. Ka kohe qe doja t'i shkruaj por pertoj te shkruaj gjate nganjehere :p

Ju pershendes te gjitheve me respekt.
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

:p:p:p:p:p:p e dua kete forumin :D
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Me i mire forum shqiptar mbetet gjithsesi , perderisa me ka mua antar .
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Qe duhen mbyllur temat fetare.

Dikush mund te mendoje se "Shprehja e lire" eshte gjeja me e shtrenjt ne nje demokraci !

Mendoj se nuk eshte puna tek "liria e fjales" por se temat fetare po ia marrin frymen forumit duke e kthyer forumin ne forum islamik.....apo alla "emer i perveçem". Cdo dite ke te pakten 6-7 tema idiote te tipit: "pse eshte harram mishi i derrit"... etj etj.

Ky forum nuk e ka te gjate keshtu.
 
Keto debatet e fese tek toleranca fetare, qe nga koha qe jam une ne kete forum nuk kane cuar ne tolerance as nuk kane ndihmuar njeri, por kane qene molle sherri dhe shfrytezohen per perhapjen e mos-tolerances dhe propagande fetare, nga te gjitha ekstremet fetare dhe jo vetem te nje lloji. Dhe, nuk pasqyron kjo realitetin, se zakonisht njerezit normale ne jeten reale nuk flasin per fe e as nuk debatojne per fe, sepse feja eshte aq intime dhe personale aq sa nuk diskutohet apo debatohet per te nga njerezit normale.

Feja eshte personale ska pse dikush te na flase tere diten per te.

L...Boy, e mora me mend qe do tu keqkuptoja, uroj tani te mos keqkuptohem!

hajduti
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Hajdut, ky eshte mendimi juaj. Une kam bindje te kundert, por rritja e numrit te temave qe e bere, deshmon se edhe pse je goxha moti ne forum, nuk je ne rrjedha fare, sepse s'ka ndodhur akoma deri me sot, cdo dite te hapen 5-6 tema sic e ceke ti. Feja mund te jete personale per ty, por jo per t'gjithe.
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Me gjith respektin Evi3, nqs do te ishe nje femer . do te thoja se kane ndikuar "ato" tek ai shkrim : ) . Ndoshta esht nje pershtypje e gabuar , por shikoj cik "shfryrje" dhe "perbuzje" tek ky shkrim...

pak koment , imi . nejse...kalojm ne tem .

Forumi me pelqen, sepse ka fetyra te ndryshme dhe si i tille , te ndryshon humorin dhe te nxit te shkruash diçka qe qarkullon tek ata neurone te cilet kerkojn te hapin gojen dhe pellasin...

shkruajme, flasim, cmallemi, bisedojme , mesojme... pse jo?
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Qe duhen mbyllur temat fetare.

Dikush mund te mendoje se "Shprehja e lire" eshte gjeja me e shtrenjt ne nje demokraci !

Mendoj se nuk eshte puna tek "liria e fjales" por se temat fetare po ia marrin frymen forumit duke e kthyer forumin ne forum islamik.....apo alla "emer i perveçem". Cdo dite ke te pakten 6-7 tema idiote te tipit: "pse eshte harram mishi i derrit"... etj etj.

Ky forum nuk e ka te gjate keshtu.

Ke te drejte Hajduto , ne fakt forumi po jeton çaste te veshtira . Nje dore e rrafinuar e nje sekti islamik , kan ozurpuar forumin ,
duke perfituar nga miresia dhe naiviteti i admineve , por kjo eshte kalimtare .
Fv nuk ka qene dhe nuk do jete per shume kohe forum islamik .
Heret a vone admineve dhe antareve do ju hapen syte dhe do ti japin vendin e merituar ketij virusi te fv .

Persa i perket postimit katharsist te Evit , me mire te mos e kisha lexuar , se ka kohe qe skam lexuar nje gje kaq te infektuar .
 
pershtypje ! hiq se shikoj as se mendoj as se lodhi trurin fare ! thjesht me kalu kohen nga pak ketu naj info per naj gjo , me ba ndokend nervoz aty ktu :p disave me jua ba bajat etj etj :D ha ha .
 
Titulli: E dini cme ka bere pershtypje ne kete forum???

Qe duhen mbyllur temat fetare.

Dikush mund te mendoje se "Shprehja e lire" eshte gjeja me e shtrenjt ne nje demokraci !

Mendoj se nuk eshte puna tek "liria e fjales" por se temat fetare po ia marrin frymen forumit duke e kthyer forumin ne forum islamik.....apo alla "emer i perveçem". Cdo dite ke te pakten 6-7 tema idiote te tipit: "pse eshte harram mishi i derrit"... etj etj.

Ky forum nuk e ka te gjate keshtu.

Ke te drejte Hajduto , ne fakt forumi po jeton çaste te veshtira . Nje dore e rrafinuar e nje sekti islamik , kan ozurpuar forumin ,
duke perfituar nga miresia dhe naiviteti i admineve , por kjo eshte kalimtare .
Fv nuk ka qene dhe nuk do jete per shume kohe forum islamik .
Heret a vone admineve dhe antareve do ju hapen syte dhe do ti japin vendin e merituar ketij virusi te fv .

Persa i perket postimit katharsist te Evit , me mire te mos e kisha lexuar , se ka kohe qe skam lexuar nje gje kaq te infektuar .

Ne rradhe te pare me falni qe ju citoj. Dhe e dyta nese nuk ju pelqejne kaq shume keto temat fetare mos i lexoni, ka kush tjeter qe i lexon, cka qe ju pengon juve??
Edhe mua nuk me pelqejne ato temat tek Libido, edhe shprehja e ndjenjave erotike duhet te jete personale, se kujt i intereson se si ndihem une apo tjetri?? - por as jam ankuar, as nuk kam folur andej kendej thjesht i kam hequr syte dhe as i klikoje disa tema prej tyre...

Ku eshte problemi? - Ne gjithmone e kemi zakon qe ne vend te fajesojme veten gjithmon kerkojme te kapemi ne nje vend tjeter, na paskan faj temat tani, pfffff

Urdheroni postoni dhe ju tema tjera...

Ju faleminderit per mirekuptimin!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top