Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Love

βeℓℓe â๓e
"Mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme”

alma_lame.jpg

Pak ditë pasi Alma Lama ka braktisur lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit i ka dalë asaj në mbrojtje nga sulmi verbal, që i është bërë asaj përmes një letre, të shkruar nga “Forumi i të Rinjve Myslimanë”.

“Lëvizja Vetëvendosje! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” dërguar mediave, në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama dhe provohet të kapitalizohet dalja e saj nga Lëvizja Vetëvendosje! "Mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme”, thuhet në komunikatën e VV, të cilën boton "Koha Ditore" në Kosovë.

Më tutje ajo thekson se është kundër çdokujt, që diskriminon e fyen në çfarëdo bazash. “Duam të vëmë theksin se Lëvizja VETثVENDOSJE! nuk ka nevojë për mbështetjen e atyre që diskriminojnë dhe fyejnë dinjitetin e qytetarit mbi baza të prejardhjes apo identiteteve gjinore e kulturore, e as për mbështetjen e atyre që s'e respektojnë kombin.

Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është as kufi yni e as i vendosur aty paqësisht. Pranimi dhe afirmimi, normalizimi dhe natyralizimi i atij kufiri është i padrejtë dhe i dëmshëm.

Qëndrimet tona për secilën çështje janë të qarta e parimore, dhe janë vendime të marra në mënyrë demokratike, nga organet legjitime të Lëvizjes”
, nënvizon më tutje VV në reagimin e saj.

Ndërkaq kjo lëvizje i ka cilësuar, veç tjerash si antikombëtare disa nga akuzat e FRM. “Thirrjet që Alma Lama të kthehet në Shqipëri, sepse nuk e ka vendin këtu janë thirrje injorante, ****iste dhe antikombëtare".

"Deputetja Lama ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja VETثVENDOSJE!, megjithatë ne jemi vendosmërisht kundër çfarëdolloj cenimi ndaj saj apo të cilitdo qytetar dhe do t'i kundërshtojmë ofendimet, përbuzjet apo kërcënimet e tilla”, përfundon reagimi i lëvizjes Vetëvendosje.
Shqiptarja
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Paske harru me cek se e akuzon per bashkepunime me SHIK-un por e mbrone nga akuzat e forumit ronor musliman kjo eshte si ti presh doren dikujt e ta mbrosh nga njerezit qe e kan ofenduar.
Te lumte ne per keto portale na shpifen me keto deklarata te copezuara asnje nuk jep deklaraten e plote nuk lojne send pa bo per lek e gojen e kan plot patriotizem..

p.s Alma Lame kurre ne jeten e saj si ka shkuar nje profesioni deri ne fund gazetare e deshtuar,aktore e deshtuar tani me edhe politikane e deshtuar le ti shijon mire edhe keta muaj qe i kan mbet ne ate karrige te deputetes se ska per te qene me kurre deputete te pakten ne parlamentin e kosoves jo .
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Kisha dyshime edhe ne temen tjeter..... pasi s'duhet te ngaterrojme ekstremistat/fanatiket me besimtaret e paqes qe besojne per veten e tyre ne menyren e tyre, pa propoganda dhe kembengulje...ashtu sic ndodh edhe k'tu ne forum!

Me vjen mire qe organizata ka marre masa dhe kane sqaruar ne lidhje me k'te ceshtje, pasi sigurisht sjell prb mes dy paleve!!!
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Nuk besoj se Levizja Vetevendosje po flirton me islamiket. Megjithate ka celula Islamike ne Kosove qe duan ta cojne vendin drejt Botes Islamike dhe keto celula duhen luftuar ne menyre te pameshirshme.

Qendrimi i Alma Lames, eshte nje shuplake e forte per te gjithe shqipatret qe mendojne se jane dikushi, por qe dhe me heshtjen e tyre vertetojne se jane askushi. Dikushet shqiptare pretendojne se jane ato qe kane kultivuar dhe zhvilluar lirine , por qendrimi oportuniste i tyre , tregon se pikerishte jane keto, dikushet ,qe kane humbur lirine e tyre.

Bravo Alma Lama, kete here duket, nuk e ke vene prapashtesen Top Channel.
 
Per qka bravo hajduti qe ofendoj 96% musliman ne Kosove kjo nuk eshte per bravo mik se ne shqiptaret jemi dashuru aq shume ne evropen sa kem nis edhe me shpik edhe sene qe kurre si ka pas shqiptari siq jan terrori per fe une skam degjuar ne kosove qe eshte vra dikush per fe ndonje here .
Ne flasim per terrorizem thuajse te ishim me ekonomi barabarte me ameriken edhe mundohem ne qdo vend me paraqit ameriken si aleat tonin qe nuk eshte e verte as edhe nje grime.
Une se kuptoj qdo kund ne bote secili ka te drejte te ushtroj besimin e vet fetar ndersa ne shqiptaret me te madhe tentojme te ju ngjasojme njerezve qe egzistojne ne perqindje te vogla.
Feja eshte shpirterore ka harruar kjo femra Alma Lame se nese don e mban nese nuk don se mban ska lidhje me imponime as nje send po disa njerez mundohen me bo emer edhe nuk zgjethin mjete sikur rassti i lartecekur.
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Alma Lame largohet nga Vetëvendosje: Po flirtojnë me ekstremistët islamikë
Deputetja Alma Lama përmes një letre publike ka treguar arsyet që e kanë shtyrë atë që të largohet nga lëvizja Vetëvendosje. Ajo thotë se kjo parti po flirton me rrymat ekstremiste islamike dhe po përdor dhunën si mjet për të arritur qëllimet politike. Letra e plotë, publikuar nga Express, vijon më poshtë.

Letër e hapur votuesve të mi
Të dashur votues,
Kam vendosur t’ju drejtohem të gjithëve ju, që kur u afruat pranë kutive të votimit, në zgjedhjet e vitit 2010, në mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakësoi pikërisht numrin që përkonte me këtë emër.
Ju drejtohem sepse në një shoqëri demokratike, të vetmit që japin legjitimitet demokratik, janë pikërisht votuesit, pjesë e sovranit që quhet popull. Vetëm ju mund t’i jepni mundësinë dikujt t’ju përfaqësojë, të bëhet zëri juaj.
Ndihem e privilegjuar që ma dhatë mundësinë të bëhem pjesë e Kuvendit të Kosovës, institucionit më të lartë në vend dhe jam e vetëdijshme çdo çast për përgjegjësinë e madhe që kam marrë mbi supe.
Me një vetëdije të tillë, jam përpjekur të jem zëri juaj, zëri i mijëra njerëzve që e dëshironi një Kosovë të ndryshme nga ajo që është sot, që dëshironi një shtet më të fortë, më demokratik, një shtet që kujdeset për ju, që respekton e garanton liritë tuaja, që i respekton miqtë që na dolën në krah, atëherë kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbërja.
Po ju drejtohem ju sepse jeni të vetmit që ndjej obligim t’ju shpjegoj situatën e krijuar përreth meje dhe subjektit politik ku bëj pjesë.
Në tetor të vitit 2010 iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me dëshirën dhe vullnetin më të mirë për të dhënë kontributin tim për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë në shtetin e Kosovës.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me besimin e plotë se vetëm në këtë subjekt mund të punoja për çuar përpara ëndrrën tonë të përbashkët për bashkim kombëtar.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! pa pasur as dyshimin më të vogël se kjo organizatë do bënte çmos për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, atëherë kur ndonjë gjarpër i pabesë do të tentonte të na futej në gjirin tonë për të na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siç na ka ndodhur shpesh përgjatë historisë.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me bindjen e plotë se kjo do të ishte gjeneratori i moderimit të shoqërisë, i instalimit të kulturës demokratike perëndimore, që do ta dërrmonte politikën klienteliste, klanore e të errët që sot po e mban peng politikën dhe vetë jetën.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse i besova programit të saj.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse kam besuar se vërtet kjo lëvizje do t’i kthejë politikës moralin e munguar.
Sot, pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që jam pjesë e këtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica e koncepteve dhe parimeve që përmenda më lart, janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që komprometojnë çfarëdolloj qëllimi të mirë.
Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetëvendosjes!
Qytetarët e Kosovës kanë kaluar nëpër periudha shumë të dhimbshme të dhunës së imponuar, plagët janë ende të hapura, dhe unë mendoj se riciklimi i saj, në çfarëdolloj niveli apo intensiteti, qoftë edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarëve, as demokracisë, as imazhit të Kosovës, as interesit kombëtar.
Përdorimi i dhunës si mjet për arritjen e synimeve politike, nuk ka qenë pjesë të programit të Lëvizjes, por kjo po ndodh në praktikë gjithnjë e më shpesh. Asnjë forcë serioze nuk mund të ecë përpara duke u bazuar në këtë mjet. Mjeti i gabuar degradon vetë qëllimin.
I kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme këto brenga dhe qëndrime të mia brenda Lëvizjes, kam kërkuar me ngulm që të respektojmë rregullat e lojës demokratike, të respektojmë institucionet dhe ligjin, por për fat të keq zëri im nuk është dëgjuar, ka qenë vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janë vetëm nuance e së njëjtës ngjyrë.
Kam shpresuar gjatë gjithë kësaj kohe se gjërat do të ndryshojnë me jetën institucionale, që kjo do të sillte edhe pjekurinë politike. Mirëpo kjo nuk po ndodh, përkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita në ditë. Jemi dëshmitarë të gjithë të asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës; në tentativën për të ndaluar deputetët të hyjnë në Kuvend, në trajtimin jodiplomatik që iu bë ambasadores së vendit që është mbështetësi më i madh, i lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës; në përleshjet e vazhdueshme me policinë me qëllimin për të prodhuar konflikt; në polarizimin e skajshëm të shoqërisë.
Unë nuk mund të pajtohem me këto sjellje, nuk mund t’i mbështes. Janë plotësisht në kundërshtim me bindjet e mia.
Nuk pajtohem me politikat e qeverisë aktuale, kam qenë dhe jam kritikuese e ashpër e praktikave korruptive të qeverisjes, e dështimit në bisedime me Serbinë, e dhënies së autonomisë për serbët në veri. Vota ime ka shkuar kundër të gjitha këtyre vendimeve, por nuk mund të pajtohem kurrsesi që sjellja irracionale të zëvendësojë racionalen, që dhuna të zëvendësojë argumentet, që polarizimi i shoqërisë të zëvendësojë tolerancën, dhe të gjitha këto sjellje të dëmshme, aspak të mos e ndryshojnë realitetin e kritikuar. Përkundrazi, thjesht po e legjitimojnë qeverisjen e korruptuar, e cila për ironi, shpesh bëjnë të duket më e moderuar.
Përgjatë gjithë kësaj kohe, kam kuptuar se nuk janë vetëm metodat me të cilat unë nuk pajtohem, por janë edhe vetë konceptet ideologjike të Lëvizjes Vetëvendosje!. Unë jam për demokraci liberale, për respektimin e lirisë së individit, të sferës private, për lirinë e tregut, jam për korrigjimin dhe përmirësimin e përditshëm të sistemit demokratik, jo për ideologji të tjera dhe ndryshime radikale të cilat do të mund të kishin pasoja fatale.

Të dashur votues,
Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellësisht e zhgënjyer nga qëndrimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje! në lidhje me fenë dhe raportin me identitetin tonë kombëtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftë edhe për arsye pragmatike siç është vota, për mua është joparimor dhe për pasojë i papranueshëm. Janë disa arsye të fuqishme që më shtyjnë drejt këtij qëndrimi por më kryesorja sepse jam e bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës perëndimore. Këto rryma në fund të ditës, mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak.
اfarëdo tendence për të keqinterpretuar fjalën time dhe qëndrimet e mia publike në lidhje me fenë islame në përgjithësi, ka qenë një luftë speciale e grupacioneve të caktuara politike, të cilët i shoqëruan me kërcënime, linçim publik dhe me fyerjet më të ulëta që iu është bërë ndonjëherë grave shqiptare. Jam ndjerë e shokuar nga niveli i këtij diskursi.
Prandaj të heshtësh apo me vetëdije të mbash qëndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve të tilla, që kërcënojnë, prodhojnë gjuhën e urrejtjes, linçimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, që bëjnë diversion kombëtar, për mendimin tim është e pajustifikueshme.
Për mua pra kjo është një çështje që ndan dy botë, është një zgjedhje mes errësirës dhe dritës, prandaj dhe pozicionimi im është i pakompromis me këdo dhe kurdo.
Për mua tashmë kjo është edhe një çështje e dinjitetit personal.
E kam të qartë se politika ndërtohet mbi kompromise por një devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lëvizjes për mua ka qenë i papërfytyrueshëm.

Të dashur votues,
Për shkak të këtyre qëndrimeve të shpjeguara më lart, por dhe shumë çështjeve të tjera shumë të rëndësishme, të cilat nuk do t’i rendis në këto radhë, mua më është bërë i pamundur qëndrimi i mëtejshëm në Lëvizjen Vetëvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve të LVV janë fondamentale; qëndrimet për çështjet më të rëndësishme nacionale nuk përputhen dhe metodat për të arritur synimet politike, janë të papajtueshme mes nesh.
Shpreh keqardhjen e thellë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur, në drejtimin në të cilin unë besoja kur iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje!, me vullnetin më të mirë që nëpërmjet saj të jepja kontributin për vendin dhe shoqërinë.
Mandatin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës tani e tutje do ta përmbush jashtë grupit parlamentar. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend, deri në fund të mandatit, duke punuar më përkushtim dhe aktivizëm në interes të vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për demokraci dhe bashkimin të kombit.

Me respekt
Alma Lama
 
Nuk me ka interesuar kurre Alma Lama, jo per vizionin dhe qendrimin e saj ne politiken e Kosoves, por thjeshte se emrin e saje e ndegjoja si zedhenese e Top Channel, nje media kjo, qe dizinformonte shqiptaret dhe nxiste destabilitetin ne vend. Ja tek e shohim perfaqesuesen e kesaj medie e cila ngre zerin kunder destabilitetit permes dhunes. A ka nje lidhje mes Vetvendiosje- islamike rradikal? Gjithsesi Alma Lama na prezanton ate cka ajo eshte dhe cka duhet te jete politikanii, intelektuali, qytetari i kohes.

Ndoshta edhe mund te gaboj, por ky eshte mendimi im.
 
Redaktimi i fundit:

O vlla lere ti kete e deklaratat e saj kjo eshte perjashtuar nga VETEVENDOSJE .
E pastaj me la mut me shurre del e jep keso deklaratave po ska rryma ekstremiste fetare as qe ka pas najhere ,me thuaj eshte vrare ndonje katolik ne kosove eshte djegur ndonje kishe apo eshte kercnuar ndonje person i ndonje feje tjeter pergjigja eshte jo...
E kuptoj Alma Lame eshte shqetesuar nga njerezit qe falen ne xhamija qe nuk eshte per shqetesim perkundrazi eshte per lavdate se ata qe shkojne ne xhamija per dite apo ne qdo vend tjeter ku mbahen ritualet fetare jan me afer zotit edhe raste te krimit ka me pak..
Une si kuptoj disa shqiptare qe mundohen me paraqit shqiptarin qe beson ne zot si te ishte prej KABULI apo VATIKANI.
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Une si kuptoj disa shqiptare qe mundohen me paraqit shqiptarin qe beson ne zot si te ishte prej KABULI apo VATIKANI.

dhe kjo vlen pikerisht per Ekstremistet e k'tij lloji ,qe e pikturojne fene te tille, kane marr hov te madh ne pergjithesi njerezit ne drejtim te kundert , dhe ky nuk eshte dhe nuk duhet te jete qellimi i 1 besimtari te thjeshte........

Si nuk qenka shqetesim, kur veprojne/sillen ne k'te menyre!!!!!!
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

dhe kjo vlen pikerisht per Ekstremistet e k'tij lloji ,qe e pikturojne fene te tille, kane marr hov te madh ne pergjithesi njerezit ne drejtim te kundert , dhe ky nuk eshte dhe nuk duhet te jete qellimi i 1 besimtari te thjeshte........

Si nuk qenka shqetesim, kur veprojne/sillen ne k'te menyre!!!!!!

wwww.hahahaha.com

Feja nuk eshte nga tani moj zan e fushes, mbaj mend se te nje tem na ke then; ju te kosoves mos folin me hamendje per kohen e Enverit , se nuk din gje per ate koha,,,,,,,,Nje gje till ta them dhe ty un tani...........deri me sot per qeshtj feja kurr nuk eshte vra nje ne kosove ase nuk do vritet,se populli ka be me serbin e jo me shqiptarin,po mos u merrin me prapaganda!!lerini njerzit ne rrugen e vete me fen e tyre,se ket fe Allahu e ka garantu . qet te lehin sa te duan ,me rendesi karvani te ec par.
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

wwww.hahahaha.com

Feja nuk eshte nga tani moj zan e fushes,

Dhe k'te thuaja vetes sate, pikerisht feja nuk eshte nga tani, Por tani ne dolen ekstremistet duke na treguar se c'fare eshte feja dhe si te praktikohet ajo!!!

Ne gjithmone jemi njohur si Shtet myslimane, dhe vazhdojme te njihemi si te tille!!!!!

Ps...meso te flasesh rreth temes dhe jo rreth meje!!!! www. Ignorance..com
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Kush kë po e fyen dhe të drejtat e kujt po shkelen ?

Sikur praktikimi i fesë në jetën publike do të ishte në kundërshtim me vlerat kombëtare, me sigurinë publike apo laicitetin e shtetit, atëherë bota me gjasë do të ndahej në shtete teokratike dhe ateiste, ndërsa demokracia nuk do të ekzistonte as si term.

Deklarata e liderit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në lidhje me lejimin e shamisë në shkolla publike dhe të mësim-besimit, derisa është pritur mirë nga shumë zemra që s’duan gjë tjetër përpos që të ndjehen të barabartë me të tjerët. E që ishte një deklaratë e rrallë, e cila, të paktën, reflekton një maturi dhe vetëpërmbajtje të një grupi politik. Në anën tjetër ka të atillë që i ka zhgënjyer, ku në mesin e tyre është edhe deputetja Alma Lama, e cila për çudi është nga vet radhët e LVV-së. Znj. Lama, e cila fare pa nevojë qe përfshirë në një debat për fenë, ku doli kundër shamisë me tërë fuqinë e saj, dhe atëherë kur lideri i saj u shpreh në favor të përmbushjes së këtyre të drejtave, ajo reagoi kundër, duke përgjithësuar kësaj radhe problemin se kinse ata që kanë fyer Almën, kanë fyer një pjesë të kombit.

Sigurisht se çdo njeri ka këndvështrimin e vet të gjërave, konceptet dhe parimet të cilave u përmbahet, dhe në një shoqëri normale është e natyrshme të ketë shumëllojshmëri mendimesh, përplasje mentalitetesh dhe polemikash konstruktive.

Në lidhje me këtë thotë Allahu: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje –të një bindjeje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete)” (Hud:118). Ky fakt sikur na e sjell ndërmend se ne jemi nga e njëjta origjinë, andaj edhe sado që mund të kemi dallime mes vete qoftë fizike, intelektuale, mjedisore etj. përsëri kemi respekt dhe tolerancë për njëri-tjetrin duke qenë se gjithsesi që ndajmë edhe vlera të përbashkëta. Në këtë kontekst ne nuk kemi të drejtë ta gjykojmë keq, ta ofendojmë apo diskriminojmë askë që mban qëndrim ndryshe.

Mirëpo problemi qëndron kur një bindje njëdimensionale merr fuqi ekzekutive dhe shkel mbi të drejtat elementare të njeriut duke u thirrur padrejtësisht në nacionalizëm, në sigurinë publike apo laicitetin e shtetit. Për më tepër, përdorë çdo mjet për të krijuar një klimë propaganduese të kësaj padrejtësie. Them padrejtësi, sepse në qoftë se praktikimi i fesë në jetën publike do të ishte në kundërshtim me vlerat kombëtare, me sigurinë publike apo laicitetin e shtetit, atëherë bota me gjasë do të ndahej në shtete teokratike dhe ateiste, ndërsa demokracia nuk do të ekzistonte as si term.

Të shprehësh shqetësim për përhapjen e një ekstremizmi të mundshëm fetar nuk na jep të drejtë për të përgjithësuar problemin, për ta fajësuar fenë dhe për të mohuar çdo identifikim fetar, sepse kjo i bie sikur ta fajësojmë ligjin e komunikacionit për shkak të aksidenteve dhe ta etiketojmë çdo ngasës automjeti si të dëmshëm për shkak të papërgjegjësisë së disave. Prandaj çdo kush që ka si brengë të sinqertë mbrojtjen e shoqërisë nga fryma polarizuese duhet të jetë i kujdesshëm që këtë shqetësim të mos e shpreh në atë formë që e tensionon edhe më tepër shoqërinë e të jap përshtypjen e një të kompleksuari islamofob.

Ngjashëm sikurse çdokush që ka qasje tjetër për vlerësimin e kontributit të një figure historike duhet të jetë i kujdesshëm që të mos lë hapësirë që kjo të interpretohet si dëshirë për përçarje të kombit në baza fetare kur vet Zoti e bëri ligj bashkëjetesen e feve në paqe e harmoni. Prandaj unë i bëj thirrje zonjës Lama, po edhe çdokujt që ka konceptin e saj, që ta zgjerojnë vizionin e tyre e të mos bien në kontradiktë me vetveten duke mbajtur standarde të dyfishta.

A nuk është turp që përveç largimit të një vajze nga shkolla shkaku i mbulesës së saj, të krijojnë edhe ambient të rëndë piskologjik për të, me shpifje, fyerje dhe etiketime të ulta dhe pastaj të thonë se ne preokupohemi për ngritjen e femrës! A duke ua pamundësuar shkollimin dhe punësimin femrave me mbulesë i mbrojnë ato nga “nënshtrimi”?! Si mund të tentohet të paraqitet imazhi i një mashkulli musliman si robërues, kur ai nuk e ngrit zërin për lejimin e mbulesës mbi kokën e gruas, vajzës apo motrës së tij, sepse këtë nuk mund t’ia ndalojë askush, por ngrit zërin pikërisht për arsimimin dhe punësimin e saj, meqë shkaku i mbulesës asaj i mohohen këto të drejta!

Nëse pjesë e paragjykimeve të ndokujt është ta shohë mbulesën si “nënshtrim të femrës”, po ana e anasjelltë a mund të mendohet?! Nëse në demokraci e “vërteta” nuk mund të monopolizohet nga një grup i caktuar, atëherë me çfarë të drejte e shndërrojmë moralin jofetar në kod të përgjithshëm dhe themi se mbulesa është “veshje jo e duhur”. A jemi të interesuar të krijojmë një shoqëri ku çdo njëri frikësohet nga tjetri, apo një shoqëri që përkundër dallimeve funskionon si një familje, ku secili përpiqet ta mbajë atë të bashkuar, të shëndoshë dhe të lumtur?!

Duke qenë se formimi intelektual dhe shpirtëror është një proces i vazhdueshëm për çdo njeri pavarësisht bindjes që ka, mbesim me shpresë se të gjithë do të bëjmë progres në këtë rrugëtim, për të mirën e përgjithshme. Ngase vetëm me njerëz të hapur, të sinqertë, bëmirës, altruist e të drejtë mund të ndërtohet një shtet i fortë dhe stabil.

Për fund, le ta kujtojmë fjalën e Allahut i Cili thotë: “Ne nuk e ndryshojmë gjendjen e një populli derisa ata të mos e ndryshojnë vetveten” (Rread:11). Deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.

Autor: Dr. Shefqet Krasniqi

Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

dhe kjo vlen pikerisht per Ekstremistet e k'tij lloji ,qe e pikturojne fene te tille, kane marr hov te madh ne pergjithesi njerezit ne drejtim te kundert , dhe ky nuk eshte dhe nuk duhet te jete qellimi i 1 besimtari te thjeshte........

Si nuk qenka shqetesim, kur veprojne/sillen ne k'te menyre!!!!!!

Qfare shqetesimi te paraqet ty psh nje njeri qe respekton fene e vet barem ju qe jeni ne evrope e keni nje pasqyre me mire se na edhe i shihni per dite ,pse me u brengos per dikend qe e mban fene e tij njerezit sa me afer zotit thon jan me te meshirshem edhe me human ...
Ne rreziku sna vjen nga feja pa marre parasysh se cila fe eshte ne pytje shqiptaret duhet ta dine kete rreziku me i madh shqiptareve ju vjen nga fqinjet qe rrin ne nje kembe te futen ne kufinjet ton .
Askush nuk mund te ndikohet nga askush budallenjet ndikohen nga te tjeret une te them shqip se jemi populli me tolerancen me te madhe fetare ne bote ,une nuk muj ti them nje muslimani mos u fal sikurse nuk mundem ti them nje katoliki mos ju lut jezu krishtit.
Une po them nese ky popull per me hy ne evrope duhet me sakrifiku religjionin atehere le te pirdhet evropa se me shume se na ka bo keq smundet me na bo .Ju disa po pretendoni ketu se islami eshte semundje jeni gabim ,populli ska buke me honger kem nivelin e krimit me te madhin ne evrope,kem analfabetizmin me te madh ne ballkan ,korrupsionin kur te shlyhen te gjitha keto atehere kemi be diqka.
Une se di se e ka problem dikush fene krejt kjo oshte se disa pseudoshqiptare rrin tone diten hajne fara para kompjuteri edhe jan te njejtes fe edhe mundohen te mbjellin urrejtje mes shqiptareve jo ti katolik jo une musliman..
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Xhebrail je jashte thelbit te prb dhe per c'fare flas.......

lexo postimin tim me lart, e kam shprehur shume qarte!!!!
 
Une skam probleme me ty as nuk tentoj me imponu mendimin tem ty asnjeriu po ne shqiptaret jemi e zeza vetes ,ne mbajme veten per perparimtare e merrem me sendet personale te te tjereve .Ne shkojme aq large sa me pshty njoni tjetrin ne ftyre sa krijojme mite per ekzistencen eekstremisteve fetar qe kurre skan qen prezent nder shqiptar.

Une se kuptoj pse duhet na shqiptaret mu friku nga diqka qe nuk egziston ,nga diqka qe edhe njerezit ne bote kan respekt kemi me mijera raste kur nga katolik kthehen ne musliman edhe kerkush nuk merret me ate pune e ketu luftohet me te madhe ti thuhet botes na jem terrorista e per qka se ata muslimanet po falen edhe po ndigojne kenge arabe..

Paradoksale ...
 
Ne radhe te pare mundohu te japesh koment duke u bazuar tek vetja jote si individ, dhe jo ne emer te te gjitheve, pasi eshte e pamundur ne k'te rast ( Boh ngela duke ju mesuar si te flisni ne pergjithesi :p )

Problemi eshte qe ndryshon puna kur flet 1 ekstremist/fanatic ne lidhje me fene, nga ai/ajo qe e ndjek ate ne paqe per veten e tij/saj dhe nuk ben propaganda ne lidhje me fene e tij/saj ...

Po jap 1 rast nga afer personalisht , Une kam shoqen time Somaleze e njoh qe 15-vjet nuk mbaj mend 1 here sikur te me kete hudhur edhe 1 kunj te vogel ne lidhje me veshjen apo me prb te tjera ne lidhje me fene .... ajo eshte e mbuluar .....te dyja myslimane, une ne k'te kohe pshm dal me te shkurtra, ajo se kam prb te shoqerohet me mua fare, pasi ajo e ndjek per veten e saj, dhe e njenta gje shkon edhe nga ana ime per ate,

Llogjikisht kjo eshte menyra e duhur per ta ndjekur besimin ne fe, pasi besimi eshte dicka pasiv, tani beson ne Allah, pas 1 fare kohe mbase deshiron te besosh ne Jesus etj etj

Kur behen propaganda mbajne fjalime publike duke kembengulur ,nxitur popullin.... pra duke gjykuar, bere shantazh ne pjesen tjeter ....atehere kjo merr drejtim tjeter, pshm ne Pjesen Arabe I detyrojne te mbulohen pra nqs dikush s'don te mbulohet e denojne e vrasin ne emer te fese , te duket normale kjo ty ? bejne shantazh terror ne njerez.....
 
Une jap komente per veten nuk ndikohem nga askush edhe te them diqka une se rruj fort qka bojne ne boten arabe qka eshte e drejte per neve ne nje vend tjeter nuk eshte e drejte kush te jep te drejt ty te gjykosh krejt arabet ta zome ne kete rast .
Te kan bo diqka keq jo ,te kan masakruar popullin jo, te kan imponuar ndonje send jo atehere pse gjykon keq nje popull qe se njef qekjo europ i ka lon njerezit mu masakru ne kosove tu e shty jo sot jo neser qekjo europ na ka pru ketu ku jem ...
Sa kollaj e keni me fol disa ketu ekstremist fetar vetem pse shkon ne xhami ose pse respekton fene e vet kjo oshte turperuse per gjithe ata qe ndihen hala shqiptare.
Zana me kushtetut i garantohet secilit e drejta e besimit apo mosbesimit fetar une as ti sjemi ata qe paragjykojme a eshte pasiv apo aktiv besimi ju kuptoj jeni te verbuar per ju jane terrorist edhe ata qe luftojne me izraelitet per te drejtat e tyre ...
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Ti nuk kupton thelbin , me del tek kushtetuta, dhe tek e shkuara ne xhami etj etj !!!!!
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

e kuptoj hahahahhahahahhahahahahhahahaha kushtetuta eshte large me ty hahhahhahha thelbi nuk eshte mendimi jot as i imi eshte diqka qe thirret e drejte
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Dhe k'te thuaja vetes sate, pikerisht feja nuk eshte nga tani, Por tani ne dolen ekstremistet duke na treguar se c'fare eshte feja dhe si te praktikohet ajo!!!

Ne gjithmone jemi njohur si Shtet myslimane, dhe vazhdojme te njihemi si te tille!!!!!

Ps...meso te flasesh rreth temes dhe jo rreth meje!!!! www. Ignorance..com
Moj zan e fushes ku i sheh ti ata ekstremis se nuk i shohim ne !!!!po ne deri tani sa e sa her e kemi then se jan prapaganda se behen nga ATA se duan te nxisin perqarje ,, e ti i bien fyllit me te njejten vrim ............

kush ne ??????????perralla tregon tani ca te lidh ty me fen islame apo nga frika e thua NE.!!!!!!!!!!!
Pikrisht Ti je ajo se nuk len vend pa i fut hunden me dy rreshta shkrim , vetem te jem ne qender te vemendjes, mos fol me gjuhen e urrjetjes por te realiteti..

p.s xhebro dot fusim ne burg ty ,se deshe te ne sjellesh zana nuse ne kosove.
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Moj zan e fushes ku i sheh ti ata ekstremis se nuk i shohim ne !!!!po ne deri tani sa e sa her e kemi then se jan prapaganda se behen nga ATA se duan te nxisin perqarje ,, e ti i bien fyllit me te njejten vrim ............

kush ne ??????????perralla tregon tani ca te lidh ty me fen islame apo nga frika e thua NE.!!!!!!!!!!!
Pikrisht Ti je ajo se nuk len vend pa i fut hunden me dy rreshta shkrim , vetem te jem ne qender te vemendjes, mos fol me gjuhen e urrjetjes por te realiteti..

p.s xhebro dot fusim ne burg ty ,se deshe te ne sjellesh zana nuse ne kosove.

1 rast I fresket kur foli ai Hoxha ne video ne lidhje me femrat e virgjera /C'virgjera............. dhe te gjithe juve ekstemisteve ju duk dicka shume normale, duke e perkrahur!!!!
kur dikush del dhe mban fjalime te atilla quhet EKSTREMIST/FANATIK!!!!

Dhe shiko hunden tende ti , k'te timen e shoh vete une, barbone :)
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

1 rast I fresket kur foli ai Hoxha ne video ne lidhje me femrat e virgjera /C'virgjera............. dhe te gjithe juve ekstemisteve ju duk dicka shume normale, duke e perkrahur!!!!
kur dikush del dhe mban fjalime te atilla quhet EKSTREMIST/FANATIK!!!!

Dhe shiko hunden tende ti , k'te timen e shoh vete une, barbone :)
Pajtohem ketu me ty ,se ti je kunder rrobave e ke tregu ne cdo postim tendin.dhe normale se te ka prek se hoxha flet kunder femres vulgare!mos ti ngatrrojm femrat tjera a!!

Ekstrimizem eshte fjalimi i Almes, kjo i kushtoj me largim nga puna sepse Hoxha nuk ka fol per femrat e ndershm por per ato se rrin rruges se bejn tregti me trupin e tyre ,pra kjo sikur te ishte e zgjuar dhe mos te tregonte veten se eshte puro kumunist do e perkrahte fjalim e hoxhes qe te ndertohet nje rini e shendosh e jo te jet pro mbeturinave, se me lakuriqesi nuk shkohet ne Europ siq po pretendojm.
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Pajtohem ketu me ty ,se ti je kunder rrobave e ke tregu ne cdo postim tendin.dhe normale se te ka prek se hoxha flet kunder femres vulgare!mos ti ngatrrojm femrat tjera a!!

Ekstrimizem eshte fjalimi i Almes, kjo i kushtoj me largim nga puna sepse Hoxha nuk ka fol per femrat e ndershm por per ato se rrin rruges se bejn tregti me trupin e tyre ,pra kjo sikur te ishte e zgjuar dhe mos te tregonte veten se eshte puro kumunist do e perkrahte fjalim e hoxhes qe te ndertohet nje rini e shendosh e jo te jet pro mbeturinave, se me lakuriqesi nuk shkohet ne Europ siq po pretendojm.

Shko lage shko........ s'ke aftesi bashkebisedimi!!!! Tregon ignorance ne kulm, une te solla shembullin qe kerkove se nuk ishe e qarte, ti s'di c'fare flet me paska prek Hoxha,

Po normale nuk I durojne femrat e zgjuta, te shkatheta dhe moderne Ekstremistet/fanatiket, ;)

Ps.... Per ty dhe per Hoxhen e lag sa here te dua une, kaq shume me ka prekur!!!!!!! :D
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Ps.... Per ty dhe per Hoxhen e lag sa here te dua une

Ti e lagur je ter kohen lol
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Shko lage shko........ s'ke aftesi bashkebisedimi!!!! Tregon ignorance ne kulm, une te solla shembullin qe kerkove se nuk ishe e qarte, ti s'di c'fare flet me paska prek Hoxha,

Po normale nuk I durojne femrat e zgjuta, te shkatheta dhe moderne Ekstremistet/fanatiket, ;)

Ps.... Per ty dhe per Hoxhen e lag sa here te dua une, kaq shume me ka prekur!!!!!!! :D

Njeriu i ben gjerat si ai i deshiron,,,, e per te vlersu se sa vlen jan peshoret (veprat si ne teori si ne praktik)

nejse nuk ja vlen te merrem me ty me!! edhe pse mi mbete borgj pytjes time,KUSH ISHIN ATA MUSLIMAN SE E FUTE VETEN DHE TI ME ''NE''?!!
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Njeriu i ben gjerat si ai i deshiron,,,, e per te vlersu se sa vlen jan peshoret (veprat si ne teori si ne praktik)

nejse nuk ja vlen te merrem me ty me!! edhe pse mi mbete borgj pytjes time,KUSH ISHIN ATA MUSLIMAN SE E FUTE VETEN DHE TI ME ''NE''?!!

Po se kush I ben per veten e tij saj, jo te dali 1 IDIOT EKSTREMIST/FANATIK ne video te flasi ne emer te Kuranit per femrat te virgjera apo te c'virgjera, vajzat /grate e te tjereve!!!! Pikerisht!!!!! ai duhet burgosur!!!

Meqe s'ja vlen s'po te pergjigjem :D
 
Titulli: Vetëvendosja mbron Alma Lamën nga sulmet e forumit mysliman

Po se kush I ben per veten e tij saj, jo te dali 1 IDIOT EKSTREMIST/FANATIK ne video te flasi ne emer te Kuranit per femrat te virgjera apo te c'virgjera, vajzat /grate e te tjereve!!!! Pikerisht!!!!! ai duhet burgosur!!!

Meqe s'ja vlen s'po te pergjigjem :D

Prap i bin fyllit me te njejten vrim ti moj!dhe me shty mua te flas pastaj :haaa:,,Ai asgje nuk ka then nga vetja me beso mua
Sa her e kam perserit se hoxha eshte vetem mesues i lendes fetar,a mund ta gjykosh profesorin e biolegjis se thot njeri ka prejardhjen nga majmuni,jo se ai vetem i meson nxensit cfar eshte e shkruar nga libri i biolegjies ,pra nuk ka te drejt te dal nga planprogrami sikur se hoxha....,, mos e sulmo hoxhen pse e thot nje te vertet nga kurani.sepse ajo eshte fjal e Allahut
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top