Kur uji bëhet murë

*deliza*

VIP
V.I.P
Kur uji bëhet murë

34huwhy1.jpg

Cfarë kanë të përbashkët Nelson Mandela, Al Kapone dhe Napoleoni? Të gjithë ata kaluan me vite të tëra në burgje ishullore. Të izoluar, midis stuhive detare, pa mundësi për ikje: këto ishuj të vegjël dhe të largët shërbejnë me shekuj për t’i mbajtur të burgosur njerëzit e padëshiruar, sepse ikja prej vendit të rrethuar me ujë të ftohtë akull e me peshkaqenë është e pamundur, pothuajse e pamundur. Vend ideal për burg, do të thoshte njeriu!


1.Allkatraz

Burgu më i famshëm ishullor në botë gjendet në gjirin e San Franciskos: Allkatrazi nuk ishte vetëm një burg me siguri maksimale, por edhe objekt i shumë legjendave dhe filmave. Këtu qëndruan disa nga kriminelët më famëkeq të SHBA-ve, si Al Kapone 5 vite.

2cdbmmb1.jpg

Miti rreth Allkatrazit u krijua nga thashethemet se ikja nga ky ishull është absolutikisht e pamundur. Deri më sot nuk ka rast të njohur të shpëtimit të suksesshëm nga ky burg. Ai që nuk u zbulua gjatë ikjes, u mbyt në ujërat e akullta të bregdetit kalifornian. Megjithatë, në vitin 1962 u zhdukën 3 persona nga ky burg, vendndodhja e të cilëve nuk është qartësuar as sot e kësaj dite. Shpëtuan apo ranë viktima të detit, një pyetje që ndoshta do të ngelet përgjithmonë pa u zbuluar.

Vetëm 8 muaj pas kësaj ndodhie, në vitin 1963, Allkatrazi u mbyll dhe ai sot paraqet një atraksion të turistik.

2.Shën Helena

2bcq5c1.jpg

Edhe Napoleoni kaloi me vite të tëra i mbyllur në muret e burgut që gjendeshte në ishullin e vogël Shën Helena në bregdetin perëndimor të Afrikës. Ai qëndroi aty prej vitit 1815 e deri në vdekjen e tij v.1821. Shën Helena nuk është prej burgjeve ishullore klasike që i njohim sot, por gjatë historisë përdoreshte si vend për dëbim të armiqëve politik.

3.ROOBEN

2gt6fz61.jpg

Gjithashtu, edhe nobelisti Nellson Mandella kaloi 18 vite i burgosur në burgun ishullor Robben Island të Afrikës jugore, ku mbizotëronin kushte katastrofale në atë kohë. Të burgosurit bënin punë të rënda fizike në gurore, nuk kishin komfor dhe kishin veshje tejet të këqia. Me ndihmë të Nellson Mandellës erdhi deri te protestat e ashpra kundër kushteve të këqia. Me sukses: pas grevave të shumta, përmirësoheshte gjendja në këtë burg.

Robben Island është sot trashëgimi kulturore botërore. Burgu u dorëzua në vitin 1996. Këtu sot jetojnë ish rojet dhe të burgosurit në paqe njëri me tjetrin.

---------- Post added at 22:12 ---------- Previous post was at 22:06 ----------

4.Ishulli Rikers

5eh2d41.jpg

Në ishullin Rikers, një ishull në East River të Nju Jorkut gjendet burgu më i madh i SHBA-ve. Në të ashtuquajturin “Allkatrazi i ri” ka brenda vitit deri në 130.000 të burgosur, burra e gra; shumë prej tyre gjenden në paraburgim. Infrastruktura i ngjan një qyeteti të vogël: këtu ka një shkollë, një spital, një kapellë, frizer, madje edhe lavazh automjetesh. Para se të ndërtohej ura në vitin 1966, ky ishull ishte i arritshëm vetëm me anije. Burgu kishte një reputacion shumë të keq: dhuna dhe përleshjet ishin në rendin e ditës. E sot thuhet se gjendja është përmirësuar.

5.Fort Jefferson

1567fvd1.jpg

Për dallim prej burgjeve të tjera, në Fort Jefferson ishte situata shumë më e qetë. Fortesa e vogël para bregdetit të Floridës u përdor vetëm për pak vite si burg. Por, ky vend, i ndërtuar me shumë mund dhe shpenzime të mëdha teknike, i cili shfrytëzoheshte edhe si bazë ushtarake, shëbente më shumë si dekorim: që prej ndërtimit të tij në vitin 1850 nuk kishte asnjë veprim luftarak. Ushtarët e mërzitur morën leje që në vitin 1874 të braktisin ishullin. Pas kësaj këtu u ndërtua zona për mbrojtje të shpezëve.

6.Fernando de Noronha

29y1lic1.jpg

“Këtu është parajsa” shkroi italiani Amerigo Vespucci, kur shkeli në tokën e vendit Fernando de Noronha në vitin 1504. Por, këtë mendim të tij nuk e ndanin kriminelët e dënuar, të cilët shekuj me rradhë burgoseshin këtu. Parasegjithash Brazili e shfrytëzonte këtë ishull, të madh 18km2, për burgime dhe si bazë ushtarake, Para 20 vitesh, kjo bazë ushtarake u tërhoq. Burgu vazhdoi të ekzistonte, por dy të burgosurit e fundit, arritën që të ikin në vitin 2004.

7.Gorgona

k6wzp1.jpg

Në burgun ishullor në Itali, Gorgona, nuk ka mure: në këtë ishull, me sipërfaqe prej më pak se 2 km2, në detin Ligurian, të burgosurit lëvizin lirshëm. Ata punojnë në bujqësi, në lavazhe ose në ndërtim rrugor dhe janë relativisht të pavarur: në vitin e kaluar ata ndërtuan një sistem solar të tyre. Vizitorët mund ta vizitojnë ishullin në ditë të caktuara, në grupe të vogla dhe nën kushte strikte. Në vitin 2009 ky burg festoi 140 vjetorin e lindjes.

8. Château d'If

duo0w1.jpg

Ishulli shkëmbor Château d'If (para Marsejit) në Detin mesdhe funksiononte për shumë shekuj me radhë si burg. Muret e këtij burgut ishin të trasha dhe të burgosurit s’kishin shansë të ikin prej tij. Asnjëri, nga gjysma e shekullit 16, nuk pati fat e sukses të braktiste këtë burg pa u vënë re. Ky ishull sot mund të vizitohet.

studentet.info
 
Titulli: Kur uji bëhet murë

teme e bukur..........dhe hirtoriane
 
Titulli: Kur uji bëhet murë

Eshte interesante ne fakt qe keto vende qe ne te kaluaren kan ngjallur frige dhe njiheshin si burgje famekeqe sot jane atraksione turistike. :)
 
Titulli: Kur uji bëhet murë

Sa burgje te bukura ...ti vizitosh per qef :D
 
Titulli: Kur uji bëhet murë

8. Château d'If


duo0w1.jpg

Ishulli shkëmbor Château d'If (para Marsejit) në Detin mesdhe funksiononte për shumë shekuj me radhë si burg. Muret e këtij burgut ishin të trasha dhe të burgosurit s’kishin shansë të ikin prej tij. Asnjëri, nga gjysma e shekullit 16, nuk pati fat e sukses të braktiste këtë burg pa u vënë re. Ky ishull sot mund të vizitohet.

Sa e bukur kjo keshtjella :)
Nga te 4 cepat vetem det....
 

Attachments

  • duo0w1.jpg
    duo0w1.jpg
    21.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top