KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

Darius

DENY IGNORANCE
67871_37.jpg


TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot me katër votat e anëtarëve të pranishëm tabelën përfundimtare të qarkut të Lezhës, vendim që ndryshoi edhe raportin e mandateve te ketij qarku, ku mandati i katërt i së majtës i kaloi koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Vendimi erdhi pas verifikimit nga administrata të tabelave origjinale të 248 qendrave të votimit në këtë zonë zgjedhore, ndërsa për 10 qendrat e votimit të ZAZ-së nr. 13, për të cilat Komisioni nuk dispononte tabela origjinale, rezultati doli pas kalkulimit të të dhënave të sistemit elektronik të KQZ-së.

Ndryshimi i rezultatit erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila paraqiti edhe procesverbalet. KQZ vendosi të shqyrtojë edhe njëherë rezultatin në 10 qendra votimi, ku rezultoi se Partisë Socialiste nuk i takonte mandati i 3-të.

Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi tre mandate. Por pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ të rezultateve të 10 QV-ve në ZAZ-në nr. 13 të kësaj zone zgjedhore, numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar një mandat.

Përfaqësuesit ligjor të PS dhe LSI paralajmëruar apelimin e vendimit të KQZ, duke kërkuar zbardhjen e vendimit të sotëm brenda afateve kohore.

DINAMIKA E MBLEDHJES
Partia Demokratike ishte i vetmi subjekt zgjedhor që iu përgjigj apelit të kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi për depozitimin pranë këtij institucioni të kopjeve kimike të tabelave origjinale të rezultateve të 10 qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 13, në qarkun e Lezhës.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ilirjan Muho dhe ai i PS-së Genci Gjoncaj , e vlerësuan veprim tërësisht të paligjshëm, pasi më parë sipas tyre duhet të miratohej tabela përfundimtare dhe rillogaritja të vinte gjatë procesit të ankimimit.

“Jeni në shkelje të ligjit, nëse përdorni këtë mënyrë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i LSI , Ilirian Muho. “Zonja kryetare mos bëjmë teatër, ne do i sjellim kopjet por na lini të flasim për cështje jashtë rendit të ditë”, përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj.

Por, këto pretendime u hodhën poshtë nga trupa e mbetur e KQZ-së me 4 anëtarë, duke argumentuar se problemi ishte i dukshëm.

Pas verifikimit administrata konfirmoi se pretendimet e PD-së, qëndrojnë pasi kopjet kimike të këtij subjekti përputhen me rezultatet e tabelave përfundimtare të KQZ. “Në fillim tabelat e ardhura nga përfaqësuesi i PD, është një nga kopjet e fletës kimike te rezultatit të qendrave të votimit, nga KZAZ numër 13. nga verifikimi që i ka bërë administrata, konstaton se të dhënat e pasqyruara në tabelat e rezultateve të ardhurave nga përfaqësuesi i PD dhe në tabelat në sistem të dhënat e rezultateve janë të njëjta”, u shpreh administrata.

DEBATET
Gjoncaj: Na vunë në dispozicion tabelat sipas procedurës së përcaktuar nga ju. Dua të them se kjo që sapo prezantuat dhe do e vendosni në vendimmarrje bën të mundur lëvizjen e një mandati nga një koalicion në tjetrin. Dua të them se ky veprim në këtë formë nuk bazohet në kodin zgjedhor është një procedurë që nuk përcaktohet në nenet e kodit zgjedhor. Ajo që do kërkoja për hir të procesit zgjedhor në këtë qark është që të zbardhni sa më shpejt vendimin që të bëjnë animimin në kohën e duhur.

Kosovrasti: E vlerësoj aktin që kemi para, 10 tabela rezultatesh të ardhura në KQZ nuk ishin tabela origjinale, madje as tabela rezultatesh nuk ishin kështu qëndrimin që KQZ ka mbajtur për këtë zonë zgjedhor, vlerësoj vendimin që po merrni dhe që i drejtoheni sistemin elektronik. Sot kemi një rezultat që është i vërteti për këtë zonë zgjedhore.

Muho: Lidhur me materialin e shpërndarë së fundi, komenti im ka të bëjë me atë cka u tha nga parafolësi. sipas shpjegimeve të bëra nga it tha se në momentin e përpilimit të tabelës së numërimit printohej dhe sillej në KQZ, pyetja ime ka të bëjë me faktin se gjatë gjithë ditëve që zhvillohej procesi i numërimit në qarkun e Lezhës sistemi i të dhënave KQZ pasqyronte një rezultat që mandatet ndaheshin 4 me 3, ndërsa sot ku ka përfunduar procesi i votave i referoheni sistemit dhe rezultati shkon të favor të koalicionit të djathtë.

Lleshi: 248 qendrat e votimit jemi mbështetu në tabelat origjinale, ndërsa 10 që nuk kemi tabela origjinale nuk kanë lëvizje votash.

Muho: Ju pretendoni se janë përcjellë tabelelat origjinale? Ajo që konstatojmë është se sistemi i të dhënave tuaja gjatë ditëve të numërimit ka dhënë rezultate 4 me 3 për të majtët.

Lleshi: kemi mosrakordimi me 248 qendra votimi, 10 QV që nuk ka tabela origjinale nuk i kemi prekur. Keni mundësinë të bëni kontrollin. KQZ do miratojë tabelën përmbledhëse për zonën e qarkut Lezhë me shifrat e korrigjuara mbështetur në 248 QV e kësaj qendra votimi, dhe për 10 QV mbi bazën e e të dhënave elektronike . KQZ vendosi të miratojë tabelën e rezultatit për qarkun Lezhë me 4 vota pro.

Gjoncaj: Zbardhni vendimin në kohë.

(e.m/BalkanWeb)
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

Se lexova te gjithin..por kur ka ndodh ndonjehere ndryshe, keshtu gjithmone fiton ps e merr pd

Hajduto fshi jarget nga kenaqesia :p
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

Hakuna Matata :p
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

O Hajduto , ua vodhem nje mandat ee ! Ehu sa na kan vjedhua ata !!!
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

E rifituam Hartin!
Do Te rishikohen te gjitha qarqet e Shqiperise per fallsifikime dokumentash si ne Lezhe.
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

Kuptohet qe morem ata qe meritonim . Thash ashtu qe ta hane veten disa ketu .
E mira do ishte te hetoheshin mire keto zgjedhje se rezultat i çuditshem shume .
Ka parti qe jane droguar , gare e pandershme hahahaha
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

Ceshtja nuk shtrohet se e majta ka nje mandat me pak dhe e djathta ka nje mandat me shume, kjo deshmon se TE MAJTET NUK HEQIN DORE NGA MANIPULIMI I VOTES SE SHQIPTAREVE!

Bravo KQZ qe i kap keto manipulime dhe ve ne vend verdiktin e votes se qytetarit. Dhe nuk duhet mjaftuar vetem me korrigjime shifrash, duhen bere padi ne prokurori per te gjithe personat pergjegjes per ato kuti te manipuluara dhe ligji duhet t'i ndeshkoje. Po nuk u be kjo gje, keta elemente kriminale do te vjedhin perseri ne zgjedhjet e ardhshme.
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

PD-se i duhen shume me teper se nje mandat ..Po sido qe te jete nuk o keq edhe nje mandat me teper partia demokratike.
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

Si te godasesh Monika Kryemadhin , normal qe do e humbasesh mandatin ;) ...
 
Titulli: KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës, i hiqet mandati PS-së, i kalon PD-së

Eh medet ne kemi pushtetin ps mundohet me vjedhe lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top