Lamtumirë stresit të bagazheve

Didi

C'est la vie.
f1_04vali1372939450.jpg



Lamtumirë stresit të zhdukjes së bagazheve! Valixhja e së ardhmes është “inteligjente”.

“Bag2Go”, e sapo prezantuar nga kompania Airbus, është e pajisur me sinjal GPS për t’u lokalizuar dhe përmes sensorëve të tjerë dhe aplikacioneve për iPhone do t’i thotë pronarit nëse ka kaluar peshën e lejuar nga kompania ajrore, nëse është hapur nga dikush, apo nëse është manipuluar pas imbarkimit në aeroport.

E prezantuar në Airbus Innovation Days, një panair që po zhvillohet në Tuluzë të Francës, valixhja “smart” tejkalon konceptimin e aksesorëve kundër zhdukjes së bagazheve dhe kthehet në një mjet mbështetjeje për udhëtarin në 360 gradë.

Në panairin e fundit teknologjik, CES International të zhvilluar në Las Vegas, mes objekteve të reja ishte prezantuar edhe një dispozitiv me lidhje telefonike të lëvizshme për t’u futur në valixhe dhe në gjendje të aktivizohet në momentin e uljes së avjonit për t’i dërguar një sms pronarit me pozicionin e saktë.

“Bag2Go” shkon edhe më tej, ajo është e pajisur edhe me teknologjinë RFID, që i lejon një etikete të ngjitur në valixhe të shkëmbejë informacione me një sistem tjetër, përmes një mikroqarku dhe një karte memorieje të instaluar në të.



KOHA.net
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

Sa mire!!!! Shyqyr....

Ishalla del ne treg sa me shpejt,
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

Un qe skam iphone :(
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

lol shqiptaret sado te levizin neper bote me keto valixhe,prap gjizen rakin etj,ketu do i fusin:)
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

lol shqiptaret sado te levizin neper bote me keto valixhe,prap gjizen rakin etj,ketu do i fusin:)

ha ha , mese e vertete, njera qe erdhi tani kishte sjelle 1 qingj te gjithin mish , thashe po si e kalove moj lol
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

ha ha , mese e vertete, njera qe erdhi tani kishte sjelle 1 qingj te gjithin mish , thashe po si e kalove moj lol

Me gjase e ka sjelle si pasagjer hahhahaa
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

talluni talluni me shqiptaret e shkret qe knaqen me pak turshi :p
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

Me gjase e ka sjelle si pasagjer hahhahaa

ha ha , imagjino ti ishte humbur valixhja :D

Kam motren une edhe ajo c'fare nuk sjell , eshte pak e cmendur.... une vete vetem vaj ulliri dhe mjalte dhe noj turshi marr :p:p
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

ha ha , imagjino ti ishte humbur valixhja :D

Kam motren une edhe ajo c'fare nuk sjell , eshte pak e cmendur.... une vete vetem vaj ulliri dhe mjalte dhe noj turshi marr :p:p

Pse ti sjell vaj ulliri je ne konflikt bisnesi me Mua se me ke ul cmimi lol lol

Ore se ja bejne mire me tag and GPS se ndonjerit I Humbet edhe gruaja keshtu qe ska ku te shkoje (edhe anasjelltas) :plol
 
Titulli: Lamtumirë stresit të bagazheve

Pse ti sjell vaj ulliri je ne konflikt bisnesi me Mua se me ke ul cmimi lol lol

Ore se ja bejne mire me tag and GPS se ndonjerit I Humbet edhe gruaja keshtu qe ska ku te shkoje (edhe anasjelltas) :plol

ha ha e ku e dija une ore :p

Nga Shqiperia e sjell ti ! eshte origjinal, te jete kshu e blej tek ti nuk lodhem duke e sjelle qe andej :D

Ps... paska dal stil me sjelle grate ne valixhe tani :lol:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top