Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mediat e famshme botërore si Engadget sugjeronin se Samsung nuk do të mbetej prapa rivalit LG, sa i përket ekraneve të lakueshme OLED, dhe debutimit të tyre në tregun evropian.


521ccd0982e0a.png

Dhe Engadget kishte të drejtë, pasi që duke filluar nga nesër modeli i ri i televizorit të Samsung do të debutojë në tregun evropian.

Prej nesër, adhuruesit e teknologjisë dhe ekraneve të lakueshme të televizorëve do të mund ta çojnë në shtëpinë e tyre televizorin 55 inçësh të Samsung, i cili dallohet për ekranin e tij të lakueshëm dhe fotografinë e kristaltë.

Fillimisht, ky model i televizorit të Samsung do të shitet në Gjermani, Francë, Austri, Zvicër, Holandë, Belgjikë dhe Itali. اmimi i këtij modeli do të jetë 7,999 euro, ose 10,697 dollarë amerikan.tekno..
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Kur te behemi me ndonje vile gjigande do e blejm dhe kte :p
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Shum i bukur por ne shqiptaret kemi shtepi te vogla :(
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

8000 Euro jane gogja para per xhepat e shqiptareve...do te presim kur te dale versioni tjeter me i avancuar qe ketyre te u ulet cmimi...
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Keshtu i bukur duket... por mendoj se nuk ja vlen te investosh aq shume per nje televizor.
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Tamam qenka per ta futur nen jorgan dhe me shiku per 8 pale qejfe ;)
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

si puna e jovan bregut...se po se pash un me ngjyra do dilte bardhe e zi ai :D

dhe kjo una e ketij televizorit...32 incesh LG yll eshte, per telenovelat oho bukuri fare :p
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Te punosh e te shpenzosh per nje gje te tille sic eshte ky televizor, tregon se jeta sado e shkurter te jete, aq me katastrofale behet kur parate behen rrush e kumblla, per gjera pa vlere.
Vetem te pasurit s'kane frike te shpenzojne, shumica mendoj se as qe do te hidhnin ate hap.
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Para te shpenzuara kot se koti, te blesh nje tv 8.000 euro marrezi!
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Mendoj se pasi te shikosh 1 muaj ne ate tv pikeshikimi yt kryesor pastaj do jete maja a hundes..
 
Titulli: Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Nje Televizor i tille eshte lluks !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top