Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri

Lauri

Anunnak
Vasil Bollano ish-kreu i bashkisë së Himarës dhe aktualisht kryetari i shoqatës OMONIA pritet të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Formatimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit të ri Edi Rama dhe përfshirja në qeveri e kreut të PBDNJ Vangjel Dule, do të krijojnë kushtet që Bollano të hyjë në Kuvend si deputet i kësaj partie. Një hapësirë e tillë për Bollanon në Kuvend krijohet për shkak se marrëveshja bashkëqeverisëse përfshin dhe ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit dhe për këtë shkak Dule, do të lërë mandatin e deputetit, duke hapur vendin për Bollanon, i cili në listën shumemërore rajonale të qarkut të Vlorës gjendet i dyti pas kreut të PBDNJ.

Burimet brenda mazhorancës së majtë thonë se duke qënë se në marrëveshjen tip mes partive politike të firmosura nga të gjitha subjektet e majta është përcaktuar qartë se nëse një parti merr një mandat deputeti atëherë ajo është pjesë e qeverisjes me një post ministri. Në këtë rast PBDNJ nuk ka një mandat deputeti, por dy, një të marrë nga gara më 23 qershor në listën e partisë në qarkun e Vlorës nga vetë kreu i saj Vangjel Dule dhe një mandat të marrë nga listat e qarkut të Vlorës por e PS, nga Adrea Marto. Në këtë mënyrë burimet thonë se Dule pritet të marrë postin e Ministrit të Punës dhe emigracionit, një ministri që gjithnjë ka qënë në dorën e përfaqësuesve të minoritetit. Këtë radhë mësohet se Dule do bëjë përjashtim nga paardhësi i tij Vasil Melo por dhe vetë ai, që asnjëherë nuk kanë qënë në krye të ndonjë ministrie, por kanë dërguar përfaqësuesit e tyre. Këtë radhë mësohet se do të marrë përgjegjësinë bashkëqeverisëse vetë kreu i PBDNJ, Dule, duke marrë drejtimin e Ministrisë së caktuar për këtë parti në kuadër të marrëveshjes bashkëqeverisëse. Pas kësaj lirohet vendi për Bollanon që hyn në Kuvend në vend të krytetarit Dule.

PRO-GREKU BOLLANO

Kryetari aktual i organizatës OMONIA, njëherësh ish-kreu i bashkisë së Himarës Vasil Bollano është i njohur për profilin e tij pro-grek dhe antishqiptar. Sa ishte në krye të bashkisë së Himarës, jo vetëm që deklaroi se Himara është greke dhe zemra e Vorio-Epirit, por dhe gjithë faqja e internetit e kësaj bashkie ishte e shkruar greqisht, emrat e banorëve të bashkisë kishin nga një “s” pas, duke i cilësuar grekë. Madje arriti deri atje sa të deklaronte se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte grek e quhet Jorgjis Kastriotis.

Ka shkaktuar probleme gjithnjë, teksa ka deklaruar se Himara është greke dhe duhet të bashkohet me Greqinë, Himara është si Kosova duhet të shpallet e pavarur. “Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj.

Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”, thuhej në faqen zyrtare të bahskisë së Himarës, kur ishte Bollano në krye të saj, derisa socialisti Goro e nxori me votë nga zyra. Pikërisht Bollano, që nuk ka lënë asgjë pa thënë dhe bërë kundër interesave të Shqipërisë, pritet të jetë në Kuvend pas hyrjes së Dules në qeveri, dhe do mbrojë interesat greke në Kuvendin e Shqipërisë.

Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonomisë së Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Zyrat e kontaktit të shefit Bollano për “Vorio Epirit” janë në Sarandë, rruga nr.3 , tel. 003558522522, email [email protected].

AKTIVITETI

“Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që luftojnë për Autonominë e ‘Vorio Epirit’. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtar i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”.

VEPRIMTARIA ANTISHQIPTARE E BOLLANOS, JA DEKLARATAT

Kreu i OMONIA-s Bollano: “Pavarësia e Vorio Epirit nuk është aspak më shumë se ajo që duan shqiptarët për Kosovën. Kjo është në të mirë të Ballkanit dhe të pakicave greke në Shqipëri”.

Kreu i OMONIA-s Bollano: “Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Ju mirëpresim këtu, ku ngjyra jeshile e ullishteve të pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën blu transparente të detit Jon dhe qiellin e kaltër. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”.

Kreu i OMONIA-s Bollano: “Me 1403 mbreti i Napolit, Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit në drejtim të veriut. Disa vite më vonë, himarjotët, të udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga Otomanët”.

Vasil Bollano në Federatën Panepirote: “Kjo që po bëjmë sot është një detyrim ndaj atdheut, ndaj Vorio-Epirit. Ne jemi krenarë për ju sepse jeni ambasadoret e atdheut këtu në Amerikë jeni njerëzit që me fuqinë tuaj, me zërin tuaj, me djersën tuaj po përpiqeni të ecni përpara. Ne jemi njerëzit që do mundohemi të gjithë së bashku të mbështesim progresin e vendit dhe të atdheut”.

(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print) më e diel, 30 qershor 2013)
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri

Ah na mbyten qelbesirat greke a nuk mundet kurrqysh parlamenti shqiptar pa keta maskarenje
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri

Rroft edi qe na sjell dhe tille plehra ne kuvend
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri

Rroft edi qe na sjell dhe tille plehra ne kuvend

Do tu degjojme eren e plehrave me mire gjate keti mandati. Nqs do arrije ne fund..;)
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri

Nese Edi Rama do ishte i mire per popullin dhe do punonte per popullin duhet ta kushtezonte ket partin greke qe mos ta lejoj ket bollanon mos ta fus ne listat per deputet ! por nje gje e tille eshte e pa mundur sepse nje % e madhe e votave te PS-s jan nga greket dhe nga "shqiptaret" qe kan marre passaporta greke per 1 penzion.
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri

Nuk shof ndonje te keqe ketu. Ky Bollano ka fituar votat e minoritetit greke dhe eshte shume normale se cfare do perfaqesoj pastaj edhe e ka oblgim ndaj tyre dhe erifi po punon per interesat e popullit te vet.

Ne, si ne kete ane dhe matan kufirit kemi deputet qe ftojne votat e shqiptareve dhe nuk dihet se ke perfaqesojne e na brengos Bollano. :vetull::vetull:
 
Cilit minoritet po mendon kitrra te atyre qe kan nderru pasaportat per pensione apo te atyre qe jan original grek?

p.s Keta tonte jane rast pa precedent smuj i gjen as ne TOGO kesi deputetve
 
Te dyja paleve pse jo???? Po punon erifi per zgjerimin e vendit te vet! Kush eshte zoti mos i kjoft i zi moti. :respekt:
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri

Te dyja paleve pse jo???? Po punon erifi per zgjerimin e vendit te vet! Kush eshte zoti mos i kjoft i zi moti. :respekt:

E ketu pajtohem me ty,,,Kur nuk jan luanet edhe lepujt mbajne kurore
 
Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Pikërisht Bollano, që nuk ka lënë gjë pa thënë dhe bërë kundër interesave të Shqipërisë, pritet të jetë deputet pas hyrjes së Dules në qeveri, dhe do mbrojë interesat greke në Kuvendin e Shqipërisë.

Vangjel-Dule-Vasil-Bollano-320x253.jpg

Vasil Bollano ish-kreu i bashkisë së Himarës dhe aktualisht kryetari i shoqatës OMONIA pritet të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Formatimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit të ri Edi Rama dhe përfshirja në qeveri e kreut të PBDNJ Vangjel Dule, do të krijojnë kushtet që Bollano të hyjë në Kuvend si deputet i kësaj partie. Një hapësirë e tillë për Bollanon në Kuvend krijohet për shkak se marrëveshja bashkëqeverisëse përfshin dhe ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit dhe për këtë shkak Dule, do të lërë mandatin e deputetit, duke hapur vendin për Bollanon, i cili në listën shumemërore rajonale të qarkut të Vlorës gjendet i dyti pas kreut të PBDNJ.

Kryetari aktual i organizatës OMONIA, njëherësh ish-kreu i bashkisë së Himarës Vasil Bollano është i njohur për profilin e tij pro-grek dhe antishqiptar. Sa ishte në krye të bashkisë së Himarës, jo vetëm që deklaroi se Himara është greke dhe zemra e Vorio-Epirit, por dhe gjithë faqja e internetit e kësaj bashkie ishte e shkruar greqisht, emrat e banorëve të bashkisë kishin nga një “s” pas, duke i cilësuar grekë. Madje arriti deri atje sa të deklaronte se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte grek e quhet Jorgjis Kastriotis. Ka shkaktuar probleme gjithnjë, teksa ka deklaruar se Himara është greke dhe duhet të bashkohet me Greqinë, Himara është si Kosova duhet të shpallet e pavarur. "Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”, thuhej në faqen zyrtare të bashkisë së Himarës, kur ishte Bollano në krye të saj, derisa socialisti Goro e nxori me votë nga zyra.

Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonomisë së Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”.
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

e c'lidhje ka, thjeshte do jete deputet....
Pse ato qe kane qene gjer tani mos i kemi/kishim me te mire :)
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

e c'lidhje ka, thjeshte do jete deputet....
Pse ato qe kane qene gjer tani mos i kemi/kishim me te mire :)

Per te kuptuar se cfare ka skandaloze ketu, provo ta rilexosh shkrimin. Nese e ke lexuar dhe ende nuk ke medyshje, nuk te ndihmoj dot.
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Per te kuptuar se cfare ka skandaloze ketu, provo ta rilexosh shkrimin. Nese e ke lexuar dhe ende nuk ke medyshje, nuk te ndihmoj dot.

e lexova!!!!! Jo po ka thene Himara eshte e Grekut, jo po Skenderbeu eshte Grek etj etj , si gjithe deputetet e tjere!!!!!!

ishin me te mire ato te partise sate.....
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

e lexova!!!!! Jo po ka thene Himara eshte e Grekut, jo po Skenderbeu eshte Grek etj etj , si gjithe deputetet e tjere!!!!!!

ishin me te mire ato te partise sate.....

Nuk mund te kete lojra fjalesh ne konsiderimin ndaj Bollanos. Ndaj Bollanos duhet te kete vecse distancim dhe denim. Eshte shume e thjeshte.

ViVa la "Rilindja"!!
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Nuk mund te kete lojra fjalesh ne konsiderimin ndaj Bollanos. Ndaj Bollanos duhet te kete vecse distancim dhe denim. Eshte shume e thjeshte.

ViVa la "Rilindja"!!

Presim te marri Denim Sala 1 here, k'to te tjeret jane te rinj ne detyre , kane kohe :)
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Eh zot, qenka cmend rendshem njerezia, tani duhet te kemi turp edhe po te merremi me Bollanon.

Paska perparu shume Shqiperia, e paskan cu internetin edhe ne spitalin psiqatrik.
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

eshte qesharake kur hap tema te tilla, dikush qe gjer dje partia e tij ka nja 8vjet te mira te pakten qe eshte Antishqiptare pas perdeve te mbyllura, kshuqe s'kam c'te debatoj ne rast te tille :)

E Zot o Zot :D
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Sa here duhet hape e njejta teme ore????

Dje me sa kujtoj e diskutuam njehere kete Bollanon!
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Mendova se u nevrikose prej Bollanos, pa merak, se prandaj ne forum ka edhe Moderatore.
 
Titulli: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Mendova se u nevrikose prej Bollanos, pa merak, se prandaj ne forum ka edhe Moderatore.

S'kam nevoje mu brengose fare une per fatin e tij deri sa ka shqiptare qe e mbajne ne gji.

Deri dje e mbante tjetri - sot e mor tjetri.

Fat i Bollanos te rrije ngrohte ne cdo ane!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top