Foto shokuese kundër duhanit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkrimet nuk frikësojnë më askënd, më mirë foto shokuese kundër duhanit


Një gojë pa dhëmb, kancer në fyt që shpërfytyron krejtësisht qafën e njerëzve, mushkëritë sterrë të zeza: edhe Franca mund të vendosë shumë shpejt që të adaptojë propozimet e Komisionit Evropian dhe ta bëjë të detyrueshme praninë e imazheve shokuese në paketat e cigareve. Raporti i një kërkimi është në duart e Ministrisë së Shëndetësisë së vendit që në fund të muajit do të bëjë të ditura masat e reja për të bindur rreth 25 për qind të francezëve që pinë rregullisht duhan të braktisin cigaren. Pas përpjekjeve të pareshtura është arritur në përfundimin se shkrimet e ndryshme në paketa nuk mjaftojnë më për të bindur duhanpirësit, ndaj është menduar se mënyra më e mirë është përdorimi i imazheve tronditëse. Studimi që ka analizuar 42 fotot e vëna në dispozicion nga shtetet anëtare të Komisionit Evropian ka cilësuar 14 prej tyre si shumë efikase: një gojë e frikshme pa dhëmbë, një tumor në pjesën e jashtme të fytit disa foto për gratë që nuk mund të lindin kurrë fëmijë, të tjera që i informojnë burrat mbi impotencën, apo ato që tregojnë hapur dëmet estetike që mund të shkaktojë te të rinjtë. Për më tepër, të gjithë mund të japin mendimin e tyre për foton ku jepen mushkëritë e një njeriu që nuk pi duhan dhe të një tjetri që pi rregullisht. Shkrimet në paketa me pak fjalë duhen zgjedhur duke pasur parasysh edhe moshën dhe seksin e konsumatorit, sepse çdo kategori reagon ndryshe ndaj fotove nëpër paketa. ثshtë menduar që stampimet të jenë të gjitha me ngjyra dhe të mbulojnë gjysmën e sipërfaqes së disponueshme. Në çdo rast, mbështet kërkuesja, diçiturat e vjetra duhen ndryshuar tërësisht. Njerëzit janë mësuar dhe u është bërë zakon të lexojnë se duhani vret apo shkakton kancer ndaj nuk u bën më përshtypje dhe nuk kanë asnjë lloj reagimi ndaj tyre. Ndonjëherë madje as që i lexojnë fare dhe këto janë pjesë e projekteve të vjetra që nuk frikësojnë më askënd. Duhet kaluar patjetër tek imazhet që krijojnë emocione negative dhe të ngjallin frikë. Përveç të tjerash, kjo zgjidhje dëmton politikën e tregut të shoqërive shumëkombëshe që në dizajnet e paketave kanë ndërtuar strategjitë e tyre për të tërhequr sa më shumë duhanpirës, kryesisht të rinj. Ministrja e Shëndetësisë, Roselyne Bachelot, nuk është e detyruar të ndjekë përfundimet e raportit, por i duhet të reflektojë për një të dhënë: në vendet që i kanë vendosur imazhet nëpër paketat e cigareve konsumi i tyre është ulur. Vendi i parë që e futi një rregull të tillë ka qenë Kanadaja, e ndjekur nga shumë të tjera si: Brazili, India, Australia dhe Belgjika. Në vjeshtë, Britania e Madhe ka vendosur të bashkohet me shtetet e tjera për sa i përket kësaj nisme.
Francezët, duhanpirës të tmerrshëm
Francezët pinë shumë duhan. Më keq akoma: duket sikur kanë humbur në kënaqësinë perverse të cigares, pa menduar aspak për pasojat e saj. Ekspertët e kishin nuhatur rrezikun që prej disa muajsh dhe të dhënat e fundit zyrtare konfirmuan edhe njëherë frikën e tyre. Shitja e cigareve është rritur ndjeshëm në pesë muajt e parë të vitit. ثshtë hera e parë që pas vitit 2002 ndodh diçka e tillë. Pasi kishte ndjekur një linjë të ashpër kundër narkotizimit, qeveria franceze e kishte zvogëluar presionin, gjë që çoi në përhapjen masive të këtij vesi, sidomos te të rinjtë. Mungojnë konfirmimet zyrtare, por specialistët mendojnë se janë të rinjtë ata që kanë rinisur rrugën e të tymosurit. Të dhënat dëshmojnë qartë se pirja e duhanit në Francë tashmë po kthehet në tendencë. Që nga fillimi i 2003-it e deri në fund të vitit 2004, shitja e cigareve kishte pasur një rënie prej 32 përqindësh, kurse në vitin 2005, 0,4 për qind. Ndërsa mes janarit dhe majit të 2006-ës është rritur 2,8 për qind. Shpjegimi në të vërtetë është shumë i thjeshtë, aq sa edhe një fëmijë është në gjendje ta kuptojë: mes 2003-it dhe 2004-ës, Jean Pierre Raffarin, atëherë Kryeministër i vendit, vendosi rritjen e taksave duke provokuar njëkohësisht rritjen e çmimit dhe rënien e konsumit. Por duhanshitësit iu drejtuan Raffarin, i cili nga frika e ndonjë proteste të mundshme u premtoi uljen e çmimeve deri në vitin 2007. Një detyrë kjo, të cilën edhe pasardhësi i tij, Dominique de Villepin nuk e mohoi. Por sipas specialistëve, rritjet e rëndësishme dhe të vazhdueshme kanë një efekt shkatërrues mbi konsumatorët. Kur çmimi i cigareve nuk ndryshon për një kohë relativisht të gjatë, numri i duhanpirësve tenton të rritet pa masë, siç dëshmojnë edhe të dhënat e vitit 2006. Në Francë numërohen thuajse 11 milionë duhanpirës të rregullt, por kuota e tyre në popullsi ra nga 33,1 për qind në 2000, në 29,9 për qind në 2005-ën. Por tendenca u kthye sërish në muajt e fundit, siç theksojnë specialistët e luftës kundër duhanit: "Kemi vënë re në këshillimet spitalore një rritje të numrit të personave që kërkojnë të lënë duhanin". Dhe të gjithë kërkojnë ndalimin e duhanit në vendet publike. I vendosur për këtë duket edhe Sarkozi, që luftën kundër kancerit e ka cilësuar si një nga objektivat kryesorë të mandatit të tij presidencial. Megjithatë, 80 për qind e francezëve është kundër pirjes së duhanit dhe mes tyre gjendet edhe një numër i madh duhanpirësish. Tani, qeveria ka premtuar se do të veprojë shumë shpejt duke futur paketat me imazhe.
Ligji
Në Francë, pirja e cigareve në bar dhe restorante është ndaluar vetëm nga 1 janari i vitit të kaluar, ligj që duket se është respektuar. Gjithmonë e më shumë po bëhej presion mbi qeverinë për të mos lejuar pirjen e duhanit në vendet publike, sidomos në bare dhe restorante. Një nismë e kërkuar nga më shumë se 80 për qind e francezëve, por e refuzuar nga kategoritë që mendonin se një ligj i tillë mund t‘u sillte dështimin e bizneseve të tyre si shitësit e cigareve dhe restorantet. Por në kryeqytet, duken hapur edhe tentativat për të pirë duhan edhe në ato vende ku është e ndaluar. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë në Francë, kjo është një tjetër çështje për të cilën duhen marrë masa.
Kanadaja
Në Kanada, një nga vendet e para që nisi të përdorte imazhet tronditëse në paketa. Mes viteve 2001 dhe 2002 gjysma e duhanpirësve ka kërkuar të heqë dorë
Britania e madhe
Vitin e kaluar shkaktoi shumë polemika një reklamë në televizion që tregonte disa burra të kapur me një grep në fyt prej duhanit
Koreja e Jugut
Pas vdekjes së një aktori të famshëm vendas për shkak të kancerit në mushkri, qeveria filloi të nxjerrë reklama dhe spote parandaluese
Imazhet
Impotencë, fertilitet, mushkëri të zeza. Këto janë disa nga imazhet tronditëse për të hequr dorë nga duhani. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare për të vendosur foto shokuese mbi paketa .
 
Last edited by a moderator:
:blle:blle:blle:blle:blle:blle:blle:blle:blle:blle
 
Qenkan vertete shokuese :( Jam rehat qe nuk e pi :) :fluturoze:
 
dreqqqqqqqqqqqq sa kisha ndermend te ha drekèè..tash mendoj see do ta pres darken:blle:blle:blle:blle:confused::confused::confused:
 
shkrimin nuk e lexova (nuk ishte e nevojshme) fotot flasin me shume nga materiali qe eshte shkruar!
 
Une ka kohe qe e kam lene plot 23 vjet! :D
 
E tmerrshme ajo,ja dhe nje video!

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=r--sbKF6iis]YouTube - Video shokuese kunder pirjes se duhanit[/ame]
 
mushkria e nje duhan pirsi



mushkria e nje njeriu i shendecem
 
Last edited by a moderator:
ncnc qfar dallimi...
 
sweetzina perzotin na tmerrove me kto foto ,une vet nuk e pi por kam njerzit e familjes qe e pin dhe kto foto keshtu te friksojn,nejse mire ben qe vendos sa me shume foto ,besoj se ka plot anetar ketu qe e konsumojn duhanin dhe do ishte mire para se ta ndiznin nje cigare ti hidhnin nje sy ketyre fotove dhe materialit qe ke paraqit.
 
shumë temë e qëlluar, shpresoj që të gjithë duhangjinjët t'i shikojnë këto foto. Do ti vendosja edhe si reklama rrugës ndoshta do të vetëdijësoheshin njerëzit. Edhe pse shkruan duhani dëmton seriozisht shëndetin budallenjtë prap e përdorin atë, dhe jo që e shkatërrojnë vetëm organizmin e tyre por edhe të personave që i kanë afër :mad:.
 
O zot sa te tmershme ato fotot....
Zinna nxorra ca kisha henger ne dreke sot..............
Bllleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
 
e tmerrshme, dhe une qe e pi, them ufaaaaaaa cfar kam brenda meje........ per zotin mu hap barku. cfar tmerri. kur mendoj me vone per kalamajt them e tmerrshme a do me dalin sakllam apo jo.......??????
 
ta besosh ti qe kan impakt mbi duhanxhite....
nr atyre qe kan lene duhanin mbas qe kan pare keto foto eshte teper i vogel... per fat te keq....

qe thoni juve pse hyt ne teme kur e lexuat qe fotot jan shokuese?:p
mua per vete sme bejne me asnje pershtypje...kam pare dhe do shof dhe me keq se sa kaq!
 
Ore na trbuat me kto foto po na shtini friken do ta le duhanin hahhaha joooooooooooooooooooooo ja futa kot do ta pi se nuk du ta le
 
ja ku e keni shembullin


po qe duhani ju ben impotenta nuk ju tremb cik?:D
 
Evropa bën gati fushatën shokuese antiduhan

Imazhe shokuese në paketat e cigareve, të cilat do të tregojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmet që shkakton duhani. Britania e Madhe do të jetë i pari vend evropian që do të zhvillojë këtë lloj mënyre për të ulur numrin e duhanpirësve. Fushata kundër duhanit do të fillojë më 1 tetor: mes imazheve, ajo e tumorit në fyt, mushkërive të shkatërruara nga cigaret dhe dhëmbë tërësisht të mbuluar nga kariesi.

Sipas të dhënave, mesazhet mbi paketa deri më tani kanë qenë të efektshme, pasi shumë njerëz që kanë kontaktuar me shoqatat e caktuara për t’u dhënë ndihmë për lënien e duhanit. Por tani do të kalohet në një formë më të drejtpërdrejtë: jo më fjalë të shkruara, por imazhe, që mund të japin rezultate edhe mët ë mira: studimet kanë treguar se për të qenë më të efektshme, paralajmërimet duhet të ndryshojnë stil herë pas here.

Imazhet do të jetë të detyrueshme në të gjitha paketat e reja duke nisur nga 1 tetori, ndërsa të vjetrat do të qëndrojnë në qarkullim deri në shtator 2009. Në produktet e tjera që përmbajnë duhan, imazhet do të fillojnë të shfaqen në tetor 2010.


g.shekulli*
 
Sa mire:)
Te shpresojme qe do kete sukses:)
 
un dicka nuk kuptoj.,,,,lodhen duke dhene kaq shume paralajmerime..........qofte me shkrim.qofte si kjo qe do bejne..........
e pse nuk i heqin fare nga qarkullimi paketat e cigareve???????????perderisa shkaktojne kaq deme,pse duhet te japin kontributin e tyre keto firmat e duhanit qe te shkaktohen ato gjerat e siperpermendura?:konfuz:

-nejse kjo iniciative esht dicka mjaft e mire...........:)
 
un dicka nuk kuptoj.,,,,lodhen duke dhene kaq shume paralajmerime..........qofte me shkrim.qofte si kjo qe do bejne..........
e pse nuk i heqin fare nga qarkullimi paketat e cigareve???????????perderisa shkaktojne kaq deme,pse duhet te japin kontributin e tyre keto firmat e duhanit qe te shkaktohen ato gjerat e siperpermendura?:konfuz:

-nejse kjo iniciative esht dicka mjaft e mire...........:)

sepse eshte monopol shteti
qeverit fitojne miljarda lek me duhan dhe pije alkolike
 
un dicka nuk kuptoj.,,,,lodhen duke dhene kaq shume paralajmerime..........qofte me shkrim.qofte si kjo qe do bejne..........
e pse nuk i heqin fare nga qarkullimi paketat e cigareve???????????perderisa shkaktojne kaq deme,pse duhet te japin kontributin e tyre keto firmat e duhanit qe te shkaktohen ato gjerat e siperpermendura?:konfuz:

-nejse kjo iniciative esht dicka mjaft e mire...........:)
si ti heqin nga tregu?Kerkesa eshte cdo dite me e madhe...Nr konsumatorve ritet dita dites...dhe me e keqja eshte qe femijet jan ata qe po fillojne duhanin ne mosha te vogla
Ata mire qe i kan ndaluar nen 18 [jo qe nje minoren nuk blen dot cigare...po hajde...ligji ekziston] por nje te rituri ska si tja ndaloj...do te pi...le te pi deri sa te arij ne spital po deshi...Porbl i tij...nqs eshte ne djeni se ca ben nuk ke pse te lodhesh me te...:)
Secili eshte zoti jetes tij......

Poashtu dhe alkooli ben keq edhe eshte ne treg...ka plot gjera qe prodhohen e bejne keq....por ja qe jan ne treg sepse skan si tja ndalojne njerezeve
 
si ti heqin nga tregu?Kerkesa eshte cdo dite me e madhe...Nr konsumatorve ritet dita dites...dhe me e keqja eshte qe femijet jan ata qe po fillojne duhanin ne mosha te vogla
Ata mire qe i kan ndaluar nen 18 [jo qe nje minoren nuk blen dot cigare...po hajde...ligji ekziston] por nje te rituri ska si tja ndaloj...do te pi...le te pi deri sa te arij ne spital po deshi...Porbl i tij...nqs eshte ne djeni se ca ben nuk ke pse te lodhesh me te...:)
Secili eshte zoti jetes tij......

Poashtu dhe alkooli ben keq edhe eshte ne treg...ka plot gjera qe prodhohen e bejne keq....por ja qe jan ne treg sepse skan si tja ndalojne njerezeve

dihet ajo qe kerkesat po rriten dita dites.por prandaj e thashe se me acaron fakti qe njerezit nuk kuptojne se duhani i vret,pak nga pak,por i vret.........prandaj them qe me mir ti heqin fare.........edhe pse esht gjeja me e pamundur,jam koshiente per kete!:)
 
une se pi por njoh shum vete qe e pin dhe nga njeher kur i them ndonje shoku sa cigaret i pin rradhoje pak se te merr jeten avash avash pergjigjja eshte gjyshi im e pinte me qibuk gjith diten dhe ka vdekur 95 vjeq
 
une se pi por njoh shum vete qe e pin dhe nga njeher kur i them ndonje shoku sa cigaret i pin rradhoje pak se te merr jeten avash avash pergjigjja eshte gjyshi im e pinte me qibuk gjith diten dhe ka vdekur 95 vjeq

njerez injorante.:(me vjen ver8 keq qe ka akoma mendime te tilla.........pa dashur te fyej njeri............:)
 
veeeeekk Sweetina Kto foto un i pash por Duhanin nuk do ta ndaloj dot :) nuk eshte e mundur qe nga duhani (edhe po te jet mu nuk me intereson :p) Me gerrditen Pffff (fotot)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top