Ergys Kaçe i thotë "jo" ftesës për të luajtur me kombëtaren shqiptare

cent

...Lontano
Futbollisti i talentuar shqiptar Ergys Kaçe, i ka thënë “jo” ftesës së trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, për të luajtur me kombëtaren shqiptare, në ndeshjen miqësore Shqipëri-Gjeorgji.

2u70znc.jpg

Trajneri italian, Xhani de Biazi u takua me futbollistin 20 vjeçar, i cili luan me PAOK-un e Selanikut, por nuk e bindi dot të luajë në Shqipëri në ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë.

Gjithçka lidhet me faktin se Federata Greke kërkon që ai të zgjedhë kombëtaren e këtij vendi, ndërkohë që Kaçe regjistron deri më tani 4 ftesa me përfaqësuesen U21 të Shqipërisë, por nuk është aktivizuar asnjë minutë.

Sipas medias greke, ka shumë gjasa që Kaçe të zgjedhë ekipin kombëtar grek, pasi të marrë më parë pasaportën greke.

Ergys Kaçe është një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë. I lindur më 8 korrik 1993 në Korçë, ai jeton prej vitesh në Greqi, ndërsa që prej 2004-ës është pjesë e gjigandëve të PAOK-ut të Selanikut. Tashmë Kaçe ka nisur të luajë edhe si titullar, ndërkohë që grekët e cilësojnë si një mesfushor difensiv perfekt. Madje, te PAOK-u e krahasojnë edhe me Vitolon, një nga legjendat e këtij klubi në repartin e mesfushës dhe që tani është pjesë e Panathinaikosit. Vitin e shkuar Kaçe ishte në huazim te modestët e Anagenisi Epanomi, por trajneri i ri i skuadrës së Selanikut Jorgos Donis, e rithirri në ekip dhe këtë sezon i ka besuar një vend titullari. Kaçe luajti në ndeshjet eliminatore të Europa League ndaj izraelitëve të Bnei Yehuda dhe ndaj austriakëve të Rapidit të Vjenës, duke bërë paraqitje vërtetë mbresëlënëse. Për këtë arsye, tekniku Donis e konsideron pjesë të formacionit bazë./balkanweb
 
Titulli: Ergys Kaçe i thotë "jo" ftesës për të luajtur me kombëtaren shqiptare

Me duket i ka rene pishman ky kace don te luaje per shqiperin tani
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top