Masakër në Vlorë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Masakër në Vlorë
28/07/2013





Breshëria e një arme kallashnikov u ka marrë jetën tre personave, ndërsa ka dyshime se dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, në një plazh privat në qytetin e Vlorës, në afërsi të vendit të njohur në këtë zone si Kalaja.

Policia e Vlorës konfirmoi vetëm identitetin e të vrarëve, që janë Diana Ramadan Ademi, 53 vjeçe, Ferdi Agron Bajlozi nga Prrenjasi, 17 vjeç dhe Sokol Asqeri Isufaj, 34 vjeç, nga Roskoveci i Fierit.

I kontaktuar nga Top Channel, drejtori i Policisë së Vlorës, Artan اuku, mohoi faktin që në këtë ngjarje të rëndë të ketë edhe të plagosur. Sipas numrit një të Policisë së Vlorës, po punohet për arrestimin e personit të dyshuar.

Njëekspert i kriminalistikës deklaroi se, nga rruga kryesore në një distancë prej më shumë se 50 metra, autori apo autorët kanë shkrepur 7 deri në 10 plumba. Ka dyshime të forta, se objektiv i kësaj ngjarjeje ka qenë 34-vjeçari Sokol Isufaj, pak a shumë i njohur për Policinë e Fierit për një ngjarje tjetër të mëparshme dhe shoqërimit të tij nga blutë e këtij komisariati.

Sipas burimeve, Isufaj ishte duke bërë plazh nën shoqërinë e një personi tjetër. Një burim i sigurt i tha Top Channel se, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy grupeve pushuesish, ku njëra palë duket se ka thirrur persona të tjerë për përforcime, duke shkaktuar kështu edhe këtë ngjarje të rëndë, e cila, në kulmin e sezonit veror, në një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit, ka shkaktuar tmerr dhe panik te të gjithë pushuesit, që ndodheshin në këtë plazh.

Dy nga viktimat, Ferdi Bajlozi dhe Diana Ademi, janë viktima aksidentalë, tha një burim i Policisë së Vlorës, megjithëse gjithçka pritet të sqarohet akoma më mirë pas marrjes së dëshmive të disa personave të shoqëruar në komisariat.

Nga ana tjetër, mësohet në rrugë zyrtare se policia ka dy pista kryesore për ngjarjen e rëndë. Njëra, krimi ka ndodhur pas një sherri të nisur për shkak të një femre, dhe tjetra, për shkak të konflikteve të mbartuara nga fieraku Isufaj.

Për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, nuk ka ende një identikit të tij edhe pse dëshmitarët i kanë treguar policisë se ai është larguar nga skena e krimit me një automjet tip fuoristradë. / Top Channel
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Kjo eshte fatekeqsia me e madhe qe po ju ndodh shqiptareve.
Ku eshte aparati shteteror qe nuk nderhyn ti jepet fund ketyre ngjarjeve turperuese
.
 
Titulli: Masakër në Vlorë

DثSHMIA E PUSHUESIT
Një pushues dëshmitar i masakrës, ka rrëfyer për gazetarin Enrik Mehmeti se autori i krimit mendohet të jetë një djalë 20-vjeçar, i veshur me rroba plazhi. Autori është parë të zbresë shkallët e resorit të njohur në Vlorë me armën e fshehur nën bluzë dhe më pas ka marrë ne shënjestër dy viktimat meshkuj. Autori ka bërë goditjen e parë duke qëlluar 2 meshkujt dhe kur ka ulur armën plumbi ka prekur femrën aksidentalisht. Pas krimit është larguar me vrap në daljen e resortit dhe ka qëlluar dhe një herë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Sipas dëshmitarit nuk ka pasur konflikte gjatë ditës në këtë zonë.

2 PISTAT E HETIMIT, POLICIA: GRINDJE E RثNDث DHE HAKMARRJA
Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi krimin e rëndë të shënuar pasditen e sotme rreth orës 16:00 në resortin turistik në plazhin e quajtur “Kalaja”.

Në një deklaratë për mediat theksohet se: “Për këtë ngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave”.

Gjithashtu Drejtoria e Policisë Vlorë duke garantuar anonimitetin tuaj te plotë ka vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme të hollash për çdo person i cili jep informacion që çon në identifikimin apo kapjen e autorit.

FAMILJARثT: SERDI PUSHIME ME MOTRثN TEK HALLA
Familjarët e Serdi Bajlozit nga Përrenjasi një prej viktimave të masakrës në plazhin e Vlorës në një prononcim për News24, deklarojnë se djali i tyre kishte shkuar të kalonte pushimet në Vlorë me motrën tek halla.

Familjarët konfirmojë se Serdi nuk kishte lidhje me viktimën Sokol Isufaj pasi ai nuk kishte asnjë shok me këtë emër. Familjarët e 17-vjeçarit shprehin dhimbjen e madhe teksa kërkojnë që të zbardhet e vërteta.

IDENDIKITI
Nga rrëfimet dhe dëshmitë e mbledhura pushuesve të shumtë, mësohet se autori i krimit është një person rreth 20-vjeç, esmer. Ai mbante të veshur rroba pazhi dhe një bluzë me mëngë të shkurtra.

HETIMET
Policia pas krimit të rëndë ka shoqëruar 17 persona dëshmitarë të masakrës, të cilët mund ndihmojnë në zbardhjen e krimit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit.
/BalkanWeb
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Une se kuptoj njesend CENT nese motivi eshte Gjakmarrja se si nje familje qe i ka dikujt nje gjak borxh ben plazh pa i kerkuar bese sic eshte tradita e shqiptarit.
Nese ky ka qene motivi atehere muj me thene i bofte mire asaj familje me dhimbesen vetem ata qe kan qene rastesisht aty.
 
Titulli: Masakër në Vlorë

nje gje eshte ka me befason mua per keto raste;pse cdo dit po ndodhin vrasje ne shqiperi?shteti ca ben
 
Titulli: Masakër në Vlorë

nese do te kishte shtet per 2 ore i kishin kap po nuk egziston aparat i fort shtetror edhe me gjithe ato arme pas thyerjes se kazermave policia e shqiperise ka me pas pune efektive edhe per 10 vjet se paku.
Rastet si ky i fundit e bejne plazhin shqiptar nje aventure horror per turistet qe nuk ma merr mendja se do te jene ne numer ditet e ardheshme.
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Vrasje ndodhin cdo dite ne cdo shtet te botes,dhe cdohere neper ambjente sic esht plazhi qe te gjith jan njesoj si nga ngjyra si nga veshja.
Gjynah per te pafajshmit qe e hengren kot,Sado qe akoma nuk esht sqaruar per ke ishin nis plumbat,por duke ditur qe viktimat me njeri-tjetrin nuk njiheshin fare,2 e hengren kot.
 
Titulli: Masakër në Vlorë

nese do te kishte shtet per 2 ore i kishin kap po nuk egziston aparat i fort shtetror edhe me gjithe ato arme pas thyerjes se kazermave policia e shqiperise ka me pas pune efektive edhe per 10 vjet se paku.
Rastet si ky i fundit e bejne plazhin shqiptar nje aventure horror per turistet qe nuk ma merr mendja se do te jene ne numer ditet e ardheshme.

cfar arma pash zote! flet per ato arme se i kish mbulu kurrizioni ,,,,,,problem eshte te njerzit se akoma ju punon truri me kanun
 
Titulli: Masakër në Vlorë

U raft i damlla....psikopater! S'kane per tu be kurre njerez kta kafshe...
 
Titulli: Masakër në Vlorë

cfar arma pash zote! flet per ato arme se i kish mbulu kurrizioni ,,,,,,problem eshte te njerzit se akoma ju punon truri me kanun

me ndryshk edhe pa ndryshk te vret kjo eshte e sigurte.
Po kanuni normal qe duhet respektuar per mendim temin gjithmon nder shqiptar gjaku eshte la me gjak edhe ka me kon keshtu gjithmone.
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Vrasje ndodhin cdo dite ne cdo shtet te botes,dhe cdohere neper ambjente sic esht plazhi qe te gjith jan njesoj si nga ngjyra si nga veshja.
Gjynah per te pafajshmit qe e hengren kot,Sado qe akoma nuk esht sqaruar per ke ishin nis plumbat,por duke ditur qe viktimat me njeri-tjetrin nuk njiheshin fare,2 e hengren kot.

Ndodhin o cent veq kur te besh llogarin me kilometrat katror qe ka shqiperia me ato vende qe ndodhin keso rastesh situata eshte per shqetesim ,brenda jave vriten 10 persona me arme zjarri kjo nuk ndodh as ne zona te luftes .
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Ndodhin o cent veq kur te besh llogarin me kilometrat katror qe ka shqiperia me ato vende qe ndodhin keso rastesh situata eshte per shqetesim ,brenda jave vriten 10 persona me arme zjarri kjo nuk ndodh as ne zona te luftes .

Jan shume arsye o xhebrail qe ndodhin keto gjera,dhe jo vetem ne shqiperi por dhe ne bote,ta siguroj.Un ndjek lajme nga italia mqs ate gjuh di dhe ne ate shtet kam jetuar dhe jetoj dhe per kroniken e zeze dedikohet mbi 10 apo 15 minuta ku degjohet vjedhje,vrasje,sherre etj etj.Te pakten bota ka burime te sigurta kurse gazetaret shqiptare pa ditur asgje,apo pa mbledhur fakte direkt e ngrejn kroniken dhe behet buj.Ne cdo qytet te shteteve te botes ne dit ndodhin te tilla raste,kush zihet,kush vritet apo kush vjeth dyqane etj.dhe ndodhin per shume faktore,kush nga kriza,kush nga budallalliku,kush nga sherr momenti etj etj dhe kete gje e dim te gjithe
 
Titulli: Masakër në Vlorë

gjynaf ....
qeveria e re e ka fain :p
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Fajin e ka cdo qeveri ne Shqiperi, sepse keto krime nuk kane pushuar kurre dhe fatkeqesisht askush asgje nuk ndermorri deri tani qe gjenja te vehet nen kontroll. Pastaj vijne ankesat se ka me pak pushues se viteve te tjera, nncnncncnncncc
 
Titulli: Masakër në Vlorë

O allah na ruaj mend ne koke
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Vlorë, shoqërohen dy të dyshuar për vrasjen e trefishtë
Policia e Vlorës ka shoqëruar dy persona që mendohet të jenë autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur dje në një nga plazhet e qytetit të Vlorës.
VLORE-AUTO.jpg

Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur pasi shtetasi Leo Luan Osmani, i datëlindjes 1994, banues në lagjen “1 Maji” është thirruir nga dy motrat dhe një kushërira e tyre ndërsa ndodheshin në plazhin ku ndodhi ngjarja.

Ato kanë patur shqetësime dhe ngacmime me fjalë nga disa të rinj nga Fieri. Leo ka shkuar menjëherë bashkë me një shokun e tij, shtetasin Delin Ibrahim Hajdaraj, i datëlindjes 1991, banues në lagjen “1 Maji”. Ky i fundit, sipas policisë, ka patur një armë në një çantë sportive dhe sapo ka parë shokun e tij që po konfliktohej me grushta me 4-5 persona të tjere ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë duke shkaktuar tre viktima, një nga plumbat direkt dhe dy me rikoshet.

Asnjë prej viktimave nuk është person i përfshirë në konlikt. Dy të rinjtë më pas janë larguar dhe kanë hedhur armën një kilometër larg vendit të ngjarjes.

Policia mësohet se ka shoqëruar personin e parë të përfshirë në konflikt dhe është në kërkim të personit të dytë.
Top Channel
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Femra eshte molle sherri kuddo!:arm:
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Babai i 17-vjeçarit: Më thanë që djali u plagos, por e gjeta në morg. 2 Deshmitare flasin per news24
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Edhe plazhet qe jane vende relaksi e qetesie ke frik te shkosh tani , me mire ne shpi lahemi ne magje e je ne rregull
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Pajtohem me ty Sweetie, femra mund te jete molle sherri, por mashkulli eshte ai qe e ha mollen (plumbin ne koke...ne kete rast fatkeqesisht, edhe femra)
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Shkaku ''ngacmimi i motrave'' ne plazhe ! Ku ka ndodhure ngacmimi ? Ne plazhe !
Zoti i udhezofte shqiptaret dhe roberit e tij ne rrugen e drejte amin . Kur zhvishen femrat , te gjithe meshkujt nuk e kane mundesin ato femra te zhveshura ti kene , keshtu qe tani ndodhe ngacmimi , perdhunimi , vrasjet nga njerezit e pandergjegjeshem etj , etj . Kjo eshte e kuptueshme ! Si shkak i perdhunimeve qe ndodhine ne bote eshte edhe zhveshja(imoraliteti i femrave) , edhe ata prej shkaktareve me kryesore .
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Tashi dicka eshte e sigurt.labeve do i thahet syri per burr :) ska per ti ngacmu mo njeri:kiss::sherrgirl:
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Nje gje eshte e sigurt se fieraket e paskan lyp plumbin bytheve po me vjen keq per ata te pafajshem qe kan pesuar pa faj.

Edhe njehere vlonjatet treguan temperamentin e tyre gjakenxehte ,pa keqkuptime kam simpati per vlonjatet qe nga epoka e zani qaushit qe femije kur jam kon ka qene nje prej idolave te mije.
Femija ne mahalle pelqenin Maradonen ,batistuten edhe maldinin une kisha idol zani qaushin.
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Rrëfimi i 18-vjeçares: Sherri me fierakët në plazh, na kërkuan adresën në Facebook
“Nuk ma merrte mendja kurrë për këtë tragjedi”

Motra e Leo Osmenit në Polici: Vëllai më tha se shoku qëlloi pasi njëri e goditi me grusht.

vlore-plazhi-ku-ndodhi-vrasja_2.jpg

Plazhi “Kalaja” në Vlorë ku ndodhi vrasja e trefishtë

Vajza që u bë shkak për vrasjen e tre pushuesve të rastësishëm në plazhin e quajtur “Kalaja” në Vlorë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Me një gjendje të ngarkuar psikologjike, 18- vjeçarja Xh.Osmeni, e cila është edhe binjakja e të arrestuarit Leo Osmeni, ka rrëfyer momentet tragjike të ngjarjes. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ka qenë shoku i të vëllait ai që qëlloi me breshëri automatike, ndërsa ajo ka mohuar mjaft detaje të tjera të dhëna nga dëshmitarët okularë, duke u justifikuar me faktin se në momentin e ngjarjes kishte qenë duke ngjitur shkallët, pasi i vëllai e kishte urdhëruar të largohej nga vendi.
“Ishim katër vajza në plazh, dy prej të cilave kushërira të miat. U ndamë në çadra dhe po merrnim rreze. Në shezlongun ngjitur ishte një grup prej pesë të rinjsh, të cilët më pas mësuam se ishin nga Fieri. Ata erdhën dhe u futën në muhabet me ne”. Kështu e ka nisur rrëfimin 18-vjeçarja, e cila nuk e kishte menduar se një ngacmim në plazh do të përfundonte në tragjedinë e asaj përmase, ku mbetën të vrarë tre persona të pafajshëm.
“Pasi nisën të futeshin në muhabet me ne, ata filluan madje të na kërkonin numrat e telefonit dhe po insistonin të merrnin emrat tanë që të na nisnin kërkesë miqësie në Facebook. Kjo për ne ishte e bezdisshme. Më pas kam folur në telefon me vëllain, ku edhe i tregova se po na ngacmonin disa djem nga Fieri”. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, i vëllai ka ardhur bashkë me një shok të tij (nuk e ka përmendur emrin e autorit), ndërsa nuk ka dhënë detaje nëse Leo Osmeni ka pasur përleshje me fierakët që rezultojnë të jenë të moshës 19-22 vjeç. “Pasi erdhi vëllai në plazh, më pyeti menjëherë se cilët janë djemtë që na kishin ngacmuar. Unë ia tregova me dorë dhe ai më urdhëroi që të ngjisja shkallët dhe ta prisja te makina e tij. Nuk kam parë nëse kishte sherr, pasi nuk të linin mundësi çadrat. Erdhi edhe shoku i tij me armë. Unë vetëm sa dëgjova krismat. Nuk po kuptoja se çfarë ndodhi. Leo erdhi më pas dhe më çoi në shtëpi. Më pas mësova nga mediat se ishin vrarë tre persona. Në këtë moment, vëllai më tha se një nga djemtë fierakë e kishte qëlluar me grusht. Kjo e kishte acaruar atë dhe i kishte kërkuar shokut të tij që të qëllonte drejt çadrës së tyre, por për t’i trembur dhe jo për t’i vrarë”. 18-vjeçarja është shprehur në Polici se teksa ngjiste shkallët, ajo kishte dëgjuar breshërinë e armës automatike e më pas britmat e pushuesve të tmerruar, të cilët u shpërndanë në pak sekonda që secili të fshihej.

Fierakët: Bisedë miqësore me vajzat
Merren në pyetje në Policinë e Vlorës. “Osmeni i tha shokut: Nxirr automatikun, futja me armë”

Djemtë e shënjestrës së krimit: Nuk quhet ngacmim komplimenti

“Nxirr automatikun, futja me armë”. Kjo është thirrja e Leo Osmenit ndaj shokut të tij, Delin Hajdaraj, në momentin që janë përballur me pesë të rinjtë fierakë në plazhin “Kalaja”. Të paktën kjo është dëshmia e të rinjve fierakë dhënë në Policinë e Vlorës në lidhje me masakrën që ndodhi tri ditë më parë.
Ata kanë rrëfyer sekondat e tmerrit të breshërisë së armës vetëm pse tentuan të futeshin në bisedë me një grup vajzash, thuajse bashkëmoshatare me ta, me të cilat kishin rastisur ngjitur me shezlongë ditën e ngjarjes. Burime të Policisë bënë të ditur se asnjëri prej djemve nuk ka pranuar të ketë ngacmuar vajzat, por vetëm se i kishin komplimentuar ato dhe më pas kishin tentuar të futeshin në bisedë. Njëri prej djemve është marrë në pyetje që natën e krimit, ndërsa tre prej tyre pasditen e djeshme. I pesti pritet të pyetet në vijim, ndoshta sot. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se dëshmia e tyre në lidhje me motivin e krimit përputhet me atë të dhënë nga i arrestuari, por edhe dëshmitarë të tjerë të ngjarjes. “Njëri nga autorët erdhi dhe na akuzoi se i kishim ngacmuar motrën. Në fakt, ne nuk ngacmuam asnjërën prej tyre. Nuk mund të quhet ngacmim një kompliment. Ne thjesht biseduam me to, bisedë normale që mund të bëhet në plazh. Më pas u kërkuam numrat e telefonit dhe i pyetëm nëse mund të bëheshim miq në facebook. Kjo ishte e gjitha”. Kështu kanë deklaruar të rinjtë fierakë në Policinë e Vlorës. Ata kanë rrëfyer edhe momentet në përplasjen me dy vlonjatët. “Leo Osmeni ishte bashkë me personin tjetër, që kishte edhe armën të fshehur nën bluzë. Ai fillimisht erdhi për t’u zënë me grushte, madje njëri prej nesh u shty me të për t’u vetëmbrojtur. Por, kur ai e pa se nuk na e dilte dot me dhunë, pasi ne ishim pesë veta dhe ata vetëm dy, atëherë i tha me zë të lartë dhe urdhërues shokut të tij: nxirr automatikun, futja me armë. Ai e zbatoi menjëherë urdhrin. Por në momentin që ne e pamë skenën, ia mbathëm vrapit mes çadrave. Më pas u shtrimë barkas, kur nisi breshëria. Kemi parë tmerr me sy”, janë shprehur më tej katër djemtë fierakë në Policinë e Vlorës. Ata janë marrë në pyetje për disa orë dhe në asnjë moment nuk kanë pranuar ngacmim dhe fyerje kundrejt vajzave. Policia bëri të ditur se pasi janë pyetur, ata do të lihen të lirë, për shkak se ndaj tyre nuk rëndon asnjë vepër penale. Veprimet e të rinjve nuk rezultojnë të bien ndesh me ligjin, e, për pasojë, ata nuk mund të akuzohen.
17-vjeçari Bajlozi nga Përrenjasi kishte ardhur për pushime bashkë me të motrën te halla e tij në Vlorë. Më 1 gusht, ai do të mbushte 18 vjeç, por u vra nga një plumb rikoshetë në kokë. Sokol Isufaj, 34 vjeç, babai i dy fëmijëve nga Fieri, u vra gjithashtu nga një plumb rikoshetë në kraharor. Ai ishte në shezlong bashkë me një shok të fëmijërisë që kishte ardhur nga Italia dhe kishin vendosur të bënin ca ditë pushime së bashku në Vlorë. Viktima e tretë, Diana Ademi, kishte ardhur në Vlorë tek i vëllai një javë më parë. Ajo jetonte prej vitesh në Gjemani dhe do të largohej pas pak ditësh.

Leo Osmeni, sot në Gjykatë
Sot pritet të dalë në Gjykatë i arrestuari Leo Osmeni, të cilit do t’i komunikohet masa e sigurisë. Burime nga Prokuroria bënë të ditur se do t’i kërkohet trupit gjykues masa e sigurisë “arrest me burg” për 18-vjeçarin, i cili ka nxitur dhe urdhëruar që të qëllohej me armë në drejtim të pushuesve. Ai konsiderohet si autori kryesor i ngjarjes, për shkak se ka nxitur dhe urdhëruar masakrën që shkaktoi vrasjen e tri viktimave të pafajshme, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me autorët dhe as me shënjestrën.

Autori që qëlloi, ende në kërkim
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar, Delin Hajdaraj, banues në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Deri më tani janë kryer kontrolle banesash të të afërmve dhe shokëve të tij, ku dyshohet se ai mund të strehohet, por ende nuk ka asnjë gjurmë. Në ndihmë të Policisë së Vlorës janë vënë edhe forcat speciale RENEA nga Tirana, si edhe ato të FNSH-së së Fierit. Gjithashtu, blutë kanë marrë në pyetje edhe familjarë të të kërkuarit, ndërsa u është kërkuar ndonjë negociatë e mundshme, në mënyrë që autori të vetëdorëzohet.
/Panorama
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Kjo vajza them te drejten me duket nje papjekuri e rralle ndersa i vellai pune budallai :teleskop:
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Edhe une fajtore te vetme ne kete rast e shikoj 18-vjecaren... Askush nuk te ngacmon pa me i dhene shansin te te ngacmoj.. Por edhe ajo e re, nuk e ka menduar me gjate...
Mjer ato qe iken...
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Edhe une fajtore te vetme ne kete rast e shikoj 18-vjecaren... Askush nuk te ngacmon pa me i dhene shansin te te ngacmoj.. Por edhe ajo e re, nuk e ka menduar me gjate...
Mjer ato qe iken...

Sweetie ti jeton ne shqiperi apo ne perendim ne shqiperi ste ngacmon kush kjo eshte shaka aty te vidhet makina me grua brenda ,perdhunohen plakat nuk respektohet nje femer qe eshte me familje e ti thua pa i jep shansin,qfare shansi duhet te jap nje femer qe shkon ne plazh ska faj e ngrata se disa idiota skan pare femer me sy qe prej luftes nacionalclirimtare...
Siguria ne Shqiperi eshte katastrofale te vij puna ku njeriu nuk gucon as te shkoj me motren apo te dashuren e ti ne plazh sepse disa idiot kan harruar disa kode morale qe respektohen gjithekund ne bote kjo eshte paradoksale
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Mendoj se e thëna: "Femra molla e sherrit".. i përshtatet plotësisht kësaj ngjarje të trishtueshme..
 
Titulli: Masakër në Vlorë

Kjo vajza them te drejten me duket nje papjekuri e rralle ndersa i vellai pune budallai :teleskop:


Po pse e gjykon o mik ku nuk e di si eshte puna,mediat japin vetem nje ane te medaljes ndalen me ate ngacmim ku e di qe nuk e kan prekur apo nuk kan tentuar ti bejne diqka me shume se askush nuk shkon te vellai per nje fjale goje.

Duhet te thuhet ne shqiperi duhet te vendosen pankarta me diqka qe thirret edukate morale se nuk ngacmohet asnje femer ne bote pa te jep nje shenje se po i pelqen asaj se paku.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top