Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Martesë në anije kozmike për 1.45 milionë euro

اiftet me fat së shpejti do të mund të realizojnë në plot kuptimin e fjalës hapin e madh drejt të panjohurës: Ky është premtimi i një kompanie japoneze që parashikon të organizojë martesa në hapësirë.
Firma japoneze "First Advantage" hapi sot rezervimet për çiftet e reja, të gatshme të shpenzojnë deri në 240 milionë jenë (1,45 milionë euro) për të zenë vend në bordin e një anijeje të vogël kozmike që do të lëshohet deri në një lartësi prej 100 kilometrash.

Gjatë këtij udhëtimi prej një ore, çifti do të kalojë disa minuta në kushtet e humbjes së peshës. Edhe tre të ftuar të tjerë mund të hypin në anije për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës.

Formalitetet e ceremonisë së martesës do të zhvillohen përpara ngritjes së anijes kozmike, me qëllim që çiftet pasi të kenë thënë "po" të mund ta kalojnë pjesën më të madhe të udhëtimit duke soditur konturet e tokës.

First Advantage do t'i administrojë këto udhëtime me ndërmarrjen amerikane Rocket Plane, që do t'i ngrejë anijet nga një aeroport privat në Oklahoma (qendër e SHBA-së).

Edhe pse e lançon këtë ofertë në Japoni, "First Advantage" mendon se do t'i marrë kërkesat kryesore nga ana e pasanikëve kinezë dhe arabët e Gjirit Persik. Ajo konfirmoi se ka marrë kërkesa nga klientë të interesuar madje përpara se të hapeshin rezervimet.

Turizmi hapësinor po zhvillohet duke kryer disa udhëtime që pas udhëtarit të parë në hapësirë, milionerit amerikan Dennis Tito, që i pagoi 20 milionë dollarë agjencisë hapësinore ruse për një udhëtim vajtje-ardhje në hapësirë në 2001.


Do martoheshit ne nje anie kozmike ju :D ?
 
sa gje e bukur martesa ne hapsire!
 
preferoj te martohem me kembet mbi toke...jo ne ajer:P
 
po he moj idushe cpret?thuaji atij tendit te te martoje ne anije kozmike? :D

bledi po s'ka lek ai pa mire do ishte,vec ne enderr po!:konfuz:
 
kjo firme me duket se ka hapur per divorce nen uje.
per cmime mos me pyesni se nuk i di!!!!!!!!!!!
 
Do hap dhe une nje firme te martoj njerezit po jo me anije cozmike po me bicikleta
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back